Edi Rama me gazetarët: Kam bërë një zgjedhje të palavdërueshme, për të mos ju lexuar dhe dëgjuar thuajse fare

27 Dhjetor 2015, 22:31Politika TEMA

Nga Edi Rama*

 

Si fillim doja që t’ju kërkoja një duartrokitje për Endri Fugën, për 3 arsye. E para sepse hoqi picirin duke kërkuar folësit. Njëri i thoshte se nuk flas, se po fola do më shajë Fatos Lubonja, por do jem; Tjetri i thoshte nuk flas, se nuk e di kush do flasë tjetër, por nuk do jem dhe një tjetër i tha nuk flas, se po fola do i them të gjitha. Besoj se arsyeja e dytë meriton edhe kjo një pjesë të duartrokitjeve që ju i dhatë, sepse hoqi picirin se kush nuk donte të ulej me kë. Lutfiu me të drejtë tha që me protokollin e me të gjitha, unë përgjithësisht merrem vetë, por këtë herë, siç e shihni, jeni ulur pa protokoll, se numri i njerëzve që s’donin të uleshin me tjetrin ishte impresionues. E treta, sepse Fuga parashikoi që asnjëri nga folësit nuk do pritej me dashamirësi dhe nuk do duartrokitej. Edhe kjo ndodhi. Kështu që, ju njeh shumë mirë.

Ndërkohë po përpiqem edhe unë të them disa fjalë të shkruara, me shpresën se atmosfera e “ngushëllimeve” do të thyhet. Në fund të fundit po mbaron një tjetër vit së bashku, në të njëjtin vend, në të njëjtin qytet, në të njëjtin kremtim të fundvitit, ku njësoj si një vit më parë jemi mbledhur për të njëjtën arsye. Mua më takon si mikpritësi juaj t’ju sajdis me të njëjtin respekt të posaçëm, jo vetëm përmes gostisë së përgatitur me po të njëjtin kujdes të madh në nderin tuaj, por edhe përmes kësaj fjale përshëndetëse, të shkruar me të njëjtën dëshirë si një vit më parë.

Kjo e fundit, e njëjta dëshirë, është sa e mirë, aq dhe e keqe në këtë marrëdhënien tonë dhe ju e dini këtë më mirë se unë dhe për dreq, mu aty ku është e mira, është edhe e keqja. Sepse mua nuk më harrohet dot që dikur kam qenë mes jush, jo gazetar, – Zoti na ruajt të isha edhe unë gazetar si ju, – por shkrimtar faqesh të shtypit të shkruar, kundërshtar me qeverinë dhe kujtesa kryeneçe e asaj kohe më ka bërë nganjëherë gjatë viteve të harroj se megjithëse jam përsëri mes jush, ka kohë që nuk është si më parë.

Une jam mes jush, tanimë, si kavia kryesore e punës suaj, që duhet të pranoj pa u ndjerë bisturitë, thikat, gërshërët, gjilpërat, turjelat, frezat, sharrat, daltat, çekiçët, acidet, zorrët me presion të lartë e me radhë. Prandaj dhe në fakt e kam bërë një zgjedhje të palavdërueshme, për të mos ju lexuar dhe dëgjuar thuajse fare drejtpërdrejtë, duke u mjaftuar me përmbledhjen njëfaqëshe të zyrës së shtypit, çdo mëngjes.

Nuk funksionon gjithnjë për hir të së vërtetës, sepse ndodh ndonjëherë, rrallë, por ndodh, që edhe të lexoj ndonjë gjë të veçantë që ma sugjeron dikush apo dikush tjetër. Por përgjithësisht është kështu dhe besoj se edhe ju jeni shumë rehat, sepse pushteti “nuk ju flet në dorë”, kur i thonë fjalës dhe dora ju bën gjithçka që ju do mendja dhe zemra. Por edhe unë, t’ju them të drejtën, nuk jam keq, sepse kështu as më lëndohet sqima e shkronjëtarit të dikurshëm të faqeve të shtypit, as më cenohet shija e konsumatorit të zellshëm të fjalës së shkruar me sqimë. Kësisoj ia kursej vetes dhe po jua kursej edhe juve, çdo shfaqje lëndimi që për ju s’mund të jetë tjetër, përveçse kërcitja e dhëmbëve të pushtetit kundër lirisë tuaj për të më trajtuar mua si kavie dhe të drejtës tuaj për të nxjerrë çdo konkluzion, sado arbitrar, që t’ju dëshirojë zemra, mendja apo sponsorët e eksperimenteve tuaja, ose të tria këto sëbashku e të tjera akoma me radhë.

Mirëpo sonte s’kisha si i ikja të mirës së keqe dhe i kërkova zyrës së shtypit që të më ndihmonte për këtë fjalë, me një përmbledhje të punës suaj njëvjeçare, me mua si lëndë e parë e prodhimeve tuaja.

E vërtetë u mahnita. Uau! Sa shumë mund ishte derdhur këtë vit, për të më bërë copa e cika dhe për të nxjerrë nga çdo copë e nga çdo çikë, konkluzione fundore për idealet e mia inekzistente, qëllimet e mia infantile, dëshirat e mia të cekëta, synimet e mia të zymta, deformimet, komplekset, fanepsjet, frikërat, halat në syrin tim, gjëmimet në veshët e mi, ngacmimet në hundën time, të fshehtat në gjak, në bark, në mushkëri, madje edhe në bisht. E shumë analiza, diagnoza, prognoza në vetëm në një vit, ku t’ju them të drejtën, pa qenë edhe vetë i vetëdijshëm, kam mbretëruar, sunduar, shtypur, grabitur, djegur, shkatërruar dhe oh, ç’qejf, o qejf! kam bërë me sejmenë teveqelë, bufonë, klounë, akrobatë, valltarë, rreth zjarrit të madh të ferrit që e ushqej me trupat e të varfërve. E shumë fjalë që ishin thurur pa pushim, një vit rresht, për të provuar me këmbëngulje sesa i telendisur, i kapur, i korruptuar, i pafuqishëm, – madje, të gjitha këto janë citime, prandaj më falni, – i menderosur qenkam, fraxhil dhe i shantazhueshëm deri në atë farë dhimbjeje, sa s’kam ç’i bëj gomarit dhe i bie samarit, në një përpjekje të kotë për të blerë kohë, në ndërkohën që fati im qenka i shkruar si mos më keq.

Aq shumë larg që ju kishte çuar disave ndër ju këtu, përkushtimi për të vërtetën, që të arrini të zbuloni se dëshpërimi im për pushtet ka kapërcyer kufijtë e çdo imagjinate dhe i bashkuar me dëshpërimin tim prej artisti të dështuar ka krijuar një frankeshtain që po mbyt Shqipërinë me terror taksash e gjobash, i cili po i jep qyteteve tona konturet e çuditshme të shtëpisë sime në Surrel, ku ka një fakt tronditës, që edhe i vetëm mjafton për të kuptuar sesa i rrezikshëm është vizioni im: Shtëpia ime nuk ka dritare!

U mahnita sinqerisht për çka lexova, duke u përgatitur për këtë fjalë dhe s’ka rëndësi nëse autorët që pata rastin të lexoj, nuk do ta besojnë që unë sinqerisht u mahnita. Dua sinqerisht t’i falenderoj për këtë luftë fjalësh pa kufi që kanë bërë, në një përpjekje njëvjeçare që do të kishte bërë këdo, – më besoni, – të ndjehej i privilegjuar, për të më bërë copa e çika e për të më nxjerrë nga çdo copë e çdo çikë, një provë therëse të asaj që unë jam dhe të gjithë njerëzit duhet ta marrin vesh një orë e më parë, përpara se të jetë vonë.

E unë do të vazhdoj me stoicizëm të mbetem kavia juaj kryesore, duke pritur me kërshëri të madhe fundin e viti tjetër, për të lexuar gjetjet e vitit që vjen. Jam shumë kurioz se çfarë ka mbetur pa thënë. Me siguri, shumë gjëra të tjera do të dalin në këtë kërkim shumë impresionues në të gjitha të thellat e skutat e qenies sime dhe do të mundohem t’ju jap arsye të reja që të bëni analiza të reja, të gjeni diagnoza të reja, të nxirrni konkluzione të reja dhe të pasqyroni me gjetje të reja, librin e shënimeve tuaja. Por edhe në mos mundsha unë t’ju gjendem me të reja, tanimë është e provuar botërisht se jeni kaq thellë brenda meje dhe i zbuloni kaq symbyllas, të gjitha paramendimet dhe prapamendimet, madje përpara se ato të më vijnë, apo të më qëndrojmë mbas mendimeve, sa jam i bindur që do t’i gjeni vetë.

Nga ana tjetër, i kërkoj ndjesë të gjithë atyre ndër ju që nuk janë marrë shumë me mua, që vëmendjen kryesore në këtë fjalë ma morën ata që aq shumë janë marrë me mua. S’desha të bëj një fjalë të gjatë nga ato zakonshmet, që ju i keni aq shumë problem, por në fakt, aq shumë merreni me to, saqë është e vetvetishme pyetja se çfarë do të bënit, sikur ato mos ishin.

Sinqerisht nuk keni faj, sidomos ato që kanë hyrë aq thellë brenda meje dhe kanë parë kaq shumë gjëra në brendinë time, saqë nuk kanë nevojë më as të shohin, as të dëgjojnë, as të dinë se ku jam, çfarë po bëj, sepse janë në gjendje t’i marrin me mend të gjitha këto, me një saktësi që e tejkalon realitetin.

E gjithsesi përtej të gjithës dhe të gjithave, prapë një gjë mbetet, – besoj unë, – më e rëndësishmja për t’u thënë nga lartësia e një detyre që më ka mësuar diçka, që ju ndoshta nuk keni pasur kohë ta zbulonit, ose mbase në përpjekjen për t’i bërë gjithë këto zbulime, ju është bërë e pamundur që të zbulonit një gjë shumë të thjeshtë; që përkohshmëria jonë në këtë botë është kaq e shpejtë, sa që sinqerisht nuk ka asnjë kuptim që të jetojmë duke harruar të qeshim me njeri-tjetrin dhe t’i buzëqeshim njëri-tjetrit, sa më shumë.

Duke  e mbyllur, dua t’ju them me shumë sinqeritet që ju uroj çdo të mirë të gjithëve, sepse përtej gjithë asaj që bëjmë gjatë ditës, e vërteta më e thjeshtë mbetet fakti se një ditë tjetër ikën, një muaj tjetër ikën, një vit tjetër ikën, vite të tjera ikin. Koha kalon me shumë shpejtësi, për t’u humbur vetëm me gjëra që i marrim ndonjëherë më shumë seriozisht seç duhet dhe duke harruar që t’i buzëqeshim njëri-tjetrit. E di që për një njeri të destrukturuar deri në atë pikë sa thashë, tingëllon pak e vështirë për t’u besuar që unë kam dëshirë t’ju shikoj të gjithëve të buzëqeshur, por të jeni të sigurt që është një dëshirë shumë e sinqertë, që buron nga arsye të mirëmenduara, të cilat më mirë t’i lëmë për vitin tjetër.

Gëzuar të gjithëve!

Paçi shëndet!

Paçi sukses!

Mbi të gjitha paçi sa më shumë gëzime dhe lajme të gëzuara! Se për lajmet e pagëzuara kujdeseni vete nga mëngjesi deri në darkë.

*Fjalimi në pritjen me gazetarët

37 komente në “Edi Rama me gazetarët: Kam bërë një zgjedhje të palavdërueshme, për të mos ju lexuar dhe dëgjuar thuajse fare”

  1. gazetaruce says:

    Ai u ofendon se nuk i behet vone se cfare shkruani ju ndersa ju si bythelepires qe jeni nuk pushuat se lepiri bythen e tij sic lepinit ate te sali qoftelargut para tij.

    1. Zapbone says:

      Nje Mut i madh i mbuluar me Lule Plastike dhe arome menderosje; atmosfere zeherri si xhenoze dhe ironi e sarkazem tiradash; qyrravitje fjalesh e fjalimesh si nje aleance apo nyje e lidhur si zorra e trashe me zorren e holle duke na dhene nje ekspoze te sakte- Media dhe Politike. Kjo eshte maskarada e kohes sone dhe ky teater majmunesh nga realiteti qe jetojme, ku ne darkat e hipokrizise e auditore sakrilegjesh ne nje atmosfere ku te gjithe jane e prezantohen si viktima dhe si stoike krenar. Eshte nje rast i rradhe dhe fakt i pakundershtueshem per cmendurine kombetare qe po perjetojme ne neprmjet elites skandaloze, eshte nje rast i rradhe diskridimi kombetar dhe profesionistet duhet te thone fjalen e tyre. Per profesoniste e kam fjalen per sociologet, antzropologet, filozofet, dhe psikiatrit qe duhet ti vijne ne ndihme ketij populli e elites se tij te cmendur ku me guxim te ngrihen e ti thone te verteten – mjaft me me qaramane, klloun e narcize si model te lajthitjes. Ishte nje darke si nje antologji e diskredidimit, si nje farse preverse kush e kush ta peshtyje tjetrin e kthyer ne nje tradite psikopatike si tregues e indititetit tone te semure si shoqeri ku eshte e pafuqishme te kamufloje tolerance qofte dhe ne nje event argetimi a darke fund viti e qe mashtron veten e joshur nen dritat e hipokrizise e poshtrimit ku te gjithe ja hajne melcine e nuk fshehin thojte e perbuzjes e sarkzmes apo urrejtjes per njeri tjetrin e brenda kesaj darke hipokrizie ndricon erresira dhe jashte nxin e verteta. Kulmi i perbuzjes: Pse i fton per darke poshterimi kur ke bere adet nje zgjedhje te palevderueshem per te mos i lexuar dhe degjuar thuajse fare?! Pse?! …Pse?!

      1. korçari says:

        Konstatoj se shume lexes te hazetes se PD-se dhe te 55-es po aktivizohen ne “Tema”dhe ja vlen per t’a sqaruar se jeni njerez pa moral dhe pa logjike sepse ne rradhe te pare per te kritikuar nje qeveri behet krahasimi me qeverine paraardhese dhe se dyti ju jeni njeres ordinere qe ndoshta keni fituar pa te drejte pa merite ,pa pune ,me korrupsion nga pasuria e ketij populli JENI NJE TUFE QYQARESH ,eshte koha per t’ju rikthyer punes se ndershme dhe vlerave morale

      2. Dielli mbi Korab says:

        Te gjithe mund ta kritikojme Edi Ramen me shume te drejte,por nje gje duhet then tamam siç eshte,ai eshte Kryministri me i mire i ketyre 25 vjetve qe po punon per te vendos ligjin dhe rregullin mbas bastradimit qe i beri Shqypnis Sal BeriISIS.
        Ai punon me pasionin e nje artisti,por ne fakt ne vend qe te jete Kryeminister-Artist ai eshte Artist-Kryeminister dhe kjo gje po e demton shume reputacionin e tij.

  2. vlora.al says:

    Ik ore mbushu ,e mbushe parlamentin me kriminele ,ke dhe goje te flasesh

    1. Kritiku says:

      Rama nuk i mbushi sallat e Parlamentit por i gjeti te mbushur! Nuk eshte faji i Rames qe njerez si ju, shpellaret, votoni akoma per Berishen dhe Lulin. Kriminelet i futet ju me votat e juaja dhe jo Rama.

  3. xhaku says:

    I paske mbush hundet mir sot o bastard njeri…gjen koh dhe te tallesh

    1. Kritiku says:

      Dolet ju minjte e haleve te Saliut dhe po mundoheni qe te perhapni koleren?

  4. ...... says:

    E mire ka thene se ju gazetare te luani menc…..

    1. DEFRIMI says:

      doni me per belulin.si e doni kryeministrin ju gazetaret.nuk keni faj se deri dje ju shpetonin pordhet nga frika e Berishes se ju shkaterronte.nje liri te tille kurr se keni patur.kryeministri mund edhe te gaboj por ka nevoj edhe per inkurajim por vetem dekurajim dhe asgje tjeter.legena

  5. faro says:

    Shuuuuume i lodhshem!
    Me durim e shtyva deri ne fund!
    Edhe urimin e mbylli me sharje!

  6. Diktejshen says:

    A ti je bole

  7. M.Bocari says:

    Thuhet se kur shtati shkon ne diell mendja eshte fyell.

  8. tu shift qofte ke parlamenti says:

    …1 pyetje per E-dramen;

    kur vajti Liri I leseise ne Gjermani dhe tha direct pa iu dridhur syri se …ne Shqiperi nuk ka pune dhe se qeveria gjermane duhet te ndihmoje shqiperine ne kete aspect… ti si kapominister I qeverise cfare mendove dhe si u ndjeve kur nje aleat I yt shkon pa lejen tende ne nje vizite qe ishte totalisht qeveritare dhe qe insinuon qe qeveria aktuale nuk eshte ne gjendje te punesoje popullsine e afte per pune.

    …dhe 1 gje tjeter…sa shance ka qe ministrucet e tu shkojne ne pune me autobus

    Insanity is when you are doing the same thing over and over and over and expect good result

  9. Shahisti says:

    Ti or deshtak mund te jargavitesh e te thuash c’te duash po nuk mund te mohohet qe ardhja jote ne pushtet eshte sa aksidentale aq edhe e planifikuar me kujdes. Aksidentale sepse je nje psikopat deliranto-deviant, por pikerisht per kete arsye u planifikove nga Sorosianet per te qene drejtuesi i eksperimentit social qe vazhdon ne kurriz te Shqiptareve qysh prej 1945 e ketej. Tani mund te qeshesh e te gezohesh sa te duash per faktin e thjeshte dhe te pakontrollueshem edhe nga Sorosi vete te rrjedhjes dhe kalimit te shpejte te kohes, qe si rrjedhim logjik ka shpresen e mundesise qe sa me shpejt te shporreni ti dhe gjithe skota jote nga pushteti aq me mire do te jete per shqiptaret e gjore, perfshire ketu edhe çunat e Tirones.

  10. duno says:

    Kavja ne tere kete hitori nuk je ti mor legen por jane shqiptaret e thjeshte qe ndaj tyre i ke perdorur te gjitha instrumentat kirurgjikale qe pemende me lart .Larja e duarve me zbulimin tend te madh se perkohshmeria jone ne kete bote eshte shume e shpejte,nuk na ben as te qeshim e as te buzeqeshim . Demi qe po i shkakton vendit me perkohshmerine tende disavjecare si kryeminister eshte i barabarte me perkohshmetine disa sekndeshe te renies se atij trupi qiellor qe zhduku dinozauret.

  11. lala says:

    Pathetic , perse gazetaret e ulen vehten deri ne kete pike sa tju thuash qe sju lexoj me ….

  12. Saimir says:

    Nuk ma priste mendja qe nje dite Edi Rama do arrinte ne kete boshllek mendimesh. Fjalimi qe ka mbajt nuk eshte gje tjeter vecse nje perpelitje per te justifikuar pothuajse tre vite qeverisje. Keqardhje per kete popull qe edhe shpresen e fundit per nje Rilindje e shikon te zhduket perfundimisht

  13. Petro says:

    Hajde kryeminister, hajde! Fshati po digjet, kurva po krihet.Ca Hitlereve te vegjel ne kete kend te botes, u dihet fati.Sido te jete, do te jete i kundert me fatin e vendit.

  14. Pajtim says:

    Te lumte goja o Kryetar.
    Fjale te mencura per njerez budallenj. Jo se jane njerez te keqinj, pak budallenj jane, produkt i kohes ku u rriten e punuan. Ne kohen e ndritur te Sales e Nanos. Si gazetare qe jane te drejten e masakrimit e ushtrojne me mire se c’do gje tjeter. Eshte ceshtje kulture e civilizimi. Akoma ndoshta nuk e kuptojme se jemi te gjithe shqiptare e jetojme ne token tone, hame buken tone, shajme ne gjuhen tone e aty do vdesim te gjithe. Megjithate mos u merzit, se edhe ata per buken e gojes i thone ato gjera. Kur te fillojne ta duan Shqiperine sic do francezi Francen, apo anglezi Angline do fillojne te ndryshojne nga pak edhe menyren e egersise e babezise se tyre. Deri atehere do presim edhe pak. Edhe une do pres. Po nje gje me beri pershtypje. Si nuk pashe nje fytyre simpatike e te cliruar nga stresi ne salle, nga gjithe ata shqipshkruajtes?

  15. Berati Ra... says:

    Refleksionisti nuk rron dot
    njekohshem me Ed TaoLand Ballramen.
    Eshte i pari kryeminister ne Opozite, ende sbeson se eshte ne pushtet…
    Ka vec nje mister: Per ku do te arratiset (se ne Paris e njohin prej komedise me tri bojaret e Baba Mondit!)

  16. palla says:

    mjere mileti mjere ky popull idiot qe ka vene kete palle ne krye te legenave. hajde palle hajde. qe je idiot kete e dija , por qe te jesh kaq shume sma merrte kurr mendja.

  17. eri says:

    ky eshte kryeministri me deshtak i t gjitha kohrave dhe do jet dhe nga ata qe do vine pas EDHE NJE VIT ESHTE DHE DO IKI I MBARON MANDATI PER CFAR DO MBAHET MEND KY vetem lyerje fasadsh leke pa fund institucioneve riparime pllaka ndricime drita pereth institucioneve per kte do mbahet mend kerpudha dhe streha ne kryeministri drita drita disko .e shkriu talentin prej artisti.njerzit presingjera serioze dhe investime te medha e reforma ky meret me cinga mingla .gazetaria ne shqiperi si sherbetore e ktyre ne pushtet dhe qe s jep asnje lajm ky i mburrr .n vend te gjej kush i financon shume gazeta qe jane fare te palecueshme tani mbledh gazetaret i fusim i muhabet e i darke me leket e popullit.

  18. anticensurë54323 says:

    një fjalim i ndyrë i një të çmënduri apo të ndyri!!
    fjalim i një të kompleksuari që të vetmen dëshirë që ka është ajo për të qënë i lavdëruar për të pasuj vetëm admirues dhe asgjë tjetër!fjalim i një njeriu që nuk pranon asnjë lloj kritike sado të vogël!!
    “Prandaj dhe në fakt e kam bërë një zgjedhje të palavdërueshme, për të mos ju lexuar dhe dëgjuar thuajse fare drejtpërdrejtë, duke u mjaftuar me përmbledhjen njëfaqëshe të zyrës së shtypit, çdo mëngjes.”
    lexon përmbledhjen e tufës së legenëve bythëlëpirës që i bëjnë qejfin!
    “zgjedhja e paleverdisësme”ndoshta është ajo që e ka bërë të shkëputet vite dritë nga realiteti!!nuk është se ka rrojtur në realitet ndonjë herë,por të paktën nuk ka qënë kaq i lehtësuar në tru!!
    deri dje ky biçim karagjozi thumbues dridhej si si bari i njomë në çdo puhizë interviste,sot me një kryeneçësi prej diktatori thumbon sa majtas e djathtas!!akuzon në 720 gradë për mashtrim nga ana e shtypit kur në të njëtën kohë vetë po mashtron si një lavire e pacipë 1 milion votuesit e tij!pa pikë turpi po imiton në të njëjtën mënyrë sali berishën,më të keqen të mundëshme,si berisha imitoi enverin!
    ky do të jetë me të vërtetë më i keqi,ndyri dhe më injoranti kryeministër që shqipëria ka pasur dhe do të ketë!!besoj se me këtë injorant ne kemi arritur fundin në drejtimin e shtetit!!
    megithëse dhe kjo gjëndje e ka një të mirë!!
    kur ke arritur fundin nuk mund të kesh tjetër mundësi përveç ngjitjes!!
    turp o debil tirone!!
    para disa vitesh,(pak pas 1 prillit)para se ky debil të mashtronte 1 milionë shqiptarë,pata një debat me një nga shokët e mi më të mirë!!shoku tim ishte në atë kohë në krahun e tij!!të vetmin argument që sillte ishte “ta provojmë një herë!është “çun tirone” shumë më i mirë se maloku”!!shpresoj që shoku tim i mirë ta ketë kuptuar se ndyrësia mund të krijohet në çdo pikë të rruzullit toksor!!i çmënduri mund të lindë në të njëjtin vënd që lind dhe gjeniu!!mund të lindë si në mes të kryeqytetit dhe në majë të malit o në llumin e kënetës!!
    për fat të keq po udhëhiqemi nga të çmëndurit!!

  19. boh says:

    Fjalimi i nje Kryeministri ne gjendje te rende psikopatie.

  20. Like says:

    Le te ngrihet, qofte dhe nje, nga ata qe e mbajne veten per gazetar, deri ne kete menyre te shkruari, e pastaj le te shkruaje c’te doje. Atehere, po! Do e lexoja me kenaqesi.

    1. anticensurë54323 says:

      ndoshta ke dashur të thuash të olet në nivelin e psikoramës??
      dashurohu pas shkrimit dhe vashdo të hash bar a kar o like!!
      ky,psikorama,nuk është i vetëm nëkëtë botë!!ka dhe të tjerë si ai!!
      një nga ata je dhe ti!!mendim më të trashë se ky që ke shkruar ti,vështirë se e gjen!!
      lexo mira kazhanin për të zbritur me këmbë në tokë!!
      shkurtë qartë e saktë!!
      për fat të keq kemi idiotër si ti që jemi në këtë gjëndje!!

  21. firauni says:

    Kush ta ka shkruar more idiot i papare ????!!!!!

    1. anticensurë54323 says:

      ai vetë e askush tjetër!!
      vetëm psikorama mund të shkruaj kështu!!

  22. Pronari i tokes says:

    Vetem per nje gje nuk te kane share keta gazetaret, sepse i intereson atyre apo pronareve te mediave, faktin qe me pronen dhe pronaret e ke dhjere

  23. naky says:

    Si mund tju drejtohesh ndryshe ketyre gazetareve!? Jane keta qe kan shkruajtur e kan folur jo si njerze por si rrugacer duke shpifur,denigruar,mashtruar e tje etje. Gazetare qe bejne vetem llap,llap,llap pa asgje konkrete. Smeritojne asnje lloje respekti dhe sot ndihet keq. Rama sigurishte qe ka te metat e veta por,kjo nuk ju jep te drejten ketyre te pafre te bejne cfare ju kerkon Berisha e Basha.

  24. lekua says:

    Njz keyzminisrze i pa edukuar dhe gjithe keta komentues te edukuar dhe me kulture veriore. Kur zvarritesh neper bote e zgeqe, nuk di te thuash gje tjeter vec se kelleqe. Ky eshte niveli i nje pjese sot.

  25. Kritiku says:

    E verteta eshte e hidhur kur e degjon! Perse u djeg kaq shume ketyre gazetareve ky fjalim? E drejta lakuriq doli por kesaj rradhe kesaj te drejte nuk iu vu mbrapa asnjeri nga keta te vetequajtur gazetare, sepse nuk i intereson.
    Ndersa tere keta komentues qe jane vene kunder thenieve te Rames, u them qe te kthehen andej nga erdhen, nga shpellat e Saliut, sepse nuk eshte per ta te jetuarit ne nje shoqeri njerezore.
    E keqja ne Shqiperi eshte qe nuk ngeli shpellar apo njeri pa shkolle qe te mundohet qe te jape mendimin e tij, mbi çdo gje qe ndodh. Por keto mendime nuk i vlejne asnjerit, prandaj mos humbni kohen kot, por shkoni e beni ndonje pune ne shtepi.

  26. eda says:

    Nje gje eshte e sigurte. Qe te gjitha cfare thuhen sot ne keto takime jane shume me vlere edhe per faktin se as nuk guxonin tja thoshnin atij tjetrit “dashnorit te shtypit te lire” dje. Besoj se menyra kaq e hapur, folur shkoqur sic thuhet, eshte arritje shume e madhe.
    Apo edhe me ate tjetrin keshtu flisnin gazetaret. Mos jam gabim une?, Kam harruar?… Me thoni, ju lutem…..

  27. Aron says:

    Gaboni rëndë Zoti Kryeministër, kur thoni që as ju lexoj dhe as ju dëgjojë në ato që thoni dhe shkruani! Ju, besoj duhet ta keni dëgjuar shprehjen ” doktorin dhe gruan duhet ti dëgjosh me vëmëndje, pasi të duhet të bësh të kundërtën e asaj që thonë.” Por kjo vlen 100 fish më tepër, kur bëhet fjalë për njerzit tanë të shtypit, mendermethënë gazetarët tanë.

  28. Zamira says:

    Shume mire ua ben ju gazetarueve bythepiresa qe vini me porosi teSales. Vertet nuk ju lexn ju genjen. A ju doni Saliun se u dgjet per ashish.

  29. Koco says:

    Po kaq I palavderueshem eshte edhe refuzimi yne per te mos te degjuar e lexuar me prej kohesh. Fjalimet e zgjatura pa thelb e pa kauza e intervistat qe nuk thone gje pervec batutave te dala kohe , nuk perbejne me interes edhe atehere kur na vlejne per tu tallur me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje