Kreu i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj thekson se kjo është një reformë në ndihmë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm.
I ftuar në News 24, Xhafaj tha se reforma nuk është çështje emrash, por çështje sistemi. Sipas tij, mënyra si është ndërtuar sot sistemi nuk jep garanci për të korrigjuar defektet.
“Sot drejtësia është një mall që shitet dhe blihet dhe kjo është një konstatim më së pari e njerëzve në këtë vend. Tek ne korrupsioni është fenomeni që bën të funksionojë sistemi. Nuk do të thotë që nuk kemi gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.
Kjo është një reformë në ndihmë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm. Ky është proces transparent dhe gjithëpërfshirës. Janë organizuar mbi 40 tryeza konsultimesh. Jo vetëm në Tiranë, por pothuajse në të gjitha qendrat kryesore të Republikës. Nuk është çështje emrash, është çështje sistemi. Sistemi duhet të ketë institucione të forta të qëndrueshme, të pavarura dhe një sistem vetëpastrimi dhe vetëkorrigjimi efektiv” deklaroi Xhafaj.
Lidhur me rolin e presidentit në procesin e reformës në drejtësi, Xhafaj tha se kreu i shtetit ka patur përfaqësuesit e tij në tryeza. “Nuk bëj përpjekje për t’i ndryshuar mendimin presidentit”tha Xhafaj.
Nuk e di, o Fatmir, se sa do beje pune kjo reforme, por largimi saj nga vjeshta ne pranvere do ti beje mjeshtrat prokurore dhe gjyqtare qe te mbushen mire, pastaj le te ikin. Pastaj te gjithe themi reforma, po s’dime çfare ka brenda; po ato vilat e Lalezit, Golemit, Bregdetit… i ka brenda reforma? Dmth. i prek? Po miljonat qe kane 25 vjet qe vjedhin i prek? Le te besojme se do behet ndonje gje.
reformen ne drejtesi po e presim te gjithe !
duhet te heqim qafe nje her e mire te gjithe kriminelet qe nuk lane gje pa i bere ketij vendi!
realisht eshte koha e duhur per nje reforme ne drejtesi, shteti yne nuk mund te vazhdojne dot me ne kete gjendje. Madje as nuk mund ta quajme shtet tamam nese organet e tij themelore (organet e drejtesise) nuk funksionojne ashtu sic e kerkon ligji.