“Dita” publikon letrën e Geri Kokalarit për Donald Lu

31 Dhjetor 2015, 09:24Politika TEMA

Dy ditë më parë, gazeta “Dita” ngrinte dyshimet mbi qëllimet e ambasadorit amerikan për nismën e tij për reformën në drejtësi.

Ajo i referohej edhe një letre të Geri Kokalarit dërguar ambasadorit Donald Lu.

Në letër ai pretendon se Lu është zgjedhur ambasador nën ndikimin e lobistëve të Berishës.

Sot Dita ka publikuar letrën e Kokalarit.

“Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.

Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

“…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.

“Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.

Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.

Kokalari shkruan:

“…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…

Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:

“Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar Ambasadorit.

Ai shpreh gjithashtu shqetësim për një takim, të z.Lu, të cilin e ka përmendur edhe më parë në dhjetorin e vitit te kaluar. Shkruan Kokalari:

“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”

50 komente në ““Dita” publikon letrën e Geri Kokalarit për Donald Lu”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    GERI KOKALARI.FOR PRESIDENT !!!!

    1. tom says:

      “…Keq interpretimet minojne interesat Strategjike te SHBA…”
      E mbyll keshtu Kokalari Protesten e tij ndaj padrejtesive qe i
      jane bere Shqiptareve,perfshi edhe keta Vite Trazicioni.Gjithashtu,Kokalari dergone edhe sinjale per disa
      Vite te ardheshme qe do mund te infektojne shumekend qe nuk kerkone
      ti njohe ne thellesi hallet qe e kane renduar padrejtesisht kete
      Popull.Ne kete kontex Kokalari sygjerone se eshte e drejta juaj z.Lu te kini maredhenie personale edhe me z.Uisner!por te tjera lidhje do te ndjeni pervoja te pakendeshme ne lidhje me Berishenpasi eshte Nje Njeri i Urryer! Nje i Korruptuar! Nje Bandit! por edhe nje Njeri
      Menderisht i Paqendrueshem!.
      Per ne keto qe i sjell ne formen e vet Kokalari;Jane te gjitha te verteta,sepse jane experimentuar ne Jeten e mjerueshme te cdo Shqiptari,keshtu ma do mendja se edhe ju z.Lu Dritheroheni per tere keto Makrabitete qe Saliu i Uisnerit ka bere.Nga ju kerkohet te dallojme nje qendrim ashtu si i takone nje Banditi.Kush perpiqet ti Zerroi keto per hir te Uisnerit,do Gaboi Rende!Boll eshte luajtur me fatet e ketij Populli.Ky nuk e meritone sepse eshte vertete nje Popull Bujar,Trim dhe Punetor por mbi te gjitha Besone shume ne Demokracine e lire.Z.Lu: Kur Saliu lidhi Kontraten e tipit Dyshues me Podesten nen kujdesin e Uisnerit,atehere u duk qartazi se Saliu po i neneshtrohej nje Metamorfoze sa Mafioze aq edhe Djallezore.Sepse Ai beri mareveshje te jashtezakoneshme duke neneshkruar edhe nje akt afatgjate per zhvillimin e Korrupsionit ne Kurriz te nje Shteti Rrumpalle.Ky ishte ne fakt Extrati i atij Konglomerati i cili filloi te merret me Operacione dhe Marreveshje lidhur me Pjestimin e Pasurive te ketij Vendi,qe thjesht i kalonin Qindra Miljarda Dollare!Dhe keshtu per Tete vjete u be force e pandaleshme sa askush nukmund ti ndalte.Cdo perpjekje do kishte kosto deri ne vdekje si rasti i 21 Janarit,etj.Dhe ky konglomerat ju ka dhene edhe Sot Petkun e Pandeshkueshmerise.JKeto jane Fakte dhe jo Hamendesime.Saliu eshte Fajtor per te gjitha,keshtu duhet ta perceptoni edhe Ju z.Lu!AQi e shkaterroi Ekonomine e Vendit!
      Dhe Sot qe po i kerkohet Llogari,Ai dhe beniaminet e tij po ngrihen te Tjetersuar dhe po Cirren ashtu si Ujku qe i marrin Kelyshin,te vetmen Prone qe ka…Ja per keto z.Lu ju ka vene ne dijeni Kokalari:qe te rrini larg Saliut,Ne kohen e Shtetit Rrumpalle te Berishistanit,te gjithe obortaret e tij benin Qejf,por edhe mendonin per mjafte skenare qe do tu duheshin ne periudhen pashumbjes.Dhe e dine si ja nisen z.Lu: Me Tritol!per te krijuar Panik!Me Trafik!per te mos i humbur Fitimet!Me sajesa nga mew te ndyrat gjoja per te dobesuar be4simin tek Pushteti i Ri NjeMilionesh! Kur te gjitha keto deshtuan,Tani ne Gerrhamat e fundit kane vene ne qarkullim Protesten pa Kauz!Ky eshte edhe fundi i9 tyre. z.Lu: Me pelqeu ai fakti qe interpretuat me sygjestionimin e Syve dhe Dores me Sahat te Kushtueshem.Fabula ishte shume domethenese. Ju na treguat se kur nje Gjyqtar mban ne Dore nje Ore me te shtrenjte se Makina juaj,Po ata qe i vune Ata ne keto pune
      si mund te imagjinohen? Mjafte kuptimplote z.Lu,por A eshte e drejte qe Udheheqesit e ketij populli te jeneSuper miljardere ne nje Shqiperi super te varfer?A mendoni se duhet patur meshire per ta,pra per Saliret me Shoke.Une besoj ne burrerine tuaj.Ju jeni ndryshe!Keshtu eshte me e mira.ju faleminderit dhe Gezuar 2016

    2. Percelluesi says:

      Nuk ka popull me gomar se Shqiptaret dhe gazetare me idiote mashtruesa.Saliu paska fuqi te zgjedhe ambasadore? Amerika ja ben varrin Sales per dy sekonda.Eshte Sala vegla e Amerikaneve

      1. Q.S says:

        Me vjen keq qe po ta them po ne rastin konkret jeni ju idioti.
        Saliu me leket e popullit shqipetar dhe pasurite e vendit tone ke blere influence ne lobe te ndryshme I ndihmuar edhe nga grupime te tjeta qe nuk e duan nje shqiperi te perparuar dhe demokratike.
        Sala si nje antishqipetar ka grabitur pasurite e ketij vendit dhe ia ka kaluar lobuesve te tille qe lekun e transformojne ne pushtet. Po qe se kjo te duket e cuditeshme atehere mire se erdhe ne realitetin e botes ku jetojme.

    3. aruland says:

      ..kafir apo qafir ..what is the diference? i tille eshte.

  2. jugori*** says:

    kY ESHTE NJE HAJDUT I VOGEL QE VJEDH LEKET E SHQIPTAREVE TE AMERIKES,NUK JA VLEN

    1. ceni says:

      Turp te kesh o legen injorant prej Vicidoli
      Se vetem aty mund te dalin mostra te tilla berishiane.

      1. Astrit H. says:

        E bukur kjo Ceni.
        Kokalari eshte njeri me dinjitet, dhe ka paguar para nga xhepi per te gjitha aktivitetet e Shoqates ADA ne New York.

        Nga njerezit me me karakter, qe nuk kompromentohet me asnje politikan.
        Ka denoncuar aferen Qindra Miljon Dollare te Albtelekom, Albpetrol.

  3. Alban Hamzai says:

    Letra e z.Kokalari I ngjan atij skeci,,Doni me per Belulin?,,nga ato qe shkruan per vehten e tij.Ne kete vendin tone eshte I keq edhe ai qe do te beje dicka edhe ai qe nuk do te beje.Ajo qe ben ambasadori amerikan eshte udhezuar nga qeveria e tij dhe jo nga deshira personale.Ambasada nuk eshte ndermarje private,por institucion shteteror.Letra eshte nje perzjerje emrash qe nuk te nxjer askund.Edhe gazetaret ne Shqiperi nuk duhet te marin per baze kete leter te pavlere e te ngrene akuza akoma me te pavlera.Ceshtja themelore eshte zhdukja e Korupsionit te tmershem ne sistemin gjyqesor e me radhe ne arsim,shendetesi etj.Ngrini problem qe kjo lufte te behet sa me e plote dhe jo ta luftoni duke u bazuar tek nje leter e pavlere.

    1. Pilo Lala says:

      Gary kokalari eshte nje specialist i ekonomise, ka njohje te thella ne Politike.
      Keto shqetesime te tij nje vit me pare, jane te drejta.
      Para 1 jave Ambasadori takoi Berishen. Pse?

