Vetëvrasja e studentes së Ekonomikut, dëshmitarja në lot: Mund ta kisha shpëtuar

25 Dhjetor 2015, 13:59Politika TEMA

Një prej banoreve të katit të 11­të të pallatit nga ku është hedhur 20-­vjeçarja, shprehet e tronditur për atë që ndodhi para derës së pallatit të saj. Madje, me sytë thuajse të mbushur me lot, gruaja rreth të dyzetave fajëson edhe veten për ngjarjen.

Sikur të ma kishte dhënë Zoti të hapja derën vetëm pak sekonda para se ajo të hidhej, mund ta kisha ndaluar dhe do t’ia mbushja mendjen që të mos hidhej.

Djem ka plot. Pse u nda nga i dashuri nuk është fundi i botës. Ajo ishte si dritë dhe shumë e re”, shprehet gruaja që s’pranoi të identifikohej me emër, shkruan Panorama.

Më pas ajo tregon se nuk ka dëgjuar zhurma apo debat në shkallë, duke e përjashtuar mundësinë që ajo mund të kishte qenë me njeri aty. “Me shumë mundësi ajo ka ardhur vetëm deri këtu, pasi nuk kam dëgjuar asnjë zhurmë.

Mendoj se i ka ngjitur në këmbë të 11 katet, pasi ashensori punon vetëm me kartë. E kam hapur derën vetëm kur erdhi policia, që dëgjova zhurma dhe pashë çantën e saj që e kishte lënë te dera ime”, shprehet ajo.

5 komente në “Vetëvrasja e studentes së Ekonomikut, dëshmitarja në lot: Mund ta kisha shpëtuar”

  1. kristi says:

    Une qe shkruaj jam nga vlora dhe jam ne moshen 62 vjec por doja tju thosha se po te shikosh ne qytetin tone te gjithe ata meshkij qe kane pasur histori te tilla tani kane ngelur si qen te rrugws se zoti i ka shikuar dhe jua ka sjelle jeten ashtu su e kane shpirtin

    1. xperson says:

      Pse mi cfare faji ka djali?Ai djali qe e la eshte njeri i lire dhe nuk eshte prone e vajzes as kafshe shtepiake e saj pse kur vajzat i lene djemte nuk vret njeri veten.

    2. Percelluesi says:

      O matuf po ku e di ti se si ka qene historia.Ku e di ti qe kjo nuk e kapas fanin dhe e katradhetuar ate? Pse duhet te jete fajtor,mashkulli se kjo hidhet nga pallati? Kur hidhenfemrat per meshkujt nga pallati e paskan fajin meshkujt por,dhe kur hidben meshkujt per femrat perseri,meshkujt.Ti qeje rrot K… o xhaxhi.Traoat si ty i bene femrat te shkaterrohen dhe te marrin rruget, te mos,permbahen se jeni burreca, ju q.. grate dhe rrini si rrota k…

  2. Spiro says:

    Fatkeqesi e madhe per prinderit . Ngushellime .nuk duhej ta kishte bere kete veprim se ka plot djem .

  3. Joni says:

    Ah sa gjynah. Nje moment ka qene i shkreti qe i mori jeten kaq e re, gjynah nga zoti.Ngushellime familjes, u prehte ne paqe shpirti i saj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje