Kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë në nder të njerëzve të medias sot në Pallatin e Brigadave.
Ai vetë është ulur me disa prej gazetareve të suksesshme në tavolinë, duke mos preferuar që të ulet me gazetarët meshkuj.
Por, kryeministri është treguar i kujdesshëm duke iu kujtuar gazetarëve që fatura e tavolinës është me kupon tatimor.
Me një fjalë të ashpër të gazetarit Lutfi Dervishit u çel edhe takimi i fundvitit që kryeministri Edi Rama organizoi me gazetarët.
Dervishi e nisi fjalën e tij me një thirrje drejtuar kreut të qeverisë për të marrë situatën në kontroll, ndryshe tha ai – mund të ndodhë që populli të marrë shembullin e Belgjikës: Pa kryeministër.
Një falenderim ironik gazetari Dervishi bëri edhe për mungesën e ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu.
“I bëj thirje kryeministrit ta marrë situatën seriozisht se mund ta pësojë si në Belgjikë, ku qytetarët preferojnë të qeverisin pa kryeministër. Ka patur premtim se nuk do vjedhim si këta që ikën, por ne do vjedhim ndryshe. Duhet falënderuar qeveria sepse falë punës së saj 3 programet më të ndjekura kanë qenë portokalli, fiks fare dhe alpazar. Uroj mos të dalë ndonjë problem se mund të mblidhet qeveria në mesnatë dhe u jep zgjidhje problemeve me koncesion. Faleminderit që nuk ka ftuar ambasadorin amerikan Donald Lu. Ju e dini që ai u mor intensivisht për dekriminalizimin e legjislativit, ekzekutivit dhe drejtësisë.
Nëse do të ishte Lu sot do fliste për dekriminalizimin e medias. Do thoshte, prova ime për korrupsionin është e thjeshtë. Nëse keni këkruar ndonjëherë tendera për një politikë editoriale atëherë jeni të korruptuar, ose mund të thoshte ulni kokat dhe shikoni kyçet, nëse orat që mbani janë më të shtrenjta se rrogat e papaguara të gazetarëve, jeni të korruptuar.
Listat më të sakta i ka Aleksandër Cipa. Por unë nuk po merrem me listat se ato i ka Çipa por unë të them mos shko tek mediat që nuk paguajnë gazetarët e tyre pasi sot për gazetarët është më e lehtë që të marrin një kredi në bankë se sa pagat e tyre. Media është biznes por me politikën krijon një trekëndësh më të rrezikshëm se trekëndëshi Bermundës.
Përmbajta është përgjegjësi publike dhe prandaj duhen institucione të pavarura. Kur erdha në Tiranë do thoshte Lu mendova se m’u prish televizioni dhe në shtatë kanale shikoja portretin e Ramës live dhe urimi do ishte : Të mos shtohet numri i kanaleve që transmetojnë live Ramën,” tha Dervishi.
Ky shkrim kryeveper
Dervishi gjeti rastin dhe e zbrazi barkun bosh perpara se te fillonte te hante.
Shum i rrepte paske qen mor Dervish ziu,interesant si nuk ishe kaq i rrept me Baben Salush qe dogji,vodhi e shkatrroi ket vend !!!
Edi fton gazetaret dhe sapo ulen ne tavolin u jep kuponin tatimor,dhe kur ikin do u jap si dhurate Librin,,..
“VRYMA ”
te Zojes Rita Pedhi ?
Ti dielli permaj korab dukesh se je tip trapi.spiun i kuq komunist
Po e tha Lufti dervishi ka marre fund ajo pune
hahahahahahahah
o Lufti si po te ecin fondet e Sorosit nder vite, mire besoj, i kenaqur ne maksimum???
lum si ty shoku, shet mend me paratee te tjereve
edhe une femijet do i edukoj te behen si ty
Lufti
Ironia eshte shembulli me i keq i njeriut pa ide ne jete dhe jo inteligjent, pra jo i zgjuar
dhe te shkon shume per shtat ne prerjen tende
Gezuar te gjitheve
P.S.
O Mero, po nuk gjenit dot nje perfaqesues tjeter te hajrit per te fol??
apo si Luftiu jeni bere te gjithe???
Mire e ka ambasadori Amerikan qe te mos dali Edvin Rama gjithmon ne ekran po ku rrime dot ne pa pare fytyren e tije .por i gjati te beje kongresin sa me shpejte qe ta shohim nese do e mari votbesimin pasi e ka bere qeverine prone private te tije .
Mire e ka ambasadori po nuk rrim dot pa e pare fytyren e Rames . Ketij nese ja mban te beje kongresin e partise kute mare votbesimin se i duket qeveria si prone private .
Po kur flet dhe ky qypi te vien per te pjerdhur….papapa cfar gazetaresh..pikaaa.
Qaj o dervish qaj ikjen e berishes.Kot e ke o gazetar pleher mbrojtes i vrasesesit berisha qe je munduar ta zhbesh krimet me shkrimet tuaja.
I lumte primit te vendit.
Ku eshte numri i serise se kuponit dhe emri i biznesit? Eshte thjesht nje falsifikim dhe menu e bukur, per te genjyer budallenjte. Printerat termik te autorizuar nga ministria e financave, nuk printojne ne keto permasa. Falsifikim.
Une jam me Ramen, por te japesh lajm per kupon tatimor ne darken e kryeministrit me gazetaret eshte me shume se qesharake, do te thote t’i trajtosh shqiptaret koqe, sikur u zbulua nje jete tjeter ne nje planet te pa nohur. Turp!
Dervish kam respekt se je vetvetje, por nje vrejtje e kam. Si nuk e pate njehere me kete lupe ate…
Se Ai nuk kishte nevoje per lupe per tu pare.
Sa me shume Lu dhe sa me pak Dervishe te kete shoqeria shqiptare aq me shume drejtesi dhe besim do te kete. I vetmi rast kur e pashe qengjin Dervish te behet ujk, ishte kur shtepise se pushimit te gazetarit te NGO iu prish fusha e futbollit ne nje fshat dervishesh te vecuar nga realiteti shqiptar. Dervish kokethari asgje nuk ka thene e bere kur shtepise Shqiperi i doli flaka ne maje nga dervishleret ne cdo zyre, gjykate dhe prokurori.Dervishi i medias shqiptare me kujton dervishet ne ambasadat greke dhe italiane qe u majmen me shitjen e vizave ne nje realitet qe ushqente korrupsion ne vet zyrat e shteteve anetare te BE, me heqjen e vizave u zhduken nga skena dervishet e Athines dhe Romes. Me nje shoqeri pa kurrupsion edhe dervishi yne do te ngelet si peshku pa uje , pasi nuk do te kete me programe antikorrupsion te BE qe ideoen, zbatohet vetem ne dhe per xhepat e dervishit.Dervishi si realitet sui generis shqipatr eshte nje kepushe qe mbahet gjalle vetem me drejetesin e munguar ne Shqiperi.
Dervishi gazetar Berishjan. I zoti per cinizem por vetm kaq din te beje.