Bisedë me shkrimtarin e njohur Visar Zhiti, i burgosur politik. Pjesëmarrës në revoltën e burgut të Qafë Barit, e cila pasoi revoltën e burgut të Spaçit.
Z. Zhiti, revolta e kryer në burgun Qafës së Barit ka një përputhje me datën që ka ndodhur edhe një revoltë në një burg tjetër komunist, atë të Spaçit. Në një dokument që kam gjetur në arkivën e Ministrisë së Brendshme hidhet dyshimi që nëpërmjet revoltës suaj po përkujtonit revoltën e Spaçit. A ka pasur lidhje revolta që ju kryet në Qafë Bar me atë të Spaçit?
Kjo është një enigmë. Po aq sa duket si rastësi, aq edhe nuk është rastësi. Edhe policët që na hidheshin për të na goditur na thoshnin që ne donim të përsërisnim revoltën e kryer në Spaç.
Kishte të burgosur që kanë qenë të burgosur edhe në Spaç gjatë revoltës suaj?
Po kishte edhe të burgosur që kishin qenë në Spaç gjatë kohës së revoltës. Kishte të burgosur që morën pjesë në të dy revoltat. Ata ndjenin një ndjenjë të dyzuar. Kishin edhe frikë pasi kishin përjetuar mjaft tortura, por kishin edhe guxim për të treguar forcën. I burgosuri nuk ka as një gjë dhe u ngrit kundër shtetit komunist që i kishte të gjitha.
Si nisi revolta? Si ishte atmosfera?
Revolta nisi nga të gjitha rrethanat. Së pari puna që bënim ne ishte tepër e rëndë. Punonim në minierë me tre turne. Herë uji hynte në rroba, pikonte edhe nga tavanet e minierës. Uji ishte me acid që të digjte lëkurën. Herë binin edhe shkëmbinjtë nga sipër. Ajo ishte një minierë që nuk mund të punohej nga forca e njeriut. Në burg ishin edhe njerëz që kishin qenë inxhinierë me sovjetikët dhe ata na kanë thënë që Qafa e Barit nuk mund të punohej nga forca e njeriut. Pasi në të kishte temperatura të ulëta, ujë të aciduar. Ajo minierë nuk duhej shfrytëzuar me njerëz, por me makineri. Edhe shteti komunist i kohës nuk po e shfrytëzonte me njerëz, por me të burgosur pasi sipas tyre ne nuk ishim njerëz. Kjo gjë ishte reciproke, sepse as ne nuk i quanim njerëz ata. Përpara se të na fusnin nëpër galeri, oficerët e burgut na bënin kontrolle. Por jo kontrolle siç bëhen në aeroporte. Në mes të dëborës ata na zhvishnin për të na bërë kontroll. Na hiqnin opingat, pasi këpucët ishin shenjë qytetarie dhe nuk duhet të kishim as një lidhje me qytetarinë. Njerëzve i binin të fikët nga të ftohtit. Në një rast njërit i ranë të fikët dhe policët mendonin se mos ishte një mashtrim dhe e dogjën me cigare për ta vërtetuar. Një pjesë tjetër e torturës ishte edhe leximi i librave të Enver Hoxhës. Çdo ditë ishte një torturë për ne dhe ne ishim të gatshëm për të shpërthyer. 22 maji nuk kishte ndonjë gjë e veçantë nga të tjerat. Komunistët kishin një parim makabër. Ata donin që të plotësohej norma e punës ose në të kundërt të nxirrnin shpirtin. Kishte raste që norma e punës nuk plotësohej nga shembjet e shkëmbinjve dhe për pasojë shumë të burgosur nuk mund të plotësonin normën e punës. Ata na rikthenin përsëri në minierë për të plotësonim normën. Më 22 maj komandanti i rojës pyeti se kush nuk e kishte plotësuar normën dhe roja u përgjigj që Ndue Pisha me Ndue Prognin nuk e kishin plotësuar normën. Në atë moment komandanti dha urdhrin që ata të ktheheshin përsëri në minierë. Një nga të burgosurit, Sokol Sokoli, i tha komandanti se ata nuk kishin arsye se përse të ktheheshin në galeri, pasi nuk ishte faji i tyre që ata nuk e kishin plotësuar normën. Edhe dy të burgosurit që nuk kishin plotësuar normën të njëjtën gjë kërkuan. Komandanti iu përgjigj duke i thënë se duhet të shkonin ose në të kundërt do të fillonte dhuna. Dhe me të vërtetë në atë moment filloi dhuna. Të burgosurit nisën duke u përleshur me policët. U ngrit Sokol Sokoli, një djalë shumë i vuajtur, dhe i kërkoi që mos t’i preknin me dorë. Policët dhanë urdhër që të mblidheshim të gjithë duke na thënë se donim të bënim një revoltë. Shumë herë ia kam bërë vetes këtë pyetje se mos vallë edhe regjimi e donte vetë një revoltë të burgosurish.
Ju mendoni se regjimi komunist donte një revoltë?
Unë ju thash që ne ishim një barut gati për të shpërthyer. Dëshirë nuk kishim që ta humbnim jetën kot. Shumë shpesh ne flisnim me ushtarakë të burgosur dhe ata na jepnin mendime se si mund të mposhtej regjimi. Për Sandër Sokolin që ishte një ushtarak i specializuar në Kinë dhe komunistët e kishin futur në burg, flitej që kishte dëshirë për të formuar një parti. Dua të them se dëshirat dhe ëndrrat për përmbysje ishin. Donin të tjerë që ta konkretizonin këtë gjë. Mua më dukej e pamundur, se kjo mund të konkretizohej, por në biseda disa persona mendonin se mund të bëhej. Kur ishte periudha që do të bëhej revolta në burg, flitej nëse Enver Hoxha ishte gjallë apo jo. Ne i dinim shumë mirë kinezeritë që kryheshin në atë kohë, pasi në burg kishte nga të gjitha llojet e njerëzve dhe hamendësimet ishin nga më të çuditshme. Shumë veta mendonin që Enveri kishte vdekur dhe ne udhëhiqeshim nga një kufomë. Në atë kohë po përgatitej ardhja e Ramiz Alisë. Për atë thuhej se mos Ramizi ishte shumë liberal, por që nuk ishte e vërtetë. Ai ishte po aq gjakatar sa Enveri dhe më shumë dinak se ai. Kjo gjë i bënte përshtypje njerëzve pasi në të gjithë Europën komuniste as një Ministër Arsimi, siç ka qenë Ramiz Alia, nuk e ka marrë pushtetin pas vdekjes së një diktatori. Të gjithë i trembeshim liberalizimit. Dhe duke parë këtë gjendje që ishim ne “Barut i Thatë” ata vepruan për t’i bërë më dije Ramiz Alisë që sistemi kishte mjaft kundërshtarë. Prandaj mendoj që edhe vetë ata e donin një revoltë. Madje pati edhe thirrje politike në të.
