Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë: Si u prish SHBA me Berishën

22 Dhjetor 2015, 11:40Politika TEMA

Shtëpia botuese Dudaj dhe autori amerikan Fred Abrahams hapin për publikun një sërë dokumentash të deklasifikuara të qeverisë së ShBA-s të cilat u morën dhe u përdorën nga Abrahams për librin e tij të ri Shqipëria e Re, që tregon për tranzicionin e Shqipërisë nga komunizmi në demokraci.

Këto dokumenta, më së shumti nga Departamenti i Shtetit por edhe nga CIA, i vihen në dispozicion publikut në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare, qendrës për hapje dhe dialog në Tiranë, univesiteteve publike ne Shkodër dhe Elbasan. Një përzgjedhje mund të gjendet gjithashtu edhe online në www.modern-albania.com/documents.

“Këto dokumenta ishin tepër të rëndësishme për librin, për të hedhur dritë në këtë periudhë dramatike për Shqipërinë dhe zhvillimit të marrëdhënieve ShBA-Shqipëri,” tha Abrahams . “Por më e rëndësishme është që ato të jenë të hapura për të gjithë-nxënës, studentë, ligjvënës dhe gazetarë.”

Në përgjigje të qindra kërkesave bazuar në Aktin për Lirinë e Informimit (Freedom of Information Act requests,) qeveria amerikane i dorëzoi Abrahams-it 500 dokumenta të deklasifikuara, 239 prej të cilave përmbanin informacion që ai i përdori direkt ose indirekt në libër. Tridhjetë e tetë dokumenta janë cituar në tekst.

Dokumentat përfshijnë vitet 1981 deri në 2004. Ato zbulojnë sesi qeveria amerikane bënte të gjitha përpjekjet e mundshme të merrte informacione gjatë periudhës së komunizmit, si psh për vdekjen misterioze të kryeministrit Mehmet Shehut dhe për pasardhësit e mundshëm të Enver Hoxhës, dhe se si Uashingtoni analizonte ngjarjet teksa Shqipëria nisi të hapej në 1990.

Një sasi e caktuar dokumentash i adresohet periudhës 1990-91, duke përfshirë kontaktet e para të SHBA me opozitën-Partinë Demokratike, rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vizitën historike të qershorit 1991 në Tiranë të Sekretarit të Shtetit James Baker, si edhe procesin e reformimit të ngadaltë brenda Partisë së Punës me emrin e ri Partia Socialiste.

Shumë nga dokumentat mbulojnë periudhën e qeverisjes së Sali Berishës si president nga 1992 deri në 1997, duke përfshirë orvatjet e tij për reforma dhe represionet e tij ndaj kritikuesve. Raportet e qeverisë amerikane në atë epokë reflektojnë një mbështetje të fortë pro-Partisë Demokratike në atë kohë.

Shumë nga këto dokumenta tregojnë për çarjen graduale mes Berishës dhe Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe gjyqin e grekëve etnikë “Omonia 5,” presioni mbi gjyqësorin dhe zgjedhjet e manipuluara të 1996-ës, që çuan në shpërthimin masiv të skemave piramidale vitin pasues.

Dokumentat e 1996-97 përmbajnë edhe paralajmërimet e vonuara të zyrtarëve të Bankës Botërore dhe FMN-së mbi piramidat, arrestimet e bosave të piramidave, rrëmbimin e arsenaleve luftarake, dhe reagimin e SHBA-së lidhur me insinuatat për përfshirje në të ashtuquajturin “Planin Lotus.”

Disa dokumenta mbulojnë Kosovën, duke përfshirë pikëpamjet kontradiktore të Partisë Demokratike lidhur me konfliktin: Me dëshirën për të paraqitur kredencialet nacionaliste, partia e re në fillim foli për ndryshim kufijsh, e pastaj shpejt moderoi tonet për t’u futur në linjë me shqetësimet ndërkombëtare. Dokumenta të tjerë raportojnë për aktivitetin ushtarak dhe refugjatët në kufirin verior gjatë luftës së 1998-99.

Dokumentat gjithashtu tregojnë shqetësimin e SHBA-së për Partinë Socialiste në atë kohë, duke përfshirë korrupsionin, nepotizmin dhe përdorimin e problemeve të brendshme për të nxjerrë përfitime politike. Disa dokumenta tregojnë dhe për sjelljen e PS gjatë krizës së 1997 dhe gjyqin e kreut të atëhershëm Fatos Nano.

Libri Shqipëria e Re: Nga Diktatura në Demokraci në Europë (Modern Albania në Anglisht), i cili u promovua në Tiranë javën e shkuar, trajton rënien e komunizmit dhe tranzicionin e dhimbshëm të shtetit më të mbyllur dhe represiv në Europën Lindore

“Dokumentat hapin një dritare të re në politikën e Shqipërisë, siç u pa në Uashington, dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas dekadash izolimi,” tha Abrahams.

Për të parë një përzgjedhje dokumentash, vizitoni http://www.modern-albania.com/documents.

Koleksioni prej 239 dokumentash iu dorëzua Universitetit të Tiranës, Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Qendra për hapje e dialog në Tiranë dhe Biblioteka Kombëtare Shqiptare. Koleksioni i plotë prej 500 dokumentash do të jetë së shpejti në dispozicion në Arkivat e Shoqërisë së Hapur në Budapest.

16 komente në “Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë: Si u prish SHBA me Berishën”

  1. katarakti says:

    Sa arrogant duket ne kete foto maloku. Tamam si ai qe i ka hipur kalit e nuk mendon se nje dite prape do ece me kembe!

    1. Doris Fuck says:

      Cfare Cari!

    1. Luk Munegja says:

      Ndodh rralle, fare rralle per t.mos thene hiq, qe brenda cerekshekullit te pare, deklasifikohen dokumentet sekrete ne U S A.
      Kjo tregon se vlera e “Objektit” tashme nuk ka as vlere Skrapi.
      Shkelqimi dhe Mjerimi i zotit, Berisha, tashme u ezaurua.

      1. Company 4000 says:

        Ndodh vetem kur i duhet cia-se kjo ‘hapje’ te dokumenteve te ‘perzgedhur’..per tu shfajesuar per katastrofen qe i solli Shqiperise…

      2. Company 4000 says:

        Jo ndodh cdo here qe kjo i duhet amerkes,e sidomos kur i duhet per te te lane mutin e vete te derra jote!

  2. ceni says:

    Sa i ngjan Jon Kenedit kur ka qen i ri…
    Nr 1 Je mer Jon Fitzgerald Berisha

  3. emigranti says:

    O te mjeret ju kush u qeverisi, shan enverin, po ky ishte me keq se ai, solli nje percarje, nje rrumpalle shteti qe nuk ishte pare kur ndonjehere.

  4. luani atomik says:

    ca foto socialrealiste!
    komunist i ri fringo duket ne foto sal kodoshi!
    komunist nga ata te vendosurit.
    si sekretar partije ne ngjitje.

  5. Sami says:

    Eshte per tu habitur si ka mundesite qe USA bashkepunoi me kete skizofren malok.

    1. enter"" says:

      kjo eshte karakteristike e amerikes, gjithmone ka mbeshtetur diktatore…sepse amerika eshte vendi me hipokrit mbi kete rruzull.

  6. enter"" says:

    Shqipove duhet ngulitur ne mendje qe “miku” I tyre, amerika, ishte mbeshtetesi kryesor I berishes per gjithe ato vite, e rrjedhimisht, nje fajtore e mire ne gjendjen ne te cilen eshte shqiperia sot eshte ameriqia

  7. SALI RAM BERISHA – GANGRENA, KANCERI QE SFILITI NJE POPULL. ZOTI E MALLKOFTE 17 BREZA. NGA ERTI, KURVA SULPERMBESA, GITA, ZEN SYBYTHA, E TE TJERE ME RRADHE… E DERI TE SALI HAJDUTI,KRIMINELI E KANCERI QOFSHIN TE MALLKUAR. NGA ME I MADHI E DERI TEK ME I VOGLI I KETIJ FISI. ZOTI JU VRAFTE. ZOTI MARRTE HAKUN E NENAVE QE JU SHKATARRUA JETA NGA BEMAT E KETIJ VAGABONDI, KRIMINELI, HAJDUTI ME TE URRYER TE KOHERAVE.L

  8. tradita says:

    Sa m eshume te perpiqen te sulmojne Berishen si ne aspektin politi, shoqeror e krahinor ai me shume vlersohet. Askush nuk mund te drejtonte Shqiperine me mire se ai ne. kete periudhe. nje politikan i klasit te pare.

  9. sulo permeti says:

    Kaq e urryer eshte bere ,kjo fytyre e peshtire….lexohet sh.qarte ne te gjithe komentuesit.

  10. tanino says:

    po per depot e armeve qe hapi amerika nuk ka ndonje dokument mo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje