Edhe Donald Lu ka shpërndarë një kartolinë për shqiptarët në këto ditë festash, por ajo nuk ka të bëjë aspak me urimet e zakonshme.
Lu ka publikuar në FB një kartolinë me avantazhet që sjell reforma në drejtësi.
“Ky propozim ofron një mekanizëm për të shqyrtuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të paaftë”, është ky mesazhi i parë i ambasadorit Lu.
“Ai ngre një sistem më të mirë për të disiplinuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen”. Një tjetër e mirë që do të vijë nga Reforma në Drejtësi, Lu sqaron: “Riorganizon sistemin e prokurorisë drejt një pune më të mirë, sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në një tjetër mesazh.
Në fund dërgon edhe një mesazh për politikanët duke thënë se SHBA do jetë avokati më i fortë i kësaj reforme.
“Ne bashkëndajmë pronësinë e këtij propozimi dhe mbështesim atë fuqimisht”, kujton ambasadori Donald Lu.
Thank you Mr Lu.
Let’s take it the end.
Kjo eshte Made in USA
Ku ke qene me pare Zoti Lu? Faleminderit.
http://www.gazetadita.al/po-kristaq-rames-dhe-gramoz-rucit-pse-nuk-u-hiqen-dekoratat/
Veten time shaj,
dhe dhjetë herë në ditë,
si i kam mbështetur,
këta hipokritë?!
Si i kam mbështetur,
këta hipokritë,
mirë Herën e Parë,
po Herën e Dytë?!
Një popull i tërë,
me buzën të plasur,
për çdo her’ të poshtër,
në pushtet ka pasur!
Krizë e thellë morale,
dhe ekonomike,
por fajin e paska,
Byroja Politike!
Vendi po jeton,
vërtetë vite Ferri,
po fajin e paska,
për këtë Enveri!
Ngriti mbretërinë,
këtu varfëria,
po fajin e paska,
Vitua dhe Nexhmija!
Tridhjetë vjet më parë,
Enveri ka vdekur,
Të gjith’ përfshi Ramën,
hipokritë të thekur!
Kur u bë çdo gjë,
vari teneqenë,
antikomunizmi,
na doli në skenë!
Dhe Rama PD-në,
me ngut e kënaqi,
po nga Projekt-Ligji,
pse shpëtoi Kristaqi?
Hiqi dekoratat,
i them qerratait,
që ta bësh tamam,
hiqja dhe… babait!
Ne vërtet na mbani,
për popull idiot,
po – ti – deputetët,
nuk i shpëton dot!
Unë s’dua të ngitet,
në fakt asnjeri,
po projekt i Ramës,
është hipokrizi!
Kur penalizohet,
çdo lloj bashkëpunëtori,
si mund të shpëtohet,
Komitet Qëndrori?!
Kur këtu dhe mushkën,
ju bëni me barrë,
si mund të shpëtohet,
Sekretar i Parë?!
Kur thjeshtë një gjykatës,
merr pikë referimi,
si harron ministrat,
e atij regjimi?!
Ja që gjer në fund,
s’e bën dot bajlozin,
se këto dy pika,
ndëshkojnë Gramozin!
Çoje gjer në fund,
rolin e serbesit,
apo s’hap dot sherre,
përpara Kongresit?!
Ndaj e ke projektin,
mballoma-mballoma,
se ca nga të vjetrit,
të duhen akoma?
Të duhen akoma,
vetëm të rizgjidhesh,
pastaj fare hapur,
përmbi ta do hidhesh!
Pastaj për asnjë,
s’do jetë më çudi,
se si një i vetëm,
shembe një parti!
Faleminderit ambasadorit te SHBA zotit Donald Lu ,gezuar krishtlindjet!
me ne fund nje ambasador qe e ka provuar ne lekuren e familiareve te vet komunizmin dhe e njeh ilacin per ta zhdukur ate e pasojat e tij…