Fatos Lubonja ironizon ambasadorin amerikan: Nuk është Mesia, kjo reformë me “armiq klase” do dështojë

28 Dhjetor 2015, 20:28Politika TEMA

Fatos Lubonja quan reformën në drejtësi “një skenar që nuk dihet se ku mund të na çojë, por sigurisht jo në më shumë drejtësi por, pas shumë gjasash, në një drejtësi edhe më të komprometuar dhe më të korruptuar nga pushteti”.

Në shkrimin e botuar tek Panorama, Lubonja ironizon ambasadorin amerikan Donald Lu duke e quajtur “Mesia” dhe mbështetësit e aksionit të tij për reformën e përfolur si “infantilë” por edhe si “rrufjanë

Shkruan Lubonja:

“Në vitin 1991 kam pasur rastin të jem pjesëtar i një takimi që bëri James Bakeri me një grup përfaqësuesish të partive dhe shoqatave opozitare gjatë vizitës së tij të famshme që kujtohet më së shumti për faktin se Sheshi Skënderbe s’kishte parë ndonjë turmë të atillë në mitingun e organizuar nga PD – ndoshta që nga koha e vdekjes së Stalinit. Më kujtohet se në atë takim, që u bë në Hotel Dajti, njëri nga politikanët që ishin aty, kur mori fjalën, i tha Bakerit vetëm këto dy fraza: “Ne prisnim Mesian. Mesia erdhi.”

Kemi qeshur shumë atëherë duke treguar këtë histori me një grup miqsh. E kujtoj si një qeshje me veten, me kondicionin infantil ku na kishte katandisur izolimi gjysmë shekullor. Por ja që, fatkeqësisht, më është kujtuar shpesh kjo e qeshur edhe këto ditë duke parë infantilizmin me të cilin po e trajton shtypi shqiptar ambasadorin Lu kur ky flet në fushatën që ka marrë përsipër të udhëheqë për të shpëtuar Shqipërinë, nëpërmjet reformës në dreqësi – sikur të ishte Mesia që priste miku im një çerek shekulli më parë. Dhe mendimi që më ka ardhur më shpesh ndërmend është: mos vallë që nga ajo kohë e këtej në vend se të piqemi e të bëhemi më inteligjentë jemi infantilizuar e debilizuar edhe më shumë?

Lubonja shkruan se “për secilin ambasador mund të kujtosh gafa e gabime që i kanë nxjerrë zbuluar ngjarjet që kanë ndodhur më pas”:

“…Megjithë respektin që kemi ruajtur për mjaft vlera të demokracisë amerikane kemi pasur po ashtu mundësi të shohim se jo çdo gjë shkon si në më të mirën e botëve në SHBA. Kemi parë se brenda vendit amerikanët kanë gjithnjë e më pak besim në institucionet e tyre pasi gjithnjë e më shumë jetojnë në një sistem që politologu amerikan Colin Crouch e quan postdemokratik – ku 1%-shi ka më shumë peshë në vendimmarrje sa 99 %-shi. Si rezultat i kësaj, së fundi, po shohim se një trap si Donald Trump rrezikon të bëhet president i SHBA-ve. Kemi parë se duke dashur të eksportojnë demokracinë (ose të paktën duke përdorur këtë parullë) amerikanët kanë shkaktuar katastrofa të vërteta në Lindjen e Mesme si në Irak, Afganistan, Siri, Libi. Por edhe në politikat në Shqipëri kemi parë se shpesh nuk kanë shkëlqyer. Për secilin ambasador mund të kujtosh gafa e gabime që i kanë nxjerrë zbuluar ngjarjet që kanë ndodhur më pas. Pa hyrë në hollësira, pra, dua të them se kemi pasur goxha material për parë me mendje më kritike edhe angazhimin e tepruar të Lu-së për reformën në drejtësi – thotë Lubonja

Lubonja ngre pyetjen “përse atëherë gjithë ky ekzaltim për çdo fjalë që nxjerr Lu nga goja?”. Dhe përgjigjet:

“Pjesërisht mendoj se infantilët që, si miku im i atëhershëm, vazhdojnë të presin Mesian, kapen si i mbyturi pas fillit të kashtës tek shpëtimtari që vjen nga jashtë. Kurse kur vjen puna për politikanët dhe mediet këtu mesianizmi i Lu-së duhet parë ndryshe. Këtu s’kemi të bëjmë vetëm me infantilë, debilë apo naivë. Këtu kemi të bëjmë edhe me rrufjanë që e dinë shumë mirë se ambasadori funksionon prandaj duhet përdorur, veçanërisht për të manipuluar infantilët…

Ndërhyrja e ambasadorit Lu – dhe e shumë të huajve të tjerë në punët tona të drejtësisë, që kanë mbërritur deri në deklarimet e disa ambasadorëve se duhet pushuar nga puna e tërë skota e gjyqtarëve shqiptarë – flet se ne nuk jemi një shtet demokratik i së drejtës, por më së shumti një regjim i së padrejtës. Jo vetëm pse në një vend ku nuk ka drejtësi nuk mund të ketë as edhe demokraci, por edhe sepse vetëm në vende të tilla amerikanët i lejojnë vetes të bëjnë ndërhyrje të tilla në punët e brendshme. Pra jemi në një regjim që dikush e quan oligarkik, dikush bandokratik, dikush shtet i kapur nga mafja, ku një gjë është e sigurt përtej epiteteve: se kasta në pushtet gëzon pandëshkueshmëri të plotë edhe pse është e ngarkuar deri në grykë me vjedhje dhe abuzime…”

Ai thotë se “reforma është e destinuar të dështojë” dhe krahason me Kosovën:

“…Dikush mund të thotë se lëvizjen politike kundër kastës po e bëjnë ambasadorët në Shqipëri. Nuk mohet se ajo që po bëjnë ata është politikë, presion politik. Por që këtë presion ta quash lëvizje nuk ka gjasë ta mendojë kush. Në fakt është gjëja më antilëvizje dhe më antidemokratike që mund të mendohet sepse jo vetëm diktohet nga lart poshtë në mënyrën më elitare por, sikurse e thashë, drejtohet edhe kundër një targeti sekondar, prandaj të gabuar. Dhe si e tillë është e destinuar të dështojë. Kush nuk e beson këtë që po them le të shikojë Kosovën ku të huajt, megjithëse kanë pasur dhe kanë shumë më tepër pushtet sesa në Shqipëri, po bëjnë një vërrë në ujë kundër korrupsionit të kastës në pushtet. Madje gjithnjë e më shumë akuzohen se janë korruptuar prej saj…”

Ai mendon se Rama po përpiqet “t’i shesë opinionit” versione të paqena me “tellallët e tij”:

“Një varianti i dytë është që ambasadorë besojnë se në Shqipëri lëvizja politike antikorrupsion është Rilindja e Edi Ramës, por se ajo do edhe një dorë nga jashtë që të kryejë pastrimin e kastës së të korruptuarve të përbërë nga partia e Sali Berishës dhe partia e Ilir Metës. Sipas meje këtë variant kërkon t’i shesë Rama opinionit brenda dhe jashtë vendit me tellallët e tij jashtë dhe brenda vendit duke krijuar një klimë mbytëse për këdo që ve në dyshim reformën, apo kërkon thellim dhe debat. Mirëpo kjo bije ndesh me faktin se Rama dhe rilindasit e tij kanë të njëjtën dashuri për korrupsionin si ajo që ka Berisha e Meta me të tijtë, në mos edhe më të madhe, çka ne shqiptarët e thjeshtë jo vetëm që e dimë çprej kohës kur Rama drejtonte Bashkinë, por e kemi parë edhe kur e mbushi Parlamentin me kriminelë dhe po e shohim përditë edhe sot me tenderat dhe koncesionet ku 47% janë bërë me prokurim të drejtpërdrejtë – gjë që s’ka bërë vaki as në kohën më të errët të korrupsionit në Shqipëri…”

Lubonja shton se reforma ashtu siç po kërkohet të kryhet “mund të na çojë një “pastrim” të Shqipërinë nga armiqtë e klasës – bandës, por mund të na çojë edhe drejt një destabilizimi”

“…sepse do të doja ta shikoja një Ramë që, pasi merr në dorë koburen e drejtësisë me ndihmën e ambasadorëve, guxon të shtijë vërtet me të për të vrarë Metën, Berishën e gjithë ata rrotull tyre. Do të doja të shihja edhe se cilët janë ata prokurorë dhe gjyqtarë që do të marrin përsipër një selektivitet të tillë. Është një skenar i njohur ky për ne, që dikur, me dashje apo pa dashje, e ka gatuar edhe një azmbasador tjetër amerikan, Rajersoni. Si përfundim, duke pasur parasysh gjithë sa thashë mendoj se është naivitet dhe padituri të besosh sot se në Shqipëri disa prokurorë apo gjykatës, që nuk u dimë as emrat do tu bëkan, befas, nëpërmjet një reforme, kaq të fuqishëm saqë të fillojnë të ndryshojnë gjendjen e vendit duke e pastruar atë nga krimi dhe kriminelët në politikë, media, ekonomi… “- shkruan Lubonja.

Lubonja mendon se gjendja e vendit ndryshon vetëm me “institucione të demokracisë të pavarur që kontrollojnë njëri tjetrin” jo me aksione, as me individë.

“Përndryshe, shumë shpejt pas Lu-së, si infantilët dhe rrufjanët do të fillojmë të presim një tjetër mesi amerikan me tjetër emër – e mbyll ai shkrimin e gjatë në të përditshmen Panorama.

28 komente në “Fatos Lubonja ironizon ambasadorin amerikan: Nuk është Mesia, kjo reformë me “armiq klase” do dështojë”

  1. HAJDUTI says:

    ju asnjeher nuk keni dashur qe te ece shqiperia…..me mire boju sunit se te shkon …

  2. endri says:

    Do deshtoje?! Ajo ka deshtuar zoti Tosi!

  3. Asnjeansi says:

    Mezi po prisnim mendimin tend te ndritur !

  4. ScriptaManent says:

    Le te fillojne sharjet nga tufa e debileve qe flet ende pa lexuar artikullin.

  5. ScriptaManent says:

    Le te fillojne sharjet nga tufa e debileve qe smarrin mundimin as te lexojne artikullin.

  6. 01 vlora says:

    Lubonja deri ketu arrite ??? sa keq si katandiset njeriu???

  7. asd says:

    Shume e sakte. Jo vetem kaq; Por Rama, Meta dhe Berisha e dine mire kete vertetesi, pra pamundesine reale per te shkundur korrupsionin, por thjeshte po e perdorin ambasadorin. Ata e dine shume mire qe gjithe kjo zhurme eshte e kote dhe do te sherbeje ne fund te fundit vetem per te forcuar karriket e tyre.

    Nga ana tjeter korrupsioni eshte nje alternative, nje kunderveprim mbrojtes ndaj nje pushteti dhe shteti te padrejte i cili qendron kapadai mbi kurrizin e shqiptareve. Ne EU, shteti punon, ndihmon, asiston dhe u sherben qytetaret dhe pas ketij veprimi cdo qytetar ndjehet i detyruar te paguaje taksat dhe te marre pjese aktivisht nepermjet kontributit. Si mund te ndodhe edhe ne shqiperi qe qytetari te ndjeje te njejtat sentimente, kur ne shtetin e tij, i kerkohen taksa vetem per te paguar rrogat e politikaneve, fondet per tenderat e vjedhur, rrogat e administrates qe perbehet me se shumti nga grate, femijet, kusherinjte dhe anetaret e partise te ketyre politikaneve. Politika ia ka me te pabese popullit dhe kunderpergjigja eshte korrupsioni. Aksioni korruptiv eshte plotesisht i justifikuar dhe gati gati i domosdoshem.

    Gjithnje ka qene e mundur te paguash policin 500 leke apo shtetin 1000 leke.

  8. Petro says:

    Nje analize perfekte. Reforma ne drejtesi eshte nje farse poe tani ka bekimin e Amerikes.

  9. Edlira says:

    A di se cfare kerkon nga jeta ky Lubonja?!. Me erdhi natyrshem kjo pyetje pasi lexova kete shkrim.

  10. Edlira says:

    A di gje se cfare kerkon nga jeta ky Lubonja?!.me duket se vetem fizikisht paska dale nga burgu ky, sepse emocionalisht nuk u ndaka dot nga burgu i mendimeve te tij kontraverse.

  11. Edlira says:

    A di gje dikush , se cfare kerkon nga jeta ky Lubonja?!

    1. Nik says:

      Pse se di ti ç’kerkon Lubonja?! Kerkon Begetin se mbeti pa paguar!
      Z. Lubonja qe na shitet si shume “parimor”, per para u be bajat si analist tek “Klani” duke mbrojtur vazhdimisht ne menyre “parimore” dhe te “moderuar” qeverrine e korruptuar ne palce dhe vrasese te Berishes. Dhe zullumi keshtu e ka, duke pare “gazetare” te tjere qe po benin namin tek “Agon” Tv, ky i “ndershmi”, “parimori” u shkeput nga kazani i “vogel” i korrupsionit per arsye sipas tij “parimore” dhe ju afrua mega kazanit te parave te korrupsionit.

      O temporas o more! Tipa te tille kane kurajon edhe te flasin per reformen ne drejtesi! Keta lloj “gazetaresh” njelloj si politikanet dhe deputetet hajdute dhe kriminele duhet te viheshin para drejtesise si bashkepuntore te deformimit te demokracise dhe shkaterrimit te vendit.

      Nik

  12. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Edhe Lubonja ben Mesine kunder nderkombetareve, kjo tregon se Lubinja eshte mese i depresuar dhe kerkon attention tek nderkombetaret. Imagjinoni ju qe te qeverise shqiptaret ky lloj i depresuar. Ne c’do shkrim, tregon sesa i depresuar eshte ky i fundit. I mallkua qofsh mor Enver sepse nuk e vrave kete lloj laraske.

  13. Kip says:

    Lubonja, je shume cinik. Fakti qe PD-ja dhe LSI-ja po urinojne breket pas asaj qe ndodhi ne Serbi, tregon se kjo reforme ka potencial te madhe.

  14. patrioti says:

    ke tw drejtw lubonja..na ka mbyt servilizmi ndaj te huajve vend e pa vend.. asnjw nuk flet..

  15. temujin says:

    Nuk e kuptoj pse e personalizojne nje debat qe nuk lidhet me emra konkrete por me politika afatmesme dhe afatgjata te qendrave te medha te pushtetit ne boten perendimore(ku aspirojme te behemi pjese integrale)…iku lu do vi salazar ose hancock ose kirby…iku romana do vi svetlana…per mendimin tim debati duhet te perqendrohet me shume ne aspekte teknike…raporti i Eksperteve te nivelit te larte te Keshillit te Europes a.k.a. Komisioni i Venecias eshte shume i mire per mendimin tim dhe nje baze solide per kedo qe ka vullnet te sinqerte politik…

  16. TJ says:

    Lubonja eshte mercenar i Berishes dhe eshte nje nga njerezit me te c’ekulibruar! Po perpiqen, qe reforma te mos behe,qe te shpetoje Sala!

  17. Asnjeansi says:

    Lubonja nuk mbush mire .

  18. nikolla says:

    ti FATOS SHKERLLATA PJELLE KOMINISTE TI JE NJE IDIOT SEI SE KE SHOKUN DEBIL

  19. toto says:

    kontrpedal si gjithmone…

  20. Ben says:

    E po demokracia fillon me edukimin e masave… ate qe nuk po e beni juve pseudo-intelektualet shqipfoles … po mundohet ta bejne ambasadoret. Kuptohet duke llogaritur edhe kohen qe keta te korruptuarit po dalin ne pension dhe femijet e tyre po mbarojne shkollat e specializuara ne USA dhe BE. Keshtu qe nje rruge e dy pune… edhe duken sikur po ndihmojne shqiptaret duke mare kredi per ate qe do ndodhe nga natyra. Po te ishte ndryshe, keta ambasadorit i kishin edukuar shqiptaret pergjate ketyre 25 vjeteve qe gjasme u rezua sistemi i meparshem, por e mbyllen gojen per ta hapur vetem kur u nderpritet ushqimi nga ryshfetet. Gjithe talentet shqipfoles i ke si kurvat neper BE dhe USA. Kurse psikopatat qe shqyjne shqiperine i mbeshtesin po diplomacite apo agjencite e huaja!

  21. plaku says:

    Nuk jam as gazetare ,as analist ,as nuk mbaj shenime.Por lexoj dhe komentoj me shoke artikuj ,gazetare publiciste,politikane ! kete qe shkruan lubonja ne gazeten Panorama dhe komentonentohet ne gazeten e naltmadherise se tije M B. e kam ideuar qe diten e neserme kuri nderuari Ambasador nderhyri per reformen ne drejtesi jo ne menyre diplomatike por drejt per drejt duke marre mbi vete tere atributet e kesaj reforme! jam 100 perqind i sigurte se do ndodhi plotesisht ashtu sic shkruan Lubonja. !!!!!!!! te presim ,por shqiperia ka humbur ne te gjitha drejtimet me keto lloj nderhyrjesh. Akoma Zoteri ambasador nuk e ka marre vesh se ne ne Shqiperi i bejme punet si duam ne dhe jo si na i rekomandojne miqte shoket sado que te ditur te jene!!!!!

  22. Visar says:

    O komentues koke bosh,

    Po sikur te vertetohet qe Lubonja ka plotesisht te drejte (dhe koha do ta vertetoje, cfare do te komemtoni?!

  23. xhelati says:

    ky nuk di me ke e ka! kopil.
    Qen qe leh.

  24. Aron says:

    Gjykimet e Lubonjës kanë më tepër karakter shkencor se politik. Nuk është ndonjë meritë intelektuale vetëm vënia në dukje e gjërave, siç bënë për çdo gjë Lubonja, meritë është të japësh një zgjidhje. Dhe kjo është fusha e politikës. Këtu Lubonja është thjesht një nul. Kjo për faktin që në këtë botë Lubonja kurrë nuk ka marrë përsipër të bëjë gjë. Është për këtë arsye që cdo shkrim i tij tingëllon si përpjekje për të penguar ata që marrin përsipër për të bërë një gjë të dobishme, aq sa mund të arrihet.

  25. TIRONSI says:

    Arikull i goditur dhe kuptim plpte

  26. detibering says:

    Z.Ish.Ing.Mero Baze nje rekomandim miqesor;
    I detyrohesh, ndoshta pa dashje, 2K-së (apo gati nick name-it të ri 3K), sepse gardistkomentuesit e tij te klikojne gazeten sapo dikush shkruan per qeverine e Hostenit zhgenjyes dhe kaotik.
    Urime dhe suksese gazetes tuaj per 2016, u beftë vertet Tema.!

  27. gjitoni says:

    LINDE PALLOSH,u PLAKE CAR do vdesesh gomar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje