(Replikë me Blendi Fevziun e Lulzim Bashën)
Nga Erjon Braçe
Dy njerez, plotesues te njeri tjetrit ne vanitet, kotesi, zbrazeti, padituri, perfitime, pasuri dhe ne ate qe quhet “milioni i pare”, kane mbeshtetur njeri tjetrin ne idene e perbashket te “arrestimit ne rruge te te korruptuarve”.
Qe ketij vendi i duhet nje fryme e re kunder korrupsionit, kjo eshte e dukshme, domosdoshmeri gjithashtu.
Por une mendoj qe ajo duhet te jete pa diskutim institucionale dhe te kete produkt fundor ate qe ka munguar gjeresisht deri sot:
Ndëshkim i ashpër ligjor;
Sekuestrimin e pasurisë së vënë përmes akteve korruptive.
Shikoni, deri me sot i kam pare te gjitha llojet e betejave kunder korrupsionit;
Ate mediatike, e cila, edhe pse konkrete, e mbeshtetur ne fakte e prova, ka patur per kundershtare nje grup te qarte “analistesh”, “gazetaresh”, te cilet, jo vetem qe kane mbrojtur te korruptuarit ne politike dhe egzekutiv, ne cdo nivel, por kane sulmuar egersisht dhe koleget e tyre;
Zotnia qe sot “argumenton” kete “arrestin ne rruge” eshte simboli nder ta dhe une nuk e mbaj mend ne 22 vite te kete denoncuar nje akt korruptiv ne kete vend;
Une e di perse; politikani apo ekzekutivi i korruptuar nuk i duhet popullit me se shumti, jo, i eshte dashur edhe ketij grupi “gazetaresh te pasur”, te cilet pa diskutim duhet te justifikojne edhe ata “milionin e pare”;
Ate politike, e cila, eshte e ashper ne opozite, konkrete gjithashtu, demonstron vullnet e angazhim deri ne dere te prokurorise ne shume raste-sic ne beme, edhe kjo e sulmuar po aq e ketu nuk ndryshon gje fare, por me difektin e rende te zbehjes ne rastin e nderrimit te pushteteve deri ne pamundesi, me produkt final serish pandeshkueshmerine;
Ate ekzekutive, e cila, kurre nuk eshte ngjitur ne nivelin me te larte te korrupsionit i cili mori imunitet absolut, perkundrazi, per 8 vite me radhe, te fundit te nje pushteti berishist, jo vetem qe mbyti cdo ze konkret kunder korrupsionit, ndertoi nje makineri te tere balte kunder cdo individi, politikani apo gazetari te angazhuar kunder korrupsionit duke rekrutuar te tjere “gazetare”, gazeta, televizione, studio e emisione ne to, por edhe u perfshi ne vjedhje masive te pasurise publike e parase po te tille, me produkt akte barbarie sic ai i Gerdecit, kurre te hetuara e gjykuara si akte kriminale edhe te korrupsionit;
Ate juridike, e cila, nuk ka egzistuar kurre as ne hetim e as ne gjykim, ka degraduar me shume ne pastrim te politikanit apo egzekutivit te korruptuar dhe ne ndeshkim te kujtdo qe ka folur kunder korrupsionit;
Me keq akoma, ka ndertuar nje rreth edhe me te korruptuar duke ofruar sherbime antiligjore per politikanet dhe egzekutivet e korruptuar dhe, duke marre “leje” kriminale per te rrjepur cdo kriminel qe ka paguar favorin ndaj tij apo cdo qytetar qe ka “blere” “drejtesine e tij.
Eshte nje histori e afert por edhe e gjate kjo.
Nje histori ku te fituarit kane dale politikane, egzekutive te korruptuar dhe pronare mediash e analiste prane tyre.
Kane mbajtur njeri tjetrin, kane kembyer sherbime mes njeri tjetrit, mbrojtje e legjitimim respektiv, perfitime gjithashtu, jane bere milionere ne euro apo dollare por kurre nuk kane spjeguar apo deshmuar me fatura se si e bene “milionin e pare”.
Kjo eshte arsyeja pse sot kemi dy kasta;
Ate te politikaneve te korruptuar qe riciklohen dhe ate te gazetareve te pasur qe si gjen kerkund ne bote!!
Sot lexova se;
Tek gazetari i pasur, ne u dashka te shohim njeriun qe ka bere sukses dhe jo sherbetorin e politikanit te korruptuar i lidhur pafundesisht me te, per te marre prona qe si ka patur kurre e per te marre jashte radhe ate qe te tjeret se marrin dot, per te marre nje njolle qe kerkush tjeter se merr ne nje plan ndertimesh derguar mu mbi pronen e tij, pastaj nje leje qe vlen shume milione ne treg, edhe qe se meriton, edhe jashte radhe kur mundet sipas njolles se marre me heret ne te njejten menyre; per tu favorisuar ne tendera publike, ne kontrata qiraje, taksa e cdo gje tjeter si vendimmarrje e politikanit.
Sot lexova gjithashtu se; tek politikani duhet domosdo te shohim te korruptuarin, ate qe nuk ka pasuri te tijen qe buron nga puna e nderi, por pasuri te grabitur duke shfrytezuar pushtetin politik, firmen e vulen.
Jo sulltan;
Ti nuk mund te na fusesh te gjitheve ne nje thes.
Poooo, ka politikane te korruptuar, jane te gjithe te studios tende dhe i njohin gjeresisht.
Është klubi i “milionit të parë”.
Dallohen e dalloheni kollaj, jo thjesht pse mbeshtesni njeri tjetrin, por sepse jeni njesoj, visheni njesoj, mburreni me placken po njesoj, tregoni orat po njesoj, vilat i keni ngjitur e po te njejta, pushoni bashkerisht mbi jahte dhe luksin na i deshmoni per standard suksesi e ndershmerie.
Ky me te te cilin ndani te njejten ide qe ne fund nuk ka asnjehere “ndeshkueshmerine” si produkt, eshte i vetmi politikan sot qe ka nje akuze te ngritur e te pa gjykuar, refuzon te gjykohet nderkohe qe per te nuk duhet te kete arrest ne rruge por arrest ne gjykate.
Ky e kryeson KLUBIN tuaj, KLUBIN E MILIONIT TE PARE!!
Me ju duhet te nise fryma e re kunder korrupsionit;
Me llogaridhënien për milionin e parë.
ORE KY LULUSHI MOS ESHTE AI QE SHKOI 17 VJEC NE ZVICER SI KOSOVAR DHE SHISTE SI SPACIATORE DROGE NE SHESHIN HELVETIA ….??!…..PO SHKOLLEN KUR E BERI KY …APO ERDHI BLEU NJE DEFTESE FALLCO TE SHKOLLES MESME NE ATE KOHE DHE BERI NJE MASTER ME PARA ATY….??!!
PA NA THUAJ O LULCE KUR DHE KU E BERE SHKOLLEN E MESME .., TE LARTE …E PASTAJ DIL E FOL…!!?IK O PLEHRE DHE MOS KUJTO SE POPULLI NUK I DI KETO..!!!!!!!!
O Erjon.Ne mos qofsht ti, eshte shefi yt i pari dhe ish shefi tjeter Nano, i dyti.Eshte shefi i partise aleate e pastaj edhe shefat dhe drejtuesat e opozites se sotme.Kete bene shoket e tu dhe armiqte qe po nga ajo dere kane dale.Dera e paskrupullt qe e katandisi kete vend dhe banoret e tij te marrin rruget e b otes.Ky eshte komunizmi i eterve te tu qe prune babezine nga malet ashtu si dhe luftetaret e UCK, packa se Kosoven e cliroi Natoja.Futu Erjon mavria ne analize te thelle dhe ketu do mberrishe.Po nuk je per keto analiza ti, nuk ke kellqe, i ngjan me shume nje krimbi djathi te qelbur.
Kjo eshte e verteta … po a do mundet qe institucionet e shtetit t’i kundervihen kesaj kaste ????
shkrim i goditur, dhe i sakte.
bravo Brace, shume i sakte dhe i drejperdrejte. nese ne politike ka nje kaste politikanesh te korruptuar, ne media personifikim i gazetarit super te pasur eshte Fevziu. ka gjetur nje alibi perfekte gjer me sot per tu shitur si gjoja i pasur nga trashegimi familjare por ne fakt eshte po aq i korruptuar sa edhe nje politikan. pa dyshim qe ai duhet te kaloje i pari ne verifikim pasurish nga kasta e te pasurve mediatike dhe per me shume si edhe te gjithe te pafytyret e tjere, eshte kampion ne lakuriqesine e ideve te tij te zbrazta. Cfare kllouni i pacipe.
Erjon ti flet dhe gjykon ne menyre te mrekullueshme. Je njesoj si keta politikane dhe gazetare qe nuk u heq asnje presje nga te gjitha ato qe thone, pra te gjithe ju qe keni te drejten te flisni ne media keni nje llogjike te shendoshe persa i perket korrupsionit dhe padrejtesise qe tek ne eshte ngritur ne sistem. Ajo qe te ben te ulerasesh eshte se ju jeni ata qe e keni ne dore te veproni ndaj kesaj padrejtesie shoqerore dhe fatkeqesisht nuk beni asnje hap. Kur ti deputeti socialist nje nga figurat udheheqese vazhdon tregon akoma me gisht si ne opozite si ne udheheqje fajtoret dhe nuk ndermerr asgje atehere une si popull qe te kam zgjedhur per te me drejtuar kundra ketij korrupsioni te vendos ne radhet e mashtruesve. Te gjithe ju flisni nje gjuhe ate te te ndershmit dhe te gjithe beni nje zanat ate te hajdutit. Nqs. ti personalisht nuk ke vjedhur fakti qe nuk ben asgje, por vetem flet kundra hajduteve te vendos ne nje banke me ata.
per te luftuar korrupsionin mjafton nje fakt i thjeshte … te justifikojne pasurine qe kane qe nga bizhuterite deri te shtepite kala me komoditete nga me te shtrenjtat. beni inventarin e shtepive pa u fute ne pasurite e patundshme qe i kane vene me emra te tjere dhe del se kush eshte i korruptuar ne Shqiperi.
Eshte krejt e kollajte se asnje nuk ka se si ti justifikoje korrupsionin kur kane pasuri marramendese qe eshte krijuar vetem nga karrigia.
Prandej behet lufte e madhe per ti kap ato karrige…..
E tmershme si esht katandis ky vend me kta medioker te ndyr qe jan be dhe milioner. Burgun e kan pak.
Mesa duket paska pas dhe nje vend per ty o Brace e per shefin tend tek ai klubi, jo me njolla a leje ndertimi,po me licenca bastesh e kazinoje. Sa per veshjen duket se dhe ti po kap ritmin (te pakten nga shalli e kapuci).Kujdes rradhen…
Njeriu me kot ne parlament vetem lef ham hum
Po mire mo erjon, kur i ditke te gjitha keto qe thua pse nuk i deklaron me fakte? Apo !!!! Thuaji popullit qe ky filan fisteku ka vjedhur kete, po edhe kete. Ky tjetri e keshtu me rradhe.sepse keshtu dukesh dhe ti si ata analistat e fevzos qe thone thone po hic!!! Heeee te te degjojme 1 here. Behu burre dhe dil.mos te ka mbetur hatri se ste ka ftuar fevzo ne opinion?
E vleroj cilindo qe arrin te shkruaje nje kritike, patjeter edhe per mua. Por nuk arrij te kuptoj asnje nder idiotet shembullore qe as dine gje e as percjellin gje vec fyerjeve e shpifjeve. per idiotin e pare; shalli ben 1800 leke dhe e gjen tek Coin, kati i dyte, ne fund te sallonit; shalli ben 2500 leke ne Teg, kati i dyte perballe me Zaren; idiot, e kuptoj qe te ka bere pershtypje e kuqja jo cmimi. Idioti tjeter, i dyti ne radhe, po si nuk pe dot dje qe propozimet nuk ishin te mijat, qofte per bastet, qofte per kazinote e tamam per kete une votova kunder?! Zago mavria, po nje dyzine me dosje qe kam derguar ne prokurori nuk kane arritur tek ty si lajm?!!
PO CFAR PERGJIGJE NA JEP TI PER ATO DUZINAT ( LE TI MARIM TE DERGUARA 100% )QE I KE CUAR NE PROKURORI…??MOS ME AQ TI E BERE DETYREN …?ERSHTE NJELLOJ SI NE QE SHKRUAM KETU NXJERIN DUFIN TONE DHE I BIEM LEGENIT ….?!
Bravo Erion !
pa i hequr asnje presje shkrimit, do thoja se ketu ka ardhur koha per nje”terza repubblica”. ata qe s’jane dakort i mirekuptoj, jane te gjithe ne anen e maskarenjve e te mashtrimit. do mjaftonte nje prokuror me dore te lire e te hekurt njekohesisht, per ti zberthyer e nxjerre te gjithe para ligjit. ka ardhur koha qe parate e vjedhura e pronat ti kthehen popullit e individit qe i ka ne te vertete. konfiskimi eshte ilaçi me i mire ne keto rrethena.
Ore,Ky Fevziu pse e shikojme ne te gjitha rastet kur takohet me politikane e pushtetare ,rri si pikpyetje?A e kini pare te jete ndonje here trup drejt kete” mediator”????
Bukur, Braçe! Janë të sakta të gjitha. Por e lexova me shumë vështirësi. Pse nuk shkruan me ë dhe ç?
Shkrim i arrire sh. i sakte.
dava halabakesh te vjen per te vjelle te degjosh per keta