Rama takohet me Shimon Peres: Shqipëria ndryshe, falë jush

23 Dhjetor 2015, 14:18Politika TEMA

Gjatë vizitës në Izrael, Kryeministri Edi Rama u prit nga ish Presidenti i Izraelit Shimon Peres në Qendrën për Paqen “Peres”, një organizatë joqeveritare, e themeluar prej tij, që nxit afrimin e Izraelit me fqinjët, duke promovuar paqen përmes projekteve të përbashkëta ekonomike dhe sociale.

Shimon Peres, është një prej figurave politike më të spikatura për Izraelin, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme për vendin. Ai njihet si një prej prej personaliteteve që ka përkrahur dhe ka punuar për paqen mes Izraelit dhe Palestinës, mision të cilit i ka kushtuar edhe Qendrën për Paqen “Peres” të themeluar prej tij në vitin 1996.

Shimon Peres Presidenti i Izraelit nga viti 2007 deri në 2014, ka qenë gjithashtu 2 herë Kryeministër i vendit, disa herë Zëvendës kryeministër, ministër i mbrojtjes, ministër i jashtëm, ministër i financave, ministër i transportit, ministër i Emigracionit, ministër i bashkëpunimit rajonal, përgjatë viteve 1969-2002.

Në vitin 2012 Peres u dekorua nga Presidenti Obama me medaljen më të lartë shtetërore në SHBA, Medalja Presidenciale e Lirisë për kontributin e tij për paqen.

Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të spikatur të komunitetit shqiptaro-hebre, që jetojnë atje.

Duke shprehur kënaqësinë që priti në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ish Presidenti Peres vlerësoi me admirim ndryshimet e bëra së fundmi në Shqipëri dhe rolin e kontributin e Kryeministrit Rama në këtë drejtim.

“E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm falë jush, në fillim si kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, dhe tani si kryeministri më i dashur që ka Shqipëria.”, tha Peres.

Ish Presidenti Peres u shpreh se e sheh të ardhmen e Shqipërisë premtuese, duke ofruar gatishmërinë për ndihmë dhe bashkëpunim, si mënyra më e mirë që vendet të mbështesin njëri-tjetrin drejt prosperitetit.

“Jam shumë i prekur kur ju shoh këtu ju. Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne. Vogëlsia dhe madhështia në ditët e sotme nuk maten nga madhësia territoriale apo numri i popullsisë, por maten vetëm nga vlerat dhe cilësia e edukimit që një vend mbart. Me sa di unë ju keni ende probleme, por çfarë bëtë në një kohë të shkurtër është fantastike, ndaj dua t’ju përgëzoj që jeni duke rilindur Shqipërinë që të ketë bukurinë e tokës së saj, mirësinë e njerëzve të saj dhe për përpjekjet për t’u bërë një vend që nuk bazohet vetëm në bukurinë e tokës tuaj, por edhe në shkencë dhe teknologji. Me aq sa mundemi, do të jemi më shumë se të lumtur që t’ju ndihmojmë sepse vendet e vogla mund të bëhen të mëdhenj, jo nëpërmjet ushtrive, por nëpërmjet edukimit. Për mua ky nuk është vetëm një takim diplomatik, por edhe një event shumë emicionues.”

Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi figurën e spikatur dhe popullore të ish Presidentit të Izraelit Shimon Peres, si mbartës së mesazheve të mirëkuptimit e bashkëjetesës në paqe mes vendeve.

Kryeministri Rama i dorëzoi ish Presidentit Peres, Medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrisë, duke iu drejtuar me fjalët: “Për gjithçka jeni dhe përfaqësoni, për të “urtin” e Izraelit, ju falënderoj me zemër dhe, në emër të qeverisë shqiptare dhe të gjithë atyre, nëse me lejohet, që u mblodhën sonte këtu, ju dorëzoj Medaljen e Mirënjohjes se Kryeministrisë.

6 komente në “Rama takohet me Shimon Peres: Shqipëria ndryshe, falë jush”

  1. Toti says:

    Shum i kfjellet ky Perez.

  2. Hipokrizi totale says:

    Kryem me i dashur?ja ke fute pordhe,me i dashuri per ju po, por jo per Shqiptaret,kurrsesi,s’kemi patur ndonjehere kryem te dashur per popullin por vetem hajdute,arrogante,bastarde dhe plackitesa kemi patur,dhe ky ben pjese tek te tjeret.Do beni para dhe do pastroni miliarda me kryem e dashur per ju

  3. Gr says:

    Bravo edi nuk eshte se je me i miri po me te mire se ty nuk ka tani per tani

  4. Aron says:

    Kam ndjekur debatin midis Shimon Peres dhe Mikahil Gorbaçov në kanalin 13 të New Yorkut për çështjen e Kosovës. Atë mbrojtje brilante që i ka bërë ky izraelit gjigant çëstjes së Kosovës, nuk kam dëgjuar kurrë t’ja bëjë ndonjë nga politikanët shqiptar. Mikahil Gorbaçov mbronte Sërbinë, kurse Perez, sikur të kishte lindur në Drenicë, mbronte me argumente të shkëlqyer problemin e lirisë dë Kosovës. Ishin thirrur të dy si nobelistë të paqes nga Xhim Leher.

  5. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Pse sperdor baruda ky i gjati sic ben ketej gjith diten sa duket sikur njerezit do ti ushqej me batudat e zderlaqura te tij…

    Sepse eshte perpara ustallareve, qe i dhane pusht et, dhe qe ja heqin pusht etin kur te duan.

    Te shkretet cifut ne gjith boten kane vendosur kukullat e tyre bile dhe ne Amerike.

    Por simbas gjith gjasave dhe shum pak koh i ka ngelur pushtetit te tyre dhe nuk do ti bejne dot derman kukullat e tyre…

    1. Nje qytetar says:

      Ha mut ha , nazist, xhihadist, berishist ! Ik ne Siri ,plehre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje