Një drejtor banke e nivelit të dytë është shantazhuar dhe kërcënuar me mesazhe telefonike nga kryetari i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Kulturore e Historike Pal Trashaj.
Ky i fundit ka dërguar në adresë të Ndue Maluta, me detyre Drejtor i Menaxhimit të Rriskut dhe përfaqesues ligjor i një banke të nivelit të dytë në Tiranë, mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese, raporton Shqiptarja.com.
Në fund të mesazheve kryetari i forumit Pal Trashaj, kërcënonte drejtorin e bankës që të denonconte nëse ishte burrë në polici.
Në fakt shkak i këtij konflikti ka qenë një kredi bankare prej 10 milionë lekë të vjetra që Pal Trashaj ka marrë pranë bankës për rikonstruksionin e shtëpisë së tij.
Kredia është marrë që prej vitit 2006 dhe pas disa kohësh nuk janë bërë pagesat mujore.
Shqiptarizma e dites, ky qenka tribun i denje per te mbrojtur trashegimine kultorore. Vec te tjerash, nuk e marr pse qenka kapur me Nduen, qe nuk ka lidhje me mbledhjen e kredive. Ndoshta, historia ka me shume nga sa thuhet ne lajm.
Punë malokësh !
Ti Nardi qenke qytetar shembullor…