Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Greqisë, dy vende fqinje që ndajnë një histori të gjatë miqësie dhe konfliktesh, nuk është në ditët më të mira.
Greqia mbetet investitori më i madh i huaj në Shqipëri por marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë ftohur.
Një shenjë e marrëdhënies së përkeqësuar midis dy vendeve është dhe marrëdhënia e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, partia kryesore minoritare, me qeverinë shqiptare.
Partia që drejtohet nga Vangjel Dule ka qenë aktive në skenën politike për dy dekada, për shumë vite pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga socialistët i cili erdhi në pushtet në vitin 2013.
Përveç se ishin aleatë politik, Dule dhe Rama ndanin dhe një miqësi personale me njëri tjetrin. Në tubimet elektorale në fushatën e vitit 2013 Rama e cilësonte Dulen si “mik, dhe njëri punëtor,” por që kur mori pushtetin, kjo marrëdhënie duket sikur është prishur.
Pas dy viteve në koalicionin qeverisës, Dule dha dorëheqjen si zëvendës kryetar i parlamentit dhe divorci midis partisë së tij dhe maxhorancës u bë zyrtar pak më pas.
Dule i tha BIRN që ai është i zhgënjyer nga Kryeministri Edi Rama.
“PBDNJ ishte e vetmja parti në koalicionin opozitar [përveç socialistëve] që duroi dhe mbijetojë si aleat për katër vjet,” tha ai.
“Tani koalicioni është në pushtet dhe ne jemi jashtë tij. Mund ta imagjinoni si ndjehemi,” shtoi Dule.
Shumica e publikut në Shqipëri beson që Dule e la koalicionin për shkak të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, PDIU, e cila lobon për të drejtat e komunitetin çam, kur kjo e fundit ju bashkua maxhorancës.
Çamët u përzunë nga veriu i Greqisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fati i tyre mbetet një çështje e nxehtë edhe sot, pjesërisht sepse Greqia nuk e pranon ekzistencën e tyre.
Çamët janë një minoritet kulturor shqiptar që e kanë origjinën nga rajoni i Epirit në Greqinë veriore. Autoritet greke i kanë akuzuar se bashkëpunuan me gjermanët gjatë pushtimit të Greqisë.
Rreth 250,000 çam tani jetojnë në Shqipëri dhe rreth 400,000 të tjerë në vende të tjera, kryesisht në SHBA dhe Turqi.
Edhe pse kanë marrë nënshtetësi shqiptare në vitin 1953, shumë çam akoma e cilësojnë veten si refugjate të cilëve ju hoq me të padrejtë nënshtetësia Greke dhe pronat.
Megjithatë, Dule i tha BIRN që partia e tij nuk u tërhoq nga koalicioni për shkak të aleancës që Kryeministrit Rama ka krijuar me partinë çame.
Ai tha që e kundërshtonte aleancën jo për atë që PDIU përfaqëson, por sepse lideri i partisë çame përfaqëson një fenomen që atij nuk i pëlqen.
“Unë dhashë dorëheqjen si zëvendës kryetar parlamenti në të njëjtën ditë kur kreu i PDIU-së mori të njëjtin post. Nuk duroja dot më sepse ai [lideri i PDIU] është prototipi i një fenomeni shumë negativ politik,” tha ai.
“Lideri i PDIU-së u zgjodh si deputet me një koalicion, dhe beftas mbas zgjedhjeve u bashkua me koalicionin e drejtuar nga Rama,” shpjegoi Dule.
Ai i referohet faktit që PDIU ishte më parë pjesë e koalicionit të djathtë i cili humbi zgjedhjet në vitin 2013.
Megjithatë, pas dy viteve në opozitë, PDIU dhe pesë deputetët e saj filluan të bashkëpunonin me maxhorancën parlamentare të Ramës.
Rritja e influencës së PDIU-s në parlament dhe në institucione të tjera shihet me shqetësim në Athinë.
Dule shprehet se kjo manovër e fundit e Ramës është vetëm një nga gabimet e tij. “Rama nuk qeveris më me partinë. Ai thjesht ndan pushtetin me njerëz të rrethit të tij të ngushtë në formën e një sekti.”
“Merita e vetme që këto njerëz kanë është marrëdhënia e tyre personale dhe e privilegjuar me Ramën dhe asgjë tjetër,” shtoi ai.
Dule gjithashtu e akuzon kryeministrin se ka tentuar nëpërmjet ithtarëve të tij ta zvogëlojë dhe përçajë partinë e minoritetit Grek në bastionin e saj në jug të vendit.
“Ne kemi fakte për këto përpjekje,” tha Dule.
“Mund të më akuzoni për miopi politike, por besoj që afatgjatë ai ka për ta dëmtuar veten politikisht,” ai shtoi.
Në të njëjtën kohë, Dule tha që partia e tij po ndërmerr reforma të brendshme. “Përveç se do advokojmë për të drejtat e minoritetit, po përgatitemi për një opozitë të fortë, ashtu siç vendi e meriton,” nënvizoi ai.
“Si parti kemi mbijetuar edhe në kohë më të vështira, kështu që nuk kemi frikë nga këto sulme të fundit,” shtoi Dule.
Lideri i interesave të minoriteti grek në Shqipëri është gjithashtu i pakënaqur me nivelin e marrëdhënieve midis dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Marrëdhënia është larg potencialit të saj,” u shpreh ai.
“Qeveria e tanishme për arsye të pashpjeguara po e ndan vendin nga një trashëgimi e mirë dhe një marrëdhënie e afërt dhe tradicionale me një partner strategjik [Greqinë],” Dule tha. “Greqia ka qenë një avokat stabël për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe NATO,” shtoi ai.
“Në situatën e tanishme [kur Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e BE-së] është e pakëshillueshme të ndahesh nga ajo që ka qenë tradicionale dhe e sigurt,” vazhdoi ai.
Dule e ilustron ftohjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë duke vënë në dukje numrin e limituar të vizitave të nivelit të lartë midis dy vendeve në vitet e fundit.
“Fatkeqësisht, kryeministri ynë, pas dy vitesh e gjysmë në pushtet, nuk ka bërë akoma një vizitë zyrtare në Greqi dhe anasjelltas,” vuri në pah Dule.
Ai beson që problemi kryesor midis dy vendeve mbetet ndarja e kufirit detar në detin Jon dhe e akuzon Kryeministrin Rama se po luan politikisht me çështjen.
Sipas Dules, Shqipëri apo humb nga mungesa e kësaj marrëveshje sepse nuk mund të kërkojë për naftë dhe gaz.
“Kur e përdor politikën e jashtme për interesa partiake një ditë do ta paguash,” paralajmëroi ai.
Dule,edhe ti po kruhesh me gjemba deri
Nje pershendetie per gjithe orthodhoxet aderfia mas arvanites me rastin e XRISTOUGENNA-ve me kete kenge kenduar nga dyshia Loukas-Kyritsi:
https://www.youtube.com/watch?v=mcTA5-NXTgE
Shqiperia nuk mund te mbaje marredhenie te mira me nje shtet qe vazhdimisht kerkon te na coptoje kufijte jugor dhe qe ushqen dhe rrit ndjenjen e anti-shqiptarizmin ne menyre zyrtare. Si mundet Shqiperia te kete marredhenie te mira me nje shtet qe mbeshtet indirekt prifterinjte (qe i paguan) per te bere thirrje per jugun e shqiperise (vorio-epirin)? Si mund te mbash marredhenie te mira me nje shtet qe nuk njeh te drejtat e qytetareve greke (shqiptare) per tokat ne Cameri? Cte keqe ka qe camet te kthehn ne tokat e tyre? Si mund te mbash marredhenie te mira kur deti kerkohet te vidhet me patjeter? Si mund te mbash marredhenie te mira kur shteti fqinj nderton varreza me kockat e shqiptareve edhe per 3-4 ushtare te vrare ne token tone (te paftuar nga shqiptaret) me qellime prapapvje qe keto varreza ne te ardhmen te konsiderohen si toke e Greqise. Greqia vazhdon me nje mendjemadhesi prej idioti te paraqitet si me e zgjuar dhe me superiore ndaj Shqiperise edhe kur eshte ne varr. Ky eshte nje idiotizem i politikanve greke. Dulja mbeshtet vorioepirotizmin dhe kurre nuk i ka denuar ata qe pretendojne jugun e Shqiperise. Atehere si mund te quhet Dulja nje mik?
pa bere avokatin e dules, me perjashtim te frazes – ca te keqe ka te kthehen camet ne vendin e tyre- te gjitha te tjerat i ke gabim.
shkrimi eshte i shkelqyer ne formen se si eshte shkruar dhe duhet te jete shembull per te gjithe gazataret shqiptare.
sa per brendine e tij, ajo eshte e sakte.
nuk e di si ndhesh, por une qe votoj pd ndihem keq kur shikoj qe idrizi kaloi me ps pasi mori votat me pd.
duket camet dashkan vetem te rrine ne pushtet. keshtu kan bere edhe nen pushtimin turk, edhe nen pushtimin gjerman e italian.
edhe zerva ishte nga suli, i lindur ne arte, dmth sipas pretendimit tend, ishte shqiptar. edhe une them qe zerva ishte shqiptar,dhe ka vrare shqiptare, njesos si pksh vrau boll shqiptare.
camet duhet ti drjetohen gjykates n/kombetare ne hage, vendimet e te ciles jane te detyrueshme, ne dijenine time, per zbatim. e pasi te marrin aty pafajesi, te shkojne ne cameri e te lirojne tokat qe kane zene.
Vangjel bere mire qe fole me ne fund.te gjitha ato qe shkruan jane te verteta por duhen shtuar disa gjera akoma.Dua te te kujtoj Vangjel qe partine kur e more ishte mos gabohem me kater deputete ku je tani?perse jeni ndare ne tre pjese?Kujt i intereson kjo?A je ti faktor ne kete problem,jane tre grupe te minoriteti do me thush kujt i sherbejne ???
Ju zoti Dule,jeni personi me negative;Se akoma dhe sot, po luftoni
per te shembur themelet e miqesise Shqiperi–Greqii..
O Dule po Greqia do te jete gjithmone e fundit per standarte europiane sepse eshte e tramakosur nga kisha ortodokse dhe eshte e varfer ekonomikisht. Greqia nuk prodhon asnje gje dhe nuk mund te luaj rol me peshe ne politiken europiane. Nuk mbahet shteti vetem me vaj ulliri dhe me portokalle.
Gjithashtu nuk ndertohet shteti me mentalitet nacionalist si puna jote. Ti je zgjedhur deputet te mbrosh interesat e shqiperise dhe jo te greqise.
Mire qe i rane breket Greqise sepse ketu ne shqiperi edhe prifterinjte filluan te bejne politike antishqiptare. Sa per ty Dule ben mire te hedhesh kandidaturen per deputet ne Greqi sepse te shkon me mire me formen e kokes.
Ik ore Dule lekurerzi rrace e poshter turqish qe shkelet keryre aneve
Bla bla bla pune jevgjitesh varu tfgs
1. Dulen nuk e pjer… njeri as ne Athine dhe, aq me pak, ne Tirane.
2. Dule doli deputet i PBDNJ fale votave te “falura” nga PS ne vitin 2013 (ndryshe nuk do te nxirrte asnje deputet). E megjithate Edi RAMA e beri n/kryetar kuvendi, gje te cilen nuk e meritonte…
3. Ne zgjedhjet lokale 2015, Himaren e mori PS, Finiqin MEGA (PS), ndersa Dropullin PD (LSI)… Ku fitoi Dule?
4. Me heqjen e vizave dhe te pensioneve greke per shqiptaret me origjine greke, Dules i “eshte hequr viza” nga greker e Shqiperise…
5. A ke “cipe” o Dule (Dule mbiemer me origjine greke???), a ke moral, o Dule? Nese po, jep doreheqjen nje ore e me pare!!!
o vangjoooo po ca miq jemi o derziu ti
na zuri halli ne dhe di themi DERRIT DAJO
po ju jeni kombi me i shkerdhuer
e vetmja gje e mire qe po bene RAMa qe po u tregon vendit ty dhe rraces tende
Oh vangjelis,,,o B….Q…..konviktor ne tru ngele edhe pse u plake,,,,dhe kjo te ben te kesh kompleksin e inferioritetit dhe dyshimit per gjithekend dhe gjithecka,,,,por nuk na ha palla vare per pleshat si ti….
kur zhgenjehet Dule haleja eshte lajm i mire…
Ju te birn it jeni ca kurva njerez qe vetem percarje fusni mes njerzve dhe merrni nga 3000€ rroga pushta qelbesira antishqiptare
Kjo tregon qe Edi Rama eshte ne rrugen e duhur.
Ne qe e kemi jetuar dhe e dime car baterdie eshte bere me njerzit ne nevoje dhe pjeses tjetere cobenve qe duke mos ditur as nje llav greqisht u kthyen ne gjoja greje ne shoqata fantazme per te vjedhur dbe grabitur njerzit ne nevoje duke msrre dhe pencjone dhe lloj lloj pushtlleqesh dhe vetem per arsyen e thjeshte se i perkisnin besimit tjeter nder kohe qe mardheniet greko turke ishin shum te acaruara…