Historia e Elisa Biancos ka tronditur mbarë opinionin publik në Britaninë e Madhe.
Një studente e pashpirt trilloi një histori sëmundjeje duke i shkatërruar jetën mësueses së saj vetëm për të jetuar mes luksit në kurriz të mësueses së saj.
Ajo u shtir sikur vuante nga tumori i veshkave duke manipuluar mësuesen 49-vjeçare Sally Retallack e cila u divorcua nga burri, humbi shtëpinë e saj dhe punën.
22-vjeçarja Bianco manipuloi mësuesen duke i thënë se kishte veç tre muaj jetë dhe i kërkoi mësueses të jetonte në shtëpinë e saj pasi nuk kishte asnjeri që të kujdesej për të.
Dëshira e mirë e mësueses për ta ndihmuar shkaktoi shumë probleme në martesën e saj, deri sa ajo dhe bashkëshorti Ralph u ndanë përfundimisht.
Biancoi e manipuloi aq shumë mësuesen e saj, sa që mori kontroll edhe te të ardhurat e saj.
Studentja kishte krijuar një listë dëshirash ku përfshiheshin shpenzime të çmendura, udhëtime dhe festa, kuptohet me paratë e mësueses së saj.
Bianco shkonte çdo ditë në spital gjasme për t’u vizituar, por ajo thjesht pinte një kafë diku afër sa për të mashtruar mësuesen fatkeqe.
Mësuesja e saj madje la punën për t’u kujdesur për studenten e “sëmurë”.
Pasi skema e saj e mashtrimit u zbulua, studentja u dënua me 32 muaj burg.
Biano madje krijoi një personazh të rremë, nje burrë të ve, për ta joshur mësuesen online përmes bisedave në rrjet.
Pas përfundimit të gjyqit mësuesja e tronditur lëvizi në Francë.
Gjykatësi e cilësoi rastin “si shqetësues dhe tejet të çuditshëm”.
“Mund të them se është çështja më e jashëtzakonshme që kam gjykuar ndonjëherë”, tha ai.
Bianco dhe Sally u takuan për herë të parë në 2009 kur studentja nisi kolegjin.
Sally ishte caktuar si tutorja e saj.
Përpara se të njihej me studenten, mësuesja cilësohej nga të gjithë si “një njeri pozitiv, i shoqërueshëm dhe ambicioz”./ Daily Mail. Përgatiti Amarildo Lumani.
Tani te kapt kanceri basdarde.
Shkrimi nuk thote qe mesuasja dhe nxeneska flinin bashke dhe benin dashuri Lesbike
Mire i eshte bere mesueses, se perse u tregua aq zemer mire, se ka njerez qe ta marrin per dobesi,miresin qe u fal. Pra,le te vuaj pasojat mesuesja.
Vetem mesuese nuk mund te quhesh kjo moster.
Mesuese mostra mund te quhet kjo anglezia.
Kjo nuk quhet mesuese me te vertete.
Nuk eshte mesuese kjo.
Nuk po kuptoj fare pse nuk transmetohet shkrimi.
Nuk me besohet kjo mua.
Është përkthyer shumë keq dhe as është redaktuar a korrektuar.
NUK ESHTE AS E PARA E AS E FUNDIT QE PAGUAN SHTRENJT SINQERITETIN E BAMIRESIN. Studentja ka qen e pushtuar nga djalli dhe e pagoi mesusja engjull, sigurisht keq por e keqe pa mas eshte fakti se sot lidera politik, shteteror e shpirteror jane pushtar nga djalli dhe po bejne krime rrenqethese ne emer te demokracic, te krishtit, te islamit, te djallit e te birit. MESUSES SHUM TE NDERUAR TI KOMPESOHEN HUMBJET NGA SHTETI OSE PUBLIKU NE MENYR VULLNETEARE, BESOJ SE TE GJITH DO TREGOHEN TE GATSHEM TE DHUROJN. DUHET SOLIDARITET PER TE SFIDUAR TE LIGEN DHE MBROJTUR TE MIREN. NE RASTSE MESUSJA NUK DO NDIMOHET DO VERTETOHET SE PPULLI I KESAJ EPOKE ESHTE I PA DENJ PER NJERES SI AJO.