“Reforma në drejtësi duhet të sjellë një tërmet, efektet e saj do të jenë tronditëse”

30 Dhjetor 2015, 13:15Politika TEMA

Gjatë konferencës së tij të gjatë të fundit për këtë vit, kryeministri Edi Rama është ndaluar edhe tek reforma në drejtësi.

Ai tha se ajo do të sjellë një tërmet dhe efektet do të jenë tronditëse.

Rama ndërkohë ka rrëzuar spekulimet se mazhoranca është e përçarë për këtë reformë, duke thënë se atë do ta bëjnë bashkë.

Ky produkt duhet të sjellë një tërmet, që e tund të gjithë sistemin.

Çdo përpjekje për të përçarë shumicën në këtë proces, nuk do ketë sukses.

Reformën në drejëtsi do e bëjmë bashkë.

Nuk do bëjmë asnjë kompromis për të reduktuar efektin tronditës që do ketë kjo reformë.

Drejtësia është kartëvizita e turpit për Shqipërinë”, tha Rama.

Ai deklaroi se politika dhe njerëzit e drejtësisë kanë bashkëpunuar për të mbyllur mëkatet e tyre.

“Është një histori e një mëkati që përsëritet. Shoqëri aksionere. Ju mbyllni sytë kur unë vras njerëz, dhe unë mbylli sytë kur ju mbyllni sytë.

 Këto të palara janë me popullin e shkretë atje në rrugë, rrasni në burg dëshmitarët. Ama kur unë vrasë ju nuk duhet të shikoni dhe faji i mbetet atij që akuzon më shumë.

 Në Shqipëri ndodh që prokurorët dhe gjykatësit dalin në konferenca shtypi në emër të partive politike”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama tha se është njësoj i pakënaqur nga puna dhe bashkëpunimi i Qeverisë me presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe me kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Për sa i përket lumturisë, fjala është fjalë e madhe dhe unë s’do e thoja as për veten që jam i lumtur me veten apo punën që bëjmë kështu që s’është ndonjë problem që ndjehem i palumtur me ndonjë institucion apo tjetër se nuk përbën një qëndim negativ por konstatim.

 Nëse më pyesni për shkallën e lumturisë, rritje apo rënie, jam në atë shkallë, as më i lumtur as më i palumtur, por ajo që është më e rëndësishmne është reforma në drejtësi, s’ka dyshim se është reforma kryefjalë e mandatit tonë dhe si kryefjalë është një kryefjalë me një peshë shumë të madhe që prek shumë interesa dhe që nga ana tjetër domosdoshëmrisht duhet të prodhojë tërmet, një tërmet në gjithë themelet e sistemit aktual të drejtësisë”, tha Rama.

Pyetjes a do bëhet 9 vjet mandati i kryeprokurorit të Përgjithshëm Rama iu përgjigj:

S’e kam lexuar draftin e reformës, besojeni pse mos e besoni, s’jam në dijeni qëllimisht sepse kam qenë i bindur që në fillim se nëse në këtë proces do hyj unë, bashkëkryetari, dhe kjo ka qenë dhe bindja e tij, me deptuetë, vetëm do pengojmë, jo nga mungesa e vullnetit por nga pamundësia për të dhënë gjykime në nivelin e nevojshëm të ekspertizës”.

23 komente në ““Reforma në drejtësi duhet të sjellë një tërmet, efektet e saj do të jenë tronditëse””

  1. dona says:

    He de kur do behet reforma se te gjithe mezi po e presim !
    Duam ti shohim te gjithe ata qe e vodhen dhe e prene shqiperine per kaq shume vite, pas hekurave ! vetem ashtu do kemi besim tek drejtesia

    1. gjyshja says:

      Eshte e rendesishme te realizohet, per shume arsye. Se pari, eshte nje nga 5 prioritetet kyce qe duhet permbushur me qellim hapjen e negociatave per aderim ne BE.Se dyti, eshte e domosdoshme per pastrimin e gjuqesorit nga prokurore, gjykates, avokate, te korruptuar.Se treti, kemi rastin me te mire, pasi organi keshillimor, sikurse eshte Komisioni i Venecias, po asiston duke na dhene eksperiencat dhe praktikat me te suksesshme nderkombetare.

      1. alky says:

        normale qe do jene tronditese kur gjithe drejtesia shqipatre eshte e korruptuar deri ne themel. Besoj se kjo reforme do i vere fre korrupsionit te madh ne gjykata duke i bere eddhe me te ndergjegjshem, site jene ne funksion te zgjidhjeve te ceshtjeve te ndryshme jo ne funksion te parave.

    2. marion says:

      Heu,bre kryeminister qe na habite!
      Ti pranon se ,”…nuk e ke lexuar akoma draftin e reformes”!!!!!!!!!
      Uuuuuaaaaaaaaaa!
      Edhe nuk e paske lexuar,nderkohe qe na PRRALLIS se ajo do te SHKAKTOJE TERMET!!!!!
      Jo,moreeeeeeee!!!
      Pa e lexuar draftin dhe na mashtron me sy hapur!
      Si mund ta dish ti se per cfare arsyesh do te bjere termeti,kur ti nuk ke as SIZMOGRAF???
      Duket qe paske edhe keshilltaret JURIDIKE kaq pa dije se je edhe vete!
      Po juristet e tu e kane lexuar kete draft???
      Atehere si e mbeshtet ti REFORMEN kur nuk e di se cfare do pjelle,gomar apo lepur???
      Keshtu na mashtrove edhe per REFORMEN MASHTRUESE TE PENSIONEVE ku bere vetem propagande e asgje tjeter!!!
      Berisha ishte KRIMINEL,I POSHTET etj,por ishte i ZGJUAR se kishte edhe JURISTET 1 MIJE here me te zote nga ata MUFLET e tu!!!

    3. Ermali says:

      “Rrasni ne burg deshmitaret”, sesi me erdhi nder mend ashtu Tom Doshi, u sakrifikua i gjori ndersa Lilo floriri ben palle ne parlament se bashku me xha Takun me çanten e zezë.

    4. alda says:

      reforma ne drejtesi do i shpetoje gjykatat ne vend nga keta palo gjyqtare e prokurore qe dallaveret kane vjedhur njerezit e thjeshte e nevojtare

    5. DinPaku says:

      Ai qe ka ndermend te bej dicka te rendesishme e ben dhe nuk paramburet me tam-tame qe di shkoni ju se si do behet nami. Se keshtu sic po trumpetohet kjo reforme ne drejtesia, duket sikur do perfundoje ne: u mbares Mali e polli nje mi.

  2. vini says:

    un them qe e dime qe tani se kush do pesoje termet me te madh. Fundja perdite po i shohim se creagime bejne qofte politikat apo gjyqtaret e prokuroret “e ndershem” te vendit tone. Qe tani po i levizin fijet si e si te pastrojne fajet !

  3. Falmerajer says:

    Hartimi dhe implementimi i reformes ne drejtesi eshte nje gje e domosdoshme per vendin tone, per kete biem dakord te gjithe. Eshte kusht themelor per hapjen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Europian, po ashtu na ndihmon se tepermi e na dergon drejt nje Shqiperie me te drejte!

  4. erjola says:

    nuk besoj se do shume mend per te kuptuar rendesine e kesaj reforme. eshte e rendesishmja qe po behet ose me e rendesishmja ne gjithe keto vite demokraci. Eshte e vetmja menyre qe edhe ne, si Shqiperi, te ndertojme nje shtet me baza realisht ligjore se der me tani ligjet kane mbetur vetem e bardhe mbi te zeze, apo jane perdorur nga gjyqtaret tane ashtu si i leverdiste xhepit te tyre me mire

  5. Sotir Athanasiu says:

    Gjyshi:
    Jam plotësisht dakort me GJYSHEN

  6. lekua says:

    Aman, o Edi, mos u shpreh ne kete menyre se Adriatik Llala ka thene dy here: kete pranvere drejtesia do kete tronditje te madhe, pasi kalo vera tha po ashtu kete vjeshte dhe me eshte bere bajate kjo shprehje. Do te ta theme troç: Megjithese kam pase dhe kam besim se kjo qeveri do beje diçka per te vendos themelet e shtetit te se drejtes, kam humbur besimin se ne Shqiperi do te kete ndeshkime dhe sekuestrime per miljoneret dhe miljarderet qe i kane zen frymen dhe kane pire gjakun e atij populli. Ka ikur ajo kohe. E lexove Thanon se çfare thote per ambasadorin Amerikan? E, e ka me thike pas shpine per Shqiperine dhe shqiptaret vetem per te shpetuar kriminelet dhe hajdutet e atij vendi. Ja do e presim dhe pranveren, se vjeshta iku, do hiqemi zvarre me me shume thinja, me shume rrudha, me me pak shprese se çekani drejtesise do bjere mbi keta njere kanibale te shoqerise.

  7. Tomorri says:

    Beja forra Edi Rama,populli kete po pret pa le te veje ku te veje.

  8. LIGJI says:

    DERI TANI POPULLI SKA BESIM TEK LU, POLITIKANET SHQIPTARE ME NE KRYE BABA HAJDUT BERISHEN ,ILIR METEN ME LSI E TE GJTHE TE PERFSHIRET QE DO TI VENE SHKOPINJ NE RROTAT KESAJ REFORME, PO JE KAQ I ZOTI O RAMA HALLALL TE QOFTE !!!!!!!!

  9. Sit back and relaks says:

    po sikur, po sikuuuuuur kjo reforma te ankimohet ne kushtetuese pasi ta krte aprovuarnoarlamenti dhe kushtetuesja ta rrezoje, ca ndodh?
    nderkohe rama po tregohet shume bir kumlle kur thote qe se ka idene e draftit e ja ka lene eksperteve, dmth ne rast se del nje deshtim kjo pune rama do beje koke turku ekspertet se vete nuk dinte gje. Shume tinzar naltgjatesia e tij.

  10. Daja says:

    R E F O R M E !!!!!!!!!!!!
    Ka 25 vjet qe na cirren veshet nga nje fjale e tille sa here qe kerkohet te realizohet nje qellim nga pushtetmbajtesi I radhes per cdo gje e ne cdo hapsire ku mund te perfitohet te zhvatet te zgjatet koha ne pushtet etjer e tjer,,
    Eshte degjuar kjo ne te gjithe sektoret e ministrive perkatese dhe KU JEMI????!!! Asgjekundi .
    DREJTESIA KA VETEM NJE CELES PER TA REFORMUAR DHE PER TA VENE NE BINARE TE QENDRUESHEM . Kete e dine pothuajse te gjithe ,,, eshte si veza e Kolombit (mund te flas me gjate se si por eshte e kote te hargjosh energji) Fatkeqesisht asnjerit( nga protoganistet e politikes ) nuk I intereson nje gje e tille. Kjo sepse THJESHT DUAN REFORME PER TA VENDOSUR NEN KONTROLL KETE (PA) DREJTESI.

  11. Petro says:

    Sigurisht fora,Edi, po fora fillon nga Surreli.Me parate e kujt u ndertua.Fora fillon nga sarajet e padrinos ne Lalez.Nga dhjetra e dhjetra te tilla neper bregdet.Nga depozitat jasht.Fora fillohet nga te dy krahet.Po nisi nga nje krahe, nuk vlen, eshte fora politike.

  12. perkthyesi says:

    Populli mezi po e pret kete lloj termeti! Kur do te bjere?

  13. delete says:

    “Politika dhe njerezit e drejtesise kane bashkpunuar per te mbyllur mekatet e tyre”.

    Nuk e di se c’ka dashur te thote KM me kete pasazh por kjo vjen ere. Tingellon si nje paralajmerim per sovranin breke-grisur qe t’mos pres nga reforma ne drejtesi termet te niveleve te larta.

  14. Treviso says:

    Zoti Kryeminister, nuk kerkojme te beni me shume ne sistemin e drejtesise por aq sa bete per te paguar faturat e energjise elektrike. Punen e Juaje si qeveri ne sistemin e drejtesise e mat edhe qytetari me i humbur. Si e mat? Kur te perfundojne ne burg kryekrimineli dhe kriminelat, sebashku me Gjin Gjonat e sistemit te drejtesise.
    I uroj te gjithe shqiptaret
    Gezuar vitin e ri 2016!

  15. A. K. says:

    Pse e besoj plotesisht Edi Ramen kur thote qe reforma ne drejtesi do sjelle termet dhe do kete efekt trondites:

    1-Shumica qeverisese eshte e vetmja force politike qe e mbeshtet pa rezerva;
    2-SHBA eshte perfshire fuqishem ne hartimin/zbatimin e saj per:

    -arsye gjeo-politike e gjeo-strategjike.
    -kur SHBA investohet ne nje vend te caktuar, ata e shohin ceshtjen ne plan me te gjere, te lidhur me rajonin ku ky vend ndodhet dhe sa rendesi ka per interesat e SHBA.
    -rasti i Shqiperise perkon me nevojen strategjike te SHBA ne Ballkan per kalimin e rrjetit te gazsjellesit nga Euro-Azia ne Evrope si dhe per nevoja ushtarake.
    -per kete arsye SHBA tani kerkon stabilitet ne Ballkan, perndryshe Ruset (dhe ne nje fare shkalle me te ulet edhe Kinezet) do te nderhyjne fuqishem secili per interesat e tyre. Prandaj dhe Mali i Zi u fut urgjent ne NATO per ti prere daljen e vetme ne Adriatik Rusise e lakeut te saj, Serbise.
    -pra, nuk eshte vetem Edi Rama dhe e majta qe e kerkon kete, por ne rradhe te pare interesat globale te Amerikes. Saliu & co (ketu futen edhe mediat qe i sherbejne qorrazi atij) jane thjesht lilipute/krimba te paperfillshem para vullnetit te hekurt te Superfuqise Amerikane.
    -kete rradhe, per fatin e madh te shqiptareve, interesat e Amerikes perputhen plotesisht me tonat (pak a shume si ne rastin e Kosoves).
    -kesaj here per Saliun & co nuk ka asnje shpetim. Te vetmet vende te botes qe mund ta pranojne per ti dhene azil (nese tenton te arratiset) jane ato qe jane armike te SHBA: Rusia, Kina, Irani, Korea e Veriut dhe Venezuela. Por dyshoj nese saliu ka aq vlere sa ndonje prej tyre ti ofroje azil.
    -ne Prill-Maj 2016 ne burg do te shkojne: S. Berisha, Sh. Berisha, G. Ruli, A. Imami, R. Bode etj. etj. Kjo nuk eshte nje deshire e imja, por nje realitet i paralajmeruar qe do ndodhe brenda pak muajsh.
    -Amerika do te ndertoje nje “Guantanamo shqiptar” ne Bulqize ku temperatura ne dimer shkon -25 C. Aty do mbyllet sali qeni e kopeja qe e shoqeron!

    Prandaj o popull, mos e humbni besimin, se ashtu si Amerika cliroi Kosoven nga Serbet, po ashtu do e cliroje edhe Shqiperine njehere e pergjithmone nga Sali serbi & co!

    Dite me te mira pasketaj vijne!

    URIME te Gjitheve!

  16. Juristi says:

    Edhe pse shkrimi me i komentuar Mero e ka degdise si shkrim te dores se trete Mero.
    Mero ti mos na u tremb te pakten nga keto shkrime se per trimeri e mendje te holle ka vite qe te lexojme.

    http://www.gazetatema.net/web/2015/12/30/gazetaret-vrasesit-me-pagese-te-reformes-ne-drejtesi/

  17. Tani says:

    per cfare termeti eshte fjala ? per te futur ministrat e vet dhe ata te Berishes ne burg bashke ? sigurisht nuk do te beje asgje. Nuk ka as guxim dhe as mencuri per te bere te mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje