Rama dhe Meta: Reforma në drejtësi do të miratohet në pranverë

26 Dhjetor 2015, 16:56Politika TEMA

Dy aleatët në qeverisje, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë zhvilluar një takim në ambjentet e “Vilës 30” në kryeqytet. Në fokus të takimit të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, ka qenë pikërisht refoma në drejtësi dhe mënyra se si do të proçedohet me komisionin e posaçëm për këtë reformë mandati i së cilit u shty pak ditë më parë deri në mesin e vitit 2016.

Kryeministri Edi Rama pas takimit ka deklaruar se, objektiv kryesor i punës sonë është çuarja përpara e reformës në Drejtësi në vitin 2016.

Sipas Ramës kësaj reforme i është bashkangjitur edhe Partia Demokratike, ndërkohë që ai ka shtuar se është kaluar kohë duke pritur që të ndalet treni dhe  tani hypëm në këtë tren dhe do ecim përpara, raporton Report TV.

Për Kryeministrin Rama hartimi i reformës dhe dhënja e vlerësimeve nga ana e Komisionit të Venecias  është një lajm shumë i mirë, pasi ky proçes bazohet në raportin e komisionit të venecias, duke shfrytëzuar bashkëpunimin gjithëpërfshirës prej një viti.

“Duke marrë përgjegjësinë që vendit ti japim reformën e shumë pritur prej kaq shumë vitesh ky proçes është në Kuvend dhe ai do të miratohet” ka thënë Rama.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thënë se duhet të vlerësojmë punën e bërë deri tani ku ka patur proçes gjithpërfshirës të të gjitha forcave politike, përfshi dhe opozitën, duke kontribuuar me propozimet e saj.

Unë besoj se në radhë të parë duhet të vlerësojmë punën e madhe që është bërë deri tani ku ka patur një proces gjithëpërfshirës të gjithë forcave politike, përfshirë edhe opozitën, e cila kontribuoi edhe me propozimet e saj, por në mënyrë të veçantë do të falënderoja edhe ekspertët vendas dhe ndërkombëtar për punën dhe për angazhimin e tyre”, -deklaroi Kryetari i Kuvendit, duke theksuar faktin se bashkëpunimi me Komisionin e Venecias ka qenë i hershëm, që nga koha e hartimit të Kushtetutës.

Që nga momenti që Shqipëria është bërë me Kushtetutë, ne kemi bashkëpunuar shumë ngushtë që me hartimin e kësaj Kushtetute me Komisionin e Venecias dhe në vijimësi për çdo çështje të rëndësishme Kushtetuese dhe dua të falënderoj edhe angazhimin e Komisionit të Venecias edhe një herë tjetër që në një kohë rekord iu përgjigj të gjitha pyetjeve duke sjellë vlerësimet paraprake të cilat janë një mbështetje shumë e rëndësishme për këtë reformë”, – shtoi Meta.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit vlerësoi se fakti që mazhoranca dhe opozita, janë të kënaqur me vlerësimet e Komisionit të Venecias, tregon se reforma në drejtësi mund të realizohet shumë shpejt, duke u dhënë kështu një përgjigje të rëndësishme qytetarëve.

Absolutisht, fakti që të gjithë aktorët politik, mazhoranca, opozita, janë të kënaqur me vlerësimit e këtij komisioni, tregon që e gjithë puna jonë për të ecur më shpejt, me qëllim kurorëzimin e kësaj reforme përsa i takon ndryshimeve kushtetuese në pranverë, është plotësisht e realizueshme. Natyrisht që në këtë mënyrë ne do të japim një përgjigje mjaft të rëndësishme dhe mjaft pozitive për gjithë qytetarët tanë, të cilët kërkojnë që vitin 2016 të jetojnë në një vend më të drejtë, më të sigurt dhe në një shtet sa më ligjor”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Ky takim ka zgjatur për më shumë se dy orë dhe ai u realizua në një nga vilat qeveritare.

Aty kanë qenë edhe dy krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI, Petrit Vasili e Gramos Ruçi. Po ashtu i pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Ky është takimi i dytë i aleatëve në koalicionin qeverisës brenda kësaj jave, pas atij të së mërkurës në Kryesinë e Kuvendit. Dy ditë më parë Komisioni i Venecias i publikoi rekomandimet e tij mbi draftin paraprak të reformës në drejtësi, të cilat janë komentuar nga Ilir Meta, Sali Berisha e Lulzim Basha, por ende jo nga kryeministri Edi Rama.

4 komente në “Rama dhe Meta: Reforma në drejtësi do të miratohet në pranverë”

  1. XIO says:

    SJA MBA BYTHA METES AS ATEHERE NUK E MIRATON OSE DO TA BEJE NJE JO NJE PO AOSE DO NXJER ARSYE PER TE MOS TA VOTU….

  2. Shqiptar i Ndershëm says:

    Në 36 gusht kur të piqet rrusht.

    DO MIRATOHET VETËM [FORMALISHT].

    NUK DO TË REALIZOHET [ASNJËHERË].

    (Me këtë Glasë Politike)

  3. Drejtesia e vonuar says:

    Pranvera eshte edhe stina e alergjive, ndaj ndoshta dhe nje “alergji e tille” do te jete Reforma e shumereklamuar e Drejtesise, per hartuesit e saj dhe aq, ndersa per ne ndoshta do te jete zhgenjimi i radhes nga kjo klase e papergjegjeshme politike. Gjerat qe zvarriten u ngjajne ujrave te ndenjura, te cilat fillojne e zene myshk dhe vine “ere te keqe, te qelbur”. Leksione e moralitete kemi degjuar sa na kane ardhur ne fyt…

  4. lekua says:

    Shume flitet, por shpresa ime eshte duke dhene shpirt. U premtua qe ne vjeshte do kishte marre fund, tani thuhet nga mesi vitit 2016, pastaj nuk e di… Per mua kjo eshte hiq e mos e keput, Berisha u fishk, Rama u zbardh, Meta u rrudh, ne veshtrojme vetem surratin e atyre qe ngriten vilat, vrane njerezit, falen territorin dhe si duket, ne qe jemi me te rinj dashkemi te ikim me perpara nga kjo bote se ata qe flasin per reforma dhe vazhdojne ritmin e tyre deri sa te vdesin nga ndonje aksident natyral. S’ka per te pase drejtesi ne ate vend! Kjo lloj shprese qe kerkojne te ngjallin keta eshte krimi me i madh se ato krime qe kane bere kriminelet deri me sot. Dhe qurravecet vazhdojne e mirren me komunizmin! Vazhdoni me mire me vrimen e Petros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje