Aferat e Zana Guxhollit, si përfitonte ish-këshilltarja e Berishës liçenca TEC-esh

29 Dhjetor 2015, 17:46Politika TEMA

Ish- këshilltarja ekonomike e ish kryeministrit, Berisha, Suzana Guxholli, e paditur tashmë në prokurori për aferën CEZ nga Ministria e Energjitikës, në fakt shumë kohë më parë duket se ka qenë një personazhe e implikuar në konflikte interesi në një prej koncesioneve më të mëdha hidrike, duke përfituar nga koncesioni në bashkëpunim me një familjar të ish- kryeministrit, Berisha. Kohë më parë gazeta “Albania” ka denoncuar një implikim të saj në afera licensash për hidrocentrale, në konflikt të hapur interesi. Javanews sjell në vëmendje këtë episod, i cili në atë kohë shkaktoi jo pak bujë.

Dy këshilltarët ekonomikë të kryeministrit Berisha, Petraq Milo dhe Suzana Guxholli, janë implikuar në konflikt interesi në një prej koncesioneve më të mëdha hidrike, duke përfituar nga koncesioni në bashkëpunim me një familjar të kryeministrit. Kjo histori u finalizua tri ditë më parë, kur qeveria shqiptare nënshkroi me konsorciumin “Interenergo Albania” marrëveshjen koncesionare për ndërtimin e 6 hidrocentraleve mbi lumin Shalë. Vlera e koncesionit është 145 milionë euro. Por verifikimi i të dhënave për firmën fituese tregoi se prapa këtij koncesioni kaq të kushtueshëm qëndrojnë këshilltarët, madje dhe familjarët e kryeministrit. Më konkretisht, konsorciumi fitues “Interenergo Albania” është krijuar në maj të vitit 2007 si bashkim i tri kompanive të ndryshme: “Interenergo Slovenia” (70 për qind), korporata “Dukagjini” e Kosovës (20 për qind) dhe “Euroconsulting” e Kosovës (10 për qind). Ky konsorcium paraqiti në muajin gusht 2007 në Komisionin e Oponencës Teknike projektin e saj për koncesionin në lumin Shalë, ose i njohur ndryshe si koncesioni i “Tre Dukagjinëve”. Tre muaj më vonë, me Vendimin Nr. 757 të datës 7 nëntor 2007, të firmosur nga kryeministri Berisha, kësaj kompanie i jepet një bonus favorizues prej 9.5 pikësh avantazh për tenderin që do të zhvillohej për këtë koncesion

Bonus për këshilltarët

Vendimi i kryeministrit ishte në dukje një dhënie bonusi, i bazuar në ligjin “Për koncesionet”. Por verifikimi i pronarëve të këtij konsorciumi tregon se në të vërtetë kryeministri ia dha bonusin konsorciumit në të cilin bashkëpronar ishte dhe një këshilltar i tij. Më konkretisht, firma “Euroconsulting” e Kosovës (10 për qind pronare në konsorcium) është një kompani konsulence tërësisht në pronësi të zotit Petraq Milo, këshilltarit për ekonominë të kryeministrit. Përveç evidentimit të tij si pronar te dokumentet autentike të firmës, zoti Milo e ka pranuar publikisht pronësinë mbi këtë firmë dhe në curriculum-in që ka shpallur në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Por surprizat nuk kanë fund. Një tjetër këshilltare ekonomike e kryeministrit ka shpallur në curriculum-in e saj zyrtar faktin se është drejtoreshë dhe menaxhere në këtë firmë. Këshilltarja në fjalë është zonja Suzana Guxholli, e cila është dhe koordinatore direkte dhe eksperte e zyrës së kryeministrit për të gjitha koncesionet që jepen në Shqipëri. Por ndonëse pronar fuqiplotë i firmës “Euroconsulting”, zoti Petraq Milo, nuk ka preferuar të lërë shumë gjurmë në dokumente. Ditën e krijimit në Tiranë të konsorciumit “Interenergo Albania”, për llogari të firmës bashkëpronare “Euroconsulting” ka nënshkruar, në cilësinë e “drejtorit të autorizuar”, një person i quajtur Zilif Lufi. Ky i fundit rezulton të jetë një zyrtar i lartë i administratës së Ministrisë së Financave të Kosovës.

Ia shesim kushëririt

Tenderi për koncesionin e “Tri Dukagjinëve” u zhvillua më 22 prill të vitit 2008. Por 20 ditë para zhvillimit të tenderit (më 2 prill 2008) brenda konsorciumit “Interenergo Albania” ndodhi një rikonfigurim i aksionerëve. Kësisoj, më 2 prill 2008, firma “Eurocnsulting”, në pronësi të Petraq Milos, ia shet aksionet (10 për qind) e saj ortakes “Interenergo Slovenia”. Në të njëjtën ditë, madje para të njëjtit noter (Agim Robo), firma sllovene (pasi bleu aksionet e “Euroconsulting”) i shet një firme të panjohur, të quajtur “Alb Ener Investments”, 20 për qind të aksioneve. Nga shqyrtimi i të dhënave zyrtare rezulton se firma e sapofutur në konsorcium, “Alb Ener Investments”, ishte krijuar vetëm tri ditë (themeluar më 29 mars 2008), para nënshkrimit të kësaj kontrate noteriale. Pronar i firmës “Alb Ener Investments” rezulton të jetë zoti Haxhi Bardhi, një biznesmen i vjetër, i cili është dhe kushëriri i parë i kryeministrit Berisha

Me letrat gati

Tenderin e zhvilluar më 22 prill e fitoi konsorciumi “Interenergo Albania”. Por, në ndryshim nga konfigurimi i mëparshëm, ky konsorcium kishte ndryshuar një pjesë të ortakëve. Pjesën prej 10 përqindësh që zotëronte në fillim firma e këshilltarit Petraq Milo e mori ortakja e saj sllovene, e cila në të njëjtën ditë që bleu 10 për qind nga këshilltari, shiti 20 për qind te një biznesmen me lidhje të ngushta farefisnore me kryeministrin. Kompania e zotit Milo u tërhoq nga konsorciumi 20 ditë para zhvillimit të tenderit, por prezenca e saj deri në atë kohë duket se ka pasur një implikim domethënës. Zoti Milo dhe kolegia e tij, Suzana Guxholli, duke qenë këshilltarë ekonomikë të kryeministrit, kanë akses të madh në informacionin mbi zhvillimin e propozimeve dhe tenderave për koncesionet. Zoti Milo ishte ortak i konsorciumit kur ky konsorcium fitoi bonusin favorizues prej 9.5 pikësh. Po çfarë nënkupton fitimi i një bonusi për koncesionet? E thënë shkurtimisht, bonusi i jepet një kompanie që paraqet në departamentet qeveritare një projekt të sajin për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Kompania që bën e para propozimin zakonisht avantazhohet nga pretendentët e tjerë për koncesionin. Ky avantazhim nuk është gjë tjetër veçse privilegj me disa pikë që ajo fiton nga bonusi. Por kush u avantazhua? U avantazhua pikërisht konsorciumi që projektin e vet e paraqiti para një zyrtari shtetëror, që në fakt ishte aksioner i konsorciumit.

21 komente në “Aferat e Zana Guxhollit, si përfitonte ish-këshilltarja e Berishës liçenca TEC-esh”

  1. babai i Bariut says:

    vetem litari me sapun i zgjidh keto nyje mafioze

    1. Pilo Lala says:

      Shpresojme te shikojme keta maskarenj dyerve te Gjykatave, per ato qe i kane bere ketij Shteti.
      Berisha i futi te gjithe te shkelin ligjet, dhe i komandonte si te donte .
      Ne fund fitonte Argita dhe Xeni.

    2. antispiuni says:

      Mbas ketyre tenderave qendron kusheriri i Berishes, zoti Haxhi Bardhi. Ky eshte personi qe ka mbushur Shqiperine me shtetas islamik kuke i paisur me pasaporta shqiptare ne kohen qe Berisha ishte president!
      Fare e keqe!

  2. tironci says:

    Ska lene vend pa rrjep shtetin bastardi berishe.
    Nje dite do te vjelli gjithcka.

  3. Luiza says:

    mos eshte Europartners ?

  4. politologu Nurellar Kadiu says:

    Lesh e li e beri kete shtet baca Sali bashke me sejmenet e tij…

  5. Jimi says:

    Selanik e tatepjete keshtu ka qen e keshtu do te jete!

  6. niko says:

    Neqoftese vertetohen akuzat ne burg sipas ligjeve te shtetiT Nuk jane me te zgjuar keta tipa se populli i thjeshte qe punon e ron me djersen e ballit

  7. sulo permeti says:

    Prandaj krimineli Sali,nuk do te behet reforma ne drejtesi,ka sh.gjynahe ndoj ketij vendi.Zeni mafjozi pa punuar asnje dite,…u be miljardier.Argita ,vajza e Saliut,kishte nje shenje te madhe te kuqe(qe ne lindje),pra edhe zoti e kishte bere me shenje,per te thene:-kujdes se eshte e rezikshme.Ndonese ajo ka pagu sot miliona per ta zhdukur(operacione plastike pafund),zoti nuk ka gabuar ne mizorite dhe poshtersite qe ajo i ka bere ,ketij populli si hajdute ordinere.

  8. tetovari says:

    Po pse lehni e hani m…. pa u vertetue o kopila te koperatives

  9. Lili says:

    Ma ne fund po shohim se do kete nesh kile burgime e anulime tenderash!

  10. Hajdari says:

    Dhalla:
    nuk u gjeten “elemente” te vepres penale.
    Populli:
    Po gjej vepren penale o shejtan, leri fare elementet se nuk na duhen!

  11. HAJDUTI THERET KAPENI HAJDUTIN says:

    GJYKOHEN MINISTRAT ENERGJETIKES RULI NDERSA MINISTER I EKONOMIS ISHTE HAGJINASTO I LSI PASI PS KA FRIGE NGA LSI DESHIRON TI GJYKOJE TE PD HAHAHA -PERRALLA ME LESHE LOJE POLITIKE

  12. Koco says:

    Qeveri Banditesh e Kriminele te Babezitur . te vihen para Ligjit eDrejtesise se Vertete .

  13. Shahisti says:

    Hej ju te kulturuarit e redaksise, titullin e keni gabim. TEC do te thote TermoElektroCentral….., kurse ne shkrim trajtohen hidrocentralet (HEC-HidroElektroCentral). Mesoni, mesoni….njeriu plaket duke nxene.

  14. Futja kot says:

    Po me Zanen c’patet ? Tere kete mesele e ka bere Petraq Milo. Ç’pune ka Zana ketu ? Apo futja kot se diçka do mbetet.

    1. Arbër says:

      Jo kot, por PLOT !
      Në ke qënë në Shqipëri gjatë 2005-2013, emrin e kësaj krrabës Guxholli dhe fytyrën e shtrembër të saj -dit- e natë në shërbim të kafshës saleh, do e kesh parë aq sa të ta shpifte televizorin.
      Dhe nuk shërbente për ideale, por mori llokma të majme të koncesioneve të HEC-eve në lumin e Devollit dhe Vjosës.
      Pale’ kur mori të tilla edhe Frroçkë Çupi – ish/kryeredaktori i RD-së i viteve të para ’90, i rrahur keqas nga salehi më 1993 por i kthyer prapë në shërbim të rrahësit.
      Ehu, mos u mërzit, se ka xhevahire shuuuumë koha e regjimit diktatorial e të korruptuar saleh…

  15. i drejti says:

    Jane tue u vertetue e mos u ba marak se do kete ceco bicak more spurdhjak

  16. Miri says:

    Kur do te shikojme me ne fund drejtesine ne kete vend? Kur do te shikojme njerez te lidhur me pushtet qe kane abuzuar me buxhetin dhe fondet e shtetit, dmth me taksat e qytetareve, prapa hekurave? KUR? Durimi eshte sosur. Deri tani kemi pare vetem fakir dhe gjynafqare qe rrijne prapa hekurave. Te fortet si kjo zonja e PD-se( Si edhe shume te tjere si kjo nga te gjitha kampet e politikes) vazhdojne jeten e tyre luksoze e te qete.

  17. LIGJI says:

    EDHE JU QE BENI SIKUR I HETONI E BENI PER TU MARE NDONJE KOCKE DHE ME PAS DEL FLLUSKE SAPUNI EDHE PERFUNDIMI I HETIMEVE…!!!!!!!!!!

  18. k says:

    Litari po shtrengohet per banden e bastardeve&Berrisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje