Fatos Lubonja: Rama po mashtron ambasadorët, ka ndërtuar një shtet karikaturë të komunizmit dhe vepron si Enveri

23 Dhjetor 2015, 11:14Politika TEMA

Është idiot politik i pashpresë ai që nuk ka kuptuar se Sali Berishës, Edi Ramës dhe shumicës së mbështetësve që kanë prapa nuk u kërcet as për veteranët e luftës, as për ish të persekutuarit, por vetëm për pushtetin dhe paranë e tyre”.

Kështu shkruan Fatos Lubonja në një shkrim të publikuar sot në gazetën “Panorama”

Fushatën me akuza dhe kundër akuza për dekorimin e veteranëve që kanë qenë hetues në kohën e komunizmit Lubonja e sheh si “një melodramë të shpifur dhe të imponuar nga agjenda e politikës së regjisorëve të vjetër që nuk emocionon më as dhe vetë miopët politikë”

Atëherë si ka mundësi që kjo melodramë ka pushtuar tërë skenat kryesore mediatike?

Ka vetëm një shpjegim– vijon Fatos Lubonja në shkrimin e tij me titull “Dekomunistizimi dhe ambasadorët” – sepse kjo puna e dekomunistizimit, ashtu si dhe reforma në drejtësi janë dy tema që emocionojnë shumë ambasadorët e huaj sot, aq sa moskapërcimin e këtyre dy pengesave ata e quajnë shkakun e shkaqeve pse jemi në këtë gjëndje”.

Ne kemi një klasë politike që duke e humbur gjithnjë e më shumë legjitimitetin brenda vendit, kërkon ta kompensojë atë me legjitimitetin që i japin ndërkombëtarët- sindromë kjo e vjetër sa shteti shqiptar, në fakt, sepse pushteti historikisht te ne është marrë në sajë të ndërkombëtarëve dhe është mbajtur në sajë të mbështetjes së tyre politike dhe ekonomike.

Në kontekstin e kësaj kulture politikanësh dhe shteti të dështuar Edi Rama ka bërë një sërë operacionesh për tu prekur telat ndërkombëtarëve për ti bindur ata se, më në fund, në Shqipëri po ndodh revolucioni kulturor i shumëpritur: Reforma në drejtësi dhe dekomunistizimi. Dhe në stilin enverist të propagandës po ua paraqet sikur janë gjëra që karvani i maleve të Shqipërisë po i prisnin këto reforma me në krye Edi Ramën siç prisnin dikur Partinë e Punës me në krye shokun Enver për të udhëhequr popullin shqiptar nga fitorja në fitore. Dhe, me sa duket ndërkombëtarët i janë bashkuar karvanit me gëzim, pa e ditur se ku po i çon” shkruan Lubonja.

Ligji i Dosjeve, Bunkarti, Shtëpia me Gjethe së fundi dhe bunkeri prapa Ministrisë së Brendshme janë disa nga aksionet spektakolare që ka ndërmarrë Rama me të tijtë për të emocionuar ndërkombëtarët e që po na paraqiten deri edhe nga gazetarët e huaj si fillimi i rilindjes shpirtërore në Shqipëria.

Kjo i ka nervozuar demokratët, dhe jo krejt pa të drejtë, sepse në rolet që kishin melodramën që ka njëzetpesë vjet që luhet, ata kanë pasur një ndarje rolesh: dhe rolin e mbrojtësve, të të persekutuarve e kishin demokratët, kurse mendja totalitare dhe e pabesë e Ramës kërkon tua marrë edhe këtë rol, siç u ka marrë biznesmenët, pronarët e mediave, univeristeëtet private e ku di unë çka mbetur tjetër.

Kjo shpjegon dhe reagimin e fortë të tyre për veteranët hetues të dekoruar që i drejtohet edhe ai kryesisht ndërkombëtarëve”

Tani, pyetja që shtroj unë është: Mirë ne që nuk kemi kujtesë institucionale sepse sa vjen njëri në pushtet i nxjerr të gjithë jashtë nga zyrat dhe i mbush ato me fillestarë, por as këto ambasadat e huaja nuk paskan asnjë lloj kujtese institucionale por sa vjen një ambasador gjërat fillojnë nga mashtrimi i parë sikur të jemi në vitin 1991?

Sepse kush ka sadopak kujtesë historike, nuk mund të harrojë se, nëse është folur për reformë dekomunistizimi dhe reformë në drejtësi në Shqipëri kjo ka ndodhur në kohën e qeverisë së parë të Sali Berishës. Harruat që futi në burg Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Aranit Çelën e shumë të tjerë duke hartuar edhe ligjin për gjenocidin? Harruat që ndërroi gjyqtarët e komunizimit duke i zëvendësuar me ata të plepave?

A nuk kemi pasur ne një ligj a ku di unë që merrem me punën e dosjeve madje të lustracionit dhe që lidhej me emrat e Mezinit dhe të Bezhanit? A nuk e kishim ne Burgun e Burrelit muze të diktaturës? A nuk ka hapur Berisha një pavijon të Muzeut Kombëtar kundër diktaturës? A nuk ka rehabilituar Berisha kushedi se sa figura të persekutuar e pushkatuar nga komunizmi dke i bërë “Nderi i Kombit”, (duke përjashtuar ata me prejardhje komuniste, si Fadil Kokomani e Vangjel Lezho, sigurisht?)

A nuk ka pasur ai në atë kohë mbështetjen e zjarrtë të Aleatit të madh SHBA, të vetë ambasadorëve amerikan dhe italian veçanërisht? Askush nuk i mohon dot këto, por as faktin se megjithatë punët shkuan keq e mos më keq. Aq keq sa shqiptarët, paradoksalisht, për të rrëzuar Berishën u mbështetën te partia që kishte udhëhequr persekutimet e tyre. Dhe madje as nuk reaguan kur këta i nxorën nga burgu Ramiz Alinë me shokë dhe u dhanë pafajësinë; as kur Burgun e Burrelit e kthyen nga muze në burg për oridenerët. Po pse? Sepse problem ishte se këtë dekomunistizim Berisha e bëri me stil komunist, nën parullën “I gjithë pushteti sovjetëve”, për të deligjitimuar, sipas shembullit të luftës së klasave, që I ndante njerëzit me familje të mirë dhe të keqe, ata që nuk e mendonin si ai çdo gjë që bënte ai. Problemi i dekomunistizimit të Berishës është enverizmi në mendjen e tij, ëndrra për tu bërë një Enver i dytë.

Dhe pas njëzetpesë vjetësh ky është problemi i sivëllait të tij Edi Rama. Edhe ai gjithçka po e bën sipas motos: i gjithë pushteti Edi Ramës” apo i asaj tjetrës: Kur themi Edi nënkuptojmë partia”. Të kesh dyshim për këtë, do të thotë të jesh më shumë se miop politik; sepse këtë ai e ka të shkruar në lulen e ballit të çd aksioni që po ndërmerr. Ashtu sikurse faktin se për Ramën, të bësh politikë do të thotë të bësh propagandë. Ja së fundi mora vesh se nën atë bunkerin që u sulmua së fundi, nuk ka tjetër veçse disa zyra nëntokësore të MPB-së të ndërtuara në vitin 1986- 1987. Ata që i kanë vizituar thonë se kanë qenë të thjeshta, të mobiluara me karrige e tavolina e asgjë më shumë dhe nuk janë vënë kurrë në përdorim. Dhe hyrja e tyre ka qenë nga brenda Ministrisë së Brendshme. Kushedi se si do të na i paraqesin tani. Si dhoma torturash, ka gjasë, që po zbulohen për herë të parë.

Mirëpo ç’rëndësi ka e vërteta? Rama me një gur vret dy zogj: bën këtë operacion për ndërkombëtarët dhe çka është më e rëndësishmja, përmirëson financat e klientelës së tij, duke u dhënë miliona për këto operacione, paçka se ndërkohë “jep” zero lekët për arkivat, për studime të së kaluarës komuniste e të tjera gjëra shumë më të rëndësishme për njohen e vërtetë të komunizmit, sesa këto butafori”

E pra, ndërkaq punët me dekomunistizimin e vërtetë shkojnë keq e më keq.

Sepse, nëse me regjimin komunist që kaluam do të kuptojmë pushtetin e një partie të vetme, që me zërin e liderit të vet absolute pretendon se ka monopolin e së vërtetës, e një partie që ka kontrollin e ekonomisë, kontrollin e mediave, si dhe që përdor dhunën verbale dhe fizike ndaj atyre që nuk reshtohen në llogoren e saj kundër armikut të partisë dhe të popullit, mendoj se pas njëzetepesë vjetësh Shqipëria deri dje e Sali Berishës ka hedhur me Edi Ramën një hap më tej drejt këtij vizioni sa të frikshëm, edhe karikaturesk të regjimit komunist. Dhe kush ka shpresë se nga kjo do të shpëtojnë ndërkombëtarët, është një miop politik i pashpresë”, mbyll shkrimin e tij analisti Fatos Lubonja

38 komente në “Fatos Lubonja: Rama po mashtron ambasadorët, ka ndërtuar një shtet karikaturë të komunizmit dhe vepron si Enveri”

  1. edifrankfurt says:

    Pirdh o i rrjedhur pirdh …ti me gjithe Berishen tend te pjerdhur.

    1. Thanasi says:

      Se c,me kujtove o Toso:
      Todi yt kur e kishte ne Dore per
      Dasmen tende porositi Kombinatin Ushqimor
      Äli Kelmendi”te prodhonte per te Qerrasur
      Karamelet me Emrin Tend dhe te Zanes.Ishin
      nga me te mirat e atyre koherave.Karamelet
      Tosi dhe Zana u prodhuan per Dasmen tende o zagar
      sepse e kishte ne Dore Todi dhe Fadili.(te me ndjejne
      familjaret e z.Pacrami)
      Sot,ti je tjetersuar per Ramen i cili e koregjoi Dekorimin.
      dhe harrone qe po ta thote vazhdimisht se ne aspektet e
      Politikave ka qene kundershtare me Kristaqin,kurse
      Ti nuk ke thene asnje llaf kunder Todit qe ishte vertete
      Sadist.Por mos harro se ka mjafte Njerez qe Rrojne
      per me Diftue.

    2. Daja says:

      Po pse kalamaj kopshti me dreke, qenkan ambasadoret qe mashtrohen nga Edi Rama o Toskanini Taraskonti.

    3. Patriot says:

      O edifrankfurd,pse eshte i pjerdhur Lubonja pse i zbardh petet lakrorit edushka,apo nuke i shkon per shtat nje te superkorruptuari dhe le lidhur me riciklimi e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet,plus pushtetin lokal me ze figure dhe deshmi te gjalla ne vite?
      Apo pse i dha vetes npermjet ngjales se berishen ngrene tek villa e superkorruptuarit Meta mbi nje miljon vota te gabitura dhe te tjetersuara me fuqine e pushteteve?Mjaft me,nuke vazhdohet keshtu.
      Fatos Lubonja ka shume te drejte,Edvin kritaq rame mbetet nje i biri te jatit qe firmosin denimin me vdkje per dy poete qe ironizonin diktatuen komuniste,doni apo nuke doni ju ai mbetet pjese e jashteqitjes shqiptare ne Tiranen zyrtare ne vite,qe shume shpejt do te kene nje fund te turpshm dhe pa kthim.Besoni.

  2. naku says:

    Z Lubonja! Une te kuptoje qe ti e ke te pamundur ta kontrollosh veten. Ti as vete nuk e di cben,c’perfaqeson ,kujt i sherben dhe… je nje i mbaruar qe bezdis.

  3. lugati says:

    me legen dhe mashtrues se ty nuk ka o pede

  4. Ai says:

    Nuk e kuptoj pse mendimi i nje njeriu qe ka shqitur nga fiqiri e qe flet per “inat te sime vjehrre” duhet te raportohet kaq shpesh e me kaq rigorozitet.

    Cili ka qene kontributi specifik i Lubonjes nje shtetberjen shqiptare? A ka nje dite eksperience realy ky njeri per ato ceshtje mbi te cilat flet?

    Nje-dy Lubonja sa andej kendej.

  5. nuk ka rendesi says:

    E keqja me e madhe eshte katundarizimi i cdo aspekti te ketij vendi. Si mund te mbizoterojne idete, shpresa, liria e tregut, gjenialiteti, altruizmi, barazia, identiteti, personaliteti … kur jemi mbytur nga katundaret. Ata vrasin, ata pushtojne, ata nuk respektojne, ata duan, ata vetem marrin, ata komandojne, ata marrin vendet e punes, marrin tenderat, ata perlajne dhe pervetesojne gjithshka. Y kthye nje vellai im nga Italia dhe 5 vjet me rradhe qendroi ne Shqiperi, punoi, investoi dhe humbi gjithshka. Fituan derrat. Fitoi banka, fituan tatim taksat, fitoi qeradhenesi i aktivitetit dhe ai i shtepise, fitoi OSSHE, fitoi ujesjellesi – e ropen te gjithe. Ai dhe familja e tij humben. Humben te gjitha kursimet. Ata u rinisen per emigrim ne Gjermani te lebetitur. Nuk duan te kthejne me koken pas.

    E ne kete vend Rama nuk eshte tjeter vecse nje katundar tjeter si gjithe te tjeret.

  6. emigrant says:

    Shkruajne e flasn te gjithe shkruan dhe EdiFrankfurti pa ditur dhe vete cfare shkruan.

  7. mavria says:

    Perderisa politika jone kombetare e mban Enver Hoxhen si HERO dhe nderon Piramiden e tij Famekeqe ne mes te Tiranes ASGJE demokratike nuk mund te presesh nga kjo politike e ndyre mashtruese dhe demagogjike, sepse o Fatos Lubonja:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT KUR KY SADIST GJAKATAR MBOLLI MURTAJEN SOVJETIKE NE SHQYPNI DHE E BERI VATANIN SI NJE CIFLIG FEUDAL TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET, ASHTU SIC KA MBETUR DERI ME SOT

  8. merobaze says:

    Perderisa politika jone kombetare e mban Enver Hoxhen si HERO dhe nderon Piramiden e tij Famekeqe ne mes te Tiranes ASGJE demokratike nuk mund te presesh nga kjo politike e ndyre mashtruese dhe demagogjike, sepse o Fatos Lubonja:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT KUR KY SADIST GJAKATAR MBOLLI MURTAJEN SOVJETIKE NE SHQYPNI DHE E BERI VATANIN SI NJE CIFLIG FEUDAL TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET, ASHTU SIC KA MBETUR DERI ME SOT

  9. Iliria says:

    Rama nuk eshte i shenjte, por si nuk pushove nje here duke vjelle vrer o Luboviç sllavi. Saliu i vuri kazmen ketij vendi 25 vjet rresht dhe nuk the gjys fjale, kurse ky i gjati te pakten po ben ndonje gje, po perpiqet te beje diçka, po mundohet te vere disa gjera ne vend, sado qe asnje popull nuk mund te jete i kenaqur 100% me qeverine e vete.
    Po ty o gjarper plot helm nuk t’u mbyll nje here haleja, vetem vjell vrer, ça paske qene o qenie e ndyre, o hiçnjeri. Plehre, burre kurve!!

  10. islam says:

    kush e beri kete analist,keta jane te q… ne bythe mo.

  11. Shaba says:

    Po ty te plasi bytha per ne ik o Toso mbro Beketin qe na cave trapin nja 2 muaj Duke I lepi bythen.

    1. Shaba b says:

      Po ku ka nevoje becchetti ta mbroje lubonja mo ditezi. Mbroni menderen dhe Ramen nga Becheti se ka hapur 7 gjyqe nga ku do te na marre nja 1 miliarde euro. Becchetit si ka plas b per Ennel e Dojc Bank jo me per kete gomarin tone.

  12. pausady says:

    Po ky Tosi e ka provu vrimen?

  13. M.Bocari says:

    jemi vertet nje popull i pa shprese? nuk jam per F.Lubonjen se nuk e njoh, por lexova ate cfare ka thene dhe i jap shume te drejte. Por huqi i shqiptarit eshte qe kur flitet drejte te shajme ate qe i thote, se ai qenka i shtrember, dhe kur thone brockulla dhe shtremberojne cdo realitet e lavderojme dhe shkojme nga mbrapa se na qenkish i drejte si 2 metroshi qe kemi tani.
    Ju thoni Lubonja sa andej kendej. Une them se ne kemi qene dhe jemi prej 1941 ne mes, ne jemi brumi komunisto-shqiptar, qe nuk dine se ceshte komunizmi, ne jemi diktature njerezore qe nuk e kupton dot njeriun me te drejta te barabarta, dhe duke u perpjekur te ngjitet lart harron se do bjere dhe poshte, jemi diktatore te mendimit dhe mosvleresues te veprimit. Sa per ato karamelet Thanas do ishte me e vogla qe do te ankohesha, kush kish mundesi e ka bere, te pakten ideja ka qene e bukur.

  14. Q.S says:

    Ik e merr edhe Berishevicin dhe I fusni I kafe ne Beograd se qe te dy keni rrjedh keq fare e sju ban dot derman njeri.

  15. timo says:

    Sa më shumë hidhet baltë ndaj komunizmit dhe komunistëve aq më të pastër mbeten ata në mendjen e njerëzve të thjeshtë. Ndyrësirat e komunismit u pastruan gjatë këtij tranzicioni 25 vjeçar. Ata u konvertuan në anti komunistë.

  16. stela says:

    Enverit i vjen anash Rama, se eshte qindra vjet larg Enverit.

    Te vepronte si Enveri ku ma gjen o Lubonja, po fatkeqesisht eshte shume larg Enverit.

  17. beth says:

    E vleresoj gjitmone Fatos lubonjen ne me te shumten e gjerave qe thote.Ai a kulturen dhe intelektin te analizoje mbrapshtite e qeverrive qe kane dhe kane patur shqiptaret.Eshte nje mendje dhe pene qe duhet ndjekur dhe kuptuar cfare thote.Pak jane ata qe e njohin dhe e kane provuar cdo te thote padrejtesi ne kete vend.eshte ne ndein tone ta degjojme me vemendje dhe te mundohemi te kuptome theniet e tij.besoj qe shue nga ju qe shkruani kunder ideve te tij nuk e njihni komunizmin ne shqiperi (te vjetrin dhe neo-komunizmin)Kjo eshte nje arsye e forte per te kuptuar naivitetin tuaj ne komentet tuaja.Une nuk jetoj ne shqiperi por e njoh mire diktaturen ,komunizmin si i kuptoj shpejt simptomat i tij.Pak a shume te dashur miq eshte sikur ju te keni kaluar nje semundje te rende ne jete qe mezi keni mbijetuar dhe pastaj sapo te shihni dhe degjoni per te njejtat simptoma semundje te dikush tjeter ju shqetesoheni,tronditeni,merziteni,ndiheni keq /A e dini pse ?Sepse askush si ju nuk di dramen qe do kaloj personi qe ka kete semundje.Keshtu ndodh edhe me ata qe e kane njohur dhe pesuar “semundjen e komunizmit”Nje nga ata qe e ka kaluar dhe ka mbijetuar eshte fatos Lubonja.Ai thote dhe bertet_kujdes,mos e nenvleftesoni “semundjen”,eshte e rrezikshme dhe vjen tinez.Vjen fshehtas por eshte -kancer.A nuk meritojne vemendje njerzitsi lubonja???/Per mua po.

  18. Petrit Zela says:

    Z Lubonja,perse e keni kaq te veshtire te pranoni,ndertimin e shtetit
    mbi themelet e ligjeve????

  19. Uauuu says:

    Ka ndodhur ajo që është thënë kohë më parë: Ne shqiptarët sa bëjmë ca hapa para, kujtohemi dhe shkojmë përsëri atja ku ishim. Duket sikur hapat para janë kohë krimi dhe ne kthehemi te koha e krimit, se na merr malli për të kaluarën “e ndritur”. Tani, ja ku i kemi këta të rilindjes si për të nxjerrë mallin…

  20. Uauuu says:

    Mero, pisi, lere komentin…

  21. Kosta says:

    Prape ky karamele ZANA,qe te pallofte e gjithe Tirona.Boll mor b uce i komunizmit se smunde te hashe ne te gjitha krahet.Njeri i pamoralshem,kellire e sume qire.

  22. naim sejdini says:

    1968 – Dy fjale per fatosin.Nuk eshte me shume se nje vjedhes ordiner dhe per t’ia faktuar,mjafton ti kujtoj maturen e IV-b te shkolles SAMI FRASHERI viti 1968.Aventurier dhe mendjemadh arrogant, qe prishi avenirin e shume nxenesve te tjere te klases duke vjedhur zarfin e provimit te matures te lendes se matematikes,thjeshte per te plotesuar tekat e tij aventureske.Burgu duket nuk i ka bere mire,mbetet nje njeri ordiner, turpi i mediave qe e mbeshtesin.

  23. jugori*** says:

    Nuk ke cfar te komentosh tjeter.Fatos te pergezoj.

  24. Epiroti says:

    Nuk ka amsador te mashtrohet nga keta palo Kryeministra, kur nuk duan nuk shohin, nuk degjojne. Kjo eshte e gjitha.

  25. dhiz iz a mirikell of fridom, ui uin dhe reis says:

    Turp qe fyen inteligjencen tende ne rradhe te pare me keto shkrime qe as nje idiot nuk mund ti besoje.
    Por tek e fundit prandaj dhe i shkruan, qe te acarohen e komentojne njerzit.

  26. petrit says:

    O Fatos A e kupton qe je bere i neveritshem ,me pamjen tende tremb gomaret rruges,mos dil me se je bere legen.je si karikature.

  27. aqif tahipi says:

    Per kete idiotin egziston nje shprehje popullore. :kokeloqe

  28. nini says:

    Fatos, nuk e ke ndermend te besh kthese deri sa te dale bytha tek balli. Ben mire ta kuptosh me heret

  29. nini says:

    Fatos e ke nda mendjen mos me ba kthese pa te dale bytha te koka.

    1. babai i Bariut says:

      paska pasur te drejte xhaxhi Enveri qe te mbylli tek shtepia pa qira ty neperke qe ste pushon ajo bytha se foluri ptuuuuu fare e keqe

  30. shqipe says:

    O toqe, çfare kujton ti more, se bere burg dhe u shenjterove. Po ti ke mbetur ai qe ke qene ne gjymnaz, nje qurrash, nje toqe qe u martove qe ne si Gjinua (per kete ke shok vetem Fatos Nanon), nje medioker qe u kape teksa vidhje tezat e pronimit te matures te sami Frasheri. Me legene si ty Rama lan b…..

  31. titi says:

    Nje morr i bezdisshem ky Lubonja, dhe hic gje tjeter.. dhe gojen ia kane mbajt haput pikerisht kete nderkombetare qe ai i shan.. Kjo eshte c’eshte..

  32. Adi New York says:

    Ashtu siç ti Lubonja fillon shkrimin tend ashtu duhet te te pergjigjet gjithkush. Eshte i pavlere injorant mendjengushte e sidomos i pashprese konstant ai qe degjon perpelitjet e tua. Na çave bythen. Jep mendje per sport, kulture politike e shkenca sociale ne menyre konstante kudo qe ke mundesi te marresh ndonje lek por edhe gratis. Je i vetpersekutuar me bile te tkurrur ( them vetpersekutuar pasi vije nga nje familje pushtetaresh ligjvenes) qe je paguar nje me nje pr vitet e qelbura te burgut tend. Ste ka borxh populli asgje. Por ske faj ti. Mos pasja lajm i detyron gazetaret e bythes te marrin mendimin tend. Destabilizus simetrik. Si ne qeverine Berisha dhe ate Rama. Larg qofte te te japin ty mundesi qeverisje, edhe pse hapesh bythsh qe di edhe te qeverisesh.

  33. lm says:

    Po ti je psikopat, mor plehre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje