E rrahën me grushta dhe shkelma, pengu Gjeci: Ishte thjesht një ngatërresë

27 Dhjetor 2015, 09:57Politika TEMA

Tre persona e morën peng duke e dhunuar vazhdimisht dhe shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së forcave blu, por sipas Klajdi Gjecit ishte thjesht një ngatërresë.

Ai thotë se personat që e morën peng kishin ngatërruar person.

Blutë e Tiranës arrestuan si autorë të dyshuar të ngjarjes Klejdi Yzeiraj, 27 vjeç dhe Martin Seferi, 31 vjeç si dhe shpallën në kërkim, Erald Yzeirajn, 31 vjeç.

Në shpjegimet e dhëna përpara oficerëve të policisë gjyqësore, Klajdi Gjeçi ka mbrojtur versionin se autorët kishin ngatërruar objektiv dhe se ai nuk kishte njohje me ta.

“Isha me dy shokë dhe po hanim ëmbëlsira pranë Medresesë tek rruga e Dibrës, kur na vjen një makinë BMË, dalin tre persona dhe vijnë direkt tek unë, më godasin me grushta e shkelma dhe më marrin me forcë në mjetin e tyre. Më çojnë në drejtim të zonës së Freskut ku më gjuajnë sërish. Në një moment unë pata mundësinë tju them se jam Klajdi Gjeçi dhe ata menjëherë ndaluan duke më kërkuar ndjesë se kishin ngatërruar objektiv. Më hipën në një taksi dhe po më çonin për në shtëpi, në momentin kur na doli policia para. Këta persona unë nuk i njoh më parë”, ky ka qenë rrëfimi i Gjeçit para uniformave blu.

Dy të arrestuarit Klejdi Yzeiraj dhe Martin Seferi nuk kanë pranuar të japin asnjë shpjegim rreth ngjarjes duke mos mohuar apo pohuar versionin e 27-vjeçarit Gjeçi.

Policia nuk është e bindur rreth versionit të ofruar nga i dëmtuari dhe për këtë arsye po kryen veprime të tjera hetimore lidhur me ngjarjen nën akuzën e veprës penale të “heqjes së paligjshme të lirisë”.

2 komente në “E rrahën me grushta dhe shkelma, pengu Gjeci: Ishte thjesht një ngatërresë”

  1. globi says:

    heren tjeter sdo te ngaterojn mo rri i qete sje as i pari as i fundit ka ik koha e t forteve ti je i skeduar dhe je marr me pislleqe kshu qe e ke t kot prapa koke e ke shqiptari nuk harron kollaj do vi dhe dita jote.kush i ka hy tjetrit ne hak dhe eshte marr me pune t pista ka per t pagu i dite.

  2. Asmoni says:

    Edhe kur te japin nje plumb ballit, uroj te kesh fryme sa te thuash, me ngaterruan me njeri tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje