Konsensusi i arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e një ligji që do të parandalonte përfshirjen e individëve me rekorde kriminale në politikë, por dhe në administratë, për doktor Sabit Brokajn është një shenjë e mirë, por ai vë në pikëpyetje shtrirjen efektive të të ashtuquajturit Dekriminalizim.
Sipas tij, palët kanë rënë dakord që të mos preken zyrtarë apo politikanë të lartë përfshirë këtu emra ish-ministrash të akuzuar për afera korruptive, gjë që me hyrjen në fuqi të ligjit për Dekriminalizimin nuk do të kemi asnjë surprizë për arrestime apo largime nga politika, përveç emrave që dhanë vetë dorëheqjen.
Po të njëjtin qëndrim, Brokaj ndan edhe për Reformën në Drejtësi, e cila po realizohet më shumë e detyruar nga ndërkombëtarët për t’u bërë sesa vullnetit të palëve. Ai vë në fokus edhe rolin e madh të faktorëve ndërkombëtarë, atij të SHBA-së dhe Bashkimit Europian për dy nismat e palëve, edhe pse e para ka pasur një dakordësi, ndërsa te reforma në drejtësi, qëndrimet janë të ndara.
Ajo që palët duhet të bëjnë është pikërisht vënia në zbatim e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe shmangia e hapësirave ligjore, të cilat mund të lënë hapësirë që politikanët të ndërhyjnë duke iu larguar principit fillestar.
Z. Brokaj, së fundmi politika shqiptare ka marrë një kthesë të rëndësishme, në kuadrin e një konsensusi pothuajse të munguar mes opozitës dhe mazhorancës, ku së bashku kanë miratuar ligjin për Dekriminalizimin dhe ndryshimet kushtetuese. Çfarë efekti do të sjellë zbatimi i këtij ligji për shoqërinë shqiptare dhe vetë politikën?
Kohëzgjatja e shqyrtimit të tij, për mendimin tim, erdhi për arsye se ndërsa secila palë kërkonte elemente kryesore të palës tjetër dhe ajo i nxirrte kundërshti, arritën së fundmi të bien dakord që të ulin, si të thuash stekën, në goditjen e elementeve sipas këtij ligji të kriminalizuar. Pra, të mos prekin nivelin e lartë. Me këtë kam parasysh këtu nivel të lartë. Për shembull, për mua, dhe ma merr mendja për shumë shqiptarë, më i kriminalizuari është Sali Berisha. Po flas këtu duke kujtuar vitet ’97, ’98 apo dhe Gërdecin që po t`i mendojmë saktë, janë të vlefshëm për t’u futur te ky proces Dekriminalizimi. Nuk do të thoja më tej për Lulzim Bashën që janë penalitete të hapur apo dhe të tjerë. Së fundmi, palët ranë dakord që të mos godasin në këtë nivel. Ai ligj do të zbatohet për mua, në një nivel të parëndësishëm për ardhmërinë e politikës shqiptare apo të zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Të njëjtën gjë deshën të bënin dhe do të orvaten të bëjnë për ligjin për Reformën në Drejtësi. Ndaj e sollën dhe këtë ligj, ku për dy vjet erdhën përballë e përfundimisht ndihen realisht të imponuar, më saktë të urdhëruar nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Bashkimi Europian.
Kjo do të thotë se vitin që vjen, kur pritet të nisë zbatimi i këtij ligji, nuk do të kemi surpriza për emra të rëndësishëm të politikës apo zyrtarëve të lartë që do të mund të preken nga ky ligj?
Për dekriminalizimin, ajo që mund të them është se do të shikojmë nivele dhe individë të tillë, të cilët për mendimin tim nuk ndikojnë as në pastrimin në tërësi, as në opinion, lidhur me profilaksinë që duhet të bësh. Kjo pastaj mbetet për t’u parë dhe më pas për t’u gjykuar.
Palët janë në diskutime për hartimin e draftit përfundimtar të një reforme tjetër të rëndësishme, siç është ajo për Drejtësinë, ku së fundmi, Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandimet se ku duhet të fokusohet politika shqiptare për të pasur një gjyqësor jo të korruptuar, por jo vetëm. Si i shikoni ju këto diskutime? Sa gjasa ka që palët të pranojnë çdo propozim dhe në të njëjtën kohë të arrijnë një reformë gjithëpërfshirëse?
Ne kemi përvojë me Komisionin e Venecias, por kemi po aq përvojë të mjaftueshme që t’i shmangemi Venecias. Ne kemi çuar shumë ligje atje përfshirë dhe Kushtetutën dhe e dimë shumë mirë se çfarë i punuam Kushtetutës në muajin prill të 2008-s, ku ia hoqëm gjithë thelbin demokratik dhe harmonizimit të institucioneve. Venecia natyrisht dha një variant, në thelb të pandryshuar me variantin që çuam ne, që kjo është një gjë e mirë, në kuptimin që del se ne e kemi marrë seriozisht. Në atë komision ekspertësh jam i bindur që ka pasur shumë persona, ekspertë që kanë dashur të bëjnë vërtet një reformë të plotë për sistemin e drejtësisë. Por, reformat apo ligjet nuk janë varur tek ne pikërisht nga ekspertët. Ato varen nga politikanët dhe kryesisht nga drejtuesit e partive, të cilët përcaktojnë karakterin e votimit të çdo reforme apo ligjit përkatës. Unë e kam thënë që Reforma në Drejtësi do të bëhet po qe se dyshja SHBA-Europë do t’u thotë politikanëve në Shqipëri “merreni, votojeni dhe shporruni”. Po qe se do thuhet kjo radhë dhe sekuencë veprimesh, besoj se diçka për të ardhmen do të bëhet mirë. “Shporruni”, në kuptimin që kë kap reforma, të largohet. Unë merakun e kam se përvoja jonë 25-vjeçare ka bërë që të jemi jashtëzakonisht specialist për mënyrën se si t’i deformojmë këshillat, udhëzimet apo dhe variantet që na ofrohen, përfshirë këtu edhe ato të ekspertëve ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë kam merakun se në këto hapësira, që vetvetiu në çdo ligj mbeten për të lënë mundësinë e arsyetimit, në rastin e veçantë të ndryshojnë ndonjë gjë dhe t’i largohen principit. Do të gjykojë përfundimisht këtë që, e ardhmja e Shqipërisë varet pikërisht pas pranverës, duke marrë parasysh këtu afatin që dha ambasadori amerikan, Donald Lu. Po qe se kjo reformë do të bëhet vërtet ashtu siç është menduar të bëhet, Shqipëria shpëton njëherë e mirë. Në qoftë se pikërisht do të futim ingredientët që e ndryshojnë shijen e kësaj gjelle që është gatuar, dhe kjo është e mundshme, pastaj vjen erë që do të thotë se Shqipëria nuk bëhet, sepse kontingjentët e politikës shqiptare të korruptuara e degraduara, kanë zbritur deri në një grupmoshë poshtë moshës mesatare të politikanëve, deri tek elementët e rinj. Futen në politikë dhe gjykojnë për përfitime nga politika e posti, por jo me ndjenjën e përgjegjësisë se çfarë do të bëjnë për të lartësuar vendin dhe veten. Lartësi quajnë trastën me para, por kurrë jo vlerave që do t’i japin vendit dhe vetes. Gjithsesi do të thoja se edhe për këtë reformë do të duhet që palët të diskutojnë së bashku./Shqip
E dini qe esht burre i mire ky Sabiti? I vetmi qe dha doreheqjen nga stalla e parlamentit pa ja kerkuar kush. Vetem se nuk mund te shkonte mbas nje injoranti Skrapari, makut dhe pa skrupull.
U Mblodhen Hajdutet dhe VENDOSEN:Te gjejme Hajdutin????
Kesaj ujdi dekriminalizimit duhet pergjigjur me force unitetit popullore ku i gjithe populli jo vetem te mos marrin pjese ne fushate zgjedhore te vitit 2017 po edhe te mos votoj.
Keto me kete ujdi diftojne tamam vetveten se cfare hajdutesh e kriminelesh jane.