Sa zgjati revolta juaj? A mund të na e tregoni në mënyrë më të detajuar se si ndodhi shtypja e revoltës?
Te burgosurit i mbyllën në mensë. Policët thanë që të ktheheshin të burgosurit që nuk kishin plotësuar normën pasi duhet që ta bënin punën me doemos. Po të njëjtët persona që u ngritën në fillim, u kthyen kundër policëve duke i kërkuar atyre që t’i linin të qetë. Policët thirrën emrat e personave që nuk kishin plotësuar normën dhe i morën dhe i futën në birucë. Për ata që nuk e dinë, burgu brenda vetes ka edhe një burg tjetër që është biruca.
Çfarë kushtesh kishte biruca?
Dihet që kushtet janë më të rënda. Pakësohej ushqimi, hiqeshin veshjet që i burgosuri të kishte ftohtë. Dyshemeja ishte e akullt dhe aty i linin të burgosurit 20 ditë, aty policët i rrihnin të burgosurit. Prej këtyre gjërave të burgosurit kërkuan që policët mos t’i preknin me dorë personat që nuk kishin plotësuar normën. Ata i morën të burgosurit dhe i futën në birucë, ndërsa ne të tjerëve na nxorën në oborr. Kur ishim në oborr filluam të dëgjonim britmat e të burgosurve që ishin brenda në birucë. Kishte filluar rrahja e tyre nga ana e policëve. Në këtë moment të burgosurit shpërthyen derën dhe hynë brenda në mencë përsëri. Gjendja u qetësua përsëri nga policët. Ata filluan të thonin se ne ishim armiq, që duheshim që të riedukoheshim dhe se nuk na lejohej të bënim revolta. Kur u dëgjua një thirrje nga brendia e të burgosurve. “Kriminela” i tha një nga të burgosurit policëve dhe i hodhën një stol të mencës sipër policëve. Aty filloi edhe përleshja me policët. Që të gjithë ne i gjuanim me stola rojet. Policët që deri në atë ditë shiheshin si të pamposhtur e panë veten që edhe ata ishin të thyeshëm. Nuk ishin të fortë sa armët e tyre, pasi policëve nuk u lejohej që të futeshin brenda në burg me armë. Ëndrra e çdo të burgosuri ishte që policët të hynin me armë dhe t’ia rrëmbenim. Dolën jashtë të burgosurit dhe policët. Të burgosurit intensifikuan goditjet dhe i nxorrën jashtë kampit policët. Në përleshje ishte edhe një komisar nga fshatrat e Korçës. Njëri nga të burgosurit rrëmbeu kapelen e tij dhe iku. Në atë moment ai nuk dinte se çfarë të bënte dhe iku me vrap. Ai dha dhe shembullin tek policët e tjerë të cilët ia mbathën së bashku me të. Në atë moment u pa që kampi ishte pa policë. U krijua një gjendje shumë e çuditshme. Për atë moment unë ndjeva lirinë. Ne nuk dinim se çfarë të bënim. Në të tilla çaste dilnin njerëzit e mençur. Mbaj mend një nga të burgosurit Skënder Tufa, i cili ishte vetëm një fëmijë, nuk kishte mbushur as 18 vjeç, tha që të mbushnim ujë pasi mund të na linin pa ujë siç ndodhi edhe në Spaç. Filluan duke u marrë masa për të përballuar rrethimin. Tentuan të vinin policë dhe të burgosurit i sprapsën përsëri, madje i ndoqën deri tek dera e kampit. Ata u afruan aq shumë sa u dha urdhri që policët të gjuanin me armë mbi të burgosurit. Kosta Gjerdeni u godit nga plumb në shpatull. Një mjek që ishte brenda e mjekoi atë.
Si u shtyp revolta?
U shumëfishua rrethimi. Ndërmjet kullave të rrethimit ishin vendosur ushtarë. Në vendin ku kishte një roje, u vendosën gjashtë roje. Ata kërkuan që ne të dorëzoheshim dhe të dorëzonim organizatorët. Dhanë edhe një ultimatum për t’u dorëzuar ose në të kundërt do të qëllonin mbi të gjithë. Kishte nga ata të burgosur që thonin se ishin shkelur vetë ligjet e komunizmit. Ne nuk ishim dënuar me punë të detyruar por me heqje lirije. Madje ishte shkelur edhe një nga virtytet e socializmit pasi ne punonim dhe nuk paguheshim. Ishim vetëm skllevër në atë kamp përqendrimi. Komunistët nuk e pranonin dialogun. Ndryshe nga revolta e Spaçit ku komunistët pranuan të bisedonin me të burgosurit, këtu ata nuk pranuan. Në Qaf Bar erdhi helikopteri me zv. Ministrin, Zylyftar Ramizi, i cili bërtiste me megafon që ne të dorëzoheshim dhe hynë me qindra forca policie të armatosur brenda në kamp. Sampistët na ulën në mes të oborrit të burgut dhe midis nesh ecnin policë të cilët na shkelnin me këmbë. Ata lexonin emrat e personave që ishin filmuar nga jashtë. Emrat e personave që thirreshin i riarrestonin dhe gjëja më e keqe ishte se personat që merreshin, nuk dihej se ku përfundonin. Që në fillim sampistët fillonin t’i rrihnin të burgosurit me mënyrat më makabre. Këta njerëz që ecnin midis dy gardheve të policëve shpesh herë nuk i preknin këmbët në tokë. Nga të rrahurat të burgosurit vdisnin pa u dënuar me gjyq. Kur ishim në përkujtimoren e revoltës një bashkëvuajtësi im më tha një gjë rrëqethëse për torturat që i kishin bërë Sokol Sokolit. Siç ishte i lidhur me zinxhir, polici i vinte këmbën në fyt dhe e thoshte Sokolit “thuaj rroftë Enver Hoxha”. Ai nuk e pranonte dhe i kthehej duke i thënë “poshtë Enver Hoxha” në këtë moment ai e shtypte më shumë këmbën drejt fytit të tij. Ky u dënua me pushkatim. Ishin dy të dënuar me pushkatim, Sokol Sokloi dhe Tom Ndoja.
Burgu i Qaf Barit kishte policë që nuk kish ishin shumë të stërvitur për tortura. Pas revoltës ata u specializuan më shumë se sa policët e Spaçit. Shumë nga të burgosurit u torturuan. Një ish- oficer i burgosur u fut në arkivol i gjallë dhe i thanë që të firmoste se ishte organizuar një revoltë dhe ishin disa persona që e kishin udhëhequr atë, duke i ofruar faljen nga dënimi. Të gjithë këtë presion ia bënin kur ai ishte brenda në arkivol. Shqipëria në atë kohë kishte kontraktuar disa persona që të mësonin metodat e torturave ku kishin mësuar edhe metodën e arkivolit. Në të cilën brenda në arkivol linin një pemë bambuje e cila u rriste pesë centimetra në ditë duke e ç’puar së gjalli të torturuarin. Mbaj mend që më ka thënë Sandër Sokoli i cili kishte shkuar në Kinë për specializim dhe më pas u burgos. Kur ai kishte qenë në Kinë, specialistët atje ishin habitur nga shqiptarët duke i thënë se nuk kishin nevojë për specializim pasi ishin mjaft të përgatitur. Ata i kishin thënë se shqiptarët ishin më mizorë në tortura. Personi i futur brenda në arkivol nuk pranoi që të firmoste. U dënuan rreth 20 persona me rreth 200 vjet burg, ndërsa dy të tjerë me pushkatim i cili u bë më 9 qershor në orën 12 të natës.
Si e morët vesh për ekzekutimin e shokëve?
Mbas revoltës së Spaçit burgu ishte shumë makabër. Herë pas here kur zbulohej një grup dhe pushkatohej, neve na thërrisnin dhe na tregonin se kë kishin pushkatuar. Në rastin tonë na mblodhi komisari i burgut dhe na tha që ishte pushkatuar Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Në pushkatimin e tyre nuk ka patur fare skuadër pushkatimi. Ata janë pushkatuar nga dy persona në një fushë afër Shkodrës. Sokol Sokolit i raportuan që Gjykata nuk i kishte falur dhe se do të pushkatoheshin. Sokoli i kishte kërkuar që të mos ta pushkatonin prapa krahëve dhe se do ta hapte vetë gropën e tij të varrit. Tom Ndojës i kanë shtuar 30 rreshta në akuzën e tij në mënyrën më cinike dhe ai përpara pushkatimit ka thënë “Rroftë Drejtësia”. Edhe pse ai e dinte që drejtësi nuk kishte, ai mendonte për drejtësinë e të ardhmes. Dua të theksoj se Tom Ndoja edhe Sokol Sokoli janë martirë të demokracisë, ndërsa me ligjin e sotëm trajtohen si terroristë dhe nuk marrin dëmshpërblimin e merituar. Duke hedhur poshtë të gjithë guximin e tyre për t’i dalë kundër komunizmit. As zoti nuk e dëmshpërblen atë që i ka ndodhur të burgosurve, askush nuk ia kthen jetën. Nëse ligji i konsideron si terrorist do të thotë se shoqëria jonë s’është ende e lirë.
Z. Zhiti të dy martirët që ju përmendët kanë titullin ‘Nderi i Kombit” që është edhe titulli më i lartë që mund t’i jepet një personi. Ju mendoni se nuk e marrin dëmshpërblimin familjarët e tyre për shkak të nenit të terrorizmit?
Po ngaqë është neni i terrorizmit në ligj. Këtë argument më kanë thënë edhe të tjerë. Por ajo që nuk kuptoj është se ligjet i bëjnë njerëzit dhe vet këta njerëz nuk e heqin dot këtë nen nga ligji për të përndjekurit politik? Jam i interesuar dhe mendoj se nuk ka as një pengesë.
Në një dokument që unë kamë parë thuhet se që të dy të burgosurve u janë hequr sytë. Është një ngjarje shumë makabre. Ju si i pranishëm në revoltë a e dini se në çfarë mënyrë i janë hequr sytë, kur ishin të gjallë apo të vdekur?
Gjatë ekzekutimit të tyre është dhënë një urdhër ku thuhet që t’u hiqen sytë të dy pjesëmarrësve të revoltës dhe t’i çohen Ministrisë së Shëndetësisë. Ky është urdhri më idiot që mund të ketë dhënë qeveria komuniste. Ky ishte vendimi më idiot në Europën komuniste që mund të jap të tilla urdhra pasi nuk kishte as shkencëtar dhe as mjekësi të përparuar që t’u duheshin sytë e dy martirëve. Apo ju deshën për të marrë ndonjë lëndë për të kuruar sytë e Enverit që ishin duke u verbuar. Këtë nuk e di por mund të jetë një mundësi.
Është diskutuar mundësia e trafikimit të organeve të njerëzve në atë kohë.
Nuk besoj se ishim aq të aftë sa të mund të kryenim trafik organesh. S’di ç’të them. Unë mendoj se është një makabritet dhe se mund të ketë shërbyer në shërimin e syve të diktatorit. Unë di një fakt që ma treguar Lins ( Sokol) Ngjela, ish i burgosur politik. Ai më ka thënë se në maternitetin e Tiranës janë bërë kurban 100 foshnje për t’i bërë transfuzion gjaku Enver Hoxhës pasi i bënte mirë për shëndetin. Ai më ka thënë se në një libër të tij ai (Hoxha) i ka shkruar një telegram ngushëllimi drejtorisë së maternitetit për vdekjen e bebeve në këtë maternitet dhe se ishte shumë i dëshpëruar nga lajmi. Unë e kam kontrolluar dhe me të vërtetë ekziston një telegram i tillë. Kjo diktaturë e çmendur mund të kishte edhe delire të tilla ku mund të bëhej shkencë. Këto gjëra duhet ti vërtetoj një mjek, një jurist pasi nuk janë deklarata të kota.
Visar, në një dëshmi Bedri Blloshmit, vëllai i Vilson Blloshmit, thotë se drejtori i burgut bashkoi dy stola gjatë revoltës dhe ka thyer në mes Sandër Sokolin, një prej bashkëvuajtësve të tu dhe se sot drejtori është me strehim politik në Gjermani. Pyetja ime është nëse jeni përballur ndonjëherë me persekutorët gjatë këtyre viteve demokraci?
Është e vërtetë ajo që thotë Bedriu. Edmon Caja ishte komandanti i policisë. Për meritën e zhbërjes së revoltës së Qaf Barit u bë komandanti i kampit dhe më pas erdhi duke punuar në Ministrin e Brendshme në Tiranë. Pas viteve 1990 ai vërtet ka ikur në Gjermani dhe merret me tregti. Vjen herë pas herë këtu.
Këtu është kapur një njeri dhe është thyer në mes. Ky është një krim kundër njerëzimit pasi as robërve të luftës nuk mund tu bëhet kjo gjë dhe jo më kundërshtarit politik. A është trajtuar ndonjëherë ky rast si krim kundër njerëzimit pasi është një nga rastet e rralla të cilat kanë edhe autorin edhe viktimën?
A jeni përballur ndonjëherë rastësisht me persekutorët tuaj, në punën tuaj ose në aktivitetin e përditshëm?
Unë di edhe pseudonimet e disa personave që më kanë akuzuar mua. Janë me pseudonime pasi në dosjen time hetuese nuk janë me emra. Ata punojnë si mësues tani. Unë i di se cilët janë këta persona. Këta të dy nuk i kam kërkuar, por më kanë ardhur lajmet për ata. Kamë parë gjykatësin tim, madje tani ende mund të jetë gjykatës. Edhe operativi që më ka arrestuar është ende sot oficer policie, mbase me gradë më të lartë. Mësueset që më kanë denoncuar janë ende të tillë. Unë kam pasur raste që të përballem me ta. Ata nuk kanë shenja pendimi. I tremben mendimit të ballafaqimit, por përsëri nuk japin shpjegime përse e kanë bërë atë gjë ndaj meje. Unë jam dënuar për poezi dhe jo për trakte dhe gjëra të tjera. Konfliki nuk është aq fizik me mua, por është ideologjik.
Ju mendoni se nuk ka ndonjë pendesë nga persekutorët?
Jo nuk kanë ndonjë pendesë. Nuk kamë parë ndonjë persekutorë që të dali në shtyp dhe të tregojë pendesë për veprimet e kryera. Mbase ka dalë ndonjë që ka pranuar se ka qenë bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit, por jo që të ketë kërkuar falje. Edhe persekutorët e mi duke filluar që nga mësuesit që më akuzuan dhe deri tek hetuesit nuk kanë kërkuar ndonjëherë falje për veprimet që kanë kryer karshi meje.
Visar, në Shqipëri janë gjetur me mijëra eshtra të ushtarëve që kanë pushtuar vendin, si grekët, gjermanë, italianë, të shqiptarëve të rënë gjatë kësaj periudhe. Është një ngërç me eshtrat e 5 mijë personave të pushtakuar me gjyq dhe pa gjyq gjatë diktaturash. Si e shikoni këtë problem?
Është diçka tepër e dhimbshme. Ata mund të gjenden. Janë dosjet që kanë të faktuar dokumentet se ku janë eshtrat. Edhe në qoftë se nuk janë dosjet të shkruara janë ato të gjalla. Ka shumë dëshmitarë që kanë parë ose kryer ekzekutimet. Ata duhet të ndërgjegjësohen dhe të ndihmojnë komunitetin për të gjetur eshtrat e atyre martirëve të rënë gjatë diktaturës. Unë kam në familje persona të tillë. Xhaxhai im është pushkatuar në hetuesi dhe nuk është gjetur ende. Duhet bërë shumë në këtë drejtim. Së pari shteti shqiptar do të mbetet me një mëkat. Një shprehje thotë se që të gjitha fabrikat tona ranë pasi ato janë ngritur mbi kufomat e shqiptarëve. Jo vetëm fabrikat, por të gjitha veprat e komunizmit janë ngritur mbi kufomat e martirëve të Shqipërisë. Edhe aeroporti jonë që mban emrin e një personaliteti të shquar shqiptar, Nënë Tereza, është ngritur nga puna e të burgosurve. Pse nuk është vendosur një pllakë, ku të thuhet se kjo vepër është ngritur nga puna e të burgosurve politikë të komunizmit? Këto duhen evidentuar. Në qoftë se ne nuk do të nderojmë vuajtjen njerëzore, sakrificat e tyre, punën e tyre, do të mbetemi me mëkate dhe do të shtiremi sikur jemi në demokraci.
Intervistoi Nebil Çika
pederi sunit E.Hoxha nuk duhet te ket as varr…………
Edhe Myzua eshte Nderi I Kombit. A ka qene ai ne Spac?
Intervi8sta me kete Visarin tregon se ai qenka nje analfdabet funksional,pra i goditur pas koke!
Asnje fakt nuk ka,por shpifje per gjithcka derdellit!
Si shkrimtar nuk duket per aq sa thote vetem se del si mesues fshati!
Turpi te mbulofte kur shpif se paskan vrare 100 foshnje per t’u martre gjakun per Enver Hoxhen!!!
Je sharlatan,o Visar se po te jete keshtu kjo gjendej fare lehte!
Te verifikohet koha e vgekjes se 100 foshnjeve brenda pas diteve,se kaq foshnje mund te kenhe vdekur edhe per 10 vjet,por kjo nuki nenkupton se kane qene te organizuara!
Te gjendet drejtori,mjeket,mamite,ifermjeret etj te maternitetit te asaj kohe dhe te pohojne keto qe u thane!
Te verifikohen dokumentet e maternitetit se keshtu me nje telegram nuk vertetohet asgje!
SHPIFNI SA TE DONI,POR ENVER HOXHEN nuk e baltosni dot,o KELLIRA FASHISTE!
E keni patur HALLALL burgun dhe plumbin e kohes!
Edhe sot jeni po aq te poshter si atehere!
Askush nuk pendohet per ju,perkundrazi:E KENI MERITUAR DENIMIN dhe sot meritoni PERBUZJEN E POPULLIT!
Te ishit te mire nuk mbeshtetnit nje kriminel antishqiptar se Sali Berisha per 25 vjet!!!
Hahaha agjentit i eshte hapur goja.O kriminel i popullit tend.Hiqu zvarr nga vetja nje dite.Do te shurdhohesh nga klithmat e nentokes si Makbethi.Kafshe e lindur gabimisht.Po dhe saliu nje nga tuajet eshte.E shpartalluat Shqiperine.Mallkuar ajo nene qe te ka bere.
Njeriu ndryshon,jeta te zbut e te meson gjera qe me pare s’i dije apo i shikoje gabim, e keshtu behesh me NJEREZOR ,por JO !-JO,kjo gje nuk vlekerka per ty e per ca te tjere si ty(fatkeqesisht per ju).Ky eshte mallkimi me i madh qe mund te jete per ju.Te shkoni drejt varrit ,jo si qenie njerezore .
Ketu me pelqeve me kete qe the tfg Hera e pare qe jam dakort.
Edhe ti ore Hale qe vjell vrere kunder shqiptareve ne cdo shkrim tendin ne kete forum nuk je me i mire se “suniti” E Hoxha ore Qen Kolibje
Edhe ti ore Hale qe vjell vrere kunder shqiptareve ne cdo shkrim tendin ne kete forum nuk je me i mire se “suniti” E Hoxha ore Qen Kolibje
zoti i vraft kto plehra ku do qe te jen brez mbas brezi,sepse pushkatun njerz te ndershem dhe shqiptar te vertet . ptuuu Enver Hoxha u shoft fara jote
O BENI SHKODER MIR JA KAN BA RRACES TANE SE SHIFE QAR ZEMRE KE MALLKON BREZ PAS BREZI . PO JU KA NJOFT MIRE RRACEN TAN SE SI JENI RROFT ENVERI E TE TAN KOMUNISTAT
10000 njerez te vrare e te torturuar per vdekje dhe 200000 qe jetuan ne internime e kampet e punes nuk mendojne qe komuniste jane te mire. Poshte komunistet. Qofshin mallkuar e shkofshin ne djall per me femije e gjithe familjet e miqte e tyre. Poshte rraca kriminele e Komunisteve.
shume e trishtueshme dhe e dhimbshme historia dhe as vihet ne dyshim.e lexova duke ndjere keqardhje per ato njerez te cilet kane provuar burgjet e diktatures.cuditem me visarin si pranoi te propozohej nga z.bushati per ne vatikan .e cuditshme ,nje lemoshe.
Te ankohet ndonje qe nuk ia var njeri e po hajde. Po ky ka qene edhe deputet edhe minister! Cudi! Thote qe eshte denuar per poezi. Edhe besohet, por ne nuk njohim poezine. Ky, apo ata qe e adhurojne nuk e ne e kane publikuar kurre!
Pse ke pritur 25 vjet per ta thene kete mufke o Visar?
Akoma i PA BURRE je??
Akoma nga Enver Hoxha i vdekur trembesh???
Phuuuu RRACE E POSHTER,qe nuk meritoni asnje fjale ngushellimi pale pendimi!
Kush ia hoqi syte ketyre te burgosurve??
Me cfare e bazon ti kete shpifje???
Cfare do ndreqesh ti apo KERMAT e tjera si ty me keto mbrockullat qe derdellitni tani???
JENI PLEHRA TE GJITHE!!
Paskan marre gjakun e 100 foshnajve per shendetin e Enver Hoxhes!!! Nje njeri si Visar Zhiti mund ta besoje! Ka kete nivel, prandaj edhe e ka merituar burgun.|Po nuk paska vene mend.
Visari e thot te verteten!
Po mire, O Visar,
kur ti ishe perkrah Berishes, militant dhe me poste
ne kryesine e PD-se dhe me pas kur u bere minister,
pse nuk i ngrite keto probleme?
Ju pra, e kishit pushtetin ne dore, çfare bete per viktimat e komunizmit?
Ti vete, çfare ke bere?
Po ashtu mund ti besh pyetjen ;pse e pranoi karrigen e mijistrit nga nje ish komunist i spikatur qe ka kerkuar denimin e H. Shoshorit?pse se ngrite zerin per gjith spiunat komunistat gjykatesit e te kaluares kur ishe ne pushtet?Do ishte me e ndershme ta refuzoje postin ne shenje proteste ndaj partise qe drejtohej nga nje ish sekretar partie bythlepires i bllokut e anetareve te byrose politike…
kure do dalin para drejtesis,si psh pjeter koka ,gjon rica nue nikolli e shume te tjere,kure te vdesin.
Sot genjehet sy per sy per ngjarje qe i shohin e perjetojne realisht mijra njerez…pikerisht nga keta qe marrin persiper te tregojne gjoja te vertetat e para 30 viteve…nga persona qe per te krijuar nje UNE,per te fshehur te kaluaren si bashkepuntore te sigurimit,per te plotesuar nje figure te persekutuari klasik…Blloshmi kjo figure e demaskuar,qe pervetson demshperblimet e vellait e te niperve e mbesave meret si referent…nje genjeshtar klasik qe mbulon te kaluaren si bashkepuntor pretendohet se eshte deshmitar jo i rreme…Zhiti ende se ka kapur filozofine e shprehejes …mos kerko te besh gropen e tjetrit se perfundon vet aty…
Duhet te denohet ky shkrimtari,ku ka qene deri sot,athua duhet te pret qe tan ata gardijan qe kan bere tortur te desin e pastaj te tregon dikush per ndodhite ne ate kohe.
kta burgaxhinjt qenkan ngrit kunder punes.
s dum t punojm.
sikurse tash shqiptart qe s dun t punojn por dun me u pasuru me krime. drog. kurva. grabitje.vjedhje. rrembim pronash. korrupsjon.
ja pse shqipnija ka korrupsjon .sepse shqiptart e demokracis,pasardhsit e ktyne burgaxhinjve,nuk duan te punojn. edhe kur punojn,punojn m hu.
por po s punove … ha kar.
diktatura esht e keqe,por jo ashtu sic e percepton kjo intervju.
diktatura ishte e keqe per te gjith. te gjith simuter rronin,dac diktatori ,dac “te diktuarit”..
vila e diktatorit nuk ishte e tij dhe eshte nje ndertes mjaft modeste aqsa gjysma e ndertesave te kamzes dhe laprakes jan me te mira se ajo.
burgjet ne gjith boten jan burgje.
kurse klimes se ftoft dhe bores se veriut malor nuk ja ka fajin diktatura.
dhun? tortura?
shkoni dhe shikoni Guantanamon demokratike sot e ksaj dite!!!!!!
Guantanamo nuk eshte demokratike. Eshte nje pisllik juridik qe ben Amerika, sepse eshte “no man’s land” pra nuk ka vlere juridiksioni amerikan pra as te drejtat e njeriut. Sa per punen ne Qafe Bari, nuk behet fjale per pune normale por per kamp shfarosje si kampet e nazizmit, ku njerezit duhet te vdisnin nga puna qe benin. Kjo eshte trashegimia e Ramiz Alise, na la pas nje kelysh komunist, si sali Berisha, dhe krimet e komunizmit nuk u ndeshkuan. Nuk po flas per c’fare u be brenda legjislacionit te kohes, por per pjesen qe shtonin xhelatet sociopate qe ishin ne sherbim te regjimit. Tortura ishte e ndaluar dhe ne ate kohe, pra te gjithe torturuesit duhet te ishin hetuar keto 25 vjet. Duhet te hapeshin dosjet, dhe kush kish spiunuar, dhe i ka shkaterruar jeten x-it apo y-it te behej publike, qe keta njerez te ligj shume prej te cileve jane pjese e jetes publike sot te hiqshin nga skena publike me neverine e merituar. ‘
Por Ramiz Alia mendoi per pasardhjen e tij, per mbrojtjen e gjithe zagareve dhe hienave te regjimit. Dhe per kete na beri peshqesh Sali Berishen.
Te ankohet ndonje qe nuk ia var njeri e po hajde. Po ky ka qene edhe deputet edhe minister! Cudi! Thote qe eshte denuar per poezi. Edhe besohet, por ne nuk njohim poezine. Ky, apo ata qe e adhurojne nuk e ne e kane publikuar kurre!
komunistet jan kanibale
Sigurisht qe burgjet nuk kane qene kampe pushimi, por perrallat e Visarit Jane te mahniteshme, ai me sa duket i ka degjuat nga prrallistat ose i prrallis vete. Ka imagjinate Visari prandaj duket se do te shkruaj drama dhe romane tragjike, qe do t’i luaj Hollivudi..
O Bizar (Visar) paske imagjinate per romane dhe drama tragjike per Hollivudin
O Visar! Paske imagjinate letrare per drama tragjike. Shkruaj se Hollivudi po i pret prej teje.
Zoti Zhiti, me bere te ndihem shume keq, jo nga vertetesia e syve te nxjerre dhe te tjera, por nga e kunderta. Me vjen keq se ju jeni edhe besimtar tek zoti, sic keni deklarauar dhe duhet te keni pak frike nga ndeshkimi i tij kur trilloni nxjerrje sysh para pushkatimit. Ne interviste nuk percillet fiksh-en, d.m.th, nuk behet letersi.
Zoti ju ndihmoft
GJYSHI DHE NIPCJA……….
Gjyshi: Nipce e shikon, ate personin ulur perbri kryeministrit.
Nipcja; Po gjysh e shikoj,ai eshte ministri i kultures,ne kabinetin qeverises….
Gjyshi: Degjo nipce,dikur kur punoja me ish sigurimin e shtetit,ky personi qe eshte minister ishte i denuar politik,dhe vuante denimin ne Spac,dhe une personalishte kame mare pjse per te shuhar nje revolte ne burge,dhe cfare nuk i kame punuar ketije dhe te tjereve….
Nipcja: Haman o gjysh mi trego,qe edhe une neser ti tregoje shokve te klases per bemat e tu,se edhe ato po me pyesin vazhdimishte….
Gjyshi: Ja po te tregoje qe i kemi kapur,i kemi rahur per vdekje,more i kemi gjymtuar thuaj,lidhur me pranga i kemi terequr neper rruge deri sa kane dhene shpirte, e me pase u hoqem edhe syte,po jo vetem atyre por te gjithve,kemi bere cfare na ka dashur qefi,per nje muhabet ne kafene tjetrit i kemi futur plumbin,kemi masakruar ke kemi dashur.
Nipcja: O gjyshe po ky personi eshte akoma i gjalle,dhe eshte bere minister,po ti tani nuk ke frike…..
Gjyshi: Po nuk i vrame te gjithe ,nje pjese,se nje pjese prej tyre,u bene pishman,dhe bashkpunuan me ne,,dhe sa per frike nipce,thuaji edhe shokve se une nuk kame frike,bile ministri ka ende frike nga une……..dhe thuaju te lexojne dhe librin qe ka shkruar ministri e do te degjoni per bemat e mija….hahahahh.
Nipcja: Po babi i ka degjuar ato bemat e tua…….
Gjyshi: Po si nuk i ka degjuar mor nipce,jo vetem se ja kame treguar une,por i ka gjetur e lexuar ne arkiven e ministrise se brensheme,ku eshte edhe zevendes minister….
Nipcja: O gjysh vetem nje gje nuk kuptoj,apo jame ende i vogel,c’ne babi im tani zevendes minister ne qeverine demokratike, kur ti ke qene ne krye te ish sigurimit apo pse eshte demokrat….
Gjyshi: Do ta kuptoshe kur te ritesh me vone o nipce,mbase shume vite me pase,kur te shkruhet historia e vertete e pluralizmit ketu tek neve,vertete foli pake ne tv,ai profesori i ish marksizmit,per” Katovicen”,por ajo eshte maja e azbergut, ka gjera te tjera me te rendesishme,por do ti mesoshe me vone…..
Nipcja: Po une o gjysh te behem sigurims,se sa po kuptoj juve qenkeni me te forte se te gjithe…..
