Ja kush janë pengmarrësit e Klajdi Gjecit, mikut të Emiljano Shullazit

26 Dhjetor 2015, 10:12Politika TEMA

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht sot arrestimin e dy pengmarrësve të Klajdi Gjecit, i rrëmbyer mbrëmjen e djeshme.

Pengmarrja ndodhi mbrëmë te farmacia Nr.10 në kryeqytet, pas një sherri që pengmarrësit kishin pasur në lokal me Gjecin.

Policia njofton se ka vënë në pranga Klejdi Yzeiraj 27 vjeç dhe Martin Seferin, 31 vjeç.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit E. Y, 31 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas më datë 25.12.2015, rreth orës 20.35, në rrugën e ‘‘Dibrës“, në bashkëpunim me njeri –tjetrin, pas një konflikti të çastit për motive dobeta, kanë rrahur dhe më pas kanë marrë me forcë nga mjeti i tij, tip “Peugeot”, me targa AA 588 FP, shtetasin K. Gj, 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilin pasi e kanë hipur në automjetin e tyre, tip “BMV X-6”, e kanë dhunuar atë fizikisht dhe pas janë kapur nga Policia.

Gjeci është një emër i njohur për policinë dhe është sipas burimeve është miku i Emiljano Shullazit.

7 komente në “Ja kush janë pengmarrësit e Klajdi Gjecit, mikut të Emiljano Shullazit”

  1. turi says:

    T nderuar gazetare, me vjen keq t’jua them, po ju beni gabime te renda gjuhesore.Si ka mundesi te mos e dini qe peremri kush perdoret ne numrin njejes dhe jo ne shumes? Nuk mund te thuhet ja kush jane, sic perdoret rendom prej jush, por: ja cilet jane. Kur troket dera, nuk pyesim kush jane, por kush eshte. Nga ju presim korrektesi gjuhesore pervec asaj profesionale.

    1. a says:

      Gazetaret nuk kane idene çeshte Peremri

  2. katarakti says:

    Kot e kane liruar. Ta kishin vrare njehere pastaj te kishin arrestuar grabitesit. Do te kishim nje kriminel me pak.

    1. asd says:

      Kriminelet jane mall i vyer per politiken ne kohe zgjedhjesh.

  3. alisa says:

    O Turi mos ja ver veshin ketyre gabimeve te gazetareve se ate qe po pyet ti nuk e ka haberin fare se çfar eshte “Peremri” Mjere Shqiperia ku ka arritur e ku do te shkoje, mjere populli.

  4. Bomi says:

    Nuk e di te ket qen nai her mir shqiperia

  5. nikolin says:

    ……edhe gazetari edhe koentuesi , po te dy gabin e kan thene; ky ose keta jane…..duhet te shkruhet……..nejse ….chobani po meson si te shkruaji bariun……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje