Në qoftë se Edi Rama sot ka pësue nji ramje të besimit kjo nuk ka ndodh për aq sa ka ba si kryeministër, por për atë që do t’ishte dashte me ba dhe nuk e ka ba.
Përshtypja se asht i rrethuem prej njerzish me mungesë rruzash gjakut që i bajnë temenà e s’janë të zotët me e kundërshtue në asgja, fakti që ka ri-kualifikue nji seri plehnash që ndrrojnë rregullisht flamur, natyra e veprimit të tij politik: matu e shmatu pafundsisht, ia kanë ulë numrat.
Fatkeqsia e tij, gja që përban njikohsisht edhe fatin ma të madh, asht se përballë nuk ka nji opozitë të mirëfilltë por nji grumbull me individë që i shërbejnë qëllimit të paprekshmënisë së familjes Berisha dhe vetes së tyne. Jo e gjithë opozita en bloc, por nji grup kuptimplotë i saji asht i përbamë prej njerëzish të pakuptimtë tue nisë te Lulzim Basha.
Në qoftë se Sali Berisha ka tregue se asht i zoti me ba që nji parti e tanë ta ndjekin në shestimet e tija banditeske me fanatizëm trogloditësh, Lulzim Basha mbërrin me e shndërrue nji parti në nji grup pikniku me domate e kastraveca ndër xhepa.
Edhe pse përballë Rama ka nji nulitet vokal dhe politik si Basha, në krah ka nji minë me sahat që mund t’i shpërthejë nga nji moment në tjetrin. Avokat Ngjela ka vërejt me të drejtë tue folë për I. Metën, se edhe Arafati, që në fillimet e tija ishte terrorist, ndërroi kurs dhe u ba i pranueshëm në mjediset e politikës botnore. Ndërsa Meta ka tregue se nji gja të tillë nuk asht në gjendje me e ba dhe tashma parabola e tij si i papranueshëm asht në pikiatë dhe pa asnji garanci nga ana e ndërkombtarëve.
Tashma mundësia që PD-ja të losin nji rol pozitiv si opozitë asht pothuejse zero, mbas Bashës nuk qëndrojnë shtetarët e ardhshëm të nji vendi europian, por kryesisht i duken krenat do pijanecave, shakllabaneve të ekzaltueme, analfabetëve funksionalë e shumë teveqelave tjerë që janë katapultue aty prej hiçit. Mbas tyne rrin kakruk nji detashment pseudo gazetarësh përjetsisht të trafikuem e me vendqëndrim të detyrueshëm në semafor, pa bindje e pa karakter, por me kuletën gjithnji të hapun e në pritje.
Jo se politikanët e krahut tjetër janë të pikuem prej qiellit, siç e kanë tregue vetë faktet, por ata kanë nji fat të vetëm: në krye nuk kanë nji vrasës.
Po, dallimi kryesor mes Berishës dhe Ramës në politikë asht se i pari asht vrasës dhe shtetshkatrrues, ndërsa i dyti nuk asht vrasës.
Berisha e lëshoi të shkatrruem vendin në vitin 2013; sigurisht tritoleada disamujore ishte hungrima jo e fundit e tija, pse djegiet dhe vandalizmat e dhjetorit janë shenja të qarta se ai vdes por nuk ndërron ves. Gjithë PD-ja sot asht nji funksion i thjeshtë për ruejtjen e paprekshmënisë së këtij plaku të çmendun dhe sypeshkaqenëve tjerë.
Asht e çuditshme sesi disa gazetarë bajnë sikur bezdisen dhe sillen si sqimatar përpara vrimave të Rita Petros, në nji kohë që shumica e tyne ka kalue orgazma me porno-diskurset e Sali Berishës, të cilit i ka dalë punë, e jo për motive poetike, me vrimat e tremilion shqiptarëve!
Që kjo e sotmja nga qeveri e shpresave të mos kthehet në qeverinë e nji agonie të pafund duhet që të bahet funksionale reforma në drejtësi, të spastrohet politika dhe të dënohen kriminelat tue nisë tek ata të 21 janarit.
Të mirat e pakta por të qarta që ka prodhue qeveria Rama nuk do të arrijnë me u përceptue deri kur në parlament të këlthasin nji individ si Berisha.
Sado që ky i fundit asht i akuzuem për vrasje, zhdukje personash, vjedhje, shkatrrim të pasunisë kombtare, damtim të sovranitetit kombtar me anë paktesh ndërshtetnore, ndaj tij nuk rezulton ende asnji procedim.
Derisa Llalla dhe bozaxhitë tjerë që ka vendosë Berisha në drejtësi dhe në krye të shtetit të mos i dorzohen drejtësisë apo të shkarkohen, askush nuk do të ketë guxim me ia pre nji fletë-arrestit atij dhe fundrrinave tjera që i sillen përreth.
Sistemi i drejtësisë në Shqipni asht kthye në nji mekanizëm padrejtësije, garant i pandërshkueshmënisë së krimit dhe mbytës i ndjenjës së parahershme të së drejtës.
Gjykatëset trashaluqe që mbulohen me miliona stoli dhe gjykatësit banditë, parvenu që kanë kalue prej spathokëve te markat e çmueshme falë shkërmoqjes sistematike që i kanë ba drejtësisë, kanë në krye të KLD-së nji individ të kotë, pa asnji lloj cilësie dhe spesori intelektual e moral, nji sejmen të thjeshtë që në kushtet e nji shteti normal do t’i kishte kalue ditët në ndonji provincë të humbun, i pa namë e i pa nishan.
Kanë të drejtë ata që kërkojnë nji “revolucion” në drejtësi, tue nisë prej ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Pa nji sprastrim radikal të asaj hales që asht sot drejtësia dhe politika shqiptare nuk ecim asnji hap përpara, prandaj Edi Rama po vijoi me stilin tërhiq e mos këput asht i dënuem me dështue. Bilanci i tij i deritashëm nuk asht ende nji dështim, por sigurisht që nuk asht as fitore.
Estetizmi i tij asht i pamjaftueshëm për me luftue gangrenën që na rrezikon, e në qoftë se do të vijojë me këto ritme atëherë do të ketë abuzue me shpresat e ma shumë se njimilionë vetëve dhe në fund do të shfaqet si nji parentezë e kotë, nji zhgënjim kolosal dhe nji humbje kohet të çmueshme!
Shpresojmë shumë mos të dalin kështu, jo thjesht për të, por për Shqipninë.
Dikur Voltaire thonte “écrasez l’infâme”, bjeri së keqes, pse pa i ra nuk ndërtohet asgja e mirë.
Flit shqip o ndrecë qe të të kuptojmë.
o Ardian !
Pate veshtirsi me e kuptue ket gja se te desh mjaft kohe me na e than, kur mar Tirana e Shqypnia e di e po e vun n’shpine……
Unë jam nga Jugu, dhe e kuptova shumë mirë Shqipen e Z. Ndreca! Nje Shqipe e Pastër e dialektit Gegë.
Ela mbase te duhet ty te mesosh shqipen Zogu.
Disa fjale nuk I kuptova nga dialekti Gege. Por shume rrenqethese tek lexoja ne dialekt Gege.
Ti ore , kok m.. gazetar . Do flasesh she shkruash shqip apo si e ke hallin ?!
Ka plotesisht te drejte, po kujt ti flasesh Rames qe inauguron ekspozitat neper bote.
Adrian Ndreca Bravo! Ke bere nje leter te mbrekullueshme.Ke folur hapur dhe shqip.Kartoline e bukur.
Bravo Ndreca! 100% dakord me ju!
Ta quash drejtesine e sotme shqiptare nje HALE eshte pak. Ne themelet e kesaj haleje eshte Berisha me te gjithe kreret e sotem te drejtesise, me gjykates e prokurore dhe tek dera e kesaj haleje eshte Ilir Meta…..ai e hap dhe e mbyll ate dere kur te doje…..Problemi eshte se Edi Rama ka dy vjet qe po i vjen rrotull krsaj haleje dhe duket se nuk po i ben me pershtypje era e keqe….
Mendimet dhe konstatimet i ka te vlefshme dhe te mençura, por gjuha me te cilen shkruan te vret syrin. Mu desh ta lexonja me ngadale per ta kuptuar. Pse ky njeri perbuz dhe anashkalon gjuhen standarte?! Kemi 4 besime fetare, ndahemi ne gege dhe ne toske, tani u dashka te shkruajme dhe te perdorim edhe dy dialekte! Kur dialekti i Elbasanit, i standartes zyrtare, eshte gjithepermbledhes si per te folmen e Veriut ashtu edhe per ate te Jugut.
E anashkalon dhe perbuz sepse ky dhe ca te tjere jane pjese e e atij grupi qe ne menyre diabolike provokuan debatin per te rishikuar standartin letrar para pak vitesh. Iu eshte krjuar bindja se standardi zyrtar eshte toske dhe eshte vendosur medemek ne kurriz te gegnishtes! Ke nje toc kuklle ca me poshte qe si edhe keta, ia ve fajin enverit, qe si puna e ketyre, bente nga nje ne vakt!
Ka shume te drejte ,autori i ka vene qarte fare pikat mbi “i”. Koha nuk pret , cdo minut i humbur eshte fatal. Eshte kerkese legjitime e votuesve te kerkojne levizjen e menjhereshme te Edi Rames ne drejtesi dhe ne vazhdim , te injoroje pengesat ata qe i vene shkopinj nen rrota qe duan ta fundosin sepse ata nga eksperienca ja kane marre doren ,e dredhin pa piken e turpit e i afrohen koalicioneve qe u leverdia. Por Edi ka nje mbeshtetje te madhe ,shume te forte ,nderkombetaret dhe Ambasadorin amerikan .O sot ,o kurre. Jo se Edi nuk e di kete po pse e vonon?
Rama nuk ka interes në goditjen shkatërruese të Berishës, pasi uzurpimi që i ka bërë Berisha opozitës i intereson Ramës, përndryshe paaftësia institucionale e Ramës do e bënte që të ikte nga pushteti menjëherë, pasi shqiptarët të kishin një alternativë të konsiderueshme, jo berishiane.
Me “pelqen” shume fakti qe reforma ne drejtesi nuk do te preke piramiden e hierarkise . Kjo reforme do te meret me ne bythgrisurit . Mjere popullin ca e ka gjete . Kryetari privat i qeverise shperblen me nga du rroga qeveritaret qe esht e barabarte me me shume se 200000 leke dhe le ne shprese pensionistet, dhe pastaj vjen e u lapin bythen ketyre per voten .
O ElA eshte gegenisht gjuha e shkruar shqipes deri ne 1967 xhaxhi Enver e eliminoj
Ju lumte.
Mendoj se sa te kete gazetare me kete profil kulturor qe paraqesni ne shkrim ka dhe pak shprese.
zt. Drajzer nuk di nese niveli juaj kulturor eshte i mjaftueshem per te vleresuar profilin kulturor te artikullshkruesit, i cili me sa shihet nuk ka pak nivel.
Indrit e ke keqkuptuar komentin e Theodorit.
Eshte absurditet te mendosh,se mund te vijoi te ndertohet drejtesia,
nen thundren e krimineleve politik,ku prej 23-vjetesh shkatarruan gjithcka..Duhet bere nje pastrim rradikal ne drejtesi..Dhe duhen hapur themele te reja per ta rindertuar ate..
Ke fol edhe per mue Z, Ndreca! Analize e shkurter por shume e sakte!
Kartoline koncize, e qarte dhe realiste!
Shkruaj gjithmone keshtu me realizem dhe do te lexoj me endje.
Nuk ka lidhje realizmi me radikalizmin!.
Bravo z Ndreca!
Adriatik!Gegnishte e paster eshte gjuha e Fishtes.Kjo e malsorit Ndreca eshte nje perzierje(sallate) e gjuhes standarte me gegerishten,sic shkruajne kalamajte ne FB.Turp per gazeten “TEMA”qe boton artikuj qe nuk shkruhen ne gjuhen standarte shqipe.
bravo Ndre-ca.
Eshte e qarte qe je per “DUM BABEN” vecse ne krah tjeter.Por te duhen edhe ca te painkriminuar, deputete te PS
Pse ke alergji te shkruash gjuhen zyrtare shqipe?! Mund ta flasesh dhe mund ta shkruash ne konfidence me miqte dhe familjaret e tu, por kur i drejtohesh kryeministrit, patjeter duhet te shkruash shqipen zyrtare(te pelqen ose jo)
Exelent!
Pse u dashka patjeter ti shkruaje kryeministrit ne gjuhen e perpunuar shqipe dhe nuk u dashka te shkruaje ne dialekt te vet meqe kshu I pelqen atij……
Ky nuk to po I shkruan ne rruge zyrtare apo nuk po I nis nje leter zyrtare shteterore.
Trap me zile. Demek se po thu dicka edhe ti…
Eshte e vreshtire qe ne shqiptaret te jemi optimiste pas 25 vjet ku pinet e shtetit drejtoheshin nga nje Bajraktaro-Enverist radikal dhe nje pijanec impulsiv. Ata bene vetem improvizime sot per neser por asnjeri nuk mendoi asnje mmoment te ndertoje shtet me kuptimin e plote te fjales ku te sundoje ligji dhe jo Maliqi. Te dyve ju pelqeu te jene Maliqe. Kuptohet qe tonin et ketij çerek shekulli ja dha ai qe meriton te gjitha epitet negative te fjalorit por qe per ta thjeshtuar po perdori vetem ate qe ndigjohet me shpesh: Shpellari. Jam dakord me pershkrimin e Ndreces kur flet per PD-ne dhe ata vegjetojne prane Shpellarit. Asnje shprese se mund te ndigjojme ndonjehere ndonje ide prej tyre per faktin se ata nuk jane gjendje te prodhojne ide. Ata prodhojne vetem britma te bazuara ne thashetheme ose krijone vete thashetheme dhe mundohen me sa munden te krijojne lajm dhe te dezinformojne publikun.
Qeveria e sotme nuk mund te krahasohet per asnje moment per qeverite e Shpellarit. Ata kurre nuk kane dite per bejne asgje pervecse te shkaterrojne dhe ta çojne vendin ne prag te humneres aty ku e gjeti Edi Rama. Mbi te gjitha ata asnjehere nuk tentuan te ndertojne shtet por antishtet.
Ajo qe duhet vkleresuar eshte se kjo qeveri eshte duke punuar per te ndertuar shtet dhe kjo ndodh per here te pare. Per te ndertuar shtet nga hiçi duhet kurajo, durim, kohe sakrifica dhe ne kushtet e varferise edhe krttika nga te gjitha anet.
Une nuk dua te zgjatem por po citoj vetem disa nga Reformat e ndermarra dhe qe nuk mund te krijojne te gjitha popullaritet tek qytetaret. Pjesa dermuese e ketyre Refornave do kene efektet pozitive ( ne se vazhdohet me ngulme) pas vitesh.
Duhet vleresuar se kjo qeveri nuk eshte duke punuar per te fituar mandatin e ardheshem por per t’i dhene gjerates se ardhshme shtet.
Po permendi disa nga reformnat jetike te shtetit:
Aresimi para universaitar dhe Universitar, testimi i mesuesve dhe pastrime i shkollave nga ata jasht profilit et militantit, depolitizimi i shkollave, policise etj., inkurajimi per çdo qytetar te denoncoje kurrupsionin, Mosnderhyrja e qeverise ne Drejtesi ( ajo qe eshte),Reforma eDrjtesise nga specialistet, droga-Lazarati etj, policia dhe rendi, reforma territorjale, informaliteti, energjia elktrike, uji ( se shpejti), hapja e dosjeve, reforma e pensioneve, mbeshteja ndryshe e bujqesise, ndalimi i gjuetise, ndalimi i shkatrrimit te kalave dhe lumejve, fillimi i ndertimit te stadiumeve, rregullimi qendrave urbane, prishja e ndertimeve pa leje, legalizimet etj. etj.
A nuk duhen pershendetur te gjitha keto reforma qe i duhen çdo shteti normal dhe pastaj te kritikojme ose me mire te propozijme permiresime, secili sipas takatit te vet?
Ardian, shum pershkrim real. Ndoshta ato perrallat me kulcedra me shtate koka (Saliu) qekan te verteta se esht ajo qe po e mban shqiperine prap ne shpelle te erret.
Per ata qe komentojne per dialektin e autorit, sic tha nje komentues me lart kjo esht e perzier.. gjuha standarte shqipe me dialektin gege dhe s’ka asgje te keqe te pakten per ata qe e pelqejne dialektin gege… ne fund te fundit puntorit i shifet puna jo guna.
Eshte nje analize perfekte, e thene shqip, e z, Ndreca. Mund te thuhen dhe te tjera gjera, por do t’i kujtoja z.Rama ate inyervisten e famshme kur tha se kam nje prblem me emrin, te cilin dua te le ne histori per mire. Atehere, edhe pse kane ikur pak kohe, ka mjaft per te mbetur ne histori si shtetar, ti hapesh rruge nje qeverisjeje te drejte, te ndershme dhe efikase. Coji deri ne fund reformat qe ke nisur z.Rama, dhe fillo dhe te tjera qe ke ne mend. Por bej te paren e te parave, rikompozo Qeverine! Hiqi disa minstra qe po ta kthejne qeverisjen sic thote Adriani, ne nje agoni te pafund,hiqi ca lepe, peqe,beqe e njerez pa forme e pa permbajtje, dhe ktheje kete nje vit e gjysem nenje expozite te papare te “ARTIT TE QEVERISJES”, dhe ky do te jete shperblimi qe do te maresh per EMRIN tend dhe trashegimine me te mire qe do ti lesh Shqiperise.
Ndreca duhet falenderuar edhe pse na e freson gjuhen e perendishme gege, qe Enveri u investua aq shume per ta zhdukur por qe siç shihet, per fat te mire, nuk ja doli e nuk ja doli. E tani, ju miq shqiptare, sju ngelet veçse ta pranoni gegnishten e ta mesoni per vete dhe bijte tuaj, sikunder te kultivoni edhe toskerishten. Standardi eshte per zyrat shteterore dhe vendimet e gjykatave, as per letersi e as per korrespondece.
Ardian, nje lecaculo mbete gjithe jeten.Berisha vrau me plumb kurse Rama po vret me varferi. Ti si merditor qe je a ke nigjue or tej qe ne mirdire rama ka lene te vdese ne erresire nje plake 90 vjecare se nuk k8sjte lek te paguaje dritat?
E kane te veshtire disa (komentues) ta kuptojne shkrimin e autorit sepse e thot qarte ato qe beri sali berisha per gjate gjithe ketyre viteve ne qeverisje te vendit,e ndoshta ka disa qe jane nxane ngusht me domatet e lulit ne goje e kastravecin e tij 187 cm ne prapanice,kete jua dhuroj ai militanteve te tij.
artikull I mire, por mundim I madh per ta lexuar
Z.ARDIAN NDRECA !ARTIKULL EXCELENT , JU FALENDEROJ!ASNJI VEREJTJE PER GJUHEN E PASTER DHE SHUME E QARTE!MEGJITHESE NUK JAM GEGE,VLERESOJ ARTIKULLIN PER ARESYEN E THJESHTE, SE NA TAKON TE GJTHEVE TE NJOHIM DY DIALEKTET, MEQENESE NE SHKOLLE KEMI MESUAR VEPRAT BRILANTE:FISHTA, MJEDA, MIGJENI ETJ!PO TE SHKRUHEN NE GJUHEN ZYRTARE,KETO VEPRA HUMBASIN BUKURINE.EDHE NJI HERE FTOJ TE GJITHE TE NJOHIM DY DIALEKTET KRYESORE!! PERSHENDETJE !
ende gjalle qenka MIGJENI?
Bravo,komplimenti Z.NDRECA.
Fil shqip mor kar
Bravo per kaq sa ka bere.
Bravo.
Me ne fund nje gazetar me mend, me nje analize te shkurter dhe te qarte, megjithese ne nje shqipe gegerishte qe e kishim harruar.
Urime zoti Ndreca. Shpresoj te lexoj ne te ardhmen artikuj te tille me mend nga ana juaj.
Shoku Ambasador, servil i madh qeke tuj dek per Ramen tat, por kujdes se s m’duket i di krejt punt e tina okulte!