Dekriminalizimi i unitetit pluralist PS & PD funksionon vetem per bercak dhe hajdute xhepash dhe kriminela pilivesash.
Jam kurioz ne cfare klasifikimit futet Shkelzen Berisha.Nese hyn me eliten athere ketu fiton perseri ujdija e biografise.Sepse i ati asht kryesori i elites kriminalitike.Kjo nji shpikje e luftes se klasave qe jo vetem diktatura po paskesh edhe kapitalizma alla shqiptarshe sot 2015.
Keta haduktet po lypin vec hajduktet e vegjel kurse hajdukte e mdhej ua sigurojn me ligje qe mose mej prek,por gjitheher te mbesi aty ne kryesi,O VLLAZEN PESHKU PRISHET NE KRYE E JO NE BISHT
Vella Toma , e ke thane nje te vertete te madhe ! Por do te lutesha qe te mesosh ta shkruash pak me mire Shqipen . Tung !
Ne kuadrin e reformes ne drejtesi sic beri Serbia urgjentisht te arrestohen 100 ish nepunes dhe nepunesa aktual. Se pari te arrestohet Sali Ram Berisha, cjapi plak serb. Ne arrestime te jene te gjithe te tjeret qe kane vene pasuri te larte e te pa argumentuar. Tu konfiksohen te gjitha vilat dhe tu shiten popullit para se populli ti djege. Keto te ardhura te shkojne ne buxhetin e shtetit. Do te jene miliarda euro ne favor te buxhetit te shtetit. Mbas saliut te kontrolliohen me imtesi ish ministrat, ministrat aktual dhe ish gjyqtaret dhe gjyqtaret aktual. Me rroga buxheti asnje bire kurve nuk mund te ndertoje vila dhe te mbaje ne kycet e duarve ora dore teper te kushtushme apo makina lluksoze.
Per kete pasuri te pa argumentuar duhet te ndihmoje per te arrestuar si SHBA dhe BE, ndersa Konferencen Islamike do ja leme Saliu Berishes qe te vije dhe ta takoje ne burg.
Po nuk u kryen keto veprime shqiperia eshte dhhe do te jete ne dite te hallit dhe nuk ka per te pasur shpetim ndonje here.
Komisioni i SHBA dhe BE duhet te beje cmos per te kryer keto veprime dhe te merret shembull nga Serbia. I lumt Serbise.
-SHARLATANIZËM I PARTIVE POLITIKE (-PËRGJEGJËSE-).
-SHARLATANIZËM I MEDIAVE KRYESORE (-SERVILE TË POLITIKËS-).
-SHARLATANIZËM I SISTEMIT TË DREJTËSISË (-VASAL I POLITIKËS-).
NUK DO TË BËHET – Reforma e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri.
NUK MUND TË BËHET – Reforma e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri.
-Nga (ata dhe ato) që Kanë Gllabëruar dhe Gllabërojnë 25 vjet Shqipërinë.
-Nga (ata dhe ato) që i Servilosen Politikës për Interesa të Veta Personale.
Vetèm sèmundja e skorbutit politik mund ti shkuli dhèmbèt e hajdutèrisè te mbjellè me dekada dhe tè kultivuara me devotèshmèri nga salehhqenserbi,èshte shume e veshtire te pastrosh kete kaste te qelbur politikanesh te korruptuar.
DOMETHENE DREJTESIA NUK ESHTE NJELLOJ PER TE GJITHE.PO TE SHESESH MISRA TE PJEKUR PA KUPON TATIMOR DENOHESH KURSE PO TE KESH VJEDHUR BANKEN SHTETIN ME TENDERA DHE KONCESIONE NUK KA PROBLEM SE I PERKET SHTRESAVE TE LARTA.LICENCAT PER VJEDHJE DO I JEPEN VETEM MINISTRAVE DHE KRYETARVE,EDHE LEKET QE VIDHNIN DREJTORET DHE SHEFAT DUHET TI SHKOJNE TE MEDHENJVE.VETEM KUPOLA TE VJEDHI CA JANE POSHTE TE KENE FRIKE BURGUN.
Dekriminalizimin duhet ta marri populli ne dore. Te korruptuarit nuk bejne dekriminalizim pa nderhyrjen me force te popullit.
Komisioni i Venezias e beri punen e saje, tani i takon popullit qe ta detyroje qeverine per ta zbatuar. Nese doni te shpetoni nga te korruptuarit si nga politikanet ashtu edhe nga sistemi i drejtesise ju takon te ngriheni ne protesta. Pa u denuar politikanet prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar shteti do jete gjithmone ne duart e tyre.
Protesta protesta dhe vetem protesta popullore munde te shpetoje vendin nga te korruptuarit. Kush eshte ai shqiptare qe te kete akoma durim per te degjuar neper ekrane e televizoreve broçkullat e politikaneve dhe Gjin Gjonat e drejtesise qe, jane te mbuluar prej korrupsionit dhe te flasin kunder korrupsionit. Kjo dakortesi qe kan bere partite politike nuk ka vend
te qendroje.
=============================================================
Pra Z.Rama
eshte i vetem dhe nuk mund te beje asgje per ate qe premtoi popullit “Drejtesia” njesoj per te gjithe …
pra Sali Bisha, Basha, Meta nuk do mund t’i drejtohen gjyqit per bemate tyre ….
Z.Rama, edhe pse i izoluar, nuk do te rrezohet qeveria, pasi SHQIPERIA do shkoj drejt fundit “humnere”, prandaj kjo i interson Saliut, Bashes dhe Metes …
================================================================
Interviste shume e bukur sepse prek realitetin shqiptar dhe shpreh te verteten qe politikanet ne maje jo per shkak te vlerave por per shkak te qenit pjese e nje sistemi grabites, nuk jane te interesuar te bejne reforma. I pari qe duhet te shporret eshte Ilir Meta.Cudi me ben pershtypje sa shume eshte lakuar emri i tij dhe atij nuk i ben pershtypje por ka kurajon dhe na del edhe ne televizor dhe na ben politike. Sa turp per ate dhe gjithe politikanet si ai.
Stan hajdutesh ! Nuk behet Shqiperia me keta hajna !
Shqipetaret duhet te kthjellohen se klasa politike e tyre jane klika vampiresh te te gjithe spektrit, qe duhen te pastrohen dhe te zevendesohen me elemente te vertete intelektuale dhe persona te edukuar ne shkollat e perendimit dhe Amerikes.
Po pse po talleni dhe harxhoni kohe me te ashtuquajturin dekriminalizim.Sigurisht ata rane ne ujdi si majtas dhe djathas sepse po ta kishin shtrire me lart deri ne nivelin qe duhej ,te gjithe ata qe udheheqin qe nga parlamenti e me lart duhet te japin llogari dhe ti lene karriget. Edi nuk e mabjti premtimin dhe sdi pse ka kaq shume rezerva dhe lejon shkelje te tilla te medha. O nuk eshte i zoti o ka gelltitur ndonje luge corbe te ndyre.se nuk ka shpjegim tjeter. Per ke behet dekriminalizimi pe lulen e prenen apo per lenen qesharake jane fare hahahah hajde humor hajde. Kjo eshte nje tallje e madhe me ty o popull. Asnje nuk do te dorezoje celsat dhe keta horra politikane qe kemi vec do te mbrojne njeri tjetrin deri ne fund. Ska ambasador e pushtetar nga europa qe i ndreq keta ujqer politikane qe kemi ne.O mjer ne cfare njerez kemi ne krye.
Kjo është “Politika Shqiptare” mos prit ndonjë mrekulli nuk bëhet ky vend is tokë e “bekuar” e ndërtuar në këtë farë feje që nuk ka nga ta kapësh e ta lësh
ESHTE ME SE NORMALE,DIHEJ QE NJE ZGJIDHJE PER ATA DO GJIHEJ…!!!!
KOMPLIMENTI RAM LESHI
Votat e 23 qershorit pikerish u dhene qe kriminelat
qe shkatrruan dhe shiten Shqiperine te shkojne para drejtesise.
Tani hartojne pikerisht qe ata te mos preken…..
haaaa ha haaaah a ahhhhhhhhhhhhh
ca e ka gjete shqiperine………..