Fevzo i dërgon një letër publike Ramës ku bën biografinë e vetes dhe e sfidon pas akuzave të Braçes

23 Dhjetor 2015, 23:29Politika TEMA

Letër publike për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama nga gazetari, Blendi Fevziu

I nderuar zoti Kryeministër,

Po ju drejtohem Ju, duke cituar një thënie të një politikani që ju nuk besoj se e vlerësoni shumë, por që në historinë politike botërore ka lënë shumë gjurmë. Në një nga fjalimet e tij, Çurçilli thotë:

“Nëse godet me gur çdo qen që të leh rrugës, nuk ke për të arritur kurrë atje për ku je nisur!”

Ndaj duke mos dashur t’i përgjigjem çdo koneje të kopesë tënde politike dhe duke vënë në provë vërtetësinë e premtimeve të tua, po ju drejtohem direkt. Keni thënë që Ju dhe forca politike që drejtoni do t’u japë fund akuzave abuzive, retorikës boshe dhe do të mbështetet vetëm tek faktet.

Jeni shprehur në studion time se: Nuk jemi të gjithë njësoj, por dyshoj. Në fakt, ose Ju gënjeni dhe keni dy standarte, ose keni dështuar ta impononi këtë filozofi.

Pak ditë më parë, një shkrim që sqaronte se shumë politikanë kanë dhe manifestojnë një kamje të pajustifikuar ngjalli reagimin e ashpër të nja dy  deputetëve të forcës politike që Ju drejtoni. Nuk e di se përse kjo gjë ju dogji kaq shumë juve, sepse disa ditë më parë, kur në një organizim të opozitës deklarova se kamja (edhe e atyre) ishte një problem për besueshmërinë e opozitës nuk reagoi kush. Madje as kontestuan shprehjen time: “Se opozita nuk bëhet me makina luksoze Mercedes dhe as me marka celebritetesh”. Shpresoj që ata të reflektojnë sepse do të ishte mirë për këtë vend. Por ky është problemi i tyre. Problemi juaj ishte tjetër. Ishte përgjigjia me një ditiramb akuzash, asnjë fakt dhe me një stil që Ju e njihni mirë dhe keni thënë se e dënoni. Në fakt deri tani s’e keni bërë, madje po e stimuloni.

Po ju them dy fjalë për veten meqenëse Ju jeni sot Kryeministër i këtij vendi dhe jo publicist. Dhe keni përgjegjësi për të gjithë.

Në Janar mbush plot 25 vjet si gazetar profesionist. Që nga viti 1992 nuk jam paguar kurrë nga shteti dhe as nga taksat e qytetarëve. Për 23 vjet jam paguar me rroga nga më të lartat që jepen në Shqipëri. Të gjitha rrogat e mia kanë qenë të deklaruara. Paguhen me bankë dhe mbahen edhe taksat atje. Kam trashëguar nga familja disa prona, një pjesë fare e vogël e asaj që regjimi komunist na konfiskoi. Për të tjerat po vijojmë betejën ligjore në Gjykatat Ndërkombëtare. Mjafton t’ju them se nuk kemi marrë asnjë përfitim nga qindra mijera metra katrorë që vetë shteti na i ka njohur në vitin 1994 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit dhe që sot i administron një kompani gjermane. Por edhe shumë të tjera. Kjo nuk ka rëndësi. Eshtë pjesë e një drame që u luajt dhe po luhet në shpatullat e gjithë ish-pronarëve. Pasi ime më ndërroi jetë, këto kaluan me akt trashëgimie në emër të time motra dhe timen. Veç atyre që ende janë nën administrimin e tim eti. Të gjitha veprimet e pronave kryhen në studio ligjore të mirënjohura dhe çdo pagesë për to bëhet përmes bankës.

Jam një njeri me fat në këtë drejtim dhe jetoj mirë. Besoj se do jetoja po kaq mirë edhe po të kisha më pak prona. Sepse jetesa është dije dhe jo thjeshtë mirëqënie. Por meqenëse ju e keqkuptoni, po vijoj.

Jam njeri me profil publik, por fati nuk më ka bërë të trokas për ndonjë nder të veçantë në dyert tuaja. Kam pasur raporte të mira e të këqija me Kryeministra, por nuk besoj se ndonjëri prej tyre më ka favorizuar për ndonjë gjë. Që prej ditës që jeni në detyrë për shembull, nuk kam shkelur kurrë në zyrën tuaj. Dhe Ju jeni dëshmitar për këtë. Nuk kam shkelur as në zyra ministrash për të kërkuar ndonjë favor. Shumë prej ministrave të tu majde nuk i kam takuar kurrë.

Meqenëse deputetë të partisë suaj bëjnë akuza të përgjithshme, po ju sfidoj. Përdorni gjithë instrumentat që keni në dorë: Tatime, polici, meteorologji, peshkim a ku di unë dhe verifikoni të ardhurat e mia.

Përtej kësaj sfide, ka edhe një tjetër personale. Një nga deputëtët e tu, bën aluzione për një pronë të madhe, në qendër të Tiranës, ku ime më, ishte pronarë e thuajse 1.8 % të sipërfaqes. Meqenëse ajo ka firmosur një kontratë sipërmarrje në vitin 1999 me 374 bashkëpronarë të tjerë, zotëria lë të kuptohet se aty janë bërë favore të pamerituara. Po, aty i është dhënë një grupi biznesmenësh leja për të ndërtuar një qendër tregtare. Lejen e keni firmosur Ju në vitin 2008 dhe pas jush i ndjeri Olldashi në 2009. Nuk kam pasur asnjë komunikim me Ju në atë kohë dhe jeni përpara sfidës.

Nëse Ju keni dhënë leje të parregullt dhe keni favorizuar 373 pronarë që t’ju bëje nder të 374 atëherë Ju keni shkelur ligjin. Unë nuk mbaj mend t’i kem dhënë ndonjëherë lekë dikujt në jetën time sepse s’më është dashur.

Nëse Ju keni marrë lekë për atë firmë, atëherë Ju jeni hajdut! Nëse jo, nëse gjithçka ka qenë e rregullt dhe brenda llogjikave normale se si është ndërtuar gjithë Tirana, atëherë konet e grupit tënd politik gënjejnë dhe mashtrojnë. Jepini përgjigje kësaj sfide po qe se ke kurajo qytetare.

Tani kthehem edhe një herë aty ku nisa. Përse Ju djeg kaq shumë njerëzve të partisë suaj akuza ndaj politikanëve që nuk e justifikojnë dot kamjen e tyre? Sepse zoti Kryeministër i kanë para të vjedhura.

Sepse zoti Kryeministër, i kanë para që i nxjerrin nga nënshtretrit e tyre.

Unë kam të ardhura mjaft të mira dhe shumë herë shokohem nga makinat që parkojnë deputetët e tuaj, mu para Kuvendit, mu përpara kamerave. Unë e njoh shumë mirë industrinë e modës, por shokohem kur shoh deputetë me çanta 5 – 6000 Euro, me celularë 25 mijë Euro. Dhe nuk po flas për ata që i kanë fituar duke shfrytëzuar prostituta apo duke vjedhur vila në Itali sepse ata edhe i kuptoj, siç nuk kuptoj se ç‘duan në Parlament. Jo, i kanë deputetë që gjithë jetën kanë marrë një rrogë prej maksimumi 1 000 Euro dhe u duhet të harxhojnë rrogën e 20 viteve vetëm për të justifikuar Range Rover-it e tyre.

I keni parë zoti Kryeministër?! Shkoni në apartamentet e tyre dhe hapini përpara mediave siç bëri në vitet ’60 Adnan Menderesi në Turqi. Hapini t’i shohin shqiptarët se kush i vjedh dhe kush banon në apartamente nga 500 metra katrorë dhe vila nga 900 metra katrorë me një rrogë prej 1 milion e 200 mijë lekësh (të vjetra) në muaj. Këta janë hajdutët zoti Kryeministër! Me këta duhet të merret Drejtësia. Ajo Drejtësi që keni frikë ta ndërroni.

Jo zoti Kryeministër, kjo nuk është betejë kundër pasurisë, kjo është betejë kundër të korruptuarve.

Ndaj po i rikthehem edhe një herë asaj që thashë në fillim. Keni deklaruar se nuk do merreni me akuza pa bazë; as me pështyrje dhe as me bërje pis. Mjaftoi një shkrim kundër të korruptuarve në politikë, që t’ju shthuri vathën zoti Kryeministër. Dhe t’ju nxjerri nga premtimet tuaja. Por nuk është premtimi i vetëm që harruat në fakt.

Sot nuk mund të shkruaj më gjatë se më duhet të nisem për emisionin tim të rradhës. Nesër do merrem prapë me këtë çështje. Nuk do ti përgjigjem asnjë koneje, por Ju, Metës dhe Bashës, direkt. Nuk do ndaloj asnjë moment së foluri për këtë çështje. Dhe ju siguroj që sa herë të hap këtë temë më shumë veta do të reagojnë. Listoni, për të kuptuar se kush ka frikë nga antikorrupsioni!

 

44 komente në “Fevzo i dërgon një letër publike Ramës ku bën biografinë e vetes dhe e sfidon pas akuzave të Braçes”

  1. katarakti says:

    Ama çfare letre publike. Njelloj si ato te pasuesve te ish-mbretit. “Dua pronat” – thote Fevziu me tre mbiemra dhe 4 baballare!. T’i kishte marre kur miku i tij ishte ne pushtet. Apo atehere more dhe tani do te tjera. Njerezit nuk kane te paguajne energjine elektrike, ndersa ti kerkon te grumbullosh edhe me shume pasuri. Enveri iu binte hakut shushunjave si ty. Prandaj e shkruajte edhe ate palo liber, se raca juaj nuk bente dot si donte ne ate kohe.

    1. dfg = emër kari says:

      Gabohesh mor mik!
      Fevzo mund te kete shume defekte, por zorraxhi so Braçe nuk eshte!
      As nuk kafshon me dhe pa porosi si zagari Braçe!

    2. Jota says:

      Të isha si Rama do të merrja këshillen e Churchill-it që citove më lart për të të dhënë përgjigje!

      1. lori says:

        Bravo Jota, do te ishte pergjigja me e sakte. Vetem me nje korigjim : jo qen , por zagar.

    3. protopapa says:

      Ore Fevziu: E di si i thone nje llafi:
      Nuk Lahet M… me Shurre!Ndaj thuaj c,te
      duash,nuk te lajne Dote.
      … Nuk jam paguar nga Taxapaguesit?
      Po mire more Derdimen:- Si mbahet ne Kembe
      Emisioni yt? Apo e Subvensionon nga Xhepi.
      Ik ore Pirdhu Langaraq.Sot i paske pare Ti
      Cantat,Makinat dhe Pallatet?A Zuzar qe je.
      Zaten Gjak Kolaboracionistesh ke dhe s,ka si
      te jesh ndryshe.Pinjoll i keq.

  2. xhemal says:

    nje televizion privat por mbahet me parate publike paguan te zgjedhurit e parise per te shitur genjeshtra, ne shqiperi tere miliardert jane bere me para te pista ,pa djerse e drejtesi

  3. Dakord jam o z.Fenziu por ti je nje gazetar dallaveraxhi dhe jo i drejtepèrdrejte.Kèto qè i kerkon Rames pse nuk ja kerkove salqenit tend apo partisè tende zagolliane qe kerkon te rrembeje prona me dokumenta te paqena?Vazhdoje politiken e salqenit per kaq vite pushtet dhe turru Rames qe si ka bere per dy vjet.Derrat kane nje turi dhe ti po ajo sèrè je Ushqehu me …..SHQUPI.

    1. Illyrian says:

      Silloooooo, Rames po i kerkon “llogari” per premtimet qe ka bere Rama. Per “konet” e Rames, Per firmen qe e ka dhene Rama. pra me ato qe kane te bejne me Ramen!

  4. beni says:

    pasurine e justifikove,,,,
    po moralin prej kodoshi si do ta justifikosh?

  5. ....thjesht fare.... says:

    Me nje fjale problemi eshte fare i thjeshte.Te gjithe politikanet dhe ish politikanet te na sqarojne se me cfare te ardhurash kane bere pronat dhe depozitat qe kane.Pastaj sa taksa kane paguar per keto pasuri.KAQ!!

  6. ilir says:

    Ti sqaro nje here pse u vra gjygjtarti Konomi se I thone nje shprehje ku ka ze nuk eshte pa gje(aty akuzohesh ti I dashur gazetare se as emrin nuk dua te ta permend)ti shikon vetem llukjsin e te majtes po atyre tre djathteve nuke e shefe apo nuk te bejne pershtypje ti mascara I shekullit.Ti kete e bene betej per psuri o legen burre o I peshtire burre

    1. Akrepi says:

      Ilir
      ia cove tensionin 22 fevzos, e vdiqe fare
      hahahahahahahah
      se njeh Konomin ai, vetem e ka degjuar si emer…..

      1. neda says:

        Sa injorant jane nje pjese e komentuesve, gazetari ngre nje problem madhor per korrupsionin, per vjedhjen qe u behet shqiptareve, per pronat madhore qe kane vene deputetet e kuadrot e administrates nepermjet korupsionit,ku pasuria e tyre nuk ka se si te justifikohet ne raport me pagen qe marrin e ne vend qe opinioni te behet mbshtetje per te luftuar korrupsionin disa thone nga injoranca pse nuk i ka ngritur gazetari me perpara keto probleme Te mjeret e kane veteshkaterruar personalitetin e tyre nga injoranca,jane droguar nga politika. Sa shume injorant paska ky vend,prandaj edhe eshte shume e lehte per t’i sunduar shqiptaret.Keqardhje per keta shqipfoles. Gjithesesi une nga ana ime e falnderoje gazetarin per kete artikull, si nje angazhim konkret qytetar e ndihme qe i jep qeverise ne luften kunder korrupsionit.

  7. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ti s’je gazetar
    Ti je sharlatan
    Koran, koran
    I ziu, koran.
    ?
    Ti kot hakerrohesh
    Se bytha s’ta mban
    Koran, koran
    I ziu koran.
    ?
    Ti nuk behesh burre
    Se je taleban
    Koran,koran
    I ziu koran.
    ?
    Qafen ku e ke
    More pelivan
    Koran, koran
    I ziu koran.
    ?

  8. ardi says:

    Ky mor mik eshte k…. i depiluar.

  9. ILIRET says:

    Po mire mor zotni, shqiptaret per budallenj i mer ti?
    Si ka mundesi qe te tjeret ende nuk i kane mare pronat dhe ti po. Vertet nuk ke dhene pare, por ke dhene pushtet mediatik. Dhe kete e njeh me mire se te gjithe Sali Serbi.
    E dyta, mbase nuk do te bejme llogarine e rroges tende qe e ke mare ne banka, por ama llogarine e atyre qe te kane paguar ty dhe seren tende me paga marramendese do ta bejme. Dhe ti je paguar me para te pista, qe vinin nga droga dhe prostitucioni. Apo nuk e bere kurre llogarine e punedhenesve te tu?

  10. ILIRET says:

    Po mire mor zotni, shqiptaret per budallenj i mer ti?
    Si ka mundesi qe te tjeret ende nuk i kane mare pronat dhe ti po. Vertet nuk ke dhene pare, por ke dhene pushtet mediatik. Dhe kete e njeh me mire se te gjithe Sali Serbi.
    E dyta, mbase nuk do te bejme llogarine e rroges tende qe e ke mare ne banka, por ama llogarine e atyre qe te kane paguar ty dhe seren tende me paga marramendese do ta bejme. Dhe ti je paguar me para te pista, qe vinin nga droga dhe prostitucioni. Apo nuk e bere kurre llogarine e punedhenesve te tu…?

    1. Dashi says:

      Fakt i forte!
      Po te pakten ai ka marre pronat e veta, dhe nuk i ka vene gjobe biznesmeneve si E. Braçe!!!
      Nuk mund te revoltohesh pse dikush ka marre pronen e vet, por pse dikush 40 kile ne kandar kerkon pronen e te tjereve dume hedhur balten e vet!!!!

    2. neda says:

      Sa injorant jane nje pjese e komentuesve, gazetari ngre nje problem madhor per korrupsionin, per vjedhjen qe u behet shqiptareve, per pronat madhore qe kane vene deputetet e kuadrot e administrates nepermjet korupsionit,ku pasuria e tyre nuk ka se si te justifikohet ne raport me pagen qe marrin e ne vend qe opinioni te behet mbshtetje per te luftuar korrupsionin disa thone nga injoranca pse nuk i ka ngritur gazetari me perpara keto probleme Te mjeret e kane veteshkaterruar personalitetin e tyre nga injoranca,jane droguar nga politika. Sa shume injorant paska ky vend,prandaj edhe eshte shume e lehte per t’i sunduar shqiptaret.Keqardhje per keta shqipfoles. Gjithesesi une nga ana ime e falnderoje gazetarin per kete artikull, si nje angazhim konkret qytetar e ndihme qe i jep qeverise ne luften kunder korrupsionit.

  11. ILIRET says:

    Po mire mor zotni, shqiptaret per budallenj i mer ti?
    Si ka mundesi qe te tjeret ende nuk i kane mare pronat dhe ti po. Vertet nuk ke dhene pare, por ke dhene pushtet mediatik. Dhe kete e njeh me mire se te gjithe Sali Serbi.
    E dyta, mbase nuk do te bejme llogarine e rroges tende qe e ke mare ne banka, por ama llogarine e atyre qe te kane paguar ty dhe seren tende me paga marramendese do ta bejme. Dhe ti je paguar me para te pista, qe vinin nga droga dhe prostitucioni. Apo nuk e bere kurre llogarine e punedhenesve te tu..?

    1. Ceco says:

      Blendi dhe familja e tij kane marre me dokumenta fallco pronat qe ose nuk i takonin fare ose i takon vetem nje pjese.
      Ne librin per te, te Kastriot Myftaraj, apo ne dokumenta gjyqesore per pronat del qarte mashtrimi: si psh shtepine ne Pogradec (ish muzeu), shtepine mbrapa muzeut dhe dyqanet… (ka gjyqe pa fund per kete ceshtje). Prona ish e ndare me vendim te gjykates se larte ne 1936 mes gjyshit te Blendit dhe te vellait. Njelloj si gjyshi i tij qe vrau te vellain ti merrte pronen dhe Blendi e ka ne gjak fallcifikimin ..fallcifikoi dhe pagoi gjykatesit dhe e morri gjithe pronen ne emrin e tij. Ka perdorur dhe perdor mashtrimin dhe ia ka marre pronat gjakut te vet. Cfare njeriu fallco. Cfare karakteri. E pabesueshme qe ka fytyre dhe flet per prona apo per trashegimi.

    2. Daja says:

      Na binde qe cdo gje e ke me bange, po s`na bind sa kasaforta bange ke ne shtepi si shume te korruptuar te tjere nga te dy krahet.

  12. driloni says:

    ore sahanlepires nga dole ti kaq trim e i ndershem?
    mos harro si grabite pronat e Refikut, pasardhesit te vertet te Toptaneve.
    Ai eshte ndoshta i vetmi trashegimtar i madh qe ka punu 25 vjet se refigjat ne USA dhe ti i more te gjitha pronat e tij.
    Ik more sypalare e mos na bej leksione ndershmerie, sahanlepires i ndyre! Gjoja shkrimtar, gjoja gazetar, asgje nuk je ti veçse nje pjelle e ndyre tranzicioni qe shfrytezove pushtetin e korruptuar dhe qe kurre se ke problem te nderrosh kuajt e karroces. ik ore byth…ire se me vjen ndot kur te shoh ne ekran.
    PROTOTIP I NJRIUT TE SHPLARE DHE PA VLERE. PRIT SE DEKRIMINALIZIMI NUK KA PER TE KALUAR ANASH KETE RADHE TE MBYTURIT DO TE TE TERHAQIN MBAS VETES ASHTU SIC BERI BLATERI ME PLATININE

    Te pafsha se shpejti atje ku e meriton ti dhe soji i njerezve si ty qe i moren frymen keti populli

  13. stili> says:

    Fevzo qafiri mos e përdridh bythën,je i dërguar i SHQU,P it me këtë letër.Nuk je as gazetar as burrë i ndershëm je problemi dhe pjese e korrupsionit.Nga më të fëlliqurit që ka ky vënd,,!

  14. nje dite do ti marrin te gjitha sic I ke vjedhur says:

    Blendi eshte nje dallaveraxhi. Gjyshi I tij vrau te vellain ti merrte pronen por ne ate kohe nuk ia doli se kish shtet. Blendi me fallcifikime ka marre pronat n Pogradec etj. Libri I Kastriot Myftaraj dhe dokumentat e gjykatave te korruptuara tregojne per tapi te 1936 dhe vendime te pakthyeshme per ndar prone qe Blendi, duk paguar ka marre pronat. Gjyshi I tij vrau te vellain ti merrte pronen; dhe ky hale Ben po te njejten gje. Nuk do ti gezoj se jane haram.

  15. Dardan says:

    Eh mor Fevzi, me pisa merresh akoma?
    Paske kohe te lire zotrote, qenke ngeshem.
    Ik Fevzo vellai se ti e di qe nuk e e bga Erionka e as nga Rama

  16. milet i varfer nga shpirti says:

    Ankohet zagari i partive politike per konet !!!! ky surrat mburret me nonen se rracen e babes nuk e ka pe dere e fisi ky nip qafir i Neki Bej Starova .

  17. sulo permeti says:

    Fevziu eshte nje grabites ipronave te fisit te tij.Ai ka marre pjesen e luanit,dhe njerzit e afert te tij i ka lene me gisht ne goje.Pozicionin e moderatorit “politik” e perdor ne perfeksion.Engjell Hysenbegasi ndonese ishte nje drejtues i larte i PD dhe i afert me qerozin fevzi,ska marre asnje prone dhe ende ecen me biciklete-intelektual sh i nderuar dhe i zoti ,prof.universiteti,por nuk eshte bythelepires si qerozi….gojet e liga thone se edhe tek vrasja e gjyqtarit te vlores konomi,ka gisht edhe qerozi .I pangopur deri ne krim!!

  18. MEMEDHETARI says:

    A e di ti Bledi se si do te dukeshe po te te heqin nje vije ne mes te kokes?…
    Dhe eshte e sigurte qe Rita Petro,per ate pamje,do te beje nje poezi akoma me te “bukur” se sa “Vrima”…
    Titulli do te jete interesant,jo,ajo nuk do te perdore me fjale te pista,titulli do te jete thjesht… “BLEDI” …

  19. Arber says:

    Emri i Skardilajd Konomit do t’i dale Blendi Fevziut (Staroves), sic i doli gjyshit te tij, Neki Bje Staroves emri i viktimes se tradhtise se tij, Halid Lleshi, qe e thirri per mik dhe ua nxori hasmeve te tij ne shteg.

  20. Loni says:

    Po shume te drejt ke o Fenziu , por pa na thuaj ata paraardhesit e tu si i kane blere keto prona ??? Apo duke qene sherbetore te ottomaneve dhe na erdhet nga anadolly dhe na u gdhit bejler dhe feudal , ose duke e ndruar fene shperbleheshit me kete toke arberore aka kerkuar dikush nga juve trashigimtaret e ottomaneve te shqiperis falje per vuajtjet dhe prapambetjet qe I Kane shkaktuar ketij vendi me prapambetjen ottomane , apo ti na hiqesh si shqiptare tani ?? Ku deri dje ata paraardhesit tuaj Ishin administratoret ottoman te ketij vendi . Por ca te thuash skein faj juve por ki populli qe nuk ngrihet e tju shpore juve e gjithe si ju

  21. Nestle says:

    Faleminderit Blendi qe ngre pyetjen me vend, te mbeshtesim fuqishem ne shtresa fisnike qe edhe hidherimin na kane zili.

  22. lexuesi says:

    Une u mondova te shkruaj tek opinion.al por Fevzo e hoqi komentin tim.Shkruajta dhe per Z.Xhafa tekTema por Mero e hoqi dhe ate,sic duket Merua do te mbroje me cdo kusht Xhafen.Qe Xhafa eshte i zoti dihet,por si njeri eshte mashtrues me i madh se Koco.Mjere ai qe bie ne dore te Xhafes,nje dore ne qafe dhe nje ne bythe.Edhe Xhafa ka nja dy pallate ne Poradec ,i ndertoi kur ishte deputet i PS,ne pronat e gruas.
    Fevzo ka nje hall,do te prishi me cdo kusht qeverine,mqs nuk ja var me njeri ai po perdot rrugen e shpifjes.Fevzua parate i merr nga Frangaj dhe Frangaj nga qeveria,prandaj dhe Fevzo lushnjari i lepin bythen cdo qeverie,servil.,megalloman dhe i paafte,asgje nuk zgjidh.Qeveritaret keanaqen nga servilizmat e Fevzos i cili duhet te justifikoje rrogen qe e merr nga Frangaj,pra vjedhin shtetin.Asnje fjale nuk ka thene Fevzo batakciu per Berishen ,e mbeshteti ate me hartime rinie,shpifje dhe elozhe,gati sa nuk e puthi ne bythe.Te gjith shoket e Fevzos jane nga Lesha,Frangaj banditi,Gjin kryehajduti,,Bumc idioti,Marku me hunde te shtreber,Zogaj pa atdhe,Manjani matrapazi,lesi qe nuk qan e sa hajdute te tjere.Asnje nuk,eshte nga Tirana,Shoket e Fevzos dhe vete Fevzo jane nga rrethet ose provinca,ndjenja e inferioritetit dhe e baltes i ben keta njerez qe te vjedhin,bejne mode ne dukje,jete pasaniku,por ne fakte ngelen fshatere ose malsore.Nuk ka para qe tja heqi zhylin ne kocke.Fevzua flet per prona ,Ku jane Vrionet,Elbasanet,vlora etj qe kane patur mbi 90% te tokes.Vetem Fevzua i mori me mashtrime,kur dihet qe origjina e tij eshte gjysem ilegale,Fevzua nuk eshte legjitim.Kjo mungese identitet e ndjek tere jeten,duke u hequr si gazetar i oborrit.
    Ju qep Pacollit me cdo kusht duke rrjepur cdo gje.
    Fevzua nuk ka zgjidhur ne emisionet mediokre,asnje gje,vetem ka rregulluar bythen e tij .Nuk behesh dot Fevzo Tiranas,prandaj merresh me Ramen se nuk ta var si provincial qe je,Berisha po ishte nga shpellat e lashtesise dhe te dy ishit njelloj,jo autoktone Tiranas.

  23. eli-tiv says:

    ….kam kuriozitet te di…fevzo e di sot qe X

  24. eli-tiv says:

    ..sot fevziu e di qe Xhek London ka shkruar romanin Marti Iden…???
    Ky njeri ka “vrime” ne formimin e tij intelektual…..Nuk eshte ne vendin e duhur..

  25. mira says:

    more fevzo,mos ngatarron pushtetaret qe vodhen 8 vjet me rradhe me keto qe nuk kane bere as 3 vjet,sa i paftyre qe je more sharlatan,

  26. Treviso says:

    O kok zbath, nuk i di pronat ku i ke dhe nuk me intereson, por di kete, prona ne fushen e aviacionit nuk ke. Nese do dalesh me prona ne fushen e aviacionit permua do te jete nje mashtrim dhe korrupsion qe ke bere me skuadrat mafjoze qe kan drejtuar deri ne 2013. Ne ate zone pretendon dali me prone edhe krye Skrapaliu. Zona Fush-Kruje, Ura e Gjoles deri ne Rinas eshte kthyer nje mish-top ky teren nga ish politikanet mafjose dhe po vazhdon te mbahet akoma e pazgjidhur. Politikanet Mafjoze kan nderhyre jo vetem ne Kadastren e Qytetit te Krujes por dhe ne Kadastren Qendrore. Ne kadastren e Krujes kan falsifikuar emrat, kurse ne Kadastren qnedrore ne Tirane kan grisur faqet e regjistrit. Tapite e kohes se Qeverise se Zogut pronaret i mbaje per ti pire lengun.

  27. Treviso says:

    O kok zbath, nuk i di pronat ku i ke dhe nuk me intereson, por di kete, prona ne fushen e aviacionit nuk ke. Nese do dalesh me prona ne fushen e aviacionit permua do te jete nje mashtrim dhe korrupsion qe ke bere me skuadrat mafjoze qe kan drejtuar deri ne 2013. Ne ate zone pretendon dali me prone edhe krye Skrapaliu. Zona Fush-Kruje, Ura e Gjoles deri ne Rinas eshte kthyer nje mish-top ky teren nga ish politikanet mafjose dhe po vazhdon te mbahet akoma e pazgjidhur. Politikanet Mafjoze kan nderhyre jo vetem ne Kadastren e Qytetit te Krujes por dhe ne Kadastren Qendrore. Ne kadastren e Krujes kan falsifikuar emrat, kurse ne Kadastren qnedrore ne Tirane kan grisur faqet e regjistrit. Tapite e kohes se Qeverise se Zogut pronaret i mbaje per ti pire lengun.

  28. LIGJI says:

    PO ATO TOKAT NE HAMALLAJ TE GJYQTARIT KONOMI………………..??????????!!!!!!!!!!!!!

  29. LIGJI says:

    PO ATO TOKAT NE HAMALLAJ TE GJYQTARIT KONOMI……….SI I MORE SE TI SKISHE AS 1/30 E PJESES ATJE……….??????????!!!!!!!!!!!!!

  30. drejtesi a vdekje says:

    Nuk ka nevoj per koment,fotoja i tregon te gjitha

  31. verra says:

    Fevzo. Koka jote duket si verra e rrujtme.
    Lere pak me lesh gjekundi.
    Kellire e kombit. Ti me meron e rame e frangajn

  32. merushe says:

    Po gjyshen nga nena perse nuk e ze ne goje ky Blendi !? Eshte histori interesante ,me te Blendi mund te bej nje liber te verdhe , e te munde te fitoje te ardhura me shume se me dy librat e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje