Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në mediat izraelite duke theksuar marrëdhënien speciale qekziston mes dy popujve.
Ai tha se pret zhvillime të rëndëishme mes dy vendeve.
Ja fjala e plotë e Ramës:
Jam shumë i mbresuar me një emocion të posaçëm, për hir të së vërtetës, nga kjo vizitë, sepse kur vjen këtu e ndien në lëkurë peshën e jashtëzakonshme të të qenit përfaqësues i një vendi si Shqipëria dhe kryeministri që përfaqëson një popull si shqiptarët, për të cilët siç e vutë re dhe ju, në këtë vend ka një respekt shumë të veçantë.
Mikpritja, vëmendja, kujdesi, por edhe dëshira e madhe e kryeministrit Netanyahu dhe të gjithë dinjitarëve që ne takuam për të zhvilluar më tutje marrëdhëniet me Shqipërinë, janë një mundësi e jashtëzakonshme për ne, sepse ky është një vend i jashtëzakonshëm, me një zhvillim të admirueshëm, me dituri të madhe dhe mundësi të mëdha për të mësuar dhe për të përfituar nga një marrëdhënie kaq speciale sa ajo mes Shqipërisë dhe Izraelit dhe mes hebrenjve e shqiptarëve.
“Deklarata e Miqësisë” është shprehje kuptimplotë e këtij fakti, por edhe një gur i rëndësishëm në murin e miqësisë së rigjetur pas një ndërprerje të gjatë nga diktatura dhe ideologjia e diktaturës komuniste në marrëdhëniet me Izraelin. Jo vetëm sa i takon luftës kundër terrorizmit dhe forcimit të kapaciteteve për të rritur sigurinë, por edhe përsa i përket një sërë fushash të tjetra.
Besoj se ne do të bëjmë së bashku dhe falë ndihmës së qeverisë izraelite zhvillime të rëndësishme në sektorin e ujit dhe të administrimit të tij, ku Izraeli është një kampion bote në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Edhe pse është një vend që s’ka ujë siç ka Shqipëria, ka arritur të bëjë vërtet art me shfrytëzimin e ujit të kripur dhe ç’kripëzimin e tij për të gjithë funksionet e tij si dhe me përpunimin e ujërave të zeza.
Nga ana tjetër, është me rëndësi edhe çka mund të bëjmë së bashku në fushën e investimeve të drejtpërdrejta. Ne jemi në finalizim të një marrëveshje të rëndësishme për të pasur në Shqipëri edhe grupin më të madh izraelit në fushën e naftës dhe gazit, “DELEK Group” që do të fillojë besoj nga viti i ardhshëm të eksplorojë në territorin e Shqipërisë dhe në një sërë fushash të tjera si turizmi apo bujqësia ku ka një interes të veçantë nga ana e investitorëve këtu në këtë vend.
Çka shkruhet në marrëveshje është fakti se ka një vullnet të madh që ne e vumë re të gjithë këtu në këtë vend për të zhvilluar një partneritet real me Shqipërinë, në të gjitha fushat, nga siguria, deri tek ekonomia dhe nga mbështetja për rritjen e kapaciteteve tona në luftën kundër terrorizmit dhe përsa i përket çdo forme të shfaqjes së tij, deri tek investimet e drejtpërdrejta nga Izraeli.
Është e vërtetë që takimi i kaloi të gjitha afatet e parashikuara dhe besoj kjo si rezultat i dëshirës së Kryeministrit izraelit për të shprehur dhe rishprehur, për të nënvizuar dhe rinënvizuar gatishmërinë e shtetit dhe popullit izraelit për t’u afruar më shumë me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e thënë në mënyrë të vazhdueshme se Izraeli nuk i harron miqtë dhe se shqiptarët renditen ndër miqtë e rrallë dhe shumë të veçantë të Izraelit, gjë që më pas u vu re në të gjithë shtrirjen e kësaj vizite.
Përsa u përket çështjes së Kosovës është e qartë që qëndrimi izraelit nuk lidhet drejtpërdrejtë me Kosovën, por me kompleksitetin e një situate që nga krijimi i shtetit të izraelit në raport me Palestinën. Besoj që kjo është një çështje që do të shkojë paralel edhe më çështjen që lidh votën e Izraelit me njohjen e shtetit të Kosovës.
Z. Rama tregohu me I zgjuar.
A e dini se me cfare kostoje shfrytezohet uji I detit si uje I pishem.
Mos shpenzo shume per mbrojtje nga terrorizmi se neser dalin aparatura te reja me te sofistikuara dhe me te lira, njesoj si ata qe blenin ne fillim aparate fotografike 2 megapiksel per 2000 $, te cilet tani nuk I prek kush me dore. Nga ana tjeter ne nuk jemi ndonje vend kushedi se me sa rendesi per terroristet.
Ne jemi si ajo ena e shpuar me shume vrima se ciles I rrjedh uji gjithandej. Prandaj e ke per detyre te zesh ne fillim vrimat me te medha ne do te mbese uje ne ene.
Me keto para investo me shume ne bujqesi te perparuar dhe bio si dhe ne teknologji ku Izraeli eshte shume I perparuar.
Ishalla nuk ka marre me vehte ekspoziten me piktura idiote,izraelitet vdesin per nje cike art kryeministor.Ti qepemi maleve dhe ti bejme pjellore si fushat ,ka qene parulla e PPSh.Tani edhe fushat nuk jane me pjellore,asnje nuk punon.Cifutet nuk na induktojne dot morriin e punes.Shume mire ke dale.edhe ujin e sigurove,edhe ekspoziten e dergove.
TE bashkpunosh me hebrenjt ,eshte si te ecesh ne fushe te minuar,gazi i gjetur ne mesdhe nuk eshte vetem i hebrenjve sikur eshte dhe nje popull tjeter qe jeton per shekuj para hebrenjve pa llogaritur prallat e 2000 vjeteve para,kete gaz e quajn pasurin e tyre,e dyta dhe personale vin LEONI NGA IZRAELI dhe me thote do me çosh ne vareza se kam babane posi i thashe dhe rame dakort per 4000 lek te vjetra kur po ketheheshim me thote te jape 2000 lek se ti do kethehesh qe do kethehesh se do vesh dhe nga u nise ,i them por ne shekuj mendoni si tja u fusni tjetrit por une sikur kam per te ushqyer dhe familjen me kete makine,kjo eshte psikollogjia e çifuterve QE NUK E HAROJNE KURE.