Nga fuqia bërthamore e SHBA-së te kolapsi i Rusisë: Parashikimet për 10 vitet e ardhshme

27 Dhjetor 2015, 11:03Politika TEMA

Para pak kohësh, agjencia private e inteligjencës ‘Strategic Forecasting’, ose ‘Stratfor’, ka publikuar parashikimin e dekadës, në të cilin parashikon zhvillimet globale politike e ekonomike gjatë dhjetë viteve të ardhshme  Stratfor’ beson se ka identifikuar trendët e mëdhenj të 10 viteve të ardhshme. Në shumë mënyra, ‘Stratfor’ mendon se bota pas një dekade do të jetë vend më i rrezikshëm, derisa do të zbehet fuqia e SHBA-së dhe shtetet tjera të shquara do të përjetojnë një periudhë kaosi.

Rusia do të kolapsojë

“Nuk do të ketë kryengritje kundër Moskës, por paaftësia e Moskës për ta mbështetur dhe kontrolluar Federatën Ruse do të lërë vakuum”, tërheq vëmendjen ‘Stratfor’. “Ajo që do të ekzistojë në këtë vakuum do të jenë fragmente individuale të Federatës Ruse”. Sanksionet, rënia e çmimeve të naftës, rënia e vlerës së rublës, shpenzimet e rritura të ushtrisë dhe mosmarrëveshjet e brendshme do ta dobësojnë Qeverinë qendrore të Rusisë. Nuk do të ndahet zyrtarisht në shumë shtete, por pushteti i Moskës do të dobësohet deri në momentin kur Rusia do të përbëhet nga një varg i rajoneve gjysmë autonome.

SHBA-ja do ta përdorë ushtrinë për t’i siguruar armët bërthamore

Infrastruktura e armëve bërthamore të Rusisë është e përhapur në një zonë të gjerë gjeografike. Nëse ndodh shpërbërja politike të cilën e parashikon ‘Stratfor’, do të thotë se armët, materialet zbërthyese dhe sistemet e dorëzimit mund të përfundojnë të ekspozuara në vakuumin më të rrezikshëm në botë. Për këtë arsye SHBA-ja do të duhet që ta gjejë një mënyrë se si të merret me këtë problem, madje edhe kjo do të thotë dërgim të trupave tokësore për t’i siguruar armët, materialet dhe raketat.

Gjermania do të ketë probleme

Gjermania e ka një ekonomi të varur nga eksporti që ka përfituar mirë nga liberalizimi i tregut që është mundësuar nga Bashkimi Evropian dhe euroja. Por, kjo do të thotë se shteti mund të humbë më së shumti nga një krizë e euros dhe nga vala rezultuese e euroskepticizmit.  Konsumi vendor i shtetit nuk do të mund ta kompensojë këtë rënie në ekonominë eksportuese të Gjermanisë ose një rënie të parashikuar të popullatës. Rezultati do të jetë një ngecje e stilit të Japonisë.

Polonia do të jetë njëra nga lideret e Evropës

Në lindje të Gjermanisë gjërat nuk do të jenë edhe aq keq.“Në qendër të zhvillimit ekonomik dhe ndikimit politik në rritje e sipër do të jetë Polonia”, thuhet në raport. Popullata e Polonisë nuk do të shënojë rënie aq shumë sa ekonomitë tjera kryesore evropiane. Fakt është se Polonia është një ndër shtetet më të mëdha dhe më të suksesshme në kufirin perëndimor me Rusinë.

Do të jenë katër Evropa

Para pak kohësh uniteti evropian dukej sikur një forcë e pandalshme historike, me heqje të barrierave politike dhe ekonomike mes shteteve dhe me zhdukje të nacionalizmit nga politikat e kontinentit. Pas 10 vjetësh, kjo do të duket si një kujtesë e largët. Në parashikim flitet për katër Evropa që do të bëhen gjithnjë e më të distancuara nga njëra-tjetra: Evropa Perëndimore, Evropa Lindore, Skandinavia dhe Ishujt Britanikë.

Turqia dhe SHBA-ja do të jenë aleate të ngushta, por për arsye të papritur

Disa shtete arabe janë në gjendje të rënies së lirë, ndërsa ky kaos nuk parashikohet të ndalet së shpejti. Nga kjo do të përfitojë Turqia, si shtet i fortë dhe relativisht stabil kufijtë e të cilit shtrihen nga Deti i Zi deri te Siria dhe Iraku. Turqia do të ngurrojë që të intervenojë në konfliktet në kufijtë e saj, por do ta bëjë këtë, sipas parashikimit. Derisa rritet forca e Ankarasë në krahasim me fqinjët e saj, shteti do të bëhet partner  i domosdoshëm i SHBA-së. Por, Turqia do të kërkoja diçka: një linjë të mbrojtjes kundër një shteti të fuqishëm dhe agresiv me baza ushtarake në Armeni. Turqia do ta kërkojë ndihmën e Amerikës për ta mbajtur larg Rusinë.

Kina do të përballet me një problem të madh

Kina mund ta ketë një dekadë të vështirë para vetes me ngadalësim të zhvillimit ekonomik, i cili do ë shkaktojë pakënaqësi ndaj Partisë Komuniste në pushtet. Por, partia nuk do të liberalizohet, që do të thotë se opsioni i vetëm i kontrollimit të kaosit do të jetë rritja e opresionit në vend. Kina do të përballet edhe me një problem, ndoshta edhe më të madh. Zhvillimi i kinës nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë në aspektin gjeografik. Qytetet bregdetare po lulëzojnë, por brendia e shtetit ka më pak qasje në tregjet ndërkombëtare.

Japonia do të jetë fuqi detare e Azisë

Japonia ka një traditë detare të vjetër disa shekuj dhe si shtet ishull është i varur nga importe të caktuara. Kina është duke e ndërtuar një marinë moderne dhe mund të bëhet më agresive në rrugët e lundrimit në Detin Lindor Kinez, Detin Jugor Kinez dhe në Oqeanin Indian nga i cili varet Japonia. Japonia nuk do të ketë opsion tjetër përveç të bëhet e fuqishme në rajon për t’i mbrojtur rrugët e furnizimit.

Do të ekzistojnë 16 Kina të vogla

Ekonomia e Kinës do të ngadalësohet, ndërsa zhvillimi i kapacitetit të prodhimit do të jetë zero. Ky do të jetë lajm i mirë për disa shtete. Niveli i vendeve të punës në prodhimtari do të migrojë në 16 ekonomi të reja me një popullatë të kombinuar prej 1.15 miliardë njerëzve. Kështu derisa zhvillimi i Kinës do të ngecë, duke çuar në pasoja të paparashikueshme ekonomike, Meksika, Nikaragua, Republika Dominikane, Peruja, Etiopia, Uganda, Kenia, Tanzania, Bangladeshi, Mianmari, Sri Lanka, Laosi, Vietnami, Kamboxhia, Filipinet dhe Indonezia mund të shohin përmirësime ekonomike.

Do të zbehet fuqia e SHBA-së

Bota do të bëhet më e paparashikueshme gjatë 10 viteve të ardhshme, SHBA-ja do të reagojë duke u marrë gjithnjë e me më shumë sfida sesa me marrjen e një roli aktiv të udhëheqjes në problemeve të botës. Zhvillimi i ekonomisë, prodhimi vendor i energjisë, rënia e eksporteve, dhe siguria do të jenë në këndin më stabil të botës dhe do t’ia ofrojnë SHBA-së luksin e mbylljes ndaj krizave botërore. Me rolin amerikan më të kufizuar në aferat globale bota do të bëhet një vend më pak i parashikueshëm.“SHBA-ja do të vazhdojë që të jetë një fuqi kryesore ekonomike, politike dhe ushtarake, por do të angazhohet më pak sesa në të kaluarën”, thuhet në raport.

21 komente në “Nga fuqia bërthamore e SHBA-së te kolapsi i Rusisë: Parashikimet për 10 vitet e ardhshme”

  1. Bullshit has become a common food. says:

    Kush i ka shkruajtur keto parashikime? CIA apo NSA? Yea sure, dream on.

    1. tt says:

      Plasen inati me Rusine zioniste e neconsa. Me kujtohet ne 2000 thonin s’do kete buke te haje do shperbehet.

      Po prisni o legena se nuk keni pare gje akoma ?

  2. Bushi says:

    Nuk jane aspak te besueshme keto parashikime.Ky shkrim,ka permbajtje politike.

  3. Malaqia says:

    ky eshte lajm me rastin e festave ,hani sa me shum se na mori lumi kujdes me gjelin se mos mbytesh o Malo.

  4. Artur Duka says:

    Paradhesit e ketyre sherbimeve inteligjente parashikonin ne qershor 1941 se Rusia do te mposhtej per 8 jave dhe do te shperbehej si shtet….

    1. tt says:

      hhahaha fiks fare, jo vetem e parashikonin po e deshironin me shpirt

  5. Interesant says:

    Nostradamus privat, me liçensë. I jusifikoi fondet që ka marrë për horoskopin që ka hartuar. Ta kish bërë parashikimin për 20-30 vjet, hajde de, edhe mund t’i pranohej ndonjë gjë, por periudha prej dhjetë vjetësh është shumë e shkurtër. Me siguri aty nga viti i nëntë agjensia do shpallë falimentin dhe kështu shpëton nga kritikat për paaftësi parashikuese. Ka shumë mundësi që vetë agjensia të jetë në krizë të brendshme dhe ajo e bën t’i shikojë tërë zhvillimit e botës në krizë e sipër.

  6. ALEKSI says:

    keto jane idete politike te amerikes dhe jo se cfare do te ndodhe realisht ne bote. amerika do te shperbehet dhe jo russia, kjo eshte nje demagogji puro masone.sistemit kapitalisto ateist po i mbaron karburanti dhe hedh ne tregun mediatik lloj lloj mashtrimesh.

  7. Greqisti says:

    Sa u djeg grekqirave se po shikojne Rrushine qe do haje Karin. Po be p te motren do veje pse do kaq shume llogjike?
    Me $30 fucine e naftes dhe luften ku ne p te motren do shkoje? Pse nuk e krruajti bythen Putini me Turqine? Se thjesht qejfi ja ka po bytha s’jam mban. E di qe paret vijne nga pertej Atlantikut. Sa per Ameriken e tha Steve Jobs: Rusine e pushtoj me IPhones.

  8. gimi says:

    Aleksi muuuuuu e ke patur emrin apo ta kan vene pas 90s emer te bukur ke zgjedhur kodosh.

  9. Eni says:

    Parashikime të pamundëshme.Në Kinë do të ketë krëzë si 1934 në Amerikë. Dhe Kina do të kërkojë pushtimin e Siberisë.Në vitin 1974 Kina ka patur 5 milion ushtarë gati për të ndëhyrë në Siberi për disa orë, pasi Rusia nuk mund të bombardonte armiqët me armë berthamore në vendin e vet. Po nesër në rast lufte a qendron ky vriant dhe nëse po atëherë Amerika duhet të kërkojë aleat, bile dhe me kosto…
    Megjthatë parashikohet një përzierje e popllatave si në Amerikë që të ndikojë shumë dhe po të kemi parasyshë fenomenet e thatësirës,shkrirjes së akujve,ose dëmtimet nga sëmundjet dhe efetin e ozonit..kur njërëzimi bëhet i pafuqishëm të mbrohet. E vetmja gjë që kemi në dorë është ndalimi i rritjes së popullsisë dhe sa më shpejt pasi dobitë e shkencës ne fushën e enegjisë do të jenë minimale të paktën për 50 vjetet e ardhëshme….Natyrisht dhe unë vetëm se po jap mendim.

  10. Greqisti says:

    O grekqire o plehra. Thelle thelle ne zorren e trashe e dini kush eshte superfuqia e vetme ne bote. Mos tju djege bytha kot per qelbesirat sllave. Po ca do na thoni tani qe po udheheq Rrushia boten? Rrushia juaj ka ngelur si viktime me Putin rrugaçin ne krye qe fryhet si te fortit e lagjeve tona. Mema United States Of America eshte ulur e po shikon se si
    Putini po e shkaterron Rrushine dhe popullin idiot sllav nga dita ne dite. Turqia ishte testi i fundit i fuqise ruse. Tallen k turqit dhe Putini lehu si qen po thjesht i hengri k. Faktet jane fakte o grekeqire sllavo dashes shqipfoles.
    Fucia e naftes $30
    Turqia talli k me Rrushine e Sllavit Putin
    Lufte pa pare s’behet
    Te fryhesh nuk do te thote qe je gangster
    Ti biesh nje robi te mbaruar nuk do te thote qe je i forte
    Keshtu qe, grekqire sllave Putindashes nuk behet lufte ke nje destroyer dhe anije te ndryshkura.
    Per fatin tuaj te zi dhe te keq ku artikull ka te drejte se thjesht lufte pa oare s’behet.
    Per karin qe thote keshtu i thane rusit ne 1941 faktet qe Stalini vrau me shume ruse se Hitleri tregojne qarte se Rusia shkoi zi e me zi.
    Dhe e fundit fare: po te iken femrat e te behen kurva rrugeve te Europes nuk je superfuqi.
    Thjesht mund te fryhesh po nuk behet superfuqi me kurva qe cfryjne karin e europianeve.

    1. doktori says:

      ik puno o cun rugac i pa shkolle dhe i pa edukuar se per te komentuar duhet te jesh i shkolluar.

  11. kusari says:

    kurse shqipnija si zakonisht do merret me llafe,dhe shqiptart si majmuna plenash do enden rrugve te botes me pordhnue por duke u kthy me hajdar nderkombtar ne su, andej nga kan ardh/
    menjifjal shqipnija do vazhdoj te pallohet ndekombtarnisht nen kujdesin e miqve amerikan,dhe shqiptaret qe sigjithnji kar ne goj han!

  12. Kristaq says:

    Greqist je shume i sakte ne cdo para e prapashtese …nuk quhet superfuqi nje shtet qe duke filluar nga 13 e deri ne 90 vjece ruset qihen e mbarsen neper rruget e ballkanit e europes …race shume kurvash keto ortodokset

  13. mishngrenesi says:

    Ndersa shqipot do vjedhin e vrasin njeri-tjetrin,geget kunder toskeve

    1. asa says:

      mire e ka e bota po ec perpara

  14. Guri i Kamjes says:

    Parashikimit jane parashikime. Edhe dalin edhe s’dalin. Nga nje lufte e ardheshme askush nuk del fitimtar. Edhe raporti i bere nga agjensia e specializuar kete qellim ka kur thote qe shqetesimi amerikan eshte kontrolli i armeve berthamore qe jane shume te shperndara ne teritorin e gjere rus.

  15. Guri i Kamjes says:

    Parashikimit jane parashikime. Edhe dalin edhe s’dalin. Nga nje lufte e ardheshme askush nuk del fitimtar. Edhe raporti i bere nga agjensia e specializuar kete qellim ka kur thote qe shqetesimi amerikan eshte kontrolli i armeve berthamore qe jane shume te shperndara ne teritorin e gjere rus.

    E kam thene sepse nuk po botoni komentin. Eshte e dyta here qe shkruaj e komenti nuk botohet.Lutem thoni arsyen

  16. trojani says:

    Komentusit shqiptar si perhere i dine te gjitha,jane analist politik edhe ekonomik,spesialist ndertimi edhe mekanik,fizikant dhe kimist,kritik artistik dhe sportiv dhe lista vazhdon e gjate,me pak llafe kane opinon dhe per galaksine….
    lumi qe mori vunone himaren dhe qeparon…
    o ju vrafte damllaja…

  17. asa says:

    Putin Wodka vajzat i kan kurva burrat pijanec rrace e flliqur eshte kjo rraca Sllave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje