Zyrtarët pretendojnë se kanë arritur një marrëveshje me aksionarët e aeroportit të Tiranës për t’i dhënë fund monopolit të fluturimeve ndërkombëtare, megjithëse disa ekspertë janë skeptikë.
Nga Fatjona Mejdini, BIRN
Zyrtarët shqiptarë thonë se kanë arritur një marrëveshje me aksionarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, TIA, për t’i dhënë fund të drejtës ekskluzive të fluturimeve ndërkombëtare dhe për të ndërtuar aeroporte të reja që do të kenë fluturime më të lira.
Qeveria e qendrës së majtë drejtuar nga Edi Rama u zotua në fushatën zgjedhore të vitit 2013 të rikonsiderojë koncesionin me aksionarët e TIA dhe të liberalizojë tregun për të hapur rrugën e fluturimeve të lira. Nën një marrëveshje koncensionare të nënshkruar në tetor 2004, TIA ka të drejtën të menaxhojë aeroportin Nënë Tereza të Tiranës për 20 vjet me një monopol të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare nga dhe për në Shqipëri.
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha në një takim të martën me operatorët turistikë se ata kishin rënë dakord me aksionarët e koncensionit të TIA që t’i jepnin fund monopolit mbi fluturimet ndërkombëtare dhe të hapnin rrugën për ndërtimin e aeroporteve të reja në Shqipërinë jugore që do të bëjnë fluturime më të lira.
“Ne kemi rënë dakord me aksionerët e TIA të liberalizojmë fluturimet ndërkombëtare dhe kemi oferta konkrete për të ndërtuar aeroporte që do të bëjnë fluturime të lira nga Vlora dhe Saranda,” tha Ahmetaj.
Ai shtoi se marrëveshja me TIA do të kalohet së shpejti nga qeveria dhe parlamenti, duke hapur rrugën për fluturime me taksa të ulëta që do t’i bëjnë biletat më të lira.
Disa ekspertë ekonomikë vunë re një mungesë transparence në marrëveshjen që ministri pretendon se ka arritur me koncensionarët e TIA, drejtuar nga kompania AviAlliance e Gjermanisë.
Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tha për BIRN se qeveria ka detyrë t’i tregojë shqiptarëve rreth negociatave dhe kushteve të sakta.
“Nëse ministri pretendon se ka gjetur një marrëveshje për t’i dhënë fund ekskluzivitetit të TIA në fluturime ne duhet të dimë kushtet,” tha ai.
“Nuk ka kuptim që një kompani e huaj të heqë dorë nga të ardhurat e veta kaq lehtësisht. Shtetasit kanë të drejtë t’i dinë detajet e asaj që po ndodh,” shtoi Preçi.
Megjithatë Preçi thotë se marrëveshja e koncensionit me TIA konsiderohet si një nga më të mirat, meqënëse i ka dhënë aeroportit të Tiranës një pamje të re, shtetasit shqiptarë e paguan shtrenjtë atë përmes biletave të shtrenjta të fluturimit.
Ai tha se pavarësisht premtimeve, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të liruar tregjet shqiptare nga monopolet, dhe nuk ka arritur sukses në krijimin e konkurrencës së lirë dhe të drejtë.
Aman se na vriqet me keto cmime fluturimi marramendese per ne Shqiperi, nuk vijme dot per te vizituar njerezit dhe atdheun aq sa duhet se biletat jane shume te shtrenjta nga taksat shqiptare!!! C’mimet me te larta ne bote per fluturimet ne Shqiperi jane, edhe per ne kine i gjen me gjysmen e cmimit per ne Shqiperi!!! Qeveria duhet te beje ndryshime me patjeter!!!!!!!
Po mor tej zotni Preci kjo qeveri s’ka bere asgje sepse ferri qe krijoj Berisha jot nuk mund te c’behet pa u paguar qimet e kokes ketyre langaraqeve qe per 20 vjet serbi yt ja u dha per falas.
Lexoni poshtersine e madhe:
-Mareveshja Koncesionare me gjermanet e be ne vitin 2004 nga Nano,qe keta te kene eksluzivitetin e vetem ne Shqiperi per FLUTURIMET NDERKOMBETARE per 20 vjet!!!
Pra i bie qe kjo MAREVESHJE KOLONIALISTE MAFIOZE paska mbaruar qe ne vitin 2014!
Atehere per cfare mareveshje te re behet fjale nga keta ministra mafioze???
Ne keto kushte,Koncesionarit te Rinasit t’i tregohen DHEMBET dhe t’a detyrojne te heqe monopolin mbi RINASIN!
Gjithashtu aeroporti i Kukesit duhet te ishte bere gati qe ne 2013-ten dhe ne 2014 duhet te kishte filluar puna normalisht atje!!!
Por keta mafioze fshehin te verteten,ndersa sopecialistet e ekonomise apo te jurisprudences nuk DENONCOJNE keto veprime ANTOKOMBETARE,por merren me lojra fjalesh!!!
Nuk qarkullojne pa baza edhe turli lloj nismash dhe shkrimesh neper disa gazeta te porositura,mbi PERDHUNIMET NE BURGJET KOMUNISTE,DEKORATAT E 29 NENTORIT etj,etj!
Regjia ANTIKOMBETARE eshte gjithnje gati per shfaqjen e radhes!
Edhe protestat karagjoze te Bashes jane ne kete linje KRIMINALE!
2004+10=2024, jo 2004…
2014 – 2004 = 10 vjet o lum miku, qe te flet me pare goja se truri ?
O zonja gazetare! O Tema qe e botoni, po mire o njerez, a mund te pyesni edhe TIA (ose Rinasin sic i themi edhe ne shqiptaret) se cfare po ndodh. Eshte minimumi i mundshem ti marresh mendim atij qe i permend emrin.
Pa llogaritur ketu qe shkrimi nuk sqaron as se si lidhen kepucet, e jo me a do ulen kostot e fluturimeve.
Ky laroja, Ben Ahmetaj, ka nje vit qe thote se ka arritur marreveshjen me Rinasin. Negociatat po i ben Ministria e Transportit, por “tigri” nuk rri dot pa folur.
Dhe sa per info, nuk behet fjale per ulje tarifash.
Behet fjale per zgjatjen e koncesionit te Rinasit dhe hapjen e nje aeroporti te ri. Qeveria do ne Vlore, Rinasi thote jo. Ne fund te fundit perse do e ule Rinasi fitimin e tij??
Ne 2014 Rinasi fitoi 1,221,731,909 leke. Te ardhurat i rane me 30%, por fitimi ju rrit me 10%. Edhe nje femije tre vjec e kupton qe Rinasi nuk ka asnje arsye pse te ndryshoje marreveshjen.
P.S: Edhe nese hapet Aeroporti i ri, do nja 8-10 vjete qe te perfundoje. Madje ne kushtet e krizes qe jemi sot do doje nja 15 vite. Atehere mbase ulen tarifat…
Presim qe te ulen çmimet dhe ne te vijme lirishte ne shqiperin tone,deri tani na muarren frymen monopolet e Malokeve berishiste dhe Nanoiste.
Marveshja per Tia eshte nenshkruar nga Fatos Nano.
Nqs avjonat do te beheshin me lesh dhie ,po ,do te ulej kostoja e fluturimeve
Aeroporti me i shtrenjt ne Evrope. Prandaj nuk mar linjen asnjeher per ne tirane , por ne Korfuz te Greqise ? Cmimi i biletes me RYAN AIR esht 70 euro per ne Korfuz.
Ke Ohrin nga Londra 10 eur
E para aeroporti Rinas eshte nje barake nje kateshe me xham kot fare ne krahasim me PRISHTINEN e Shkupin ! E dyta ne nuk kemi diaspora ne Gjermani, Zvicer apo Suedi ne kete menyre nuk vjen low cost sepse jane tek fqinjet prej vitesh ku kane marre miliona euro tashme! Nga Italia vjen trageti nga Greqia autobuzat!
I vetmi aeroport nderkombetar per shqiptaret vazhdon ti rrjepi shqiptaret ,drejt evropes keshtu eshte kur ne krye te Shqiperise drejtojne njerez alabake ,antishqiptare .
Shteti i Shqipërisë është duke u bërë një konkurrent i investitorit të huaj. Ju do të dëmtojë gjermanët për të bërë turqit të lumtur? Kjo është politika shumë e gabuar. Shteti do të humb kredibilitetin në tregjet ndërkombëtare. Një situatë shumë e rrezikshme. Investitorëve seriozë do të fluturojnë vetëm mbi Shqipërinë.