LSI: Komisioni i Venecias, gjykatësi i vetëm i reformës në drejtësi

23 Dhjetor 2015, 18:06Politika TEMA

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në komunikimin e fundit me mediat për këtë vit, ka vlerësuar si arritjen më të rëndësishme të klasës politike hapat e hedhur në drejtim të realizimit të reformës në drejtësi.

Ai tha se Komisioni i Venecias duhet të jetë gjykatësi i vetëm i reformës në drejtësi.

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet plotësisht kryerjen e kësaj reforme aq jetike për shqiptarët, si dhe kryerjen e saj sa më parë, në mënyrë gjithëperfshirëse dhe me cilësinë më të lartë.

Tashmë është bërë publik raporti paraparak i Komisionit të Venecias.

LSI vlerëson raportin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, që lidhen me reformën në drejtësi.

Gjithashtu, ne vlerësojmë mbështetjen e madhe që Komisioni i Venecias po i jep Shqipërisë për reformën në drejtësi si një reformë jetike që të gjithë shqiptarët e presin.

Konkluzionet e këtij raporti reflektojnë edhe mjaft konstatime të bëra nga grupi parlamentar i LSI, të cilat u depozituan në Komisionin e Venecias së bashku me projektin e eksperteve.

Ne e mbështesim një reformë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale në drejtësi, sipas modelit të reformës së dekriminalizimit.

Konstatojmë aktualisht se mjedisi politik është i gjithi në favor të reformës në drejtësi dhe kjo është një premisë pozitive thelbësore që e bën plotësisht të mundur gjithëpërfshirjen dhe realizimin e konsensusit në Parlament për miratimin e reformës në drejtësi.

Konsensusi është gjithashtu një sugjerim i rëndësishëm i cili gjendet edhe në raportin paraprak të Komisionit të Venecias.

Të gjitha konkluzionet e raportit të Komisionit të Venecias janë tepër të rëndësishme për një reformë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, parime mbi të cilat duhet të mbështetemi si një vend anëtar i Këshillit të Europës, NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian.

LSI vlerëson se Komisioni i Venecias është gjykatësi i vetëm më i besueshëm dhe i nivelit më të lartë profesional i kësaj reforme, gjykatës i gjithëpranuar nga të gjitha partitë politike dhe këtë rol nuk mund ta luajë askush tjetër.

Profesionalizmi, standardet më të larta dhe transparenca janë parimet e vetme ku duhet dhe do të mbështetet kjo reformë jetike.

Vetëm këto parime do të formësojnë një reformë solide dhe afatgjatë, larg nga dilentatizmi dhe populizmi që nuk bëjnë gjë tjetër përveçse do të riciklonin eksperimentet, por dhe gabimet e mëdha të së shkuarës.

Në mbështetje të këtij procesi, LSI dhe grupi i saj parlamentar, do të organizojë dëgjesa publike për njohjen me reformën dhe me vlerësimet e Komisionit të Venecias, me ekspertë, konstitucionalistë, akademikë të jurisprudencës dhe të së drejtës kushtetuese, si dhe me qytetarët gjithashtu, me qëllimin e vetëm për të çuar përpara dhe materializuar këtë reformë jetike për qytetarët, vendin dhe të ardhmen evropiane të tij“, tha Vasili.

4 komente në “LSI: Komisioni i Venecias, gjykatësi i vetëm i reformës në drejtësi”

  1. Tap says:

    Vasil hajduti flet per drejtesine. Cfare turpi. Fryhet vasili si tullumbace. Sa tja fusi meta do plasi tullumbacja.

  2. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Me LSI-ne nuk behet reforme e drejtesise, pra dalin e bejne nje deklarate per ti hedhur pluhur popullit ne lidhje per reformen ne fjale.

  3. Minjte lene te paret anijen qe po mbytet says:

    …PO Dje MANJANI na tha ne konference me llallen, qe nuk mund te japi mendim njeri se ku i pikon catia te zotit te shtepise, nderkohe ky thot ia leme komisionit te venecias, atehere me logjike normale per cfare po diskutohet lart e poshte, po humbet kohe e rihet uje ne havan , kur mund te formulohet gjithe legjislacioni nga komisioni i veenecias, dhe keta qe bejne ” propozime” mir eshte te mos lodhen kot e te ulin koken

  4. berti says:

    REFORMA ESHTE PJESE E LUFTES LSI-PS. DREJTSIA ESHTE PERGJEGJESI E LSI QE KA MINISTRIN E DREJTESIS, NDERKOHE XHAFAJ QE KA MBET PA GJE PO BEN LOJTARIN KRYESOR DUKE SFUMUAR NACO APO MANJANIN, DMTH METEN. TE HUAJT E KANE SHKRUAR MIZERABEL REFORMEN, DHE PER KETE KA TE DREJTE LSI KUR THOT VEC VENECIAS TE TJERET KTU NE SHQIPERI JANE AMATOR DHE PO BEJNE EKSPERIMENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje