Ambasada e SHBA-së apel amerikanëve: Kujdes, protestat mund të kthehen në konfrontuese

21 Dhjetor 2015, 11:04Politika TEMA

Në një kohë që opozita organizon protestën e tretë brenda pak ditësh, ambasada amerikane i përcjell qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri të bëjnë kujdes.

Përmes një mesazhi shpërndarë për të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, ambasada i bën thirrje që të shmangin prezencën e tyre në vendet ku mbahet zhvillimi i protestës.

Ambasada kërkon nga qytetarët amerikane që të monitorojnë median në lidhje me zhvillimet dhe zonat ku zhvillohet protesta.

“Protesta paqësore mund të kthehet në konfrontuese, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje