Në programin Zululand për sonte, Mustafa Nano pati të ftuar juristin Çlirim Gjata dhe gjyqtarin e Vlorës Florjan Kalaja, me të cilët diskutoi rreth hartimit të Reformës në Drejtësi. Sipas dy të ftuarëve, vërejtjet e objeksionet e Komisionit të Venecias janë në një masë të madhe ato që janë bërë nga komuniteti i gjyqtarëve dhe i juristëve në Shqipëri.
Çlirim Gjata përmendi faktin që drafti u është shpërndarë nga zoti Fatmir Xhafaj të gjithë juristëve të Shqipërisë që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, apo edhe ekspertëve jashtë sistemit, por nuk dihet se deri në ç’masë janë marrë në konsideratë vërejtjet e bëra.
Ai nënvizoi si problem e difekt të draftit rolin e politikës, gjë që duket tek përfshirja e parlamentit në emërimin e një pjese të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ose tek roli që i jepet Ministrit të Drejtësisë, gjë që është vëzhguar edhe nga ekspertët e Venencias.
Florjan Kalaja nga ana e vet theksoi që ndonjë prej këtyre strukturave të reja kushtetuese ose është e tepërt, ose dublon ndonjë nga strukturat ekzistuese.
“Veç krizës së parë, ku qytetarët nuk kanë besim tek drejtësia, ka dhe një krizë të dytë të sistemit: as vetë gjyqtarët nuk besojnë tek drejtësai e njëri-tjetrit”. Kjo reformë, – theksoi Kalaja krijon krizën e tretë, sepse kushtetuta nuk i beson vetvetes, institucioneve që krijon. Projektamendamentet kushtetuese nuk duhet të krijojnë idenë se kushtetuta është një ligj i zakonshëm, se kjo do t’i humbte qëndrueshmërinë kushtetutës si ligj themeltar dhe më i lartë në shtet”.
Kalaja veçoi në këtë mes Komisionin e Vlerësimit, i cili ka ngjallur shumë diskutime mes gjyqtarëve dhe për të cilin Komisioni i Venecias ka dhënë miratimin e vet.
U tha nga të dy se strukturat e reja kushtetuese janë të shumta dhe e komplikojnë skemën institucionale të shtetit.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
Foli dhe besniku i shpellarit,gjithmon keqdashes dhe pa ide.