Këto janë disa nga pasazhet e fjalimit të presidentit Bujar nishani, gjatë dekorimit të djeshëm të Shoqatës “Labëria”.
Këto pasazhe janë në vazhdën e fjalimeve brilante të Nishanit.
Mezi po presim fjalimin e tij për Krishtlindjen dhe Vitin e ri.
“Mos ju lëntë kurrë mendja dhe mos ju shteroftë asnjëherë fuqia për të nxjerrë në pah e për të lartësuar veten tuaj, traditat, kulturën, zakonet dhe sidomos vlerat tuaja që u përkasin mbarë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”u tha Nishani përfaqësuesve të Shoqatës.
“Vlonjati për Shqipërinë shet pasurinë, djeg shtëpinë dhe falë fëmijën”, vijoi ai.
“Shoqata juaj, ‘Labëria’, ajo që fare mirë mund ta kishte pasur edhe emrin e madh dhe gjithëpërfshirës ‘Shoqata Shqipëria’ apo edhe “Malësia e Jugut’, sepse që nga Vermoshi e deri në Konispol shqiptarët janë një, ndajnë të njëjtin gjak, të njëjtat tradita e zakone, të njëjtin përkushtim ndaj kombit dhe flamurit kombëtar. Toskë e gegë janë që të gjithë bij e bija të një kombi sa të lashtë, aq edhe të veçantë, një kombi që mban emrin shqiptar dhe i cili aspiron me plotë të drejtë e me meritë të bëjë pjesë në familjen e madhe evropiane.”
Fjalimi i tij në dekorimin e shoqatës Labëria është një “perlë” dhe mbi të gjitha dëshmi se mbi të gjitha presidenti që kemi është një baritor i traditës.
““Shoqata “Labëria” ka shërbyer dhe është sjellë plot devotshmëri gjatë rrjedhës së viteve si një mëmë e mirë, e cila i lind, u jep jetë, i nanuris, i ushqen e i mëkon bijtë dhe bijat e saj jo vetëm me qumështin e ëmbël e plot kalori të kullotave të gjelbra të Labërisë, por edhe me vlerat e patjetërsueshme e nga më të vyera të kombit tonë. Shkrimtari ynë i madh Dritëro Agolli, nga Devolli ka thënë se: “Nuk do bëhesha ky shkrimtar që jam sot po të mos kisha mësuar në Labëri” dhe se: ‘Kur është sëmurë Liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndjen këtë grip apo këtë sëmundje, është Labëria, është trupi i Labërisë dhe jo vetëm e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar’”, deklaroi Nishani para të pranishmëve.
te rrosh vete ………………..??!!!
Cojeni te kullote njehere ne Laberi kete hajvanin (me kuptimin e gomarit, kalit, kerricit, etj.) se kush e di, mund t’i vije mendja prape…
JO me me injorantet sunite te ”VRIMES”.
Me kete frazen e fundit jam totalisht dakotd me ty or buratini i Saliut : Kur eshte semure Liria, eshte pikerisht Laberia qe e ndjen dhe merr pushken ne dore , sic ka bere gjithmone . Ashtu beri Laberia Heroike edhe kunder koleres Berishiste dhe i ktheu pushken tutorit tend , antishqiptarit me te ndyre te te gjitha koherave Salqen Berishes dhe bandes se tij !
Hera e pare qe gjej nje thenie te sakte ne ´hartimet´e tua !
Ore , se nuk me rrihet pa ta bere edhe nje pyetje: Mire mor mire , e dime qe te ´shijon´posti butaforik qe mban , por pyetja eshte se si e justifikon ti , rrethi yt , jot shoqe , femijet e tu qe , ndjek qorrazi urdherat e SRB-it !
RR.K
OOOOO Jariiii, o trim me flete!!!!!!!!!!!!!
Flm Rama per marreveshjen e 2008 qe na solli presidente Jara si ky!!!!
Do jet ndonje montazh se ska mundesi qe nje president te kete bere nje fjalim te tille.ose ne te kundert i bje te kemi nje analfabet president me mungese te theksuar te menduari e te shprehuri.uroj te jete e para
Hartimi i klases tete. Aman, mor aman, kush ja ka shkruar xhanem ?! Frymezim naimjan. Bravo Jari, kesaj rradhe po te ve nje 6-shte,me shprese qe rradhen tjeter do te na befasosh.
me nje fjale, shoqata Laberia qenka çerdhe femijesh, nanurit e nanurit e ushqe me qumesht dhe kullota e mekon ne gjirin e nenes, hahahaaaa, ik o Jar djali se mendja te paska lene.
Nuk ia vlen komenti.Jemi ne ambjentet e botes se trete.
Pavaresisht Krahut Politik,
Nuk beni aspak mire qe Ironizoni,
Fjalimin e Presidentit aktual të Shqiperise,
Me Rastin e Dekorimit te Shoqates “Laberia”.
Turpi i Zotit. Do kete ndonje keshilltar qe tallet me te. Po familja si e lejon?
Ky, Xhozi, Muli,Basha dhe Ristani jane figurat me “simpatike te vitit”.
Kur dalin keta na ngjallin vertet”optimizem” dhe themi mos i pafshin vitin tjeter se na e shpifen.
Tani doni apo s’doni, fjalet jane te zgjedhura dhe kuptimplote. Mos na çani trapin me idiotlleqe te kota kete here. Jepi Cezarit ate qe i takon (paçka se nuk eshte Cezar…).
Deficient komplet. Flet idiotesira 24 karateshe. Do bejne gallate ne Al Pazar dhe estradat e vendit.
Ore kush ja zgjedh stafin ketij antikapati mendor? Po pse ore vetem nga Kristali i puneson njerezit ky? Duhet te pushohen nga puna ata qe e kane lejuar ta lexoje kete deklarate.