Fevziu këtë radhë mban qendrim: Hajdutët janë edhe të majtë, edhe të djathtë

22 Dhjetor 2015, 21:17Politika TEMA

Pas një shkrimi të djeshëm, që sipas Blendi Fevziut ka shkaktuar reagime të shumta, ai ka bërë një tjetër sot.

Këtë radhë Fevziu thotë se po mban qendrim.

Përfundimi i tij është se hajdutët në politikë janë edhe nga e majta, edhe nga e djathta.

Ja çfarë shkruan ai:

Kur jua thua në sy atë që është e vërtetë bëhen nervozë, këlthasin, nxehen. Nuk duan ta pranojnë dhe duan të ndyjnë gjithë dynjanë. Kjo është mënyra se si reagon politika kur i kujton korrupsionin dhe pasuritë e pamerituara. Ka nga ata që kërcënohen dhe ngrenë zërin sikur mendojnë se zëri i trashë i rrit pak më shumë edhe nga shtati.

Në një shkrim te djeshëm, unë tentoja të shpjegoja se çfarë kishte parasysh Basha me thënien: arrest qytetar. Një kërkim në internet më çoi tek shpjegimi i terminologjisë dhe ngrita pyetjen nëse Basha kishte pikërisht parasysh arrestimin nga qytetarët të të korruptuarve apo jo?! Nuk e dija që ky shkrim do ngjallte reagime edhe pse e di që sa herë flitet për korrupsionin politika menjëherë reagon. Por meqë dje nuk mbajta qëndrim, sot po mbaj një qëndrim personal.

Jo, nuk jemi njësoj. Ata që punojnë dhe paguhen; ata që bëjnë biznes dhe fitojnë nuk janë njësoj me ata që vjedhin. Ata që paguajnë taksa nuk janë njësoj me politikanët që paguhen nga taksat e qytetarëve. Janë dy lloj dhe dy lloje të ndryshme. Kam parë plot njerëz të pasur dhe ka plot të tillë në Shqipëri e në botë. Nuk kam parë politikanë të pasuruar nga politika në botë dhe e di përse? Sepse këta e kanë vendin në burg! Kam parë plot të tillë në Shqipëri. Që bredhin me makina luksoze; që kanë apartamente me skulptura dhe veranda marramendëse; që vjedhin peshkatarët e lagunave dhe drejtoritë e shtetit; që bëjnë si të përkushtuar dhe jetojnë me një kamje që nuk është e merituar. Po, jetojnë me paratë që ju vjedhin ju, qytetarëve të Shqipërisë dhe sa herë përmendet korrupsioni hidhen në sulm. Bëjnë lobingje për kompani nafte e të tjera dhe i mbajnë milionat nën dyshekë. Janë politikanë që nuk ndëshkohen; janë hajdutë që nuk vuajnë për krimin e tyre! A duhet të zgjidhet kjo dilemë. Patjetër që po. Të parët që duhet ta zgjidhin janë politikanët që e bëjnë detyrën e tyre korrekt; gjyqtarët që i shërbejnë ligjit dhe të gjithë ata që e respektojnë atë. Ata që ju vjedhin nuk duhet t’i falni kurrë. Sepse ata ndyjnë të gjithë me shpresën që në ndotjen e përgjithshme do të shpëtojnë të gjithë. Shihini ku jetojnë dhe sqaroni që apartamente luksoze nuk blihen dot me rroga nga 100 mijë lekë; shihini makinat që ngasin dhe kuptojeni se paratë për t’i blerë ato janë paratë e mundit dhe djersës suaj; janë paratë që ja keni hequr nga goja fëmijëve apo nga kujdesi shëndetësor prindërve pleq për të paguar korrupsionin e këtyre politikanëve. Llogaria është fare e thjeshtë: Kush nuk e justifikon pasurinë me të ardhurat e tij, i ka para të vjedhura. Politika këtë nuk do ta dëgjojë.

Po i kthehem debatit aktual. Unë besoj se hajdutët nuk janë as vetëm të majtë as vetëm të djathtë. Janë nga të dyja anët dhe kanë një emër, shkelës të ligjit. Por ka dy mënyra se si vetë njerëzit e politikës po tentojnë ta shmangin këtë.

E para sa herë ka një akuzë për korrupsion nga opozita, mazhoranca i kthehet vjedhjeve dhe akuzave të së shkuarës. Sot kjo mazhorancë është në pushtet; sot kjo mazhorancë ka zyrat e shtetit. Letrat janë aty. T’i nxjerrin dhe të ndëshkojnë hajdutët që kanë përmendur dje. Nëse nuk e bëjnë, ka dy shpjegime. Ose duan të vjedhin vetë të pashqetësuar, ose kanë akuzuar kot vetëm për të krijuar klimë.

Dhe e fundit, përpara se të akuzosh të tjerët duhet të përgjigjesh nëse ke vetë përgjegjësi për akuzat që të bëhen apo jo.

E dyta po tenton që ky debat të transferohet duke futur në një thes ata që realisht kanë një pasuri të deklaruar dhe legale. Kjo është betejë thjeshtë mediatike sepse ligjërisht është lehtësisht e verifikueshme. Jo nuk janë njësoj. Nuk janë njësoj ata që bëjnë para me punë dhe ata që bëjnë para me hajdutëri. Ndryshimi mes politikanit hajdut dhe xhepistit të thjeshtë qëndron se i pari nuk ndëshkohet.

Ndaj, po i kthehem sërish asaj që thashë që në fillim. Po, ata politikanë që vjedhin kanë paratë tuaja. Ata kanë bukën e munguar të fëmijëve tuaj; ata janë burimi i varfërisë suaj; ata janë dështimi i projekteve tuaja në jetë; ata janë ata që s’ju lënë të ngrini kokë. Ndëshkojini ata ashtu siç e meritojnë. Mos kini fike prej tyre. Trajtojini si hajdutë ordinerë!”

23 komente në “Fevziu këtë radhë mban qendrim: Hajdutët janë edhe të majtë, edhe të djathtë”

  1. Azio says:

    Bravo Fevzi.
    Keshtu duhet te rreagosh vazhdimisht.
    Keto qe thua jane shume te verteta.
    S’ka gje me te vlefshme se te jesh I ndershem.Me kete shkrim ti qendron ne kete lartesi.
    Edhe nje here urime.

    1. Jota says:

      Zoti Azio!
      Edhe une pershendes kete shkrim asnjeanes, por ka nje problem! Kete shkrim mund t’a shkruaje edhe Edi Rama, edhe Lulzim Basha, edhe Ilir Meta, edhe Sali Berisha etj., te korruptuar te kesaj natyre si shkrimtari mesiper. Problemi i ndergjegjies ne Shqiperi eshte se kritika per hajdutet vjen nga shtepia e kusareve qe bejne te sinqertin!!!
      Qofsha i gabuar!

  2. Tironci says:

    po ik o fevzo, ik e ha ndonje kaush akulloreje.

  3. skenderi says:

    ky kaptin shpulle e di mire sepse merr goxha rroge te majme?…..prej tyre

  4. Lili says:

    Wouah Cfare gazetare ka Shqiperia!Vetem tash pas 25 vjet Gazetari’ kishe ma i mire’ e gazeta ‘ma e mire’ e paskan kuptuar ate qe edhe gomari i bjeshkes e ka kuptuar qe moti?
    Apo keni marr urdherintash me i sulmuar?

  5. Lili says:

    Wouah Cfare gazetare ka Shqiperia!Vetem tash pas 25 vjet Gazetari’ kishe ma i mire’ e gazeta ‘ma e mire’ e paskan kuptuar ate qe edhe gomari i bjeshkes e ka kuptuar qe moti?
    Apo keni marr urdherintash me i sulmuar?

  6. K. F says:

    Bobooooo edhe ky letyra Blendi Fevziu ben moral, ky plehre qe ka hyjnizuar keta kusare dhe bandite qe kane qeverisur Shqiperine keto 25 bjet!

  7. populli says:

    Po veten e di se kush je?

  8. Samiu says:

    Te jete Fevziu valle????????

    1. Kendveshtrim says:

      Po , fevzi karagjozi esht , qe spo na thot asgje te re , vec do te justifikoj milionat e veta qe beri si b.lepires i berishes &co.

  9. astrit says:

    Meqenese emisionit te Fevziut “Opinion” i ka dale era, tani ky po na ben moral me disa artikuj midioker.

  10. HUANA says:

    artikull pergjithesues pa asnji emen….pra pa asnji vlefte…..
    ti ke force me ba investigim dhe me i nxjerre ne programin tand ato qe jane dukshem te korruptuem….por tuej kene se duhet me fillue prej kryehajduteve, e ato kane kene dhe jane ne pushtet prandaj ti e shoket tuej keni frige se ju ike kryet ose puna…..me keqardhje por jeni diftue oportunist shume me politikanet….

  11. po flet ti o kohe zbathur? ? ti o miku I aleksander frangajt? ?..ju o sahan lepiresit. .ju o hipokrite? ?flet ti o moral-bërës me ato emisionet opinion te qelbura….ti o vrases mediatik me gjithe ate klanin qe uzurpuat kinostudion dhe mbushet shqiperine me denglat e sali shpellarit….ik o blendi. .ik o qorri …lales. .shko or pjerdhu se nuk I beson njeri perrallat e tua..ik o patetik..ik ti me gjithe padronin tend se u kthyet ne shushulla te ketij popullsia. .shko or mother fucker

  12. Mergim tari says:

    SA budalla që paske qene deri tani o Fevzo. Po muk e di ti qe nuk mund te vidhet dot vetem me nje dore…. Kur vidhet, perdoren te dyduart edhe e djathta, por edhe e majta…..

  13. loli says:

    po ky c’pati..?

  14. Fillori says:

    Me ne fund edhe Fevzo e kuptoi, qe dhe te DJATHTET vjedhin, se per te MAJTET e ka ditur qe kur VICIDOLASI deklaronte se “paret e shqipetareve jane te ndershme”

  15. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Simbas jush ai paska mbajtur qendrim , KURSE JU vazhdoni te mbroni cdo mafjoz , pushtetar ose pushtet qe vetem ju intereson ju per te shtuar kapitalet tuaja, qe gjithsesi sido qe te veproni, per te arthmen do te jen te perkohshme dhe do te shkrihen si kripa ne uje….

  16. sul korriku says:

    Ata, ata , ata hajdutet…… ne Kine (!)
    Te gjithe thone ata , ata, ata….
    Ku jane pra? Kush jane pra? Kush do ti gjeje pra? Nuk i shikoni fare? Kaq trasparente jane ?
    Le te fillohet me te perfolurit
    Psh: Gjin Gjoni, Koco kokdhima, Ilir Meta etj etj le te justifikojne pasurite e tyre perpara nje EULEX-i …. dhe te sekuestrohet çfar nuk justifikohet me te ardhurat
    Politikanet dhe nepunesit e larte te gjithe ne “skaner”
    Shqiptari qe ngarkohet te kontrolloje shqiptarin eshte HAJDUT per vete.
    Psh Kryetari i Kontrollit te Shtetit eshte hajdut. Edhe po te kishte KRYETAR TE KONTROLLIT TE FSHATIT edhe ai do te ishte HAJDUT. Atehere
    çfar te bejme.
    Vetem BOTA te shpeton.
    Ne jemi HAJDUTE te gjithe.
    Edhe une POPULLI po te isha ne krye do te vidhja pasi ketu po nuk vodhe del nga sistemi. Ketu cdo nepunes funksionon si ingranazh i nje sistemi te tere te degjeneruar.
    E tmershme ! Ketu kush nuk vjedh nuk eshte i ndershem: ose nuk ka gje ne dore ose eshte i pa afte. Kulmi!

  17. ass says:

    Fevzo ti je per mom gazetari me i mire ne shqiperi nqse ti do i permendje ata palitikane si hajduta sot nuk do ishin ne politike po ti je me shume se nje hajdut je nje manipulus…

  18. bekim says:

    o popull dallkaute te gjithe e dini kush eshte Fejziu dhe cafre zagari eshte dhe jeten luksoze qe ben vete e ka fale ketyre politikaneve qe po flet me siper se ai nuk eshte buxhetor ai merr rrogen nga nje TV private(eshte i korruptuar TV apo po jua ben thirrjen ne artikull gjejeni dhe ndershkojini)
    Mos u ngrini neper protestat per te siell ne pushtet forcen me te keqe politike qe ka pasur kombi ne keto 25 vjet PD
    Mos u ngrini ne protesta se nuk perballoni dote faturen e dritave?
    Mos u ngrini ne protesta se ju kerkon kuponin tatimor?
    Se shtetet kudo ne bote rrojne me taksat e popullit shteti thjesht perdor taksat e qytetareve ne sherbim te qytetareve dhe mirqenien e popullit te vete dhe kur ato nuk jane te mjaftushme merr borxh derisa iken per lesh (sic po ecen shqiperia)

    NGRIHUNI NE PROTESTA (pa politikan dhe pa sindikatat ne krye)DHE KEROJUNI PUNE?
    NGRIHUNI NE PROTESTA DHE KORKOJUNI LLOGARI PER SHPENZIMET E KOTA?
    NGRIHUNI NE PROTESTE DHE KERKOJUNI LLOGARI PER PASURIN QE KANE VENE?
    NGRIHUNI NE PROTESTA PER KORUPSIONIN QE KA KAPUR CDO CEP TE ATIJ VENDI?
    NGRIJUNI NE PROTESTA DHE KERKOJINI NJE SISTEM SHENDETESOR CILESOR(spitalet e sotem jane bere si veterinari ekohes se xhaxhit)
    NGRIHUNI NE PROTESTE NE EMER TE ATIJ FUKARAI QE SKA BUKE DHE I NDERPRESIN NDIHEM EKONOMIKE DHE JA JAPIN ATYRE QE BREDHIN ME BENCA?
    NGRIHUNI NE PROTESTE KUNDRA GJITHE ATYRE QE KANE PASUR DHE KANE NJE FUKSION NE SHTET DHE NUK E JUSTIFIKON PASURIN DHE TJU SEKUESTROHET PASURIA

    U lodha duke bertitur

  19. ToniFR says:

    Fevzua do ta shpetoj bythen…do te largohet nga varka e ketyre hajduteve qe shan, ku ka bere pjese me vite te tera…edhe ka perfituar nga keto parate e tyre…qe ky me te drejt thote jane parate tone…edhe i bie qe edhe ky vete, Fevzua, i ka ndy duart me keto para qe na kane vjedhur…Tani eshte e veshtire te thoje hajduti kapeni hajdutin mgjth per profesionin e vete Fevzua po tregohet dinak…edhe po distancohet nga ky “klan”! Edhe ketu Fevzua nuk del i lare…por te pakten per gje me ben optmist ky shkrim: mqs Fevzua qe ka vite qe ha e pi me keta…edhe di informacione shume me shume se ne…arrin edhe po distancohet tregon qe ka informata qe vertet gjerat po ndryshojne…edhe do kete edhe arrestime, sekuestrime pronash, burgosje etj! Le te shpresojme qe ky shkrim te jete nje lajm i mire per ndryshimet qe i gjithe populli mezi po i pret! Shendet!

  20. shpata says:

    Te gjithe sot kerkojne vetem nje gje: ndeshkimi i te koruptuareve,politikaneve hajdute,mashtrues,kriminele,pushtetare grabites,e te gjithe thone kush nuk justifikon pasurite te denohet.Por kete nuk mund ta beje kjo klase politike,as ajo qe eshte ne pushtet,e as ajo qe eshte rezuar nga pushteti.Lidhja eshte aq e forte sa nuk ka SHBA,BE,Donald Lu qe mund ta prishe kete lidhje.Kjo klase politike e ketyre 25 vjeteve ne pushtet,ka aq pasuri se e djeg dhe e pervelon gjithe Shqiperine.Shkateron si shkateroi i vetem Saliu me PD,po kur te behen bashke te gjithe?
    Po gezohem se disa analiste,po lexojne teorine e Leninit,per revolucionin,dhe po dalin ne perfundimin se kjo eshte e vetmja rruge per te shpetuar Shqiperia.Aty afer po i shkon edhe SHBA,edhe BE,por me frike se kjo eksperience mund te infektoje Ballanin e me gjere.

    EPO RRUGA E VETME ESHTE KY REVOLUCION,KU TE DENOHEN,TE KONFISKOHEN,TE MAJTE E TE DJATHTE,TE GJITHE ATA QE NUK MUND TE JUSTIFIKOJNE PASURITE E VJEDHURA.

  21. jashari says:

    it’s the economy IDIOT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje