Unë jam ndër ata gazetarë që pata një ftesë nga kryeministri Rama për darkën e vitit të ri. As u gëzova që më erdhi ftesa, e as mendova ta refuzoj, për tu bërë hero antiqeveritar.
Vjet nuk më ftuan, dhe s’më mbeti pikë hatri, pasi këto pritjet e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë i konsideroj më shumë bezdi, por institucionalisht, në përgjithësi, i respektoj.
I shfrytëzoj edhe për tu takuar e biseduar me kolegë, me të cilat shihemi gjithnjë e më rrallë. Por nuk më duket edhe ndonjë heroizëm ti refuzoj publikisht.
Nëse kam punë apo nuk dua të shkoj, thjeshtë nuk shkoj dhe kaq. Nuk kam shkuar, për këto arsye njerëzore, në shumë prej tyre, madje edhe në ndonjë pritje të ambasadës së SHBA, ku “inteligjenca” e Tiranës, mban radhë 4 orë për t’u futur, e ku nuk mungon askush.
Por sivjet, të refuzuarit e ftesës së Ramës u bë disi demonstrative. Disa kolegë nuk shkuan dhe e bënë lajm faktin që nuk shkuan, a thua cfarë kishin bërë. Kishte edhe nga ata qe shkuan, por qe e ndjenin se nuk duhej te shkonin dhe pastaj sqaruan publiksiht se perse kishin shkuar.
Në fakt ka një debat të gjërë mbi formatin e “shfaqjes” që kryeministri përgatit me gazetarët. Gazetarët ironizojnë kryeministrin, duke i thënë ca gjëra troç, dhe kryeministri gazetarët.
Mua nuk më duket ndonjë gjetje e madhe artistike, dhe mund të kem një mijë verejtje edhe për protokollin(se di c’duan pronarët aty).
Por nuk më duket as ndonjë hata e madhe që duhet të merremi natë e ditë me këtë punë. Kushdo që ka dy para mend, ka tërë vitin në dispozicin për ta mësuar, kuptuar dhe ndjerë në kurriz sesa i lirë është në punën e tij si gazetar.
Nuk e la ta mësojë ate natë, nga cfarë do të thotë kryeministri në një fjalim 7 minutësh. Megjithatë kush u habit kur dëgjoi Ramën të thotë se unë nuk i lexoj gazetat e nuk shikoj TV? Lexon edhe statuset në fb, por ata që nuk kanë shkruar ndonjë gjë me “spec”, nuk kanë nga ta dinë që ai i lexon vërtet. Kam shkuar edhe në pritjet e ish- kryeministrit dhe ish- presidentit Berisha.
Kam shkuar në selinë e qeverisë dhe presidencës, të cilat janë të Shqipërisë dhe nuk do ta bëja këtë, nëse do të më ftonin në dasmë të fëmijëve të tyre.
Kush ka dashur ta bëjë opozitarin apo gazetarin e pavarur me kryeministrin dhe gjithkënd tjetër, ka patur tërë vitin në dispozicion për ta bërë, përmes asaj që ka shkruar e ka folur. Nuk mund të bëhesh gazetar rrebel duke shkruar nëpër rrjete sociale e media se unë nuk do të iki në pritje “sepse Rama është një kryeministër që nuk e do fjalën e lirë”.
Më falni, por cili kryeministër e do fjalën e lirë? Njihni ndonjë që të ketë qejf ti përmendësh paudhësitë e tij, ministrave e shpurës së sipërmarrësve që e rrethojnë?
Nëse ne si gazetarë do të duhet të bëjmë një gjë, në shenjë rebelimi ndaj kryeministrit, meqë ai e meritoka këtë, dhe politikës në tërësi, hajde të marrim një vendim e të mos i transmetojmë Live cdo idiotësi që bëjnë ata.
Hajde të mos i transmetojmë teatrot parlamentare 24 orë, non stop, e ta shikojmë nëse do të zihen më kështu sic bëjnë, apo jo?
Hajde të mos i transmetojmë ministrat e deputetët që bëjnë foto e skena me fëmijët jetimë, kur u japin në mënyrë triumfale nga një lodër e dalin nëpër ekrane si heronj.
Hajdeni të mos i transmetojmë live shfaqet “Të luajmë tapirash” me legalizimet.
Hajdeni të mos i transmetojmë kur bëjnë xhiro me bicikleta në ditën e mjedisit, e më pas makinat e tyre luksoze i parkojnë në trotuare…. hajdeni ti bëjmë këto e shume më shumë se kaq, se atëherë kemi bërë detyrën më mirë.
Megjithatë, meqë të refuzosh ftesën është bërë tashmë heroike, unë po zë radhën që tani: Nuk do të iki në pritjen e Ramës(nëse do të më ftojë), madje në asnjë pritje zyrtare, për Vitin e Ri 2017.
Dhe me këtë që po bëj, besoj do të shpallem gazetari i vitit për 2016-ën.
Foto ne krye te artikullit,paraqet njerez medioker,perforcohet me artikullshkruesin ku ne te perserit kater here fjalen “hero”…….
Ne Shqiperi mungon civilizimi. Edi perpiqet te beje ate qe kane bere presidentet Amerikane ne dekada. Shqiperia nuk este Amerike. Shqiperia eshte akoma neper shpella. Kjo darke nuk eshte e ndryshme nga dasmat shqiptare. Ja nje barcalete per dasmat shqiptare. Te gjithe e dime qe nuk ka dasem pa fjale. Jo pse ai respektoj me shume ate apo kete, perse njerezit e gruas i vendosi ketu apo perse njerezit e djalit i vendosi ketu. Perse ai u ul ketu dhe perse ai u ul atje e budallalleqe te tilla. Nje dite nje kryefamiljar that qe do te bej dasmen me te mire. I ftoj te gjithe familjaret dhe miqte dhe u that hajdeni ne dasem dhe mos sillni asnje dhurate, as para asgje. Vetem hajdeni dhe beni qejf. Dasma filloj njerezit hengren e pine qyl, keercyaen dhe erdhi fundi. I zot i shtepise i percolli vete te gjithe miqte nje nga nje duke u dhene nga nje napolon flori ne dalje. A mednoni qe njerezit nuk folen? Jo perseri folen. Perse ai maskaraj i dha te njeten sasi napolonash atij maskarajit me mua. Me barazoj mua djalin a xhajes me ate djalin a tezes. Shqiptaret jane medioker dhe fshatare. Nuk arrijne te ngrihen ne nivelin a nje njeriu te kulturuar e te civilizuar. Eshte respekt te ftohesh nga kryeministri i nje vendi. Ju brekegrisur apo brek mendafsher keni qene te ftuar. Shume shqiptare nuk e dine ku eshte dera e kreministrise lere pastaj te hane e te pine falas ne kryeministri. Ku ju uli KM nuk ka rendesi. Ja u dha fjalen apo jo nuk ka rendesi. Jeni e gjithe mut.. Nuk dini se cfare eshte nderi. Jeni te lidhur per kushuresh breke me breke me Berishen apo me politikanet e tjere. Nuk jeni te pavarur. Jeni te varur per koqesh apo per cicash me nje apo tjeter politikan. Jeni te gjithe nje turme e paedukuar idiotesh. As shaka nuk dine te beni as feste nuk dini te beni dhe as gazetari e as shtet nuk dini te beni. Ju dhjefsha mu ne shkollen qe keni bere dh ekulturen qe keni!
Eh mor Mentor! Mire e ke ti. Ashtu si thua ti duhet te jene gazetaret, po kush i le se? A jane pronaret e medias te lire, qe te jene dhe gazetaret fukarenj te tille. Jo, sepse nga do t’i vjelin reklamat qeveritare ata pastaj dhe nga do ta sigurojne audiencen nese nuk jepen nga ekranet sidomos, estradat e politikaneve kudo dhe nga cdokush. Prandaj me vjen keq. Sepse ti dhe ndonje tjeter jeni si nje ze ne shkretetire. Per fat te keq. Po bej nje pyetje retorike: A mund ta beni dot nje gje? Te silleni si propozon Basha, per kundervenie ndaj qeverise, duke mos iu bindur t’i sherbeni pronareve te shitur keq tek politika per interesat e tyre te biznesit. A nuk e shikoni si shkojne ata nga eshte pushteti i rradhes? A e pate se si u sollen disa nga koleget tuaj (dhe jo nga ata dosido), kur bosi i tyre mafioz u ndoq penaisht? Dhe atyre meqe iu prene parate e majme, e mbrojten ate, ne vend qe ta braktisin me neveri? Por jo mor i nderuar. Per shume nga ju (perjashtuar disa, ku ju fut edhe juve personalisht)shiten ire per PARA. Respekte, gjithsesi!
Nuk do te shkosh ne 2017, por ne 2021 ke per te shkuar. Sepse Rama edhe ne se nuk e do fjalen e lire, ju ka lene te lire ta thoni fjalen te lire. Se po te ishte Berisha……!!!!!?????
Nga titulli shkrimit u keqkuptova, por me vone theme se e ke me vend o gazetare ate qe shkruan, sidomos rreshtat e fundit. E theme kete se disa here kam komentuar ne keto gazeta qe na japin mundesi kur u do qejfi moderatoreve te tyre ta çfaqin komentin serioz, pa nuk lene poshtersi nga me banalet te çfaqin, se gazetaret dhe televizionet duhet te kishin Sindikaten e tyre qe ne nje moment te blidheshin e te vendosin: BOJKOT POLITIKANVE nje dite, pastaj nje jave edhe me shume. Por ekonomia e tregut tradheton çdo person per interesa meskine dhe ju gazetaret dhe televizionet nuk mund ti sherbeni kurre shoqerise si pushtet i pavarur dhe sidomos ne Shqiperi. Kurre s’keni per tu sherbyer. Une jam tre mije kilometra larg Tiranes dhe do te ti theme me emra gazetaret qe nuk e bejne dot kete veprim? E, bejeni qe te ndryshoj dhe une mendim, pavaresisht se nuk u behet vone per mua, por tu behet vone per ata njerez qe zvarriten. Edhe emisionet qe beni ne televizion jane shume formale. E di si theme me vete? E moren rrogen dhe per sot keta gazetare. E keshtu nuk behet ai vend pa ju dhe intelektualet , por jo si ca intelektuale qe vetem emrat kane te tille. Per te ardhur keq se jane dhe profesora komunikimi ne universitete, por çfare mesojne ata studente?! Ky eshte malli qe i pergatisni te ardhes se atij vendi.
E kujt i plasi?!
Te lutem shko, aman shko, se po svajte ti e na plasi k… ne.
Askujt nuk i rruhet se ti do jesh apo jo ne takimin e rradhes me kryeministrin!nderkohe qe rradha e njerzve per ta takuar kryeministrin edhe pa ftesat e ketij te fundit eshte shume me e gjate,se sa ideja jote z.gazetar per te mos shkuar.
Ne ate vend arroganca dhe mendjemadhesia gdhihen dhe ngrysen ne te nejejtin krevat,nuk e di se kush eshte ky gazetar qe i jep vetes kaq shume rendesi,ku e rendesishmja ketyre pseudo-gazetareve i duket sikur bota rrotullohet rreth tyre,dhe se keta jane engjejt te rrethuar nga djajte.
Mento, sa i sigurte je qe do te te ftoj vitin tjeter? mos na caj trapin se heren tjeter nuk je i ftuar
Na plasi se nuk shkove ti vitin tjeter o Kiki,mendon se ben histori prania jote? Mjeran
Ne gjithe boten gazetaria dhe elita intelektuale eshte dy hapa perpara politikes, ketu tek ne politika eshte dy hapa perpara gazetarise. Dhe kjo nuk eshte kompliment per politiken, por eshte vajtim per gazetarine dhe fatkeqesi per politiken.
Ky artikull provon 100% cfare niveli lluce dhe shterpesie kane arritur mediat ne Shqiperi.
Kjo eshte gjeja me e tmereshme qe degjojme per vit te ri,Kishe pritur sa te festonim se na e hoqe gezimin e festes
Pa të flisnit me Berishën ashtu si folët me Ramën do tju kishte zdukur nga faqja e dheut. Përderisa 90% e medias kritikon qeverinë me vend dhe pa vend, do të thotë që liria është me pash.
Gazetare quhen edhe ata dhjetra qe kana dhene jeten ne frontet me te nxehta te globit per te sjelle te verteten dhe fjalen e lire tek publiku, gazetare quhen edhe keta bythece qe rine gjithe paradite ne kafet e kullave binjake duke pergjuar lajmet nga tavolinat fqinje dhe bejne heroin me vajti apo nuk vajti tek pritja e kryeministrit, i cili edhe kete e ben per te lare b……se keshtu ja do puna. Ky Kikia dhe shumica e shokeve te tij mendojne se kush do ti paguaje vitin qe vjen per shkrime te porositura nga pronari.
Ne Tiranen tone, gazetaret shkruajne zxakonisht per gazetaret por kete vit kane bere disa hapa prapa duke na sqaruar perse nuk vajten ne darken e organizuar nga Kryministri Rama. Do vleresoja me shume heshtjen e tyre sesa arsyet (qe nuk di kujt i hyjne ne pune) se perse keta gazetare nuk kane shkuar ne kete Darke. Mos valle po tentojne te hyjne ne rangun e gazetareve ‘ne te cilin nuk bejne me pjese’.
Jam Dakort me ate qe shkruan Zaganjori per vleresimin e Intitucionit. Por institucioni i thote te ftuarve te vet se nuk i shikon e as nuk i degjon e as nuk i lexon. Me falni por a mund te na thote njeri perse organizohet kjo Darke?!!
mire qe na kursen kohen se mesuam qe eshte humbje kohe te lexosh artikujt e tu o Kike.
More cfare eshte ky lloj gazetari?
A ja vlen qe ti kushtosh vemendje te tille gazetareve qe nuk kane kuptuar akoma qellimin e profesionit te ture.
O ,ju nuk jeni gazetare .Njeresve nuk u interesojne problemet tuaja vetiake ,njerezit jane te interesuar te shohin te vertetat ,analizat correcte te gjendjes ,zbulimet e crimeve . Te tjerat se c,do te botoje nje gazetar per qef te vet eshte dicka e peshtire e e pa cipe te tregohet neper gazeta.
Kiki, ndonjë lek fondacionesh a ke kap?
Eh sa bythe lëpirës jeni ju gazetaret?!!!
Ja fërkon gjithë vitin (bashkë me pronaret) dhe tani bëni si karderra.
Kiki
Deri vitin tjeter……yhyyyy…..po kete vit shkove ama!