Luftërat nuk janë thjesht edhe një “çështje parash”, por vetëm çështje parash!
Me nisjen e luftërave disa sektorë industrialë janë të penalizuar ndërsa disa të tjera të favorizuar: mbi të gjitha industria e armëve.
“Stockholm International Peace Research Institute” ka publikuar raportin vjetor të tregut të armëve duke ndihmuar të kuptojmë dinamikat gjeopolitike të aktualitetit.
Industria e armëve
10 kompanitë e para botërore të armëve i përkasin vendeve të NATO-s. 7 janë amerikane dhe tre europiane. Vetëm këto 10 përbëjnë 50 përqind të tregut botëror.
Nëse shihen 100 kompanitë e para vazhdojnë të dominojnë ato amerikane dhe europiane, me një kuotë prej 80 përqind të të ardhurave totale.
Shpenzimi total i vitit 2014 në industrinë e armëve ka kapur shifrën e 400 miliardë dollarëve, me një rënie të lehtë prej 1,5 përqind nga viti paraardhës, pro gjithsesi krahasuar me një dekadë më parë, shitja e armëve është rritur me 43 përqind.
Rusia ka rritur ndjeshëm në vitin e fundit industrinë e prodhimittë armëve por ebnde ngelet prapra Amerikës. Sot janë 11 ndërmarrje ruse në 100-shen e parë, nga 8 që ishin në 2013. Kanë shtuar me 50 përqind shitjet dhe zënë 10 përqind të totalit në botë, e treta pas Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Mjetet elektronike dhe ndërmarrjet e specializuara janë sektori më i fortë i Rusisë e cila po shndërrohet në këtë profil si fuqia e parë në botë.
Kina nuk është pjesë e këtij raporti pasi nuk ka pranuar të japë të dhënat e saj. Analistët megjithatë konfirmojnë se industria kineze ka pesëfishuar prodhimin dhe shitjen e armëve.
Aktualisht ka 4 ndërmarrje në 20-shen e parë dhe 9 në 100-shen e parë.
SHBA-të konfirmohen si prodhuesit kryesorë të armëve në botë. Janë 38 ndërmarrje amerikane në 100-shen e parë. Amerika zë 54 përqind të tregut botëror. Lockheed Martin ruan vendin e parë në botë me 37 miliardë dollarë në vitin e shkuar.
Kush ka nevojë për luftë?
Prodhimi i “pajisjeve ushtarake”, kontrolli i tregjeve dhe shpërndarja e armëve në nivel global është nën dominimin e SHBA-së dhe NATO-s.
Panorama e vendeve perëndimore të kërcënuar nga “kombet e këqija” nuk duket se përputhet me realitetin, madje është e kundërta.
Perëndimi ka nevojë për luftë për të kënaqur industrinë e armëve.
Për këtë krijohen kriza, revolucione, konflikte civile etj.
Pa moralizma dhe sjellje pacifiste, Europa mund të ishte një fuqi e parë ushtarake në botë.
Industritë e saj janë të avancuara, ashtu si dhe sistemi i mbrojtjes.
Europës i mungon vetëm nëj gjë: Politika e përbashkët e jashtme, e pavarur dhe sovrane, në gjendje për të ndjekur interesat e veta strategjike.
Pikërisht ajo që Europa e ka lënë në duart e Uashingtonit./ Përgatiti Amarildo Lumani.
Shkruajtur nga Giampaolo Rossi, gazetar italian.
O lumani na ke car trapin duke dal kundra amerikes dhe natos tere diten e duke na mbrojt rusin
Populli i thjeshte pyet:kush i prodhon ,kush i shet,kush lufton dhe kush vritet?Padroni jeton gjithmone.Gjarperinjte nuk i tregojne kembet kur ikin apo sulmojne.Bota ne pergithesi varferohet,pakica e uritur pasurohet.Kjo eshte jeta e lire e ashtequajtur “demokraci”.Vazhdon si dikur,padroni sundon dhe jeton jeten e te tjerève,i varferi skllaverohet dhe jeton sa e lejon varferia e detyruar nga padroni shfrytezues “demokrat”.
Edhe s’donit ta besonit Enverin ju!? Tani e morret vesh kush i fabrikon revoltat, revolucionet, konfliktet!
Ore Sulo trapi,cili popull i thjeshte pyet?Asnje popull nuk pyet,populli do kerbac dhe pak e ka,e ngaterron me vehten ti qe sic duket te kane rene hallet mbi koke.Hiqi nga koka idete komuniste dhe fut keto plehra qe quhen mutokraci.
kane kaluar 25. vjet dhe akoma shteti shqiptar shet armet e PPSH,pasurohet familja Berisha dhe tani importojme arme me parate e popullit te thjeshte.Popull trapi.
O I
Lexoje dhe nji her
Po nuk e kuptove, pyt don’t be shy
Mos u bo ma katolik se papa
Tung
Ore ti lezha qenke lesh fare por lesh arabie ama.Qenke larg shume,pronoto leshin tone.