Kur shqiptarët i luteshin Amerikës: na merr për një mandat nën kujdestari

30 Dhjetor 2015, 20:46Politika TEMA

Me ç’farë anë t’pjerrë Amerika,

Anës tjetër i bie pika.

Hafiz Ibrahim Dalliu 1919

Hajde nëno mos ki frikë

Se ke djemtë në Amerikë…

Fan Noli

Pak njerëz e dinë që ata që e ngritën Shqipërinë më 1920-ën patën kërkuar asokohe një mandat amerikan për Shqipërinë. Këta politikanë të mëdhenj ishin të mendimit se vetëm Amerika gëzon autoritetin moral të nevojshëm për një mandat mbi Shqipërinë. Ata janë emra të shquar si Faik Konica, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Esat pashë Toptani, Kristo Dako, Mit’hat Frashëri etj., ndërsa Fan Noli me cilësinë e kryetarit të Vatrës kërkonte një ndihmë amerikane më tepër, se sa protektorat. Por është fakt se edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit e kanë marrë seriozisht këtë mundësi. Njerëzit që merren me historinë dhe në forumet internetare ku diskutohen çështjet e Shqipërisë të pas Luftës së Parë Botërore mund t’i dinë disa gjëra nga këto që përmendëm më sipër dhe që do t’i shtjellojmë në vijim, ndërsa publiku i gjerë nuk e di që ishte pikërisht elita politike e kohës, që në bisedimet e Konferencës së Paqes në Paris 1919 pjesa më e madhe e tyre do të kërkonte, që për të paktën një vit ose dy SHBA të merrnin një mandat kujdestar për Shqipërinë. Dhe jo vetëm delegacioni shqiptar e kërkoi këtë gjë, por do të ishin edhe kolonitë e emigrantëve shqiptarë në Rumani, Turqi e SHBA.

Do të ishte dr. Adhamidhi ai që do të bënte inicimin e kësaj kauze në Amerikë, si Kryetar i shoqërisë Bashkimi në Egjipt dhe delegat i Vatrës. Këto koloni i drejtuan një peticion presidentit Uillson, në të cilin kërkojnë nga ai që të pranojë një mandat amerikan mbi Shqipërinë “në mënyrë që ta udhëheqë atë në rrugën e progresit e të qytetërimit, që ajo të bëhet faktor i rregullit dhe i paqes në Ballkan”. Këtë peticion e kanë nënshkruar Halil Pasha, kryetar i kolonisë shqiptare në Turqi, Princ Gjika, Pandeli Evangjeli, kryetar i kolonisë shqiptare në Rumani, Parashqevi Qiriazi, në emër të partive politike dhe grave shqiptare në Amerikë, Mihal Grameno e Nuredin Vlora. Tashmë është një gjë e ditur se ishte ndërhyrja vendimtare e presidentit amerikan Uillson, bazuar në 14 pikat e një platforme për një rend të ri botëror më të mirë, që do ta shpëtonte Shqipërinë nga një copëtim i mëtejshëm dhe nga pretendimet territoriale të fqinjëve mbi të ashtuquajturin Vorio Epir nga Grekët dhe kërkesat për Shkodrën e pjesën veriore të Shqipërisë nga Serbo-Malazezët, si dhe për pretendimet ndaj Vlorës dhe të pjesës tjetër të Shqipërisë nga Italia.

Në fillim të prillit të vitit 1919 temë e ditës ishte mandati italian mbi Shqipërinë, ajo që e shqetësonte shumë politikën dhe elitën shqiptare të kohës, e sidomos sovraniteti italian mbi Vlorën, si një pikë kyçe gjeo-strategjike mbi Otranton. Në delegacionin shqiptar në Paris me në krye Turhan Pashën lindin kontradikta për zgjidhjen e këtij problemi, ku ky i fundit ishte për një zgjidhje kompromisi. Anëtarët e delegacionit e largojnë Turhan Pashën dhe sjellin në krye ipeshkvin Luigj Bumçi. Delegacioni i dërgon fuqive të mëdha të Konferencës së Paqes një letër të nënshkruar Mehmet Konica, Mihal Turtulli e Mit’hat Frashëri me cilësinë e anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme dhe të delegacionit shqiptar të pranishëm në bisedime. Në këtë letër u kushtohet më shumë vend arsyeve pse Italia nuk mund të jetë mandatore e Shqipërisë. Edhe në këtë letër Konica dhe të tjerët theksojnë, se vetëm Amerika disponon autoritetin moral të nevojshëm për realizimin e një mandati mbi Shqipërinë. Njohja e delegacionit amerikan me detajet e çështjes së Adriatikut dhe ato të Ballkanit e ndryshoi deri në një farë mase qëndrimin e delegatëve amerikanë ndaj çështjes shqiptare.

Sipas Hari Silajxhiç, njohës shumë i mirë i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe që ka hyrë në arkivat e Uashingtonit në studimin e tij pohon: “Është fakt se në Departamentin e Shtetit mendonin seriozisht për një mandat amerikan mbi Shqipërinë. Për këtë flet edhe një memorandum i brendshëm, i cili për fat të keq nuk ka datë.” Më tej Silajxhiç sqaron se porosia e parë e këtij memorandumi është të themelohet Shqipëria e bashkuar në kufij që do të përfshinin Shqiptarët në Serbi dhe Mal të Zi. Ky territor do t’i jepej një mandatori neutral ndaj shqiptarëve dhe të gjitha këto kushte vetëm SHBA mund t’i plotësonte. Po sipas Silajxhiçit edhe një nga anëtarët e delegacionit amerikan ishte i mendimit se Amerika duhet ta pranonte mandatin mbi Shqipërinë, se prania e Amerikës aty do të kishte një jehonë pozitive për tërë Ballkanin.

Madje edhe Hoxha Kadri Prishtina me anëtarët e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës i janë drejtuar presidentit Uillson në vitin 1918 për t’iu ankuar ndaj masakrave të serbo-malazezëve në Plave e Guci. Për fat ndërhyrja e presidentit Uillson u mjaftua në ruajtjen e statusit të Shqipërisë londineze dhe nuk u shty më tej edhe për faktin se emigracioni grek loboi dhe pati një ndikim të ndjeshëm nëpërmjet senatorit amerikan Loxh. Mehmet Konica pati ndihmën e pakursyer të një amerikani dashamirës Çarls Telford Erikson, i cili përgatiti një memorandum për Konferencën e Paqes, por që u cilësua “si një punë e mirë, por që përmbante doza utopie”. Delegacioni shqiptar e paraqiti kërkesën e tij zyrtare në Konferencën e Paqes për një mandat amerikan mbi Shqipërinë më 7 mars 1919.

Në fund të Konferencës së Parisit Shqipërisë do t’i duhej të përballej me fqinjët në përplasje të forta ushtarake dhe për fat Lufta e Vlorës do të mbyllej në favor të Shtetit të ri më 1920, me kryeministrin e dalë nga Kongresi i Lushnjes Sulejman bej Delvinën. Lufta e Koplikut ishte luftë kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës. Kjo ndërhyrje synonte të shkëpuste një pjesë tjetër nga trualli shqiptar dhe ta detyronte qeverinë shqiptare të ndiqte një politikë projugosllave. Hafiz Ibrahim Repishti luajtur një rol aktiv në mobilizimin dhe organizimin e Luftës së Koplikut (1920), për gjashtë muaj rresht. Ndërkaq nga ana verilindore do të ishin përpjekjet e Elez Isufit, që do të ndalnin invazionin serb dhe me 10 dhjetor 1921 fuqitë tona kombëtare hynë në Dibër, Peshkopi e në Lumë si ngadhnjimtarë duke pasur në ballë komandantin e përgjithshëm Elez Jusufin dhe kapiten Ali Rizain.

Merita e presidentit Uillson qëndron në faktin se ai arriti të pengojë vënien në jetë të Traktatit të fshehtë të Londrës 1915, i cili praktikisht nënkuptonte eliminimin e Shqipërisë nga harta gjeo-politike si shtet. /tesheshi.com

19 komente në “Kur shqiptarët i luteshin Amerikës: na merr për një mandat nën kujdestari”

  1. ferri says:

    Ehhh, anglezet kane qene gjithnje ne vije te pare per copetimin e Shqiperise…. gjithnje kane patur vije serbo-greke ne dem te shqiptareve…..edhe mediat e tyre flasin vetem keq per Shqiperine dhe shqiptaret……anglezet kane qene armiqte tane te perbetuar…..jo me kot i urrente xhaxhi,……rraca me e keqe e tokes ata jane, vetem vrasje e shfarosje kane bere ne historia…..kane shfarosur kombe te tere….

    1. tfgs1 says:

      sa keq me qen korrak……….

      1. Grigor says:

        Ik mer trap se mbete me komente banale. Pavaresisht se ne parim e ke drejt qe Shqiperia nuk duhet te ishte myslimane, ke zgjedhur nje menyre shume te keqe per te komentuar.
        Megjithate Turkofagosi nuk eshte problem Ketu. Problemi Ketu eshte qe po te ngrihej Skenderbeu nga varri do vriste veten kur te shihte si eshte turqizuar Shqiperia bashke me Kosoven.

        Ne vitet 1915-20, hoxhallaret e Shqiperise dhe Kosoves I kishin syte nga Amerika.
        Mbas 100 vjetesh, jo vetem hoxhallaret por edhe nje pjese e popullit e Kane mendjen ne Arabi. Te jesh me anadollak mbas 100 vjetesh eshte turp kombetar.
        Shani greket dhe serbet sa te doni. Fakti eshte qe ata mbeten te krishtere dhe nuk u turqizuan si ne. Eshte me mire te shohim veten tone, sepse nga Turqia kemi trasheguar prapambetje biblike dhe shume te keqia te tjera. Fjala ryshfet qe pjell korrupsion tek ne eshte turqisht. Muzika tallava dhe telenovela turke shikohen vetem ne Shqiperi.
        Nuk e di pse kerkojme te hyjme ne Europe, Kur ne bythen kemi ne Europe sepse koken e kemi ne Anadoll dhe Arabi.
        Greket dhe Serbet I kemi patur gjithmone armiq, por armiku me i madh I shqipetareve Jane vete shqipetaret.
        Kjo duket edhe Ketu ne komente, se si shahemi mbare e mbrapsht me njeri tjetrin per Pune feje dhe partie.

    2. Keli says:

      Por Amerikanet cfare jane ? Arab ? Anglez jane ne shumice. Konferanca u be ne Londer, por ketu rrol idiot pervec Anglezeve me shume e kane luajtur debilet Gjermanike te cilet shpiken “Greqine” me perrallat e tyre. Ishte ajka intelektuale Gjermanike me Goethen me shoke qe shpiken Greqine me romanticizma boshe. Anglezet e pane si mundesi reale per te patur nje baze ne mesdhe dhe e mbeshteten. Shqiptaret fatkeqsisht jo se nuk kishin ndergjegje, por interesat e tyre ishin shume te lidhura me Porten deri vone, dhe prandaj u godite me shume se te tjeret.

    3. GPD says:

      Me se e vertete. Ata nuk kane ndryshuar aspak. Jane te njejtet. Vetem kurthe intriga dhe vrasje njohin, e vetem e vetem per kontroll.

    4. tfgs says:

      Ohhhhh sa mire është kur e haj ne bithe nga janulla ?

  2. fiks says:

    esat pash toptani politikan i madh! dokrra

  3. fiks says:

    esat pashe toptani plitikan i madh! dokrra

  4. Etniku says:

    Per keto merita,te madhit Wilson duhet ngritur monument ne shenje mirenjohjeje ne Tirane dhe Prishtine.Rrofshin keta patriot shqiptar dhe mbare populli amerikan per shpetimin e Shqiperise londineze nga bishat e egra shovene ballkanike.

    1. Korabi says:

      Wilson e ka monumentin ne Tirane. Tek sheshi Wilson ?

    2. Korabi says:

      Ne Tirane e ka tek sheshi Wilson pour kerisht.

  5. Uji i ftohte says:

    Fati i Shqiperise ka qene se armiqte e saj kishin mosmarreveshje per copetimin e shtetit shqiptar.

  6. Salver Edmagari says:

    Per kujtese, of ferri, xhaxhin laver na e vune englezet – aso kohe lufte, radio londra i bente jehone laverit. Me mbarimin e luftes, interesat angleze ishin te ndryshme, njekohesisht ata ishin te paret qe e pane se çfare monstre ishte ai. Ndaj “xhaxhi” i urrente ata – ai urrente kedo qe kerkonte ta menjanonte nga karrigia, ndaj shkuam si shkuam si, balone dauke.

  7. raimond vlonjati says:

    Por une cuditem perse ky historiani ketu nuke thote tamam ate Situaten e Konferences se Paqes ne Paris ne 1919

    Sepse perpara se President Willson te fliste pro nesh, ishte Ish-ministri i jashtem i Bashkimit Sovjetik me ne Krye Leninin, i quajturi Trocki , i cili e diskretitoi i pari Traktatin e Londres –Venizellos-Sonino ,per coptimin e Shqiperise midis Greqise dhe Italise

    Trocki atehere foli ne radio dhe tha qe ” I gjithe parimi i mbeshtetjes se vet-vendosjes se popujve te vegjel, qe e proklamon President Willson, esht nje farse, sepse ja ku eshte Traktati i fshehte i Londres qe kerkon te coptoje Shqiperine e vogel, midis Greqise dhe Italise “………

    Vetem pas kesaj fjale brilante te Trockit, filloi te ndihej zeri i Presidentit Willson,
    sepse ne fillim te Konferences President Willson ishte per te ndihmuar Serbine per nje dalje ne detin Adriatik ……

    Mirpo , kur doli fjala e Trockit, atehere edhe Presidenti u permbajt , dhe na ndihmoi duke mos folur kunder nesh
    Por aty ne Konference ai nuk foli pro nesh, porse kur vajti ne Amerike , ai leshoi nje deklarate te cuditeshme duke thene :
    “….Populli amerikan nuk esht i pergatitur qe ti beje nje padrejtesi popullit shqiptar …”

    ESHT INTERESANTE KJO DEKLARATE, PORSE SIDOQOFTE KJO DEKLARATE E “FTOHTE” NEVE NA SHPETOI, SEPSE NUK NA LA NE kthetrat e politkes Angleze qe ecte me parimin per ta prishur Shqiperine, per te plotesuar orekset e Greqise

    Ish kryeminstRI anglez Lloyed GEORGE thoshte :”..ce duan shtetin shqiptaret, apo ti fusin thiken ne gryke njeri tjetrit, sic benin malesoret tane te Skocise ne vitet 1600 ”

    Une e kam lexuar historine e Harris Silajxhic , dhe edhe ai thote qe Presidenti amerikan, nuk i beri ndonje mbrojtje Shqiperise, por edhe nuk e kundershtoi, Shqiperine, dhe kjo gje e shpetoi Shqiperine

    Nejse por kush do qe ta njohi mire historine asaj periudhe te Konferences se Parisit ne 1919 te lexoj Librin e stermbeses se Lloyed Gerge , e quajtur Margaret McMillan , me titull “Paris 1919”

    Aty do e merni vesh tamam si ka qene puna e Shqiperise ……

    Flet shume mire per ne, dhe ajo thote qe e drejta ishte ne anen e Shqiptareve, porse ne kishim armiq te shumte

    Esht prekese fjala e saj kur thote aty nga fundi per Shqiperine, tekstualisht keto fjale :
    “….Poor little Albania with so many powerfull enemies, and so few friends …”
    “…E mjera Shqiperi e vogel , me kaq shume armiq te fuqishem dhe kaq pake miq “

  8. XIO says:

    PO 25 VJET NUK NA KISHTE DHE NA KA USA NEN THUNDERRRRRRRRRRRR….!!!!!??

  9. xxx says:

    Mos e ngreni nalt Nolin as Fishten,po te ishte reale historija shqiptare keto dy figura kan luajtur rolfetar(negativ)e jo kombtar,shiqone arkiven ne Vjene e mos shkruani sipas tekjes.Shum student shqiptar qe studjojn ne Austri kan qasje ne keto shkrime.

  10. Vladimir says:

    Per te qene objektiv kur flasim per mbrojtesit e integritetit te shtetit shqiptar mbas Luftes se dyte boterore, duke vleresuar me te drejte kontributin e Presidentit te madh Thomas Woodrow Wilson, nuk ka pse te harrohet kontributi i Leninit te madh, qe duke u ngritur mbi interesat shoviniste pansllave, denoncoi Traktatin e Londres qe parashikonte coptimin e shtetit shqiptar.

  11. bolivari kokmodh says:

    Sa komb lypsar qe jem ne
    Lypsar te kategoris nderkombtare
    Dhe lypsa krenar madje
    Lupim jo dokudo
    Lypim direkt ke mbreti
    Dhe na rre menija se ai e ka per detyr me na dhon bakshish
    Se lypjen po se po qe do na e plotsoj
    Dhe kshtu mendojn burrat e kombit
    Vaj hallit popllit! Poplli qihet komplet n sum kur parija del me lyp neper bot
    Posht Dull HoxhDiktatori qe s na lete me lyp rrugve t dynjos
    Lypni or shqiptare lypni
    Lypni pambarim
    Lypni der me der si jevgjit
    Kar do merrni n brim

    Kar nga Europa
    Kar nga America
    Obobo c do plasi
    Kari nga afrika.

  12. Vladimir says:

    Per te qene objektiv kur flasim per mbrojtesit e integritetit te shtetit shqiptar na ato momente kritike, mbas Luftes se pare boterore, duke vleresuar me te drejte kontributin e Presidentit te madh Thomas Woodrow Wilson, nuk ka pse te harrohet kontributi i Leninit te madh, qe duke u ngritur mbi interesat shoviniste pansllave, denoncoi Traktatin e Londres qe parashikonte coptimin e shtetit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje