Policia e Durrësit dyshon se Ervin Kodra dhe Erald Çaushaj u ekzekutuan nga vrasës me pagesë mbrëmjen e të mërkurës, në afërsi të “Torres”. Kjo është një nga pistat që po ndiqet për të zbuluar vrasësit.
Hetuesit besojnë se shenjestër e atentatit ka qenë Evin Kodra, për faktin se ai është arrestuar njëherë për vrasjen e Saimir Ballës, në vitin 2008, si bashkëpunëtor i vrasësit.
Po kështu ai dyshohet se merrej me trafikun e drogës.
Të dyja këto pista janë nën hetim, por më e besueshmja është ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Hetuesit besojnë se ekzekutimi i Kodrës është porositur nga një grup rival, me aktivitet kryesisht në Durrës e Tiranë, raporton Lapsi.al.
Disa persona të dyshuar janë vënë nën vëzhgim. Afro 50 u shoqëruan në polici, por ndaj asnjërit nuk u mor masa e ndalimit.
Grupi hetimor ka bërë të mundur rindërtimin e dinamikës së ngjarjes duke ekzaminuar provat dhe me ndihmën e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.
Ndaj 33 –vjeçarit Kodra dhe 25 –vjeçarit Çaushaj nga Vlora, ka qëlluar një person i vetëm. Nga hetuesit ai është konsideruar si një vrasës profesionist, gjakftohtë. Ai qëlloi plot një karikator kallashnikovi mbi viktimat. U doli përballë dhe shkarkoi të gjithë breshërinë, duke qëlluar vetëm mbi makinë. Asnjë plumb nuk ka dalë jashtë perimetrit të fuoristradës MBW X5.
Sapo ka përfunduar plumbat ai ka ulur automatikun dhe ka ikur qetësisht në një nga rrugët e qytetit, bashkë me një tjetër person që e shoqëronte.
Veç 33 gëzhojave, nuk ka asnjë gjurmë tjetër të tij.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që pjesë e “ngatërresës” me porositësit e vrasjes të ketë qenë edhe Çaushaj. Ai ishte studionte për master në kryeqytet dhe rezulton person pa precedentë penalë. Por dyshohet se kohët e fundit mund të ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme, bashkë me Kodrën.
Te huajt i bejne keto gjera dihet.Keshtu esjte kur merresh me peshqit e vegjel Shqiptar dhe ju hap dyert peshkaqeneve te huaj
Personi qe ka shkrehur aautomatikun eshte i demtuari kurse shoqeruesi i tij eshte edhe me i rrezikshem se ai eshte personi qe i ka frymezuar dhe mbeshtetur kete krim. Ndryshe nuk ka pse ta shoqeroje vetem nese ka interesa ne te ardhmen ose interesa qe iu prishen.