Skandali në policinë belge: 10 efektivë bënin orgji gjatë sulmeve terroriste

30 Dhjetor 2015, 11:47Politika TEMA

Tetë ushtarë dhe dy oficerë të policisë femra dyshohet se kanë kryer orgji, derisa kolegët e tyre në Belgjikë ishin në kërkim të dyshuarve për terrorin e kryer në Paris, raporton DailyMail.

I gjithë ky incident besohet se ka ndodhur në një stacion policie në Ganshoren, afër Molenbeek, ku oficerët e policisë ishin në kërkim të dyshuarve për sulmet e 13 nëntori në Paris, që lanë të vrarë 130 persona, transmeton lajmi.net.

Raportohet se deri në 20 ushtarë kanë qëndruar në stacion policie në një periudhë dy-javore gjatë muajit të kaluar, derisa Brukseli ishte i blinduar, kurse tani policia ka konfirmuar se kanë filluar hetimet lidhur me këto akuza.

Stacioni policor i Ganshoren ishte shndërruar në një kazermë të improvizuar për ushtarët që po patrullonin rrugëve të kryeqytetit belg, derisa ky vend ishte i blinduar dhe qeveria kishte ngritur nivelin e sigurisë.

Belgjika 2Gjatë kësaj periudhe i gjithë rrjeti i metrosë së Brukselit ka qëndruar i mbyllur, dhe ngjarjet e ndryshme siç janë ndeshjet e futbollit ishin anuluar, kurse njerëzve në qytet u është thënë të shmangin vendet publike.

Policia deri më tani nuk ka komentuar asgjë lidhur me këto akuza, por ka konfirmuar për De Standaard se hetimet janë në proces e sipër, dhe se kanë qenë 15 deri në 20 ushtarë të stacionuar në Ganshoren në atë kohë.

Dyshimet për këtë ngjarje ishin raportuar për herë të parë nga La Derniere Heure, i cili pretendonte se njëri kat i stacionit të policisë ishte shndërruar në konvikt në mënyrë që ushtarët të mund të strehohen atje.

2 komente në “Skandali në policinë belge: 10 efektivë bënin orgji gjatë sulmeve terroriste”

  1. rrumpalla says:

    Per inat te terroristeve po e benin ! E ça pastaj !

  2. A says:

    Kjo foto eshte skene nga nje film amerikan qe rolin kryesor e luan TOM KRUIZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje