Ka perfunduar brenda dy oresh pengmarrja ne Tirane. Patrulla “Shqiponja”, bëri të mundur kapjen në kohë rekord të autorëve të dyshuar për marrjen me dhunë te shtetasit Klajdi Gjeci.
Ngjarja ndodhi mbremjen e sotme rreth ores 22:00 prane vendit te njohur si farmacia 10, ne unaze.
Tre persona kane parkuar makinen prane BMW X6 qe drejtohet nga Klajdi Gjeci dhe pas nje konflikti motivet e te cilit ende nuk dihen, e kane rrahur Gjecin. Me tej e kane futur me force ne makinen e tyre dhe jane larguar.
Policia u vu menjehere me levizje. Fillimisht mori ne pyetje shokun e Gjecit, Dorian Koci, ne emrin e te cilit eshte edhe makina BMW X6.
Pas nje pune te mire, policia arriti te prangose dy prej pengmarresve. Ata u kapen ne nje taksi jo shume larg vendit te ngjarjes. Njeri prej tyre tentoi te ikte me vrap kur taksi u ndal nga patrulla Shqiponja.
Ata jane shoqeruar ne drejtorine e Policise ku po merren ne pyetje, ndersa po kerkohet per personin e trete te perfshire ne kete ngjarje.
Ende nuk ka informacione per vendndodhjen e pengut, Klajdi Gjeci. Disa burime thone se ai eshte gjetur dhe po shoqerohet ne polici, por kjo ende eshte e pakonfirmuar zyrtarisht nga policia.
titull leshi gazetar leshi
sa ishte rekordi i meparshem?