Gjyshi: ke kohe nipce tani meso mire ne shkolle,ti nuk ke pse te behesh sigurims,boll jemi neve te dy me babin tende,ti do behesh biznesmen,e kemi menduar edhe ate pune,se e ka ne pjese Katovica mor nipce,keto te tjeret le te lehin si qene rrugace,neve te na eci tymi drjte,apo jo nipce……
Nipcja: Po gjysh ashtu eshte tymi drejte,dhe ja ku te betohem se kure te ritem do eci ne gjurmet e tua o gjysh………
Çdo person qe merresh dèshmitar apo bashkèpunetor i sigurimit nuk vepronte si donin ata ,perfundonte brenda dhe per te mos rene brenda jane bere vegel ne dem te kushedi sa te denuareve.Te gjithe nuk kane fytyre te kerkojne fale sepse e dine qe nuk kane patur guxim te kundershtonin regjimin.Sot shume spurdhjak te tillè jane bere qeveritare prej kohesh,kurse njeriu i drejte ka humbur çdo gjè.
Visar ti rruash trapin te gjithe komunistave , per plehrat qe nxjerr…!
Ato qe kan ber kte krim. Mos pafshin hajer per shtat breza. Ja qifsha robt rracen e nxhinsin.
I perjetshem qoft kujtimi I te gjith viktimave,qe kelysht e boshevizmit sllavo-rus kryen mbi popullin tone U shkerdhefsha soj e sorollop te gjtih atyre qe flasin kunder te ish te burgosurve dhe te perdjekurve . Eshte dashur me kohe me u vra me te njejten menyre , sic e kan bere ata; prandaj flisni sa te doni kur keta te perdjekurit nuk marrin hake mbi ju dhe familjet tuaja ju hale komuniste ..
po mir mo “korabi”
kur amerika demokratike benka “pislliqe juridike” sic i quan ti torturat ne guantanamo,po ata fshataret shqiptare te sapodal nga lufta fitimtare,qe i zbriten gamorve e mushkave dhe i hypen karrigeve t pushtetit,po ata nuk “paskan te drejt” qe te benin “pislliqe juridike” ne mijevjecarin e kaluar a?
diskutojm si bicim para eres son…
mos u perpiq te shofesh qimen ke syri i tjetrit kur ke trarin trung para qerpikut tend! thot bibla.
edhe dicka.
po ngatrrohet dhuna fizike apo edhe psikologjike me torturen.ngatrrojn sot azem hajdarin me majkell dollarin.
jan gjera te ndryshme.
dhuna esht karakteristik e tipit shqiptar. e gjen kudo dhe ne cdo koh e ne cdo sistem. esht pjes e kultures son tradicjonale.
ndersa tortura esht institucjon, ajo nuk ka ekzistu. nuk kemi pas kampe naziste gazi,apo tortura naziste per qellime shkencore ne.apo trtura e ujit,s osht apliku n shqipni. por aplikohet gjetke…..
te burgosmve u lexohej gazeta,jepej radijo e televizjoni.
ishte procesi i riedukimit sic quhej.
kurse sot hy njeriu i sakt ne burg dhe del andej nji kriminel i rregjur.
nuk njifej atehere pagesa e gjykatsit hetuesit policit…
sot esht nomi.
pagu vrasesi dhe del i pafajshem per me vra prap.
por kan ardh koh t kqija
sepse te kqinjt qe ishin mbyll ne burgje si e keqja e shoqeris dolen jasht me bekimin e perndimit.
dhe ata po e dhjesin aq shum kte vend saqe era po shko matan kufijve der n amerik,dhe tash qe ameriks i shkoji era e mutit shqiptar neper dhomat e gjumit atje,tash ata po “mbajn qendrim”… dhe kemi ameriken demokratike kunder partis demokratike shqiptare!!! paradoks.
dhe kemi ameriken demokratike qe “i qan hallin ” te varferve qe s kan pare se drejtsija ne shqipni shitet e blihet. kush ka pare ka t drejt kush s ka rri n burg. tamam sic fliste dikur enver hoxha. qendrimi i partis s punes.
po konvertohet ne shum piktakime komunizmi me demokracin kshtu pra. cudi……
megjithate shum shpifje te neveritshme kan kta burgaxhinjt. sepse ngaqe kan etapa te djegura duan te rifitojn kohen e humbur duke i ra shkurt. pa rradh pra.
mbani rradh o shqiptarinj se ka per t gjith!
paska rrjedhur ky…
Keta ish te burgosur, nuk e kuptojne, se me intervistat e tyre. E nxjerrin vehten e tyre, bllof dhe i japin te drejte ish sistemit hoxhian.
Mundohen te jene te besueshem, por i nxjerrin syte vehtes.
,
O VISKE,PRIT EDHE NJA 100 VJET DHE PASTAJ FOL E THUAJ C’KE PARE E DEGJUAR E FANTAZUAR. qENKE NJE INJORANT I PAFYTYRE.pSE S’E HAPE GOJEN PER TE VUAJTURIT E BURGUT DERI TANI? P0 PER NE VATIKAN DITE TA HAPESH GOJEN. pERENDIA TE DENOFTE ….
Une habitem me shume komentues ketu qe merren me Visarin..
keto gjera jane mese se te verteta dhe me keq akoma ka dokumenta per keto
dhe nuk eshte nevoja te na i thote Visari apo naj tjeter se keto tortura makabre i kemi perjetu vete apo te afermit tane.
po e mabaj veten e nuk po shaje po kam nje mllef perbrenda qe me vjen ti bie malit me grusht
E gjithe intervista eshte me tha njeri, i thashe, pastaj me thane.
Si mund te genjehet ne menyre kaq te shemtuar. A ka qene deshmitar ky apo ja fut tregimit me çfare i thane te tjeret.
Ja hoqen syte thote dhe ja çuan ne Ministrine e Shendetesise. Ore Visar po qenke kallp mor zoteri.
Ti vertet ke vuajtur, por jepi vuajtjes tende dinjitet, dhe trego me realizem vetem te verteten.
E verteta eshte ndryshe. Nese vdiste nje i denuar ne ate kohe, per faj te dikujt, ky dikushi hynte edhe vete ne burg.
Ndersa ky Debil Çika, qe e ka intervistuar, njihet mire se çfare “biçim” gazetari eshte.
Boll me mashtrime idiote.
Ti Alban je gjithnje i mbushur brenda.
Ta kane futur dhe sdo te ta heqin kurre.
O Zhiti,kur permend thenien qe “nuk ka me mizor se shqiptaret”,aty mbaron interesi per intervisten tende.
dffdfdf
Z. ZhitiJu keshilloj qw te jeni sa me i vertete ne theniet apo hartimet Tuaja, jeni i pasinqerte, egoist dhe cinik! Kur e verteta teperohet, ajo merr karakter shperdorues dhe kalon ne anen e kundershtarit tuaj. Duht te jeni me i i besueshem, me luajal dhe me i kulturuar ne menyren e te shkruarit. Nuk iu njoh, por jeni shume arrogant dhe shpifes i keq. Dukeni sikur jeni poet dhe kalemxhi burgu, por ne fakt ju jeni nje perbindesh letrash qw edhe debores i vidhni ftohtesine. Si poet dhe njeri letrash zemra jote le t;i “vjedh”ngjyren debores.Ju si krijues, perderisa keni rene ne ujdi me sundimtaret, nuk jeni progresist. Ju jeni komformist dhe jo opozitare i ndershem. Mos harroni se keni qene edhe deputet, edhe minister, edhe ambasador, edhe i ngarkuar me pune ne vatikan!11111 Pushteti gjithmone i terhe njerezit me moral te ulet! Mjaft folet per veten tuaj! lerini te tjeret te flasin per Ju. jetojme ne nje bote ku njerezit nuk thone ate qw ndjejne dhe nuk e ndjejne ate qw thone! – shkruan Gabriel gARCIA MARKEZ. kUSH TE DETYRON tY TE GENJESH>!
……
Tfgs
Enveri dhe diktatura Shqipetare ishte shume e keqe dhe e shemtuar,por ajo ishte shume here me e mire dhe e bute se sa “Metaksate” dhe diktaturat Greke.
Per minoritetin Grek ne Shqiperi “Enver-diktatori”ishte ilaci dhe siguria e tyre.
A mos deshiroje zoti Tfgs nje diktator fashist te tipit Metaksa qe ndiqte dhe zhdukte minoritetet?
Po te kishte dhe Sqiperia ne ato kohe nje qeveri si ato ne Greqi atehere sot nuk do te flitej me per minorance Greke,kete e pranojne minoritaret e zgjuar dhe jo tru-shplaret si ty.
Mndoj qe viktimat e komunizmit dhe pasardhesit e tyre duhet te ishin c’demtuar me kohe materialisht dhe moralisht.
Pajtohem plotesisht me
jakobini
persa i perket karagjozit Zhiti(Karagjoz-etiketim letrar)
Ai eshte pjese dhe molekule e ketij sistemi te ndotur “demokratik”pas-komunist.
Eshte nje nga sherbetoret e “ngrehines demokratike”Shqipetare qe praktikisht po vertetohet qe eshte njelloj e demshme per kombin sa dhe ajo komuniste.
Nje sherbetor qe i ofroi sherbimet e tij ne kembim te parave,posteve,pushtetit.
visar zhiti zbriti disa shkallë,në vlersimin tim kur pranoi të bashkpunonte me berishën në momentet e fundit të qeverisë më të ndyrë berishjane!!
kurse me këtë idiotësi të “100 foshnjeve”,që nuk zuri vënd as në fundvitin 1990 kur u përhap,më duket se është në kufijt e delirit!!
një thashethem i tillë është i denjë për një njeri të thjeshtë të paarsimuar dhe me IQ nën 80pikë!
të përmëndësh një shpifje të tillë është e barabartë me atë sikur të kapësh kokën tënde dhe të kërkosh ta mbytësh në një gropë me mut!!
nëse këtë shpifje do ta merrnim për të vërtetë,atëherë unë do ti thosha visar zhitit personalisht,”antikomunistëve”të thekur si sali berisha,por dhe atyre që janë me të vërtetë antikomunistë ose kuisling e bij kuislingësh:
-si është e mundur që patët pushtetin për 13 vjet rresht dhe nuk patët dëshirën për të hapur një hetim!për të zbardhur këtë vrasje makabre të pashëmbullt në botë!!për të dënunar ata që paskan bërë një masakër të tillë??
ju që çfar nuk kërkoni nëpër arkiva e mëndje të degjeneruara në shpifje si nuk e faktuat këtë “fakt” që do ta shkatërronte imazhin e enverit shumë më shumë se çdo gjë tjetër që ai ka bërë në të vërtetë?!
kështu o debil zhiti!!ti duhet të kesh pjerdhur nga trutë që flet për gjëra të tilla!!
nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë dhe se ti e paske dëgjuar nga dikush!?atëherë unë si qytetar i thjeshtë po të them se ti je po aq i ndyrë sa dhe ata që kanë bërë këtë krim që thua ti!!
ti personalisht,që e merr dhe thua se është i vërtetë,duhet të kërkoje një hetim për këtë “fakt”!!ti nuk e ke bërë një gjë të tillë!!mund të më thuash a të rëndojnë në ndërgjegje jeta e 100 të porsalindurve??
po të kishe ndërgjegje dhe me njohjen që ke në shqipëri,pas rënjes së diktaturës,ti duhej të kishe kërkuar hapjen e hetimeve!në radhë të parë duhej të çoje si fakt njeriun e “sigurtë” që të foli për këtë krim!!ti nuk e ke bërë një gjë të tillë or visar zhiti,prandaj para se të kërkosh të ndysh dikë,mos harro se ke ndyrë vetveten me këto që po thua!!
visar ti e di fare mirë se për vrasjen nuk ka parashkrim!!shko dhe bëj atë që nuk e ke bërë 25 vjet më parë!!shko në hetuesi dhe kërko hetim!!
nuk ma merr mëndja të jesh kaq debil!
apo jo??
ti e di fare mirë se do të të qeshin në fytyrë!?në rastin më të mirë!
njerëz idiotë me pasoja në tru!!ndonjëherë të shtyni të mendosh se mirë jua kanë bërë që ju kanë rrasur brënda!