ZULULAND/ Tregu i karburanteve, aty ku çmimet e larta penalizojnë konsumatorët dhe abuzimet mbysin cilësinë dhe konkurencën

23 Dhjetor 2015, 20:30Politika TEMA

Zululand kishte kësaj radhe në fokusin e tij tregun e hidrokarbureve dhe specifikisht çmimin e dieselit dhe benzinës. Konsumatori shqiptar prej vitesh po e paguan shumë shtrenjtë këtë produkt. Madje kjo ndodh edhe kur çmimi në tregjet ndërkombëtare bie ndjeshëm. Në ZULULAND-in e sotëm gazetari Mustafa Nano kishte në studio Gjergj Erebarën, gazetar i njohur i ekonomisë, ekspertin Vladimir Puka dhe veprimtarin e shoqërisë civile Besian Pesha.

Mendimi i përbashkët që ndanë të ftuarit në studio ishte se qytetarët shqiptarë përveç çmimit të lartë, paguajnë dhe cilësinë e dobët të mallit që marrin, në këtë rast naftë diesel dhe benzinë.

Gazetari, Gjergj Erebara u shpreh se “kompanitë e naftës që zotërojnë tregun ndryshojnë sa herë ndryshojnë qeveritë. Sot, tha ai kemi kompani që u janë rritur xhirot nga gjashtë herë”. Kjo lë të kuptohet se në këtë treg janë të pranishme dhe të fshehura edhe interesat e politikës.

Ndërsa sipas Besian Peshës ne kemi këtë situatë në treg për shkak të taksave të larta që merr qeveria nga nafta e nënproduktet e saj. Ai tha se “Nëse qeveria nuk dot të kishte rritur dy herë taksën e qarkullimit, çmimi i naftës sot do të ishte 145 lekë dhe ne nuk do të ishim duke bërë këtë debat”.

Eksperti Vladimir Puka, pranoi faktin se në tregun shqiptar ekziston shitja e produktit jashtë standardeve të cilësisë. Por, ai ka pranuar se në këtë drejtim ka përpjekje të qeverisë për të bërë ndryshime. Sipas tij “Për herë të parë ne kemi dëgjuar që janë gjobitur apo mbyllur pika të tilla që tregtojnë produkt pa cilësi”.

Një mendim tjetër që doli nga debati në studio ishte edhe fakti se duke qenë se tregu është i dominuar nga falsifikatorë të produktit, të cilët e përziejnë atë duke penalizuar konsumatorët me cilësin, edhe konkurenca është e mbyllur. Sipas ekspertëve në kushtet që është tregu, është e pamundur që të futet ndonjë kompani e huaj dhe të zhvillojë biznes të sukseshëm.

Emisioni i plotë në linkun  e mëposhtëm

 

 

 

 

10 komente në “ZULULAND/ Tregu i karburanteve, aty ku çmimet e larta penalizojnë konsumatorët dhe abuzimet mbysin cilësinë dhe konkurencën”

  1. toska says:

    Ky veprimtari i shoqerise civile Besjan PESHA ka qene edhe veprimtar i MADH i AKBN-se ne pozicionin e drejtorit.
    KY E KA CUAR NE PERFEKSION METODEN SULMO(AKBN)DHE MBROHU (SHOQERI CIVILE)CDO 6 VITE.
    Normalisht nuk e ka vendin ne studio televizive por gjetke.

    1. Ali Dems i vjeter says:

      Besi eshte Krye hajduti i AKBN .!!!!!!! Kam degjuar shume per bemat e tij… Hajdut me Cisme.!!!

  2. Ono says:

    Ky Besiani analist ekonomie. U pikasaaa. Drejtor ke A KBN e ndriti.

  3. Naftetar i vjeter says:

    Ne Shqiperi nje nga arsyet perse nuk ecen vendi drejt zhvillimit,eshte se kerkohet te jape ment nje “injorant” ne sektorin me te rendesishem te ekonomise. Besjan Pesha ,askush nuk mund te thote qofte edhe nje fjale te vetme se nga mbiu ky ” mi” ne ate post aq te rendesishem dhe nuk u vendos te pakten nje inxhinier nga sektoret e naftes apo minierave. Megjithate kjo eshte Shqiperia jone e lavdishme. Ngrysesh pastrues halesh dhe papritur behesh “drejtor” i AKBN. O tempora o mores.

    1. velo says:

      Z/Pesha mund te jete cfare te doje,por per problemin ne fjale ai e ka tamam, si mundet qe nafta te jete me shtrejte ne rajon sikur neve kemi mireqendjen me te madhe , nga ketu fillon dora kriminale e shtetit, si mundet qe nje shtet ti fundose qytetaret e vete me kete cmim te llahtarshem turp ky nuk eshte shtet por lesh shteti.

  4. Naftetar i vjeter says:

    Edhe dicka te fundit.Kam patur respekt per M.Nanon,por te kerkosh mendim nga B.P. eshte me shume se idiotesi.

  5. mandi says:

    O Zot i madh kush flet per ekonomine..hajduti..superhajduti..po ky vend kurre ska per te ecur, pasi ketu i gjen gjithe hipokritet..po ky gjobvenesi i akbn kushedi sa jete njerezish ka marre ne qafe me licensat e tija..ky qe e ka emrin ne prokurori per hajdut shpish dhe kasetofonash..ku ke perfunduar o shqipe..te jep mend hajduti besjan qe se ze gjumi qysh ta vjedhe ket vend..o fytyre e qelbur

  6. salitrapi says:

    si nuk u komentua cmimi i naftes qe na e fut qeveria por emri personit ne fjale a thua ka rtendesi me teper ky i fundit,kjo tregon se sa here te ritet cmimi naftes problemi qendron ke biografia e opinionistit,kush i ben lavazh truri ketij populli apo eshte i lindur i tille se mundesi tjeter nuk ka

  7. Tani _milano says:

    cfare thote ky besi? Se le shume per te deshiruar! Si cemimi eshte nje lloj si tregu Europian! Ne Gjermani 90cent , ne Itali 1.17 cent ne kroaci 1€ si e mbron qeverin ky.

  8. doku says:

    dje erdha nga maqedonia nafta ishte 0.70 cent bejini llogarite vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje