Përherë Shqipëria kishte përbërë tokën që e rrezikonte apo e mbronte Jugosllavinë prej ndonjë kafshimi nga jugu. Ndërkohë Kosova e mbronte federatën nga çdo kanosje prej drejtimit juglindor.
Po ashtu shteti i vetëm i njohur ndërkombëtarisht i shqiptarëve e kishte territorin e shtetit fqinj të sllavëve të jugut sa rrezik ashtu edhe mur pengimi të çdo agresori që, para se të zbriste poshtë në jug, do të gllabëronte në kalim e sipër vetë Jugosllavinë.
Për këtë shkak, si pasojë e një rregulli fare të thjeshtë, Tiranës në këto hapësira i duhej një terren që e pengonte depërtimin e agresorit, amerikan të ishte ai apo sovjetik.
Prej kësaj rrethane buronte përcaktimi i strategjisë: t’i gëzohej paqendrueshmërisë së Jugosllavisë apo të lakmonte prishjen nga brenda apo nga jashtë të saj?
Ca më e vështirë bëhej kjo zgjedhje kur dihej që shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës, me dëshirë të paepur që të shkëputeshin njëherë e mirë nga serbët, për të realizuar ndarjen përfundimtare me ta, qenë të gatshëm që edhe federatës t’i jepej fund.
Madje me çdo mjet.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore përmasa të dukshme të popullatës kosovare, për hir të kësaj mendësie, u patën dhënë mbështetje dy palë pushtuesve dhe fashistëve njëkohësisht: italianëve dhe gjermanëve.
Në pasvitet gjashtëdhjetë të shekullit të shkuar, në analizën e vet Enver Hoxha kishte përcaktuar si rrezik të parë ushtarak Bashkimin Sovjetik dhe aleancën luftarake të shteteve socialiste të eurolindjes përreth tij.
Dalja nga Traktati i Varshavës me heqjen e bazës detare të saj të Vlorë në 1961 e kishte bërë të pacënueshëm prej krahut ushtarak të Perëndimit. Ca më tepër kjo prirje u shtua kur në 16 shtator 1968 Shqipëria doli edhe juridikisht prej kësaj aleance.
NATO këto çaste ndodhej më afër me sjelljen gjeostrategjike të Enver Hoxhës, kurse sovjetikët në momentin më të papërshtatshëm pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Tiranën zyrtare.
A do ta sulmonin vërtet shtetin e vogël tepër rebel dhe sidomos vendosmërisht përjashtues për rolin e tyre në Ballkan dhe në Mesdhe?
Në rrethana të tilla, ndërsa Shqipëria e kishte të domosdoshme një Kosovë me qëndrueshmëri e brendshme, po ashtu edhe Jugosllavia federative, për ruso-sovjetikët nuk qe patjetër kështu.
Avionët e divizionit apo të divizioneve desantuese në Bullgari mbi Kosovë do të fluturonin më lehtë në rast se banorët e këtij trualli qenë të ngritur në këmbë kundër Beogradit.
Duke qenë se as Enver Hoxha dhe as Josip Broz nuk e dëshironin, madje as mund ta lejonin një destabilizim në këtë territor, pushtimi i Çekosllovakisë nga Traktati i Varshavës dhe sidomos gjendja e krijuar më pas, këta dy të ndarë të mëdhenj, i bashkoi.
Shkruan Nexhmije Hoxha tek “Jeta ime me Enverin”: “Dihet se viti 1968 qe një vit i turbullt në gjithë Evropën, me demonstratat e studentëve në Francë, Gjermani e gjetkë, me agresionin e turpshëm të trupave sovjetike dhe të vendeve të Traktatit të Varshavës në Çekosllovaki, me shtypjen e egër nga ana e serbit Rankoviç të lëvizjeve popullore e studentore në Kosovë e Maqedoni”.
Më pas: “Lidhur me lëvizjen që mori hov veçanërisht në Tetovë, shtypi dhe ndonjë nga udhëheqësit e këtyre anëve akuzonin Shqipërinë për ndërhyrje. Situatat ishin tepër delikate. Për këtë Enveri thirri në shtëpi ambasadorin tonë në Romë Ksenofon Nushi, që ato ditë ndodhej në Tiranë dhe e porositi që t’i transmentonte ambasadorit jugosllav në Romë që “ne nuk kemi gisht në Lëvizjen e Tetovës”.
Më tej Nexhmije Hoxha vazhdon dhe e plotëson rrëfimin e saj me gjysmën tjetër të kësaj tabloje shumë intriguese: “Në prill të vitit 1969, pas largimit të Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, ambasadori jugosllav në Itali i tha ambasadorit tonë, Nushi: “Kam porosi nga Titoja që t’i transmentoj Enver Hoxhës: “Rusët kanë kërkuar të kalojnë nëpër territorin jugosllav për të sulmuar Shqipërinë. Titoja u është përgjigjur: “Nuk lejojmë asnjë këmbë ushtari sovjetik të futet në territorin jugosllav”.
Kur do të ndodhte agresioni?
Nuk jemi shumë të sigurt që ishte saktësisht prill 1969 kur Josip Broz e ngarkoi diplomatin e tij të parë në Itali që ta vinte në dijeni shemrin e vet, Enver Hoxhën, se sovjetikët për të sulmuar Shqipërinë ia patën kërkuar lejen e kalimit mbi territorin e Jugosllavisë.
Në rast se kujtesa e Nexhmije Hoxhës në këtë të dhënë nuk i është dorëzuar defektit njerëzor për të gabuar në pak ditë apo edhe muaj, ka të ngjarë që Traktati i Varshavës dhe Moska t’ia kenë kërkuar favorin Titos në një kohë të mëparshme.
Ky, në rrethanat e përgjigjes me të njëjtën transparencë dhe shenjë afrimi, kryer më parë nga Enver Hoxha, nëpërmjet ambasadorit Nushi, t’i jetë referuar një date të kaluar.
Ka mjaft elementë besueshmërie që kërkesa e sovjetikëve tek Josip Broz për të sulmuar dhe pushtuar Shqipërinë të ketë ndodhur në fund të muajit shtator 1968, por pse jo edhe para mesit të tij, çast i denoncimit publik nga Tirana i Traktatit të Varshavës.
Këtë të fshehtë arkivat e Moskës dhe të Beogradit do ta ruajnë edhe për dekada të tjera, në mos nuk do tja ngrejnë perden ndonjëherë.
Fadil Hoxha, historikisht kreu komunist i shqiptarëve të Kosovës dhe ato çaste kryetar i Kuvendit Krahinor të Kosovës, emër i pëlqyer në Beograd, në një intervistë të tij dhënë në vitin 1994 thotë: “Me një rast kur e kishim një mbledhje të rëndësishme të kryesisë jugosllave në temën e çështjes së sigurisë kombëtare dhe ruajtjes së kufijve, ku kishte marrë pjesë edhe Tito, referatin kryesor e paraqiti gjenerali kroat, Ratko Bubanj, i cili elaboroi temën se nga mund të na kërcënohet rreziku përmes fqinjëve, ose në rast lufte. Kur gjenerali kroat e mbaroi ligjëratën, ekspozeun e tij për rreziqet e luftës që mund t’i kanosen ish-Jugosllavisë, Tito i tha: “Bubanj, ti e ke harruar edhe një aleat tonë në rast lufte”!?
Ne të gjithë shikuam me habi, se çka po mendonte Tito i cili sërish duke e marrë fjalën. Ai tha: “Aleati ynë tjetër është Shqipëria, e cila në rast lufte do të mbështetet në ne dhe edhe ne në të”.
Bubanj kërkoi falje, duke thënë se në këtë kuptim vërtet nuk e kishte konsideruar Shqipërinë si aleat”.
“Pesë Yjet” ose lufta e spiunëve sllavë në Tiranë
Kur Enver Hoxha thirri në shtëpi ambasadorin tonë në Romë Ksenofon Nushi, i cili ato ditë ndodhej në Tiranë, dhe i dha orientimin që t’i përcillte ambasadorit jugosllav në kryeqytetin italian një mesazh të tij urgjent, ky në thelb ishte: “Ne nuk kemi gisht në Lëvizjen e Tetovës”.
Për këtë ngjarje, “Lëvizjen e Tetovës”, në historiografinë gjithëshqiptare nuk është folur me ndonjë vëmendje të veçantë, çfarë ka shkaktuar një “vrimë” në kujtesën tonë kombëtare.
A mund ta provojmë ta mbushim sadopak, ca më tepër që plotësimi i saj do të na duhet në realizimin e synimit kryesor të këtij cikli shkrimesh: marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në vitin 1981 dhe pasojat e tyre në luftën për pushtet në Tiranë.
Apo rrjedhojat në luftën e “Pesë Yjeve”?
Kjo, “Pesë Yjet”, është një thënie e koduar, e cila është përdorur në një rreth tepër të ngushtë në përcaktimin e një beteje të zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, për disa dekada, mes spiunësh sllavë.
E quajtura “Lëvizja e Tetovës”, duhej të ketë qenë jo thjesht një rast për t’i dhënë shenjë afrimi Titos (sepse Enver Hoxha dhe çdo politikan tjetër, edhe kur këto mundësi nuk ndodhin, i krijojnë vetë mjaft shkathtësisht), por ishte një ngjarje tepër problematike në çështjen e autorësisë së saj, pra kush e kishte nxitur.
Hoxha, për shëmbull, nuk përmend si të dyshimtë në forcën shtytëse të “Lëvizjes së Tetovës”, një ngjarje tjetër edhe më të njohur dhe që krijoi shqetësim të dukshëm tek autoritetet e Beogradit: demonstratat studentore të Kosovës.
Logjika e mesazhit dërguar Titos lë të kuptojë se Enver Hoxha e kishte fjalën, por pa e thënë drejtpërsëdrejti, për të paktën një dorë nxitëse: asaj të sovjetikëve.
Pse jo edhe për dy duar njëherësh: sovjetikët dhe bullgarët.
Tërthorazi këtë nëntekst, mesazh i kuptuar lehtë nën reshta, e bën më të qartë edhe logjika e tekstit në çfarë i erdhi prej Josip Broz Titos. Ky i pohon se qenë pikërisht rusët, të cilët për ta sulmuar dhe pushtuar Shqipërinë, i patën kërkuar të kalojnë nëpër territorin jugosllav.
Ndërkaq ai, Tito, i pati refuzuar prerë.
Që ta perceptojmë më nga afër këtë kod mirëkuptimi të fshehtë mes Hoxhës dhe Titos se ato çaste të dy vendet e tyre kanë të njëjtin armik potencial, Bashkimin Sovjetik dhe vendet socialiste satelite rreth tij, do të na duhet të përqendrohemi mbi tre ngjarje: protestat studentore në Prishtinë e qytetete të tjera të Kosovës, “Lëvizja e Tetovës” në Maqedoni dhe çfarë po bënte ndërkohë bashkëkombësi Hysni Tërpeza, ballisti që në fillim të vitit 1977, në Vjenë, hyri në marrëveshje topsekrete me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.
Do të fillojmë nga ky i fundit.
Në SHBA
Në Çikago dita e 28 nëntorit 1968 qe me shi dhe Hysen Tërpeza, i cili ishte edhe nëndrejtues i Lidhjes së Prizrenit (të Tretës), doli në aeroport për të pritur kryetarin e saj, Xhafer Devën.
Ky do të vinte nga Kalifornia.
Qe vendosur dhe ishin marrë masa që atë ditë në një sallë të mbyllur, nëpërmjet një konference, të festohej Dita e Flamurit. Kjo dëshirë qe shtuar edhe më shumë prej lajmeve të porsa mbërritura nëpërmjet radios, sipas të cilave në Kosovë ishte ngritur i madh dhe i vogël për të kërkuar liri.
Po ashtu se qe vrarë një nxënës.
Për shkak të shiut të dendur nga aeroporti u njoftua se avioni nga Kalifornia do të vonohej dy orë dhe kjo mund ta detyronte konferencën e nderimit të Ditës së Pavarësisë të shtyhej pak.
Ndërkohë Hysen Tërpeza qe bërë gati edhe për një rrethanë tjetër: ta mbronte fizikisht Xhafer Devën.
Në Çikago kishte marrë një të dhënë se një grup personash, ndoshta njerës të vënë nga UDB, po përgatitnin një atentat kundër kryetarit të Lidhjes (së Tretë) të Prizrenit dhe mund të ishte ky rast, ardhja e tij në 28 nëntor në Çikago, për ta kryer atë.
Kjo gjëmë mund të ndodhte deri edhe në sallën e mbledhjes festive dhe ku fjalën e çeljes do ta mbante, si nënkryetar që ishte, Hyseni.
I vrarë në mes shqiptarësh dhe bash në Ditën e Flamurit, do të ishte një sfidë e madhe dhe barrë e rëndë kombëtare.
Kështu një pistoletë të tij si edhe revolen e një kushëriri të ardhur nga Gjermania, Tërpeza ua dha dy djemve kosovarë që ishin trima gjakftohtë si edhe mjeshtra në përdorimin e armëve.
Atyre u dha edhe direktivën e prerë: “Ja alltijat! Po u vra Xhaferi, kryetari i Lidhjes, ju mos këqyrni kë do ta qëlloni. Sa më shumë që vrisni, më e madhe bëhet puna!”./ Nga Ylli Polovina/ Shqiptarja.com
Eshte ndyresi qe cdo anal-ist ne Shqiperi sot eshte infektuar nga ENVEROFOBIA deri ne kanibalizem ku nuk i ka shpetaue as Ylli Baltovina.
Qe ne fillim duket qarte:
Ne kete artikull heroi kryesor eshte Enveri dhe ky ja atribuon meritat Titos ku dhe na paska vene nje fotografi te tij te kapardisur.
Felliqsia eshte tek tog-fjaleshi:MESAZHE NE FSHEHTESI qe le te kuptosh qe Enveri paska qene nje kapterr i Titos…dihet qe kjo ka qene dipllomacia e nje niveli te larte te Enverit dhe kaq.
Per Hysen Terpezen ,pese yjet dhe LEVIZJEN E TETOVES autori eshte tallur me lexuesin.
Kulmi arrin te Xhaferr Deva qe flitet me nota atdhetare:
Ai eshte krimineli me i madh i L2B NE SHQIPERI..qe amerika zyrtare duhej ta fuste ne burg pasi ka vrare mbi 100 shqiptre te pafajshem,ka cuar ne burgjet e cfarosjes mijra te tjere.
Nqs eshte koha te rishikojme historine qe po hiqen dekoratat pa vlere te Enverit per ta poshtruar ate ju lutemi na beni nje nder:
JEPINI DEKRATAT NDERI KOMBIT DHE TITOS DHE XHAFERR DEVES QE U LIDHEN NE VITET 50 PER TE NDRHYRE NE SHQIPERI SI ME ZOOGUN NE 1924..
Lexova keto dite dokumente TOP SEKRET te deklasifikuara ku ne vitet 60′ Amerika kishte planizuar te hithte bomba atomike ne Tirane e Kucove
Nga ana tjeter shikojme nekrofagun Edirama qe merret me bunkarin e enverit kunder ketyre goditjeve atomike.
Nga ana tjeter kemi keto ZGAQER TE PERBUZSHEM SI POLOVINA DHE EDI RAMA QE THONE:
RRNOFTE TRADHETARI ZOGU KURVES
RROFTE ULTRA NAZISTI XHAFERR DEVA
RROFTE ANTISHQIPTARI ME I MADH TITO
RROFTE AMERIKA QE DO HIDHTE BOMBA ATOMIKE
cfare beni keshtu more monstra ??
e gjithe kjo fushate kunder te madhit ENVER organizuar nga antishqipetare qe jetojne ne Amerike,zogiste,balliste,ne bashkepunim me bukeshkalet e karieristet e brendeshem ,nuk bejne gje tjeter vetem se ngrihet me lart figura madheshtore e ENVERIT,i vetmi qe punoi ,luftoi per Shqiperine.I vetmi udheheqes qe krenohemi,te tjeret keto 25 vite,vetem plehra qe e kane ulur imazhin e Shqiperise ne fund ,me alternativat papunesi,pasiguri,droge,korrupsion,prostiticion,hajduteri,vrasje vjedhjeetj.Tai,keshtu na njeh bota.
Shum bukur.
Rrofte per jete e mot ideologjia patriotike per bashkim kombetar e Xhafer Deves,Rexhep Mitrovices,Mit-hat Frasherit,Terpezes etj.Ata nuk ishin shkerdhata raciste greke apo shovene partizane shqiptaro-serbe,por elita atdhetare e kombit per bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Rrofshin per jete e mot,Ballistet shqiptare ne krye me Mithat Frasherin,Xhafer Deven e Rexhep Mitrovicen dhe tjeret si keta!
Vazhdon seria e porositur e regjizures serbe per te sajuar shkrime te PA QENA dhe mashtruese nga SHARLATANE TE SHUMTE qe jane vene ne gare te merren me historira PRRALLA per t’u hequr koka te medsha,por qe jane vetem BYTHE te vogla!!
Merruni me te sotmen o ANTISHQIPTARE te ndyre!!!
Ka ikur koha kur ju benit lajm e njerezit e hanin!Tani nuk ju mbetet gje tjeter veçese te hani mmmmm sa here qe populli kerkon te vetetat e ketij vendi e pasurise se tij se kush e vodhi,kush e fali,kut e perse iu dha tere ai armatim ku e gjithe Shqipëria ishte nje depo e madhe e ku kete tranzicion te peshtire mund ta kalonim pa dhimbje e pa u perdhosur ne ndjenje kombetare si sot ku s’ka mbetur kinez pa na pshuruar!Leri keto broçulla o Mero se je bere si Farua i ballinjeve ai me 55 e ti me Themen!Na trego ndonje gje interesante per ata dy vaporet qe donin te na i falnin miqte me pleh kimik ne vitet 90!I prune apo jo?Na i falen ao na i shiten?keto jane me vlere e lereni Envere se ka kaluar tashme ajo kohe e ç’do individ i ketij vendi(perveç juve me dy a tre shtetesi) di tua beje vleresimet si Enverit edhe Hitlerit te sotem!
E pra funderrinat e Jugosllavis i paskemi pat per 50 vjet ne Shqiperi. Perversi i Gjirokastres qe na hiqej si baba i shqiptaris nuk pas qene vecse ushtari i Rankovicit dhe i Titos. Te pakten ta dine kush nuk ka sy. Pastaj komunistet shqiptare si llum i ketij kombi nuk do te cuditen se ate pushtet e kishin dhurate nga Beogradi dhe jo nga Lanci!
FUNDERRINAT E SEBISE E GREQISE MST. X-MAN I KEMI PASUR KETO 25 VJET DHE TE PAKTEN JO 50VJETET E ENVERIT QE NUK LEJOI TE PREKET ASNJE CM TOKE SHQIPTARE.
E te flasin dhe te thone cte duan per per Enver Hoxhen.Shaiperia pas vdekjes se tij nuk u be me e mire vec po shkon poshte e me poshte,Gjysma e vendit ka lene vendin dhe ngs vendi i shqiponjave dalin cdo dite e me teprr vec kriminel dhe hajdut qe ja ncine faqen shqiperise,,Nr kohen e zEnverit ishte e kunderta:forcat prodhuse te vendit arriten nivele te pa perfytyrushme per nje popull gjys frudal i prspambetur si i yni.dhe hajdutet dhe kriminelet e kishin futur koken ne strofke.Shikoni sot cpo behet o te pafytyre e injorant te pa ndreqshem dhe lereni Enverin se sna kercrnon me Enveri por horrat qe kemi sot ne krye.po!……
Shkrimet dhe analizat “e pororsitura”, jane bere ushqimi me i mire per tregun mediatik shqiptar…Me kete rast terhiqet vemendja e popullit nga bemat e politikaneve te djeshem dhe te sotem, te ketyre 25 viteve te shoqerise sone pseudo-demokratike…Populli yne e ka kujtesen historike te shkurter, ndaj dhe i ecin punet si “duhet”, dje, sot dhe neser….
Mire se llumi i shqiptareve te kallepit Xhaferr Deva keq e me keq do te flasin dhe shkruajne per ish Komandantin e Pergjithshem te Ushtrise Nacionalçlirimtare Shqiptare,por te çudit fakti, se si disa njerez qe kane rroguar te pergjeruar ne gazetat e Enver Hoxhes, si ky palo Yli Baltovina nga Berati., ç’i shtyn te zhytin surratin ne plehra?! Mos vall kullosin ne grazhda te pisa?!
Diskutoni si te doni:Ato qe ka shkruar EnverHoxha per kundershtarèt jashte dhe brenda vendit,jane te verteta ,edhe per ato qe ka pohuar dhe me pas mohuar.Megjithese te gjithè te varfer njesoj,te gjithe ne pune, ne shkolle ,shendetsi falas,ushtri e rregullt si edhe disa vende te natos sot,ekonomi e forte deri ne vitin 1980,dhe sot akoma nuk kemi reshtur se shkaterruari.Kujt nuk i mbushet mendja merrni dhe shfaqni ne televizion arshiven e Televizionit Shqiptar qysh nga viti 1946.Te gjithe zogistet,ballistet dhe bashkepunetoret e nazifashizmit e dine te verteten por nuk duan ta besojne.Ata te tille ngelen pergjithmone.Historia e shkruar ne mendjen e popullit.
ENVERI ishte burri qe ja qiu robt antishqiptarve me te ndyr, ja beri jeten ferr sa dhe ne gjum i del ne enderr dhe tani pjellet e tyre vjellin si kurva kujtojn se marin hak harrojn se zien me mullinjt e eres si donkishoti mançes,ENVER HOXHA FIGURA ME E MADHE KOMBIT TON QE NUK DO HARROET NE PERJETSI SI ATDHETARI DHE SHQIPTARI ME I MADH I KTI KOMBI QE I DHA LAVDI SA ISHTE GJALL VENDIT SHQIPTARVE.
FUNKSIONONI ME KOMENTE SELEKTIVE NE TEMA????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
neqoftese doni te dini kush ishte Enver Hoxha,lexoni biografin e
kriminelit Berisha..
Enveri ishte i vetmi udheheqes qe i dha dinjitet shqipetareve.Shume prej nesh “moshat e vogla” mbajne mend vetem radhat e qumeshtit dhe te vajgurit mbas viteve 80.Por me Shqiperin e asaj kohe nuk e krruante jo vetem greqia apo jugosllavia por as italia e rusia.Jo se nuk na mundnin dot por sepse ata do te kishin nje fitore si ajo e pirros.