Historiku i një skandali/ 16 muajt e Fullanit, nga guvernator në pranga dhe tek pafajësia

23 Dhjetor 2015, 19:41Politika TEMA

Më 23 korrik të vitit të kaluar, përmes një deklarate të shkurtër zyrtare, Banka e Shqipërisë do të njoftonte kallëzimin penal ndaj dy punonjësve të saj, për përvetësim të vlerave monetare.

Në atë moment, pak kush mund ta kuptonte rëndësinë e njoftimit me vetëm tre rreshta, në të cilin gjendeshin inicalet e dy punoënjsve të kallëzuar.

Por, siç do të rezultonte më vonë, ai ishte shpërthimi i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e shtetit shqiptar.

Në ditët në vijim, hetimet e prokurorisë do të zbulonin se ky nuk ishte një incident i izoluar, por një aktivitet kriminal që vazhdonte prej katër vjet me radhë, ku thesari i shtetit, ajo që cilësohet si kasaforta më e sigurtë në vend, ishte vjedhur në mënyrë sistematike.

Shuma totale e parave të vjedhura arrinte vlerën e 713 milionë lekëve, ose me kursin e atëhershëm mbi 7.1 milionë dollarë. Vjedhja e paprecedentë në histori jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe më gjerë, do të bënte bujë edhe në arënën ndërkombëtare.

Dy ditë nga shpërthimi i skandalit, hetimet çuan në arrestimin e dhjetëra punonjësve të bankës, kryesisht në Departamentin e Emisionit, por jo vetëm.

Ndërsa organet më të larta drejtuese, si Këshilli Mbikëqyrës dhe guvernatori Ardian Fullani vazhdonin ta shihnin përgjegjësinë jashtë tyre.

Madje, gjatë javëve në vijim kupola drejtuese e bankës do të tentonte t’i rikthehej aktivitetit normal të saj, atij të vendimmarrjes dhe komunikimit të politikës monetare.

Por këto përpjekje do të hasnin në rritjen e presionit publik, jo vetëm mes qytetarëve por edhe ekspertëve që kërkonin përgjegjësi në majën më të lartë të Bankës së Shqipërisë.

Më 14 gusht Këshilli Mbikëqyrës, pavarësisht presioneve në rritje, rikonfirmoi sërish Ardian Fullanin në krye të bankës, një vendim që çoi në shpërthimin e protestave. Një grup përfaqësuesish nga shoqëria civile nisën mbledhjen e firmave për shkakrimin e guvernatorit.

I emëruar në vitin 2004 nga qeveria socialiste e Fatos Nanos,  Ardian Fullani i kishte mbijetuar dy rotacioneve politike, atij të vitit 2005 dhe më vonë në 2013-n, duke u konfirmuar si një nga njerëzit më të fuqishëm në vend.

Por pozitat e tij po dobësoheshin me shpejtësi përballë presionit qytetar, por edhe hetimeve të prokurorisë, të cilat kishin nxjerrë në dritë keqadministrimin e bankës dhe shkeljen e procedurave ligjore.

Ngjarja do të kulmonte në mbrëmjen e datës 5 shtator, kur Fullani, i cili deri në atë kohë kishte refuzuar me të gjitha mënyrat dorëheqjen, do të arrestohej me urdhër të gjykatës.

Ky veprim do të detyronte Këshillin Mbikëqyrës që një ditë më vonë ta shkarkonte guvernatorin e pushtetshëm, që tashmë ndodhej në qelitë e paraburgimit.

Fullani do të qëndronte për dy javë në ambientet e paraburgimit derisa gjykata e shkallës së parë do të vendoste ta nxirrte fillimisht në arrest shtëpie e më pas të pafajshëm.

Prokuroria e apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit do të linte në fuqi pafajsinë e ish-guvernatorit, gjatë drejtimit të të cilit në Bankën e Shqipërisë do të vidheshin për katër vjet me radhë 7.1 milionë dollarë.

Një ngjarje që fillimisht u duk si krim ordiner, por që më vonë do të zbulonte veç shifres së miliona dollarëve edhe pjesën e padukshme të asaj që publiku, ekspertët dhe jo pak politikanë e konsideruan si produktin e keqadministrimit, shkeljes së procedurave të sigurisë, dobësimit të qëllimshëm të sistemit të kontrollit dhe emërimeve nepotike në institcionin më të lartë që qeveris sistemin financiar në vend./ TCH

11 komente në “Historiku i një skandali/ 16 muajt e Fullanit, nga guvernator në pranga dhe tek pafajësia”

  1. niko says:

    Te demshperblehet Fullani dhe te rikthehet ne vendin e punes. I paskemi rene kot ne qafe, ky qenka qeilbar. Vend shkerdhate me drejtesi kurve.

  2. detibering says:

    Urime dhe u trashgoft, ishalla me ndonjë djalë për të mirën e klasës, por na thoni sa do jetë dëmshpërblimi për kavalishencën 16 mujore!??

  3. dhiz iz a mirikell of fridom, ui uin dhe reis says:

    Duhet te demshperblejme dhe restorantin qe ushqente familjen Full-hani me rreth 133000 $ se aq i bie per 16 muaj.

  4. gezim says:

    Te pergjigjen prokuroret, ata’ te demshperblejne te akuzuarin e tyre?! kjo eshte paaftesi e tyre, perdersa kur ngrejne akuza per shou, e jo te provuara kjo quhet mungese profesionalizmi.

  5. Lennard says:

    Turp per Drejtesine dhe per te gjithe klasen politike.Zbrazni burgjet .Ata nuk e meritojne te rrine brenda kur vjedhesit dhe shperdoruesit e miliardave jane te pandeshkueshem

  6. Meri says:

    Kur doli ky i pafajshem, duhen liruar te tere te burgosurit dhe mos japni me ceshtje per vjedhje per shpetdorim detyre etj etj dhe mos qahet Manjani per mbipopullim te burgjeve.
    Pafajesis e Fullhanit tregon se vetem drejtesi qe ska ketu.
    Natyrisht s’eshte as e re dhe as e papritur kjo qe ndodhi, se kot Presidenti nuk e ftoi ne ballo ate me gjithe zhgaravinen e vet.
    Drejtesi e qelbur, dhe padtaj bejne si te ofenduar gjyqtaret kur u thone se drejtesia eshte e korruptuar. Me keta gjyqtare eshte njesoj si te vesh ujkun te rruaje delet.

    1. M 35 says:

      Kesaj i bie qe kur te besh aksident te fusim brenda automjetin e jo shoferin,sa rastesi para reformes ne drejtesi ky vendim!!!!!!!! Po 800mije euro ora dore u harruan 3 makina nga 40mije euro fazoleta 500 euroshe pije 2000mije euro don perinjon qe ne mengj apo harruat shtet kurv opozit kurv kjo eshte kauz o lul basha

  7. M 35 says:

    Kesaj i bie qe kur te besh aksident me automjet te fusesh ne burg makinen e jo shoferin,pikerisht para reformes ne drejtesi,sa rastesi!!!!!!!!!!!
    Turp

  8. dhembeli says:

    Sa te jete Meta ,Sala eNishani ka jete te gjate Fullani.

  9. Dorina says:

    Guxim i tepruar i gjykatesve tane. Ku e gjejne forcen per gjithe kete arrogance?!

  10. albani says:

    Ky hajduti qe i fshinte djerset me kartemonedhe 500-euroshe tani do te kerkoje dhe nje demshperblim te majme.
    Bravo Edi Rama,une nuk mendoj si ti,qe tu dashkan 10 vjet qe te sillke drejtesine ne binare,mendoj se ti do nje shekull qe ta sjellesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje