Lufta e ftohtë, ja plani i SHBA-ve që të shfaroste Europën

24 Dhjetor 2015, 21:32Politika TEMA

Planet amerikane për luftë bërthamore në vitin 1959 përfshinin shkatërrim sistematik të qendrave urbane si Berlini lindor apo Moska dhe Pekini, me popullatën e tyre mes objektivave kryesorë ushtarakë.

Administratat Kombëtare e Arkivave publikoi një studim të hollësishëm të kryer në vitin 1956 që përfshin një listë të objektivave të SHBA-ve nëse do të shpërthente një luftë bërthamore mes superfuqive në tre vitet e ardhshme.

Studimi i Komandës Strategjike Ajrore ofron një këndvështrim të ri në planifikimin e luftës së ftohtë dhe tregon se si avionët amerikanë kishin detyrën që të shkaktonin shkatërrim masiv në luftë kundër Bashkimit Sovjetik. Lista u bë publike pas kërkesës së Uilliam Bur, një analist në universitetin “Xhorxh Uashtington”.

Kërkesa u bë në vitin 2006 dhe vetëm tani u miratua publikimi i planit të vjetër. Sipas analistit Bur, plani tregon qartë se strategjia amerikane për të përdorur bomba atomike rrezikonte edhe forcat apo popujt aleatë që do të gjendeshin nën rrezatimin vdekjeprurës.

Për më tepër, plani që parashikonte shkatërrimin e zonave urbane dhe industriale kishte si objektiv të qartë popullatën e të gjitha qyteteve në objektiv si Pekini, Moska, Leningradi, Berlini lindor dhe Varshava. Qëllimi kryesor i planit amerikan ishte eleminimi i fuqisë ajrore sovjetike, për të ndaluar Moskën që të lëshonte armët e saj bërthamore, pasi në atë kohë nuk ekzistonin raketat me rreze të gjatë veprimi apo nëndetëstet bërthamore, shkruan TCh.

Në plan kërkohej përdorimi i bombave atomike 8 herë më të fuqishme se ajo që shkatërroi Hiroshimën në Luftën e Dytë Botërore. Madje kërkohej edhe ndërtimi i bombave bërthamore me fuqi 60 megaton, ose 70 herë më të fuqishme se ajo e Hiroshimës.

9 komente në “Lufta e ftohtë, ja plani i SHBA-ve që të shfaroste Europën”

  1. Askush says:

    Duet te falenderojme njerzit e mencur qe dine te vendosin balance me ca shkencetar dhe ca drejtues
    te cmendur.Dhe urimi qe dua te bej per Krishtlindje dhe Vitin e Ri eshte qe botes te mos T’ I mungojne
    Liderat e urte .

  2. Greqisti says:

    Po ruset e shkrete s kishin plane fare? Sa gjynah! Sa njerez te mire ruset

  3. Greqisti says:

    Po ruset nuk kishin ndonje plan? Gjynah Stalini paska qene rob zoti. Sa keq po me vjen per ruset tani.

  4. iiiii says:

    O lumani le nam me keto tituj. Ku e sheh europen aty ti?? Apo europe njeh vetem lindoren ti?

  5. lul roncari says:

    vi ky na friksoj tashi. po ruset nuku jane evgjite bre qe pirdhni pa filluar viti I ri.

  6. Akilis says:

    D.m.th qe Regani ishte hipokrite qe tha qe Gorbacovi rrezoi Murin e Berilinit?
    Kjo eshte aresyeja qe Anglezet duan te shkaterrojne boten vetem ata te kontrollojne.
    Pse luftuan Ruset ne Afganistane?
    Do thote dikush,Lufte e Ftohte ndermjet Sistemeve,po tani qe Rusia nuk eshte komuniste pse e luftojne?

  7. petrit says:

    Gjynah qe u prish ai sistem paqesor i Stalin-Hrushcov-Brexhnjevit qe na futi edhe ne shqiptareve ne vathen e tij.
    Ka ene me te vertet paqesor.
    Zhdulu dhjetra kombesi jo ruse brenda federates ruse. Skllaveroi rreth 100 popuj jo ruse nuk u la shkolla en gjhen e tyre.
    “Ariu rus”, sic e quajne me krenari grekofilet tane te shtrenjte turkofagos, enter, Drejtesi, Adriatik, etj., beri 6 muaj lufte me popullin e vogel heroik finlandez dhe i mori nje siperfaqe 3 here sa Shqiperia (por duke lene aty rreth 400 mije ruse te vrare), i mori toka Polonise 7 here sa Shqiperia, i mori Gjermanis Koenigsbergun (tani Kaliningrad), i mori Sllovakise 7 mije km katrore , i mori Rumanise Bukovinen e Moldavine.
    Kerkoi edhe nje baze ruse ne Dardanele ne 1946, por iu refuzua nga Trumani. Kerkoi edhe krahinen e Karstit nga Turqia por nuk pranoi Trumani.
    Sa paqesor ka qene Stalini me te huajt.
    Le pastaj sa altruist. Ai ka vrare me shume ruse (8 milione dhe rreth nje milion i la te vdisnin nga uria si bashkepunetore me te huajt) se sa gjermane (4.5 milione gjermaneu vrane ne luften e dyte. Kesaj i thone altruizem.
    Nje bravo te forte per kompiluesin e ketij shkrimi te mrekullueshem.

  8. Besimi says:

    Per kohen qe flitet eshte pikerisht lufta e ftohet midis dy liderve respektive lindje -perendim (Hurshov-Kened)!Sikur te ndodhte kjo ktastrofe sot do Ishim nje grope si Nevada ne tere globin e ndoshta i vetmi perfitim do ishte per ne qe nuk do kishte kriminel si Sali Berisha mbi kete toke!

  9. historia deshmon says:

    Pushtuesit e nxitesit e luftrave dihen,pavarresisht meditimeve te medias.Kush ka perdorur bomben atomike dhe perse.Ky eshte qendrimi i qyteterimeve ndaj lirise se njerezimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje