Ka një drejtësi që nuk korruptohet, është Kallashnikovi

21 Dhjetor 2015, 12:24Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Ndodhi krimi i radhës!

Dy të rinj u vranë në Durrës. Mu në mes të qytetit.

Një krim që i ngjante një akti terrorist, mes qindra njerëzve, në zonën më të populluar të qytetit. Megjithatë vrasësit bënë kujdes të mos kishte viktima “anësore”.

Policia nuk e kishte të vështirë të mësonte, të paktën, motivet e krimit. Njëri prtej tyre kishte patur boll telashe.

Gazetarët në Durrës, e dinin CV-në e 33 vjecarit Ervin Kodra. Policia po e po. Kishte plagosur një persona më parë me armë. Pastaj në nëntor të vitit 2008 është arrestuar nga policia për përkrahje të autorit të vrasjes së shtetasit Saimir Balla.

Tre vetë, pasi e kishin rrahur me ctë mundin viktimën, I futën një plumb në kokë dhe e lanë në rrugë.

Nuk ka asnjë raport për dënimin e tij. Ia ka hedhur paq drejtësisë, “për mungesë provash”. Sherret e tij sipas policisë bëheshin për pazare droge.

Në fakt policia ua di motivet shumicës së krimeve, sapo ato ndodhin. “Çunat” lajnë hesapet mes tyre, vrasje pas vrasjeje, pazare droge, trafiqe të tjera, makina të grabitura etj etj.

Por përse nuk dënohen këta njerëz? Paguajnë, do të thoni! E di.

Paguajnë që tek ai që kqyr vendin e ngjarjes, që ti ndryshojë vendodhjen gëzhojave, në mënyrë që prokurori, që gjithashtu paguhet, ta ketë më të lehtë të mos e gjejë provën, dhe më pas edhe gjykatësi, që gjithashtu paguhet, të japë lirisht vendimin e pafajsisë.

Pastaj vijnë krimet e tjera dhe skenari përsëritet. Por në fund vjen drejtësia e vërtetë.

Drejtësia e Kallashnikovit. Ajo nuk ka nevojë për ekspertë kriminalistike, as për prokuror, as për gjykatës. Ajo vepron shpejt e shpejt, është edhe hetues, edhe gjykatës edhe përmbarues.

Dhe padyshim që është drejtësia më e pakorruptuar. Askush nuk e paguan dot drejtësinë e Kallashnikovit.

Dy ditë më parë u gjet në një kanal me një plumb në kokë edhe “I forti i Mirasit” në Korcë.

Edhe atë e dinte policia pse e kanë vrarë. Kishte një barrë me krime edhe ai.

Por sërish ia kishte hedhur drejtësisë së shtetit. Por Drejtësisë së Kallashnikovit nuk i shpëtoi.

Drejtësisë së shtetit nuk i shpëtojnë hallexhinjtë. Atyre shteti u kërcet dhëmbët.

7 komente në “Ka një drejtësi që nuk korruptohet, është Kallashnikovi”

  1. Oberst says:

    Kjo drejtesi duhet te veproje mbi ata qe pengojne zbatimin e drejtesise, mbi ata qe kqyrin vendin e ngjarjes, mbi prokuroret dhe mbi gjyqtaret.
    Dhe keta qe po vriten…dhe qe e dine qe nje dite do vriten nga njeri tjetri…eshte mire qe te lajne ca hesape me keta me ca nga keta me kollare. Keshtu te pakten edhe ata i bejne nje te mire shoqerise para se te vene atje ku jane nisur

  2. TJ says:

    Z. Kikia! Keto jane histori qe i kane kaluar te gjitha demokracite e botes! Nuk ndertohet nje shtet ne 25 vjet! Ne nje kohe,qe kemi Berishen gjalle, qe minon c’do tentative per te vene ligjin! Edhe vendet e tjera perendimore, i lane te vriten njeri me tjetrin ,por krijuan edhe “antimafien shteterore”! Ka nje demagogji berishiane ,qe po na ben te vjellim! Nuk do Sala shtet ai do tribu,alla vicidolse! Nuk ka shtet derisa te largohen kjo klase politikanesh dhe bisnesman-nesh te lidhur me politiken! Nuk behet me idiote si lulet e lulzimesh! Le t’ia leme kohes, qe sheron gjithcka! Dora dhe mendja e njeriut nuk e regullon kollaj! S’ka ardhur koha akoma! S’ka kuptim Lulzim Basha! S’ka period.

  3. mir says:

    duhet patjeter denimi me vdekje per nje fare kohe.sic bente njehere e nje kohe ai merhumi.

  4. Na bashkoj kenga popullore says:

    Per fatin e keq titulli komplet i gabuar,sikur mos te ishte kallashi(arma)e korruptuar nuk do kishim politikaj hajna,kriminela,te part qe duhe ta pesojn kallashin duhet te jen politikajt kriminela,prandaj fryj myth kikia me drejtesin e kallashit

  5. Na bashkoj kenga popullore says:

    Per fatin e keq titulli komplet i gabuar,sikur mos te ishte kallashi(arma)e korruptuar nuk do kishim politikaj hajna,kriminela,te part qe duhe ta pesojn kallashin duhet te jen politikajt kriminela,prandaj fryj myth kikia me drejtesin e kallashit.DENIM ME VDEKJE ska gja tjeter qe e kthen niman(mbarsi)kyt vend

  6. europian kam te drejten time! says:

    rrofte demokracia po nuk e dini ju qe kriminelat kane me shume te drejta ne europen e civilizuar? tjetri fut shpatllat ne dhe, kurse krimineli shkon ne burg luan play station dhe ben palester?

  7. Mona says:

    Kot thone se ne Shqiperi eshte hequr denimi me vdekje. Se ne kur dikush kryen nje krim dhe gjykata e denon fare pak, ai person sapo del nga burgu, ne fakt aty ka mare denimin me vdekje.
    Se kallashi e ka mare vendmin. ME VDEKJE.
    Keta trima nuk plaken kurre. E shumta shkojne deri 35 apo 40 vjec…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje