Kushdo që ka parë me vëmendje amendamentet kushteteuse për reformën në drejtësi, duhet të ketë vërejtur se 2 janë pikat kyçe për të luftuar korrupsionin në drejtësi dhe në çdo zyrë të shtetit.
Njëra është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë, për të cilën flitet shkurt, por me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion. Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.
Pika tjetër kyçe ku janë varur shpresat për një drejtësi të drejtë dhe të pakorruptuar është një strukturë që do të vlerësojë integritetin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit. Kjo strukturë quhet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili përbën shtyllën kryesore të kapitullit të reformës që përcakton masat për të fituar besimin e publikut. Me këtë lejtmotiv, nëpërmjet ambasadorit amerikan Donald Lu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë bashkëautorësinë mbi reformën në drejtësi.
A janë fjalët e ambasadorit amerikan fjalë të thëna vetëm në mirëbesim? Kushdo që ka parë me vëmendje amendamentet kushtetuese për reformën në drejtësi, e ka të qartë se përgjigja e kësaj pyetje është ‘Jo”. Bashkëautorësia e reformës, e marrë përsipër nga SHBA, ka një garanci kushtetuese se çdo gjë që do të ndodhë me gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë do të ndodhë nën vëzhgimin dhe me miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Reforma kushtetuese parashikon një strukturë të posaçme, të panjohur më parë në Shqipëri, që quhet Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere.
I kryesuar nga Komisioni Europian, Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit, që do të vlerësojë sipas disa procedurave, nëse gjyqtarët dhe prokurorët janë të ndershëm dhe të aftë profesionalisht.
Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt kanë kompetenca të ngjashme me anëtaret e komisionit të pavarur të kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar, përveç atyre që janë të klasifikuar, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtë të konstatojnë ose të japin opinione në çdo fazë të kualifikimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre përsa i përket vlerësimit të pasurive dhe vlerësimit të performancës nga komisioni i kualifikimit.
Po këta komisionerë me një fuqi të pazakontë a do të jenë të kontrolluar? Pyetja është pothuajse retorike. Ndryshimet kushtetuese u japin vëzhguesve ndërkombëtarë të drejtën e asaj që quhet “hulumtimin i plotë” për çdo individ dhe dokumentacionin për të monitoruar procesin deri në zgjedhjen e komisionerëve.
Sesa pushtet do të ketë Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbi strukturën që ka për qëllim mbarëvajtjen e një drejtësie të aftë dhe të pakorruptuar, kjo tregohet qartë dhe thjeshtë tek një nga parashikimet kushtetuese për komisionin e pavarur të kualifikimit: gjuha zyrtare e tij do të jetë gjuha shqipe dhe gjuha angleze./ TCH
Punen qe se ben qeveria e zgjedhur si gjithmone duhet te na e bejne te huajt ne. Ata perpiqen te drejtojne bishtin e qenit.Po nuk ka kulture politike ne kete vend zoterinj. Politikanet tane kur i hypin postit cfaredo qe bejne dhe pse mund te jete gabim nuk didne ti zbresin dhe te largohen. Ata nuk e kuptojne qe zgjedhja e tyre eshte qe te punojne per popullin dhe jo per xhepat e familet e tyre, jo per ta marre vendin si cifligun e babit te tyre. Thote populli kur u rrite xhepi u zvogelohet zemra ketyre lloj politikanesh. As qe duan ta dine per ne na shkelin dhe perdorin si duan.Deri kur do vazhdojme keshtu 25 vjet nuk qene te mjaftueshem qe dhe ne te ishim si gjithe bota????Shume shqetesuese qe asnje nga politikanet tane nuk ka kurajo politike te beje nje veprim ne te miren e vendit. Te gjithe vrapojne si te marre sa i hypin karriges se pushtetit kush te fryje xhepat me shume.Nga ca apartamente behen me vila e shtepi pushimi ne mal apo det ,me vetura luksoze e bizneze me arturina kur populli nuk mbush barkun me buke dhe lista mund te vazhdoje.Po ku i gjete te ardhurat more politikane, qe bete gjithe keto pasuri kur dihen sa jane rrogat ne shqiperi. Kete po kerkojme ne populli te na thoni.Po ju fodulle te medhenj nuk pranoni te na jepni llogari. Po ta dini po ju mbushet kupa dhe kur uragani popull do te ngrihet nje dite gjeni vrime te futeni. Gjithcka ka nje kufi dhe ju e keni kaluar e shkelur durimin tone.Bishti qenit nuk drejtohet por duhet keputur fare.U beme gazi botes. Turp tu vije nga te dy krahet.