    2. Fieraku 71 says:

      Alban hamzai,te keshilloj mos te replikosh me njerez qe u del berisha ne enderr me ne krye mero bazen.keta kane taban te forte komuniste dhe nuk perballesh dot.krimbat e gjizes veshtire ti zhdukesh tani.

  4. Alban Hamzai says:

    Letr e z.kokalari I ngjan skecit,,Doni me per Belulin,,me ato qe shkruan per vehten e tij dhe familjen.Ambasadat nuk jane ndermarje private,por institucione shteterore.Dhe politika qe ndjekin ndaj nje shteti eshte shteterore.Z.Geri I shkruan nje ambasadori sikur eshte ne nje klub shqiptar dhe thote:po bere ti kete,une do te shkruaj kete.Edhe gazetaret ne shqiperi nuk duhet te bazoheh ne nje leter pa koke e pa kembe e te ngrene hipoteza.A duhet luftuar korupsioni ne drejtesi,arsim,shendetesi e kudo?Shkruani qe kjo lufte te behet sa me e plete dhe e thelle,jo te krijoni mjergull pa filluar akoma.

  5. Rita says:

    Te lumte pena mendja dhe goja per te vertet ata qe thua dhe une jam nji prej shqiptareve qe jetoj ne Amerike dhe e njeh mire gjendjen e kalu ar dhe te tanishe te Shqiperise dhe eshte tamam sic e ke per shkreti dhe transmutation nga Ana juaj pa I sh tur ose heuristic asnji prese do te desha tju takoja po edi qe eshte e pa mundur sido qofte te uroj sukses ne nderhyrjet e tua shume pozitive ne lidhje me ecjen mbare te Shqiperise nosh ta me ndihmen e te gjithe shqipetareve ja arijme qellimit qe Shqiperia jone nga shtet rumpalle dhe udhehequr nga nji kriminel ordiner dhe super i koruptuar te kthehet ne rrugen e berjes shtet demokratik nga brezi i ri dhe jo nga jashqitjet qe e kane mare ne qafe dhe lene mbarapa ate popull puntor dhe shume te sakrifikur dhe nji here te uroj me gjithe shpirt shume sukses dhe sa me shpejt te jete e mundur

  6. Rita says:

    Te lumte pena mendja dhe goja per te vertet ata qe thua dhe une jam nji prej shqiptareve qe jetoj ne Amerike dhe e njeh mire gjendjen e kaluar dhe te tanishe te Shqiperise dhe eshte tamam sic e keni pershkruar ju dhe transmetuar nga ana juaj pa I shtaur ose hequr asnji presje do te desha tju takoja po edi qe eshte e pa mundur sido qofte te uroj sukses ne nderhyrjet e tua shume pozitive ne lidhje me ecjen mbare te Shqiperise ndoshta me ndihmen e te gjithe shqipetareve ja arijme qellimit qe Shqiperia jone nga shtet rumpalle dhe udhehequr nga nji kriminel ordiner dhe super i koruptuar te kthehet ne rrugen e berjes shtet demokratik nga brezi i ri dhe jo nga jashqitjet qe e kane mare ne qafe dhe lene mbarapa ate popull puntor dhe shume te sakrifikur dhe nji here te uroj me gjithe shpirt shume sukses dhe sa me shpejt te jete e mundur

  7. Kola says:

    Respekt per shqiptare te tille si Gerri Kokalari.

  8. A says:

    Qe eshte politika shqiptare dhe qeverite shqiptare te ketyre 25-se viteve rrumpalle dhe te implikuara ne te gjitha pislliqet qe jane krijuar nga njerezimi kete e dine cdo shqiptar me mendesi normale, sepse ne krye te ketyre qeverive kemi patur te tille prototipa negativ si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA.
    Prandaj eshte kjo gjendje katastrofike politike, ekonomike dhe sociale. Ku sot kemi vetem 0,5 PERQIND te popullsise super te pasur qe e kane arritur kete pasuri vetem me vjedhje, grabitje, shperdorime, mashtrime dhe bejne te gjitha veprimet qe te marrin titujt e harruar nga historia si “SKLLAVOPRONAR” dhe “FEUDAL”.
    Ku ka afera me te ndyra aty i ke mender politikanet shqiptar si ato minjte e haleve qe shetisin neper xhirize.
    GERI KOKALARI ne menyre te vazhduar ka shkruar hapur mbi gjendjen politike dhe lidhjet mafioze ndermjet elementeve shqiptare dhe amarikan dhe anasjelltas. Por qe nuk i eshte vene veshi.
    Ne lidhje me ambasadorin amerikan DONALD LU ne ketu e kemi dhe do te shikojme nga do te anoje lavjersi i tij. Nga PD-ja apo nga PS-ja ne qoftese eshte i tille atehere ky del njeanshem. Por ne qoftese denohen nga te gjitha krahet e politikes si te SHUMICES dhe PAKICES ose si POZITES dhe OPOZITES atehere puna a ambasadorit eshte per tu lavderuar.
    Tani a vjedh GERI KOKALARI apo nuk vjedh, kete e dine organet zyrtare dhe kompetente zyrtare te SHBA-se qe nuk e kane problem me ja hapur petet e lakrorit. Shqiptaret kryesisht ato te Shqiperise jane mesuar me thashe e theme, sajesa qe arrijne deri atje sa te ZGJUAR quajne ate qe eshte genjeshtar, mashtrues dhe te SHKATHET ate qe eshte hajdut, grabites, kriminel, shperdorues dhe i korruptuar. Pjesa me vogel e legenave te politikes se Shqiperise eshte shembulli me i keq qe japin ne trojet etnike jashte kufijve te Shqiperise si ne MALIN e Zi, KOSOVE, LUGINA e PRESHEVES ne Serbi dhe ne MAQEDONI. Tung.

  9. Tanshkreli says:

    Geri Kokalari for Prime Minister

  10. XIO says:

    TALL BYTHEN O GERI ME GJITHE USAn……………..

  11. TIK-TAK says:

    Nuk e kuptoj pse te gjithe kane frike nga Basha. Ndoshta sepse nuk ka miq dhe nuk ben te rinj. Po qe te tremben edhe amerikanet ky po eshte hall i madh per tu zgjidhur.

  12. emigranti says:

    Njerez si z. Kokaklari te japin besim se Shqiperia mund te perparoje.
    Edhe njehere faleminderit z. Kokalari.

  13. ERMAL GJONI says:

    GERI KOKALARI NJE SHQIPETAR I MADH, I UROJ SHENDET DHE PUNE TE MBARE PER METEJ NE CESSHTJEN SHQIPETARE.
    Emigrant US, OH

  14. Mersin says:

    Takimi me Berishen ve ne pikepyetje reformen ne drejtesi, nese mund ta quajme keshtu dhe per rrjedhoje dhe te ndeshkimit te korrupsionit dhe mafies politike ne Shqiperi

  15. Treviso says:

    Mendimet e emigrandeve duhet te vlersohen 10 here me shume se jane pa interesa personale.
    Zoti Kokalari nuk ka asnjelloj interesi personal per Shqiperine, por kerkon si gjithe ne emigrantet e tjere qe populli te mos vuaj me nga kriminelet dhe te korruptuarit.

  16. Shiperia e Varfer says:

    @@ Respekt te Plote per z.Kokalari..
    Patriot nuk behesh dot me zor, munde te Hiqesh si i tille, munde te lesh pershtypje te tilla ..por ne funde te te del Boja…
    Patriotet si z.Kokalari kane pasur Gjake Patriotesh, dhe do te kene…kjo eshte Trashegimni..
    Mekati me i madhe i Shqipetareve qe i shkojne pas Sali Berishovicit..lol

  17. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim do te ishte nder per Shqiptaret dhe Shqiperine qe te kishte nje potencial te tille ne organet me te larta te Egzekutivit apo Gjyqesorit.Kohe me pare kur flitej per ndryshime ne qeveri jepja mendimin tim per te perfaqsuar kete kandidat ne rolin e Zv. Kryeministrit.Ketu nuk eshte problemi i emrave por problemi i konceptit te drejtimit sipas metodave Europiane apo Amerikane.Me falni qe e zgjas po ju jap nje shembull per dy pedagoge qe zhvillojne lenden e “notit te avancuar” “endurance swimming” I pari e zhvillon mesimin “on line” dhe testet per kualifikimin merr max 100 pike. I dyti e zhvillon mesimin ne pishine te mbyllur zoteron dhe ushtron shume mire notin por testet per kualifikimin mer vetem 90 pike.Cdo njeri i rregullt eshte ne gjendje te beje krahasimin se kush nga te dy e zhvillon mesimin qe studenti te kete me shume perfitime.
    Per sa i perket qendrimi qe mban Z. Ndreca ndaj Z. Kokolari une mendoj se i mungon vizioni politik dhe perdor nje gjuhe jo diplomatike.Por dua te shtoj problemet qe ai ngre jane shume te drejta por mungon ideja e tij per zgjidhjen e problemit.
    Ne qofte se do te ishte e mundeshme qe Shqiptaret te vendosnin edhe 1000 te tjere sa gjysma e vizionit te Z. Kokolari atdhetare.me integritet profesional dhe etike civile,mendoj se niveli ekonomik i Shqiptareve dhe demokracia shqiptare do te bente hapa te medhaja para.

  18. Teper i sakte zotnia e tij ,Kokalari.

    Te gjitha ato qe thote jane tamam ashtu.

    Dora e lobit sllav ne Amerike ka luajtur me gjakun e shqiptareve.

    Jane veprime te mirekurdisura qe para 90 tes !

    Berishes ,i uroj vetem nji plumb kokes per vitin 2016 ,sepse komplikimi i tij me maredheniet ‘nentokesore’te erreta antishqiptare,nuk na le urim tjeter per te…

  19. Mentari says:

    Kokalatri punon per shqiperine apo punon per Greqine? kjo eshte pyetja.Je nje Rr.K i thartuar nga trute.Ambasadori do te “lexoj” letren e Koka qenit???????????????

    1. Sami says:

      Mentar ti me duket se je sypeshkaqeni vete ose ai qerozi I asaj juristes me hunde te madhe.

  20. benjamini says:

    Nje nder gabimet e Berishes eshte edhe Gary, gaboi atehere Berisha nuk i dha tenderin lexo allesh vareshin per”modernizimin e MIG-ve”te aviacionit ushtarak Garit me nje co izraelite.Gaboi edhe pas kur Gari me ca “patriot” lexo hajdut te Diaspores tentuan te blejne bregdetin.Gabon prap Berisha qe nuk i zbardhe prapaskenat e ti.
    Ta quajsh Visnerin antishqiptare duhet te dish historine e ti dhe babait te ti e Gari e din por nuk ethote..

  21. Ben Dibrani says:

    Cfare turpi per SHBA, mikja e madhe e Shqiperise me perfaqesues te korruptuar prej gjeneze. Tani kuptohen qarte ato takimet e ketij ambasadori me Saliun qe eshte thjesht nje deputet. Tani kuptohet edhe perse po e trash zerin Lul Palla se paska gjetur perkrahes per te ardhur ne pushtet qe te rifirmose Marrveshjen e ndyre te Detit

  22. qipidhasi says:

    Bravo z Kokpalari.

  23. kapo says:

    Teper shqetesuse ,ne letren e z.Kokolari me duket takimi i ambasadorit me te ashtequajturit himariot,qe ne fakt jane grek perkrahes se idese se marre te Vorio Epirit.
    Desha te di nese ky ambasador ne kete kohe te ushtrimit te detyres se tij ne Shqiperi a ka patur takim me perfaqsus te popullates çame .(deputet te PDIU-se apo te shoqates patriotike “Çameria”)te degjoj problemet dhe shqetesimet e tyre per çeshtjen çame?
    Nuk di qe i nderuari ambasador te kete shprehur edhe njehere te vetme cila eshte ideja e tij per çeshtjen çame.
    Nese mer mendimin e “himarioteve”eshe per çeshtjen çame do te bente mire ti vinte gishtat e kembeve nga thembrat dhe te shporej nga Shqiperia.
    Dhe e fundit…nese me reformen e drejtesise qe ai trumbeton me te madhe,nuk vihen ne pranga Sali Berisha,Lulezim Basha. e Ilir Meta atehere ambasadori nuk eshte gje tjeter vetem “nje vegel”e ulet e te korruptuarve.

  24. skender says:

    zotnia ka te drejt ata qe flasin kuner o jon sahon lepirsa ose vegla folse

  25. Treviso says:

    I uroj Gazetes Tema
    Gezuar vitine ri 2016.
    Shpresojme qe ky vit per ju do te jete vit i mbare, per botimin e te gjitha komenteveqe ju vijne ne adresen tuaj.

  26. trmbling says:

    Takimi i zotit Lu me grekofilet e Himares ne Amerike eshte nje provokacion i hapur kunder shqiptareve dhe ai duhet t’i kerkoje ndjese shqiptareve per kete.

  27. pirjon says:

    Gery Kokalari per PRESIDENT.
    PATRIOT BREZ PAS BREZI DHE ERUDIT.

    Le te kemi nje here nje President te MENCUR!

  28. piskuriqi says:

    Z. Kokakari eshte me te vertete nderi shqiptareve te diaspores. Ka ardhur koha te zgjidhet I pari I shqiptareve(president ose kryeminister). Ai eshte I vetmi qe mund ta coj Shqiperine drejt prosperitetit. Ai ka edhe nje staf te perzgjedhur ne organizaten e tij ne Amerike me shumice patriotesh nga Cameria te cilet I bejne nder Shqiperise. Po ashtu e ema ka edhe ajo nje organizate tjeter ne te cilen ajo eshte kryetare dhe anetare sepse eshte e vetmja qe aderon ne ate organizate. Ne Amerike Kokakarit I degjohet zeri shume. Ka shume influence sidomos ne organizaten e nenes se tij. Para shqipetare Mos u vononi. Kokakari ju duhet ne kete kohe te turbullt

  29. pelivan says:

    Nje leter qe flet shume,per te mos thenur,uleret!…

  30. shqipe says:

    Nje leter qe flet shume,per te mos thenur,uleret…

  31. Anila says:

    Per ju qe shani Frank Wisner Jr…Babai i tij, Frank Wisner senior ishte nje nga kryesoret qe organizoi forcat e gueriljeve shqiptare qe u perpoqen te rrezonin qeverine e Enver Hoxhes. Ai ishte idealist dhe nuk kishte interesa vetiake ne perpjekjet qe beri.
    Tani, o njerez, krahasoni ate me Geri Kokalarin! Se cfare eshte ky njeri ne SHBA e dine mire drejtuesit e larte amerikane.
    Z. Lu kontribuoi maksimalisht per reformen e dekriminalizimit. Ai mobilizoi dhe drejtoi cdo force ne kete drejtim. Edhe Berishen, qe duam apo jo dha kontributin e tij per dekriminalizimin.
    Tani z. Lu po lufton per reformen ne drejtesi. Per reformen e vertete, qe te arrihet me konsensus te te gjithe paleve politike.
    Donald Lu eshte nje mik i Shqiperise dhe i popullit btone. Ai percon ne Shqiperi politiken e SHBA-ve, prandaj, kini miresine ta perkrahni ne punen e tij. Dhe lereni Geri Kokalarin te vazhdoje ne qejfin e tij.

    1. Ben Dibrani says:

      zj. Anale, Geri Kokalari nuk ka perfituar ndonje koncesion ne Shqiperi, pra este i paperlyer me interesa sic e ka princip Sali Belisha te ndyje kedo qe i sherben qofte edhe ne dem te ineteresit kombetar. Ai po flet parimisht dhe nuk echte duke shpifur por po tregon fakte. Ky fare ambasadori ben mire te na shpjegoje se perse eshte takuar me grekofilet e himares, perse talon Saliun qe este nje nder 140 deputetet e Shqiperise? Cfare kuptimi kane keto takime? C’kuptim ka dekriminalizimi kur “ideoet dhe udhehiqet” nga kriminele te damkosur publikisht si Lul-Sala? Perse ai eshte me i ashpri ne kontinent kur vetem disa pak shtete e kane? Perse “reforme ne drejtesi” kur dime qe koka e krimit eshte politika, apo s’ke cfar i ben gomarit dhe i bie samarit?

    2. sali karuci says:

      ou…eshte ai qe i hengri mutin Enver Hoxhes….

  32. Beni USA says:

    Vazhdon hungelima e tufes se Injorantve,qe sa here qe dele dikush dhe shane Salen ose politikan te huaj qe jane ne nje vision me PD dhe politiken e saj,dhe qe bjene ndeshe me interest e aleancave te Qelbesirave te Kombit Shqiptar,menjeher fillon Tufa e hihenave te Gazetes Tema ,duhe I bere laved Shaersit dhe nga ana tjeter duke u perpjekur ta justifikojne deshtimin e Aleances se Qelbesirave,me gjoja “TRADHETIN”qe po u behet ne fshetesi dhe me djallezi nga Ambasadoret e huaj dhe EU. O shejtan Budallenje qe thurni levdata per njerez qe nuk i njifni si ky plera Kokolar apo qe shpresoni tek Shqiptaret e diaspores.Po pse more te gjore kaqe shpejte e haruat ate propagandet e Aleances se Qelbesirve apo pjelave te K.. Komuniste qe me te madhe premtuan qe do sillnin nga diaspora dhe emigrimi gjithe trurin Shqiptar qe te modernizonin administrate e Shtetit Shqiptare,dhe gjitha ajo kakarisje ngeli te aplikimit dhe asgje nuk rezultoje e vertet se vece atij “keshilltarit per kultur te shokut piktor te Kre!arit nga vjena asnje tjer nuk ju hape vende pune ne Shqiperi. pra u mbarse Shiperia dhe polli vetem nje “keshilltare culture”.dhe nje Shoku ime me disa fakultete por naiv e mori me gjithe mende ate propaganda dhe erdhi nga Kanadaja ne Shqiperi per te dhene kontributin e tije per Rilinjen ,por cfare i ofruan, hahaha se eshte per te qeshur me te madhe i thane qe ty do te fusim si Ekonomiste te Qendra e TEQES po deshe se vende tjeter nuk kemi.Pra more Shejtan budallenje te Shqiperis mose shpresoni me kote se ai truri i Shqiperise qe ka emigruar dhe eshte edukuar jashte ne perendim do tju happen dyert aty ne ate katrahur ku eshte vertetuar thenia ime qe ne 1998 qe aty Jetonje Horat qe jetojne- pasurohen dhe votohen nga Qorat,dhe nje pjese tjeter e popullsis fatekeqe (qe nuk munde te behen HORA por dhe nuk munde te pranonje qe te jene QORRA) nuk kane aritur te gjejne menyrat dhe mundesit qe te ikin qe andej.E fundit per sa i perket ketij qeni tinzar Kokolari ,per ata qe nuk e njofin po ju jap disa te dhena; ky mender ishte nje nga dy partneret e firmave piramidale te ashtuquajtur “Adriatiku”qe deri ne 1995 bene mashtrimin dhe vjedhjen me te madhe ne Shqiperi nepermjet atyre mender letrave me Vlere ,po keshtu ka vepruar dhe me nje firem tjeter “Global” blla-blla,per te vazhduar ketu ne Amerik sidomos ne pjesen Veri-lindje ku i ropi Shqiptaret nepermjete Stat Marketit.dhe kjo puna e Start marketit ishte shkaku qe ky langua u prishe me Berishen,sepse Sala nuk u genjye dhe ti besonti keti pleres Investime te Qeveris Shqiptare ne Stat marketin e NY,qe ku kok!ari ti perlanti si CIKLOPI ato pre te Shqiptarve te Shqiperis se pafate.dhe qe atehere ky langua u hodhe ne sulem kundra Berishesh dhe nepermjete Seserit ishe Deputetes krijoje lidhjet me 99 cat e PS po keshtu futi ne these dhe ambasadorin Withwres Urithi qe u debua nga depertamenti i Diplomasice Amerikan si nje Plehere . O te mjere Qora Shqiptar
    Amerika ja u dha Shancin PS ne 1997 dhe u zhgenjye shume shpejte nga PS.po keshte dhe tani eshte genjyher nga aleanca e qelbesirave sepse bene 100% te kundertat e atyre qe premtuan qe ne vendet qe te rikethenin Truri Shqiptare nga Perendim ata nuk ben tjeter vece se sollen me dhune Kriminel- Konrabandiste te te gjtha llojve pra sollen
    Mafjen ne Pushtet.Ta gezoni dhe ti shifni hajrin

    1. Ben Dibrani says:

      O Hale, nuk po merremi me mijra krimet e Saliut dhe shpures se qenve te tij (si puna jote) po “Marveshjen e Detit” ne favor te grekeve ku humbisnim 300 km2 dhe 500 milliard nafte pasuri kombetare, si e quan?

  33. Konica says:

    Geri eshte nje gomar.

  34. fieraku NGA ferrasi says:

    Ne shqipetaret e thjeshte e kuptojne keshtu kokalarin
    Ambasadori amerikan ka thene te
    Vertete per situaten ne shqiperi
    Pavaresisht se kujt i sherbente
    Per ne Kjo ka rendesi
    Ne asnje moment ai se ja mbrojtur Berishen
    Ky popull nuk e do me as Berishen as meyen as ramen.
    ATA e Kane eshkaterruat kete vend
    Me sa shoh nga shkrimi edhe kokalarin
    Nuk eshte ndonje alternative e mire
    Duket parte se jemi bere han me tre porta ku hyjne serbet greket dhe cifutet.

  35. sulo permeti says:

    Theniet dhe paratheniet e Geri Kokalarit per ligesin me emer Berisha,vertetohen te gjitha,ne kohen aktuale, qe rrjedh.Per pjesen,qe ai flet per emerimin e ambasadorit Lu,ndonese ai u maskua nen “fjalet e mira”,ai tani po e shpalos haptas ,misionin qe grupi Podesta e paguan per qellimet e mbrapshta te berishes.Per ta ndare te verteten nga jo e verteta,ne lidhje me te,pra nqs reforma ne drejtesi ,nuk e ndeshkon Berishen dhe berishkat e tjere,don te thote qe reforma ne drejtesi do lindi e vdekur,-kjo eshte dhe “missioni” i vertete i Luse.

    sula

  36. Luan Baci says:

    Ky artikull duhet lexuar me vemendjen me te madhe nga kushdo qe e do atdheun dhe mbare kombin shqiptar qe te lulezoje dhe begatoje. Shqiptaro-Amerikani Geri Kokalari, e orienton lexuesin drejt nje rruge te se drejtes te cdo qytetari qe ti shikoje ambasadoret e huaj, perfshire ata Amerikan, si zotin Donald Lu, me syrin e nje analizuesi inteligjent ne sherbim te kombit. Haptazi, pa as me te voglen medyshje, zoti Kokalari, ne letren qe i drejtohet Lu-se i paraqet marredheniet e ketij te fundit me amerikane lobiste te paguar nga Berisha dhe qe punojne per kriminelin Sali Berisha, dhe e lidh viziten e Lu-se ne Zyren e Berishes me keta persona lobista te Berishes, qe kane lobuar ne te kaluaren dhe lobojne edhe sot per te ne Uashington. Geri Kokalari, i shikon me dyshim veprimet e Lu-se dhe e paralajmeron hapur ate, publikisht nepermjet ketij shkrimi te nje patrioti te mirefillte shqiptaro-Amerikan.

    Ne kete artikull, shqiptaret duhet te mesojne, se edhe perfaqsuesit e shtetit mik te shqiptareve, Amerikes, mund te inflyencohen nga njerez apo grupime politike, qe punojne kunder interesave te shqiptareve, duke edhe keqinformuar shtetin e tyre Amerikan per hir te lobimeve qe ata marrin nga persona apo organizata antikombetare shqiptare. Eshte me vend ketu te theksohet, se edhe disa qendrime te ambasadorit amerikan ne Prishtine, si deklaratat e tij lidhur me Demarkacionin dhe Associacionin e Komunave me shumice serbe, jane te papergjegjshme, ne rastin me te deshiruar jene per shkak te keqinformimit te tij. Por pamvaresisht se cilat jane arsyet e qendrimeve te gabuara te ambasadoreve te huaj, perfshire ata Amerikan, nga keqinformimi apo sepse jane lobuar, nje gje eshte e sigurte: Ambasadoret e huaj nuk duhet te veprojne dhe nuk duhet te lejohen te veprojne ne dem te interesave kombetare te shqiptareve. Eshte populli dhe vetem populli ai qe duhet te mbroje vendin e tij dhe veteveten nga veprimet jo korrekte te ambasadoreve dhe te qeveritareve te tyre atdheshites.

    Pefundimisht, si ne Shqiperi, Kosove dhe ne Maqedoni, duhet te jene shqiptaret qe te qendrojne ne kembe per komb dhe atdhe.

    Detyra numer nje e momentit per te gjithe shqiptaret, eshte te mbrohet dhe te cohet deri ne fund mbrojtja e kauzes se opozites ne Kosove dhe rrezimi i qeverise antikushtetuese, antikombetare, kuislinge te Mustafa-Thacit..

  37. Labi says:

    Kjo letër e dërguar Ambasadorit Lu tregon për lidhje të dyshimta të këtij ambasadori me qarqe antishqiptare. Kjo shikohet edhe nga takimi i ambasadorit Lu me Berishën për reformën në drejtësi. Se çfarë pune kishte ky takim me një kufomë politike antishqiptare si Berisha, unë nuk e marr vesh. Nga ana tjetër na flet për orë të shtrenjta e për gjykatës të korruptuar, siç’ duket për të ruajtur kokën e korrupsionit dhe të antishqiptarizmës shqiptare që është Berisha. Më negativja e këtij ambasadori është takimi me organizatën antishqiptare greke që synon aneksimin e “Vorioepirit”.
    Shpresoj që Amerika e madhe të mos veprojë antishqiptarisht.
    Zoti Kokalari meriton respektin më të madh të atdhetarizmit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje