Raporti i inteligjencës amerikane: Marina ruse, e frikshme!

28 Dhjetor 2015, 14:36Politika TEMA

Që prej momentit që Putin mori pushtetin në Rusi u përball me dy probleme të mëdha: rebelët çeçenë nga njëra anë dhe tragjedia e nëndetëses Kursk nga ana tjetër.

Ujërat e detit Barents gllabëruan gjithë ekuipazhin e nëndetëses së famshme.

Putin kërkoi të takonte familjarët e viktimave.

“Nuk e dinim që Rusia dhe forcat e saj të armatosura ishin në gjendje të vështirë. Flota jonë është pranë shkatërrimit. Gjithçka ëhstë thuajse e shkatërruar, nuk ka as edhe para”, kështu deklaronte në atë kohë presidenti i sapozgjedhur.

Ishte gushti i vitit 2000 dhe Putin sapo kishte zënë vendin e Boris Jeltsin.

Por në 15 vjet në ushtrinë ruse ka patur ndryshime kolosale.

Aq shumë sa shërbimet sekrete amerikane kanë publikuar një dosje me 68 faqe ku përshkruajnë rrezikshmërinë e flotës ruse, raporton “Defense Online”.

“Rusia do të bëjë hapa të mëdhenj në dhjetëvjeçarin e ardhshëm për të përforcuar marinën e saj me një kapacitet impresionues, Flota ruse e shekullit të 21-të është ndër më modernet në planet dhe e drejtuar nga një gjeneratë e re me ushtarakë profesionistë”, shkruhet në raport.

Amerikanët thonë se “që prej vitit 2000, flaë një qeverie të qendrueshme ekonomia e vendit është stabilizuar dhe ka pasur një përforcim të ushtrisë për rivitalizimin e marinës ruse”.

Shumë projekte të lëna përgjysmë për shkak të mungesës së financave janë përfunduar tashmë dhe Rusia ka modernizuar në maksimum ushtrinë dhe armatimt e saj.

Kremlini ka në det mbi 186 anije lufte dhe nëndetëse që veprojnë në Oqeanin Atlantik dhe atë Paqësor.

Aktualisht Rusia ka marinën e tretë në botë, për nga fuqia.

Vendin e parë e mban ende SHBA-ja, por Rusia po afrohet ndjeshëm.

Një ndër avantazhet e marinës ruse është edhe përdorimi i sistemeve Kalibr në Mesdhe dhe Kaspik.

“Kalibr ka një kapacitet sulmues shumë domethënës dhe platforma të përmasave modeste që lejon një eficencë të lartë. Lehtësojnë shënjestrimin e objektivave dhe goditjen e tyre”, thuhet në raport.

“Nëse duhet të jemi realistë, marina ruse në këtë moment është e frikshme, por mund të bëhet edhe më e frikshme se kaq”, tha një zyrtar amerikan./ Përgatiti Amarildo Lumani

12 komente në “Raporti i inteligjencës amerikane: Marina ruse, e frikshme!”

  1. timmy says:

    ky amarildo sikur e merr rrogen nga ambasada ruse.na cau trapin me artikujt e gazetareve super te majte italiane. ore e di ky qe strategjia sllavo ruse eshte te shuaj shqiperine nga faqja e dheut dhe po na kall krupen me iden se ruset jane te pamposhtur.madje i krahason me amerikanet?

  2. tt says:

    Nuk tha kote ai: Nuk keni pare gje akoma….:)

  3. petraqi says:

    Ushtarakisht Rusine Amerika nuk e llogarit. Mbani parasysh vetem nje fakt e asgje tjeter: Ameiika ka nje buxhet lufte sa 10 Rusira dhe eknomine me te fuqishme te botes.
    Me ekonomine qe ka Rusia nuk mban dot me gjate se nje muaj lufte. Kujtoni si falimentoi ekonomia ruse dhe kolapsin e shtetit rus me luften ne Afganistan
    Ne te ardhmen problemi i madh strategjik per Ameriken eshte Kina.

    1. tt says:

      Nuk varet gjithcka nga buxheti o pallosh. Se pastaj do i binte qe Arabia Saudite te kete ushtri me te mire se Franca apo Gjermania, meqe shpenzon me teper se keto per ushtri. Ja qe ne Jemen – ajo Ushtria Saudite me buxhet 45 miliard $ po shartallohet nga ca rebele leckaman.

  4. Armando Lumani Na hengsh k says:

    Hahaha bjeri me dore bjeri. Nuk qenkan as te dytet Po te tjeter. Po nje gje eshte e vertete. Kete anijen e fundit e beri me te vertete cmenduri.

    http://youtu.be/cPL29e2LZ80

    1. tt says:

      Po te dish te lexosh, kupton dhe se per cfare flitet o papagall. Lexoje dhe nje here dhe kupton ku do te dale raporti. Jeni bere si kalajmat qe posotjne te njejten loder.

      Ai destroyeri qe ke postuar eshte avanguard sot ne bote – por po ti afrohet rrezes se sistemit anti-ship BASTION, do ta gjesh ne foto poshte detit.

  5. kuq e zi says:

    kjo eshte propagande jo per rusine por per publikun amerikan
    pra futi friken qe te pranojne buxhetet ushtarake sepse perndryshe takspaguesi amerikan nqs harxhon pa pelqimin e tij te ndeshkon me vote
    me pak fjale lufta e ftohte ka filluar vetem se publiku perendimor po e kupton pak me vonese

    1. Kevin says:

      I vetmi qe kupton PËRSEN e artikullit.
      Resp

  6. TOMA says:

    ukshshshshshshshs o der me zile???

  7. vedeta says:

    JA pra çdo te thot ta duash vendin tend shikoni PUTININ, shikoni dhe te kunderten politikanet tan qe nuk po gjejn treg ta shesin vendin me gjith njerez bashk,se per kombin asqe i rruhet as njerit.

  8. une says:

    ky esht arqidhofagosi o njerez i merr lajmet direkt nga defence.gr hahahahhahah sa shkon rubla sot imero …. ne dac postoje ne dac jo sma ni fare

  9. Ani says:

    pirth o pirth, moj Hava vetem kur ti Dale tymi,,pastaj te shikojm nese do kemi kohe per komente,,se sipas eres qe po fryn copa muti nga qelli presim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje