Reforma në drejtësi, Meta falenderon Komisionin e Venecias

24 Dhjetor 2015, 15:18Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër falenderimi presidentit të Komisionit të Venecias, për angazhimin e këtij institucioni për reformën në drejtësi.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e deritanishëm të Kuvendit me Komisionin e Venecias. Kjo reformë duhet të jetë e mbështetur në standardet më të mira ndërkombëtare”, thotë Meta në letrën dërguar zotit Buquicchio.

Partneri i koalicionit qeverisës nënvizon se, “vlerësimet e Komisionit të Venecias do të jenë udhërrëfyes për paketën kushtetuese”.

“Paketë që do t’i përgjigjet cilësisht nevojave që ka shoqëria shqiptare për reformën në drejtësi”, shprehet më tej Meta.

5 komente në “Reforma në drejtësi, Meta falenderon Komisionin e Venecias”

  1. Hasoni Nev Jork says:

    Foli dhe padrinoja. Ka tamam pamjen e nje mafiozi jugor italian. Scum.

  2. Tomorrit says:

    Bravo more Meta

  3. pse mor qafir says:

    O liro ka dal jasht ai nga new jersey…..
    o zemru shum me ty …..

  4. Treviso says:

    Pakete ligjesh qe ka nevoje shoqeria shqiptare por, Ju jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje