PD, Alibeaj: Po rritet pasiguria, janë shtuar aksidentet rrugore

27 Dhjetor 2015, 13:59Politika TEMA

Kreu i Departamentit të Sigurisë dhe Rendit Publik në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook paraditen e së dielës, denoncon atë që e konsideron si një situatë të përkeqësuar nga dita në ditë të aksidenteve rrugore, duke e bërë Shqipërinë përditë e më të pasigurtë.

Siç thotë PD-ja, aksidentet rrugore në vitin që po lëmë pas janë rritur me 15,8 për qind, duke shkaktuar kështu 17,2 për qind më shumë të aksidentuar, shifra këto që sipas partisë kryesore në opozitë vijnë nga INSTAT. Duke iu referuar po të njëjtave informacione, thuhet se në 3 muaj të 2015-s janë shënuar 586 aksidente rrugore, por pa bërë të ditura se për cilin tremujor bëhet fjalë.

“Reforma e burgosjes së shqiptarve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi. Qeveria ‘Rama-Meta’ njeh vetëm një mënyrë qeverisjeje: ndëshkimin e shqiptarëve. Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që u ka ndodhur shqiptarëve”, thotë më tej Alibeaj, duke shtuar se opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit./TCh

3 komente në “PD, Alibeaj: Po rritet pasiguria, janë shtuar aksidentet rrugore”

  1. Argita_B says:

    Kete e kam njohur sigurisht te apasionuar pas parase, pra te korruptuar po te zgjuar dhe me kulture! Ketu po flet perčaret, ose deklarata nuk eshte e plote, ose perpara se ta bente do kete pire dička se eshte e pamundur te kuptoj se çfare do te thote!!

  2. xxx says:

    ik o njiranti i shkolluar , edhe ato qe del e flet ose lexon aty po nuk ti shkruajti sekretarje, nuk di asgje te thuash,, injorant me shkolle si shume politikan ne shqiperi,, ti do besh ndryshimin,, per 25 vjete ishim ne lufte po te shohesh sa viktima kishte ne askidente,, tani cfare kerkon te na tregosh,, qe ti po te vish ne pushtet do besh ndryshimin,,ti je nje injorante asgje me shume,,prandaj opozita nuk ben para se ka disa servilainjorant si ty ne perberje,,,

  3. Kelira says:

    E nxorri Saliu miun islamik ne pune per dite te djele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje