Andi Bushati: PD e LSI janë bashkë për reformën në drejtësi kundër Ramës. Afrimi i tyre sapo ka nisur

24 Dhjetor 2015, 09:51Politika TEMA

Andi Bushati shkruan se PD dhe LSI janë në të njëjtën anë për reformën në drejtësi.

Ai thotë se ato kanë frikë se mos Rama me këtë reform kap gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas Bushatit, afrimi i PD-së dhe LSI-së tashmë sapo ka nisur.

Dita e djeshme ka shënuar ndoshta përkimet më të forta në deklarata mes PD-së në opozitë dhe LSI-së që vazhdon të jetë pjesë e qeverisjes.

Edhe nga selia e PD-së edhe nga kulla 24 katshe edhe nga godina e LSI-së edhe nga zyra e ministrit të drejtësisë, kanë ardhur mesazhe të njëjta.

Duket sikur të dyja partitë e koalicionit të djeshëm qeveritar mezi kanë pritur që të shpalleshin rezultatet paraprake të Komisionit të Venecias.

Ato kanë brohoritur pothuajse me një zë, sikur janë çliruar nga frika se mos Edi Rama po kapte drejtësisë, me ndihmën e pakursyer të ambasadorëve më të rëndësishëm perendimorë.

Ato janë gëzuar që ekspertët e Venecias i kanë marrë parasysh disa nga vërejtjet e tyre duke hapur mundësinë e ripunimit të shumë pikave të draftit deri në produktin përfundimtar.

Duke e pasur të qartë se as PD-ja, e aq më pak LSI-a, nuk merakosen për regullimin real të sistemit të drejtësisë, ky konvergim i tyre në qëndrime, shpreh në fakt çlirimin nga një ankth.

Nga ankthi se Edi Rama (i provuar tashmë si alergjik ndaj institucioneve të pavarura dhe me një tendencë të hapur të nënshtrimit ndaj kundërpushteteve) mund ti përdorte gjykatësit dhe prokurorët e reformuar, si vegla kundër rivalëve të tij politikë”, shkruan Bushati tek faqja e tij Lapsi.al.

Të dyja partitë kanë frikë se mos humbasin kontrollin e procesit dhe i dhurojnë me duart e tyre rivalit, armën perfekte për ti hequr qafe.

Dhe kjo frikë nuk buron vetëm nga mëkatet e të shkuarës së tyre, siç mundohet ta shesin idhtarët e Ramës, por përveç asaj edhe nga mungesa e besimit që ngjall kryeministri për të ndërmarrë reforma të ndershme dhe të drejta.

Pikërisht se situata është e tillë në lojë kanë hyrë ambasadorët.

Në një farë mënyre ata janë bërë garantë se kjo reformë e bërë nën vëzhgimin e specialistëve të tyre do të jetë e paanëshme.

Por, për ta kryer këtë rol ata nuk mund të mbështeten as tek thirrjet ultimative se “reforma mund të kalojë pa opozitën” as tek kërcënimet se dikujt do ti prishen pushimet e ardhshme verore.

Nëse duan ti vënë gjoksin këtij procesi, ata duhet ta menaxhojnë atë me durim.

Ata duhet të bindin së pari shqipëtarët dhe së dyti palët që janë në lojë, se ai do të jetë i pastër, i ndershëm dhe i paanshëm.

Ata duhet të garantojnë se kryeminisri do ta ketë të pamundur ta përdorë atë për qëllimet e tij të mbrapshta.

Ata, natyrisht, nuk mund ti japing fjalën askujt se është i paprekshëm, por ama mund ti sigurojnë të gjithë se do të jenë të barabartë para ligjit.

Sepse përndryshe ky angazhim mund të krijojë efektin e kundërt”, vijon Bushati, duke e mbyllur shkrimin e tij me konstatimin se afrimi i PD-së me LSI-në ka filluar duke përdorur si shkas Komisionin e Venecias.

23 komente në “Andi Bushati: PD e LSI janë bashkë për reformën në drejtësi kundër Ramës. Afrimi i tyre sapo ka nisur”

  1. Dani says:

    E Ke humbur fillin Dhe ti,Je bere si Fatos Lubonja,Rama as qe e ka ate tendence,prandaj boll na cave koken.

    1. vk says:

      o bushat!!! fshati qe duket nuk do kallauz….. ka 2 vjet qe reformen ne drejtesi e ka kerkuar vetem Rama dhe nderkombetaret….. LSI dhe PD kane heshtur (edhe bufi e di qe gjykatesit e plepave ne 94 i caktoi Birisha….dhe ka 20 vjet qe ata trashen dhe si heq njeri) cdo gje eshte e qarte kush eshte e mira dhe e keqja……. 2+2 bejne 4….kurse per ju analistet dhe opinionistet (e blere dhe te shitur)….filloni….po prit se mund te bejne edhe 3,5 ose -4….ose 0 fare fare….etj etj

      1. tfgs1. says:

        kam thexuar prej kohesh se Rames do ti ij vdekja[politikisht] nga bashkepunimi[pabesia] mes suniteve te PD-se dhe shiiteve te LSI -se,normalisht pa harruar edhe pabesine came qe funxionon sipas eres e diellit…………………..

    2. andro-meda says:

      Ore ti ishbllokmen, e kupton ti more zotërri se shqiptarët e dhanë votën e tyre për të ndëshkuar Sali Berishën, Lul Bashën e co., për vjedhjet makabra që i kanë bërë këtij vendi për vite me rradhë. Askuj si intereson çdo bëjë Rama, askuj si intereson ç’thotë Lu-ja e Bu-ja. Ne na intereson që oligarkija e re që abuzoi me pushtetin të rikthejë pasurinë e popullit. Ndaj komentet tuaja janë pordhë me rigon siç janë edhe ato të gazetarëve e analistëve të tjerë.

    3. toni says:

      Turp qe LSI te behet pjese e gjykimeve te papergjegjeshme te pd se ne nje moment thelbesor per berjen dhe kthimin e shpreses per Shqiperine dhe Shqipetaret qe eshte Reforma Totale dhe Thelbesore e sistemit te drejtesise. Shkaku i gjendjes katastrofale ne te cilen gjenden Shqipetaret gjendja e tyre ekonomike dhe pasiguria dhe kriminaliteti ne rritje eshte vetemn drejtesia gjyqtaret dhe Prokuroret e korruptuar .
      LSI ja duhet te tregojne se e meriton qe te jete pjese e qeverisjes dhe votes qe ka marre nga populli ne 2013 dhe te mos behet pale me partine qe e ka shkaterruar shqiperine keta 25 vjet dhe po vazhdon qe ta shkaterroje sic beri me 8 dhjetor.

    4. Devolliu says:

      Sala, Likja, Lul-ushi, Mediushi e tërë gjingjonët e kuliçërit e Sali Kriminelit janë bashkë pasi duan një pseudoreformë që ata të mos gjykohen për krimet, vjedhjet, korrupsionin, vrasjet e aktet antikombëtare që kanë kryer.

  2. TJ says:

    O bushat! Pa dashur na tregove se kush eshte i korruptuar dhe ka frike nga reforma! Berisha dhe Meta e ndjejne fundin! Mercenari Andi po i dergon mesazhin Metes me porosi te bossit Berisha!Nuk ka kuptim reforma pa largimin e ketyre dy njerezve!

  3. Tomorri says:

    Nuk e kuptoj kete Bushatin me ke eshte .????????????????

    1. gjergji says:

      Pse duhet te jete me dike patjeter? nuk mund te jete i pavarur dhe te kete mendimet e tija? ose akoma me mire, nuk mund te jete me dike, dhe prape te flasi kundra tyre kur mendon se ka dicka qe duhet thene?

  4. LORA says:

    Ne hapesiren qe pershkon seline e PD-se,LSI-se dhe te kulles
    24-kateshe,eshte kryqezuar bushtalliu i vooooogel dhe po pergjon si nje ujk i uritur momentin e tij ,te mezipritur.
    Qellimisht ky kopuk-analist nuk do qe nuk do t’a marre ne konsiderate opinionin publik shqiptar,qe po e ndjek me pergjegjshmeri te lavderueshme kete procesin e reformimit te dreqesise se 25 vjteve te fundit,,,ne drejtesi normale per shqiptaret dhe shtetin e tyre.Eshte aq cinik dhe i neveritshem ,saqe u ben ftese ambasadoreve “te bindin shqiptaret”,,,,,pa dashur fare te pranoje se politika aktuale e ambasadoreve eshte derivat i pare i verdiktit te shenjteruar te shqiptareve ne shumice te cilesuar, me 23 qershor 2013 dhe 21 qershor 2015.
    Shqiptaret jane aq te qarte dhe te uritur per drejtesine,,,,saqe po durojne me stoicizem edhe varferine per te.Kjo qartesi e shqiptareve po axhuston dite pas dite sovranitetin e tyre,ne dobi te interesave afatgjata te Atdheut tone dhe po terbon nahijen e kusaro-krimineleve te integruar te politikes dhe mediave te tyre klienteliste.
    Lehi henes Andush,,,,,se do te beje me mire .

  5. katarakti says:

    Ka te drejte Bushati. Ne rast se kjo reforme realizohet siç kerkon PS-ja atehere Fullani nuk i shpeton dot me burgut si deri me tani. A e dini qe ai ka te drejte t’i kerkoje shtetit demshperblim qe e ka paraburgosur dhe hequr nga puna! Pra te fitoje edhe disa miliona te tjera! Pastaj eshte frika e 21 janarit o vella. Prandaj po behen bashke LSI-ja dhe PD-ja. Qe kur u formua koalicioni i sotem qeverises, PS – LSI, Meta ia beri te qarte Rames: Nese ai fillon dhe “turbullon” ujrat e 21 janarit ta shohe me dylbi kryeministrine. Keshtu jane punet ne Shqiperine tone te dashur, ku balta eshte me e embel se mjalta. Vendi eshte pushtuar nga hajdutet, vrasesit dhe maskarenjte. Me keq se ne kohen e turkut.

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ju gazetarucat jeni veç me fut maca ne thes

  7. kapo says:

    Nese do te behet reforme e vertet ne drejtesi mbas aprovimit te saj Berisha,Meta por edhe Basha duhet ta kene vendin mbas hekurave te kryqezuar.Nese jo,atehere nuk eshte bere reforme por nje paçavure pa vlere..qe si gjithmon (ne keto 25 vite) do ta haj ndonje peshk i vogel…dhe peshkaqenet do vazhdojne te rrufisin pasurit e Shqiperise.

  8. goni says:

    Per cfare institucione te pa varura e ka fjalen ky servil? Te gjiyhe institucionet kane nje dirigjent ,te gjithe e dime ,dirigjent Berishen.ne rast se rama arrine te realizoje vetem 30% te kapjes se institucioneve ,bereqaves.

  9. xhemal says:

    Bushati eshte nje gazetar klubesh .Me mire mos e lexoni

  10. Muçua I tanes says:

    I lutem popullit shqiptar te me zgjedhi debutet…….jam I ndershem, per arsye se dua te marr token time, e kam me tapi.

  11. OOOO. Z. Lu po qe se nuk e realizon ate qe ke thene deri me sot do te jesh nje person i neveritshem per ne shqiptaret. Ne esfer te vene te gjithe keta te koruptuar qe e shkateruan kete vend dhe kete popull duke e cuar ne varferine e tejskajshme me gjithe ato pasuri kombetare qe kemi patur qe duhet te ronim si zoter ne kete planet.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Bushat, te binde shqiptaret ?!?! Por ata votuan te bindur ne 2013 !!! Apo s’quhet ajo duhen “ribere” prap.. Bushat, ke filluar e pi kur shkruan.. Ule pak goten dhe kthellonju…

  13. . says:

    *************************************************************

    Vetem Z.Rama eshte i paster nga gjithcka …

    prandaj sot Ceta-Talibane PD dhe LSI-ja jane bashke sepse brenda tyre jane te prekur nga Drejtesia
    Sala, Basha, Meta … qe perpiqen t’a ndryshojne dhe zvarrisin ne favor te tyre reformen ne Drejtesi.

    Z.Rama nuk don te shkaterroje apo bjere qeveria, se Shqiperia mer fund, prandaj po e toleron dhe duron si shume Meten …

    Z.Rama, do kishte vene minister drejtesie Z.Ngjela qe do t’i kishte futur ne bureg te gjithe keta.

    **********************************************************************

  14. . says:

    —————————————————-

    Vetem Z.Rama eshte i paster nga gjithcka …

    prandaj sot Ceta-Talibane PD dhe LSI-ja jane bashke sepse brenda tyre jane te prekur nga Drejtesia
    Sala, Basha, Meta … qe perpiqen t’a ndryshojne dhe zvarrisin ne favor te tyre reformen ne Drejtesi.

    Z.Rama nuk don te shkaterroje apo bjere qeveria, se Shqiperia mer fund, prandaj po e toleron dhe duron si shume Meten …

    Z.Rama, do kishte vene minister drejtesie Z.Ngjela qe do t’i kishte futur ne bureg te gjithe keta.

    **********************************************************************

  15. kaktusi says:

    Andi Bushati, djali i Mehdi Bushatit sigurimsit me pushtet, nipi i Hysni Kapos përgjgjës për genocidin komunist, sot Andi Bushati gazetar i Tv Klanitt, shërbëtor i Saliut.

  16. AKIL yLLI says:

    KY asht , jo vetem nje njeri i trash me patent gazetarit, por tashti asht ba paranojak edhe ma keq se Makbethi! Tane kohen sheh andrra, se si do te rrezohet qeveria.

  17. AKIL YLLI says:

    Ky Bushati, jo vetem qe eshte nje i trashe me patent gazetarit, por eshte bere edhe paranojak, ma keq se Makbethi! tere kohen sheh endrra me makinacione, se si mund te rrezohet qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje