Fevzo vijon aludimet e Klanit: Rama po çon në Prokurori edhe Metën me Haxhinaston

29 Dhjetor 2015, 20:27Politika TEMA

Blendi Fevziu ka bërë një shkrim sot, pas padisë së dorëzuar një ditë më parë nga ana e Ministrisë së Energjisë për tre ish-ministrat demokratë, në lidhje me privatizimin e OSSH-së.

Ai aludon se Rama me anë të Damian Gjiknurit po çon në prokurori edhe Metën me ministrat e tjerë të LSI-së.

Ministria kë të drejtë të kontrollojë e të ngrejë padi; ka të drejtë të akuzojë dhe të padisë ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose kanë përfituar nga ky proçes korruptiv.

Por mënyra se si bëhet duket më shumë një akt politik se sa një tentativë për të hedhur dritë realisht mbi atë që ka ndodhur. Eshtë ose një gafë me qëllim, ose një lëvizje diabolike e përllogaritur mirë, vënia përpara përgjegjësisë e 3 ministrave dhe lënia jashtë e 4 të tjerëve.

 Genc Ruli ka qenë Ministër i Ekonomisë në vitin 2009. Florian Mima në vitin 2013. Në këtë interval prej 4 vitesh, që përfshihet edhe brenda akuzës, Ministra të Ekonomisë kanë qenë Dritan Prifti, Ilir Meta, Nasip Naço e Edmond Haxhinasto. Edhe pse kallzimi përfshin veprime që janë bërë brenda kësaj kohe, ai nuk flet për asnjë nga Ministrat e LSI që sot janë pjesë e Qeverisë në koalicion me PS.

Madje heqja e liçensës së CEZ, konflikti me qeverinë, marrja në dorëzim nga shteti e caktimi i një administratori prej saj është bërë pikërisht në kohën që Ministër i Ekonomisë ishte Haxhinasto i LSI. I gjithë dokumentacioni i publikuar në emisionin OPINION tregon edhe korrespondencën që Ministria ka pasur me studiot ligjore franceze për këtë çështje. Ky proces nis në fillim nëntor 2012 dhe mbaron në fund Janari 2013. Mima mbërriti si Ministër në fillim Prilli 2013!?

Atëherë përse Ministria e Energjitikës lë jashtë këta 4 ministra?! Nëse drejtuesit e Ministrisë kanë përgjegjësi për këtë kohë, ata e kanë të gjithë bashkë.

Atëherë ose Ministria po bën një lëvizje thjeshtë zhurmuese si kundërpërgjigje ndaj padisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe po hedh më shumë tym mbi çështjen; ose ajo po tenton që përmes akuzës, edhe pa përmendur emrat, të cojë në prokurori edhe Ministrat e LSI.

 Kur Prokuroria të marrë në dorëzim dosjen, s’ka asnjë dyshim që me atë kallzim veç 3 ministrave do marrë në shqyrtim edhe administrimin e LSI.

Pra, Gjiknuri po i çon në Prokurori edhe Metën e Haxhinaston, thjeshtë pa ju përmendur emrat”, shkruan Fevzo.

19 komente në “Fevzo vijon aludimet e Klanit: Rama po çon në Prokurori edhe Metën me Haxhinaston”

  1. shkolla e partise says:

    Lojra te Berishes, ushtarit te tij Tv Klanit dhe Donald Luse se Podestes qe nen masken e reformes ne drejtesi, thjesht po fusin tritolin mes Rames e Metes, meqe tritoli neper rruge nuk u eci.
    Goditje poshte brezit per te permbysur ne tavoline vullnetin e popullit te majte, sepse asnje tjeter rruge nuk ka per te sjelle ne pushtet yjet ne ngjitje te serbo-amerikaneve qe po ngrene edhe gjykaten speciale ne Kosove per tua mbajtur litarin ne gryke gjithe shqiptareve.

    1. aurela says:

      Ekzakt !!!

      pse nuk i botoni komentet ,????!!!!

    2. hektor says:

      ik ore bole se sna duhet as rama e as meta e as te dy bashke. mua me duhet mirqenie dhe kta te dy nuk ja dolen ta sillninn dot. ndaj duhet te shporren. avash avsh po mendoj se ishte me i mire Sala edhe pse ju bashkova 1 milion budallenjve qe ranen prehe e ketyre dy majmuneve.

  2. Prokurori says:

    Like Floriri duhet te jete i pare ne kete akuze qe ben Gjiknuri. Mesa duket Rama i bje pragut te degjoje dera. Se mos ka vetem kete pisllek Like Floriri. Ai eshte zhytur ne mender m… deri ne gryke.

  3. Tani oxhakut says:

    Fevziun ka fillu me e zene semundja e te ftuarve te vet, aludime dhe te diturit gjithcka. Pallaveat si ha kush, ato qe hane njerzit eshte fix lejet dhe dekriminalizimin qe duhet bere medias. Keto jane shantazhe te pastra! Bravo Fevzo

  4. Tani plakj says:

    Fevziun ka fillu me e zene semundja e te ftuarve te vet, aludime dhe te diturit gjithcka. Pallaveat si ha kush, ato qe hane njerzit eshte fix lejet dhe dekriminalizimin qe duhet bere medias. Keto jane shantazhe te pastra! Bravo Fevzo

  5. Kuzhinieri says:

    Po pas Metes me Haxhinaston mos do therrasin edhe Sandrin te pandehur per privatizimin me cmim koteci te gjysmes se kinostudios? Tym Fevzoooooo!!! Po te vjen rradha me shpejt se e kishe parashikuar

  6. besmir says:

    Kot e ke Fevzo ke marre porosi nga Rama do me o ra Metes me e dobesu. Dihet loja jote dhe Klanit. Cezi dhe aferra ka emri Damian Gjiknuri dhe Edi Rama.

  7. Barboon says:

    Kur do hapet dosja e Esat PASHE Toptanit..di gjo Fezo per ket?

    1. Sene says:

      C’fare dosje i kerkon ti ore Barbon E.Pash Toptanit kur kete dosje e hapi Heroi i Popullit Avni Rustemi ,n.q.se e ke degjuar dhe ia mbylli per gjithe jeten ne Paris!Fevzos dosjen ia Sali Berisha dhe eshte i bindur qe s’ka per tiu hapur kurre!

  8. Tanitani says:

    Mjere njerezia cpo degjon e cpo lexon. Tani kuptohet fytyra e Fevzos. Qe u ngrys kur degjoj nga kolegu i tij gazetar: “nese ora juaj kushton me shum se nje makine jeni nje GAZETAR I KORRUPTUAR”, ky njeri cdo analize e ben per interesa te tijat, analizat e ketij pseudo gazetaro-analisti anojne nga e djathta ska faj e kane ushqyer mire 8 vjet te djathtet… Te shohim ndo nje lajm te vertete po varja ketij…se e ka ne terezi

  9. @ says:

    Perbaltja e LSI po kthehet në misionin kryesor te TVclan & company. Parti berisha ka shum haqe per te lar ndaj ketij populli dhe duke lexuar Fevziun me vjen ndjer mend nje batutë filmi: po ai qe e vodhi lopen ska faj fare ! Deshirioj ti kujtoj Fevzos dhe Parti berishes qe e kurdis kete te fundit se para se te perbalte figura te nderuara intelektuale te LSI si Kryetari i Kuvendit Z.Ilir Meta dhe Ministri Z.Haxhinasto,I te kujtoj se kane miliona euro dhe krime te tjera .. per te dhene llogari para ligjit dhe gjithe shqipetareve ish ministrat dhe mini kryetari parti berishes!

  10. Ai says:

    O Fevzi sikur ta kishte partia jote nje figure te nderuar sa gjysma e zotit Haxhinasto sa me fat do ishin

  11. Z says:

    Perbaltja e LSI po kthehet në misionin kryesor te TVclan & company. Parti berisha ka shum haqe per te lar ndaj ketij populli dhe duke lexuar Fevziun me vjen ndjer mend nje batutë filmi: po ai qe e vodhi lopen ska faj fare ! Deshirioj ti kujtoj Fevzos dhe Parti berishes qe e kurdis kete te fundit se para se te perbalte figura te nderuara intelektuale te LSI si Kryetari i Kuvendit Z.Ilir Meta dhe Ministri Z.Haxhinasto,I te kujtoj se kane miliona euro dhe shume krime te tjera .. per te dhene llogari para ligjit dhe gjithe shqipetareve ish ministrat dhe mini kryetari parti berishes …

  12. Patrioti says:

    Meta ka reflekse te papara dhe jo me kot ! U bene 15 vite qe i jep doren Rames per ta nxjerre nga bataku dhe ky bukeshkale sapo e hedh lumin i ngul thiken. Pak rendesi ka se cfare ndodh me Meten se ky stan ate bulmet ka,por keq me vjen se te ta fuse pas shpine nje derdimen si Rama eshte njesoj si me ta fut breshka(avash avash,me qetesi dhe dashuri).

  13. Shkodrani says:

    Doli kjo kurva e berishes me ba destabilizim e Shqipnis

  14. liri e fjales says:

    Spo thot njeri mos te keshe simpati per njerin nga krahet …. Po gazetari I thoni kesaja ju ta kthesh timonin vetem djathtas…. Hajde media e pavarur hajde…. Gazetareve te tille qe I kushtojne corapet me shum se orat e ambasadoreve nuk ju zihet besa… Ska faj ky e ka mendjen dhe shpirtin vetem te shoku sali…

  15. Babushi says:

    Hahaha Fevzo i ke kaj nonen vlla, vec ty nuk te shkojne kto gjera. Dami ka nis proceduren per cunat e vet?! Jo me vllai thuje tamam qe dami si dele qe eshte duke ndjek urdhrat e bari edvinit. Keto politikat e tocit si ha njeri, lereni liken ku ka vennin ne balancimin e katrahulles qe e quajme shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje