Nishani i kthen prapa një tjetër ligj mazhorancës

29 Dhjetor 2015, 13:00Politika TEMA

Bujar Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “për trajtimin e pronës dhe përfudnimin e procesit të kompnësimit të pronave”

Në arysetimin për kthimin e ligjit, presidenti deklaron se:

Skema e ofruar përmes këtij Ligji për zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur në lidhje me mosekzekutimin e vendimeve në lidhje me kompensimin e pronarëve që kanë një vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive”.

Nishani shprehet se skema e ofruar përmes këtij Ligji për trajtimin e dosjeve të patrajtuara apo ato që do të depozitohen rishtazi pas hyrjes në fuqi të ligjit bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike, të barazisë para ligjit dhe të së drejtës së ankimit.

Duke vlerësuar se drafti bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese, presidenti u kërkon Kuvendit ta rishqyrtojë atë.

Pas argumentimit Nishani shkruan se kërkon mirëkuptimin në rishqyrtimin të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, pasi bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimin pilot “Manushaqe Puto dhe të tjerëk. Shqipërisë”, jurisprudencën e GJEDNJ-së, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

6 komente në “Nishani i kthen prapa një tjetër ligj mazhorancës”

  1. Nisa says:

    O …. nuk gjej fjale, te te drejtohem. Komiteti i Ministrave te Keshillit te Europes, sapo ka thene te kunderten, qe ligji eshte nje mekanizem efektiv dhe respekton parimet dhe te drejtat themelore te njeriut. Nejse, kujt i them dhe une ?

    1. Goni says:

      Ne fakt ato ishin vetem lajme te stisuara nga zyrtaret tane qe te dyndin popullin me keto palacolliqe. Uzurpuesit si kjo qeveri edhe ajo paraardhese u jep certifikate, pronarin e denon.

      thene shkoq: hajdutit i thote: – Ta gezosh!

      Pronarit: – Rri urte se te fus ne burg!

  2. pronari says:

    Per te mbrojtur ca pronare qe nuk dihet se si jane siguruar ato prona duhet ta mbajme Vendin peng .Bravo President

  3. Pronari i tokes says:

    Kjo mazhorance ti therrase mendjes, nuk eshte kjo rruga qe duhet ndjekur. Prona te kthehet aty ku ishte apo eshte. Pastaj po qe e lire pronari ta gezoje. Po qe e zene ppronaret te hyjne ne bashkepronesi ne objektin, kur eshte e pamundur ti jepen paret me vlere tregu ose ti jepet qeraja e tokes. Nqs fermeri qe ka ne perdorim token e pronarit sipas ligjit 7501 ti jape te dhjeten e prodhimit

  4. sefi says:

    C’fare ligji te firmosin,Ligjin Leninist,qe pronarin e vertete,mire qe ja u more por e torturove per 50 vjet,per dhe tani ne dhjerokraci ja mohon.C’fare firme kerkoni ju o xhahila.Ju se meritoni te jetoni ne boten demokratike.Nuk paska kolere per ju.

  5. katunari says:

    Kur i mbaron mandati ketij kapteri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje