Dy vjetët e fundit vrasjet në Shqipëri u përgjysmuan

3 Janar 2016, 19:55Politika TEMA
Dy vjetët e fundit vrasjet në Shqipëri u përgjysmuan

Numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri pati një rritje stratosferike në vitet 1997-98, siç demostron grafiku bashkëngjitur.

Por më pas, ato pësuan një rënie graduale. Ndërsa në vitet e fundit, rënia ka qenë drastike.

Nga 126 vrasje me dashje që u regjistruan në 2012-ën, patëm 107 në 2013-ën, 98 në 2014-ën dhe vetëm 54 në 2015-ën.

Pra, në dy vjetët e fundit, vrasjet me dashje u përgjysmuan.

Krahasimisht me vende të tjera, numri i vrasjeve me dashje për frymë të popullsisë në 2015-ën ishte më i ulët se në vende anëtare të NATO-s si SHBA, Hungari, Maltë, Lituani, Estoni, Letoni, Mali i Zi etj.

9 komente në “Dy vjetët e fundit vrasjet në Shqipëri u përgjysmuan”

  1. Albann says:

    …Kjo do te thote qe ju mediat e nxini realitetin dhe populli trumatizohet.Policisei duhet dhene medalje per kete nivel te ulet ,historik vrasjesh…

    1. personix says:

      keta nuk dine shqip mor vella kurse ti pret te jene profesionist.

      I bejne lajmet me te renda sec jane vetem te fusin frike

  2. Tarrasi says:

    Faleminderit gazeta Tema .
    Tani jeni bere plotesisht zedhense e Qeverise. Prandaj me sa duket e mbyllen edhe Zerin e Popullit ?!

    Mos doni te thoni se jemi mire me 54 te vrare ne vit ?
    Turp me te madh nuk ka, kur edhe te vraret jane vetem sa per nje satistike krahasuese !

  3. gent says:

    problemi eshte se ktu media dhe opozita bejne lajm kush vret dhe kush bien me makine ne kanal…me mire te promovonin me shume vlera dhe lajme per varferine..

  4. Likja says:

    Alban ke shume te drejte ! Nuk shtoj asgje me shume.Likja

  5. elton says:

    Edhe po qe e vertete kjo shifer, ketu duhen falenderuar vrasesit qe nuk kane vrare me shume kete vit dhe qe e kane bere pushim.

    Te jete per policine e leshit, e pame te gjithe si e vrane Artan Santon ne mes te Tiranes,diten per diell, 200 metra larg kryeministrise, 150 metra larg presidences 10 metra larg policit.Vrasesit u kthyen e bene kanal ate rrugen.Policine e pame aty sesa e afte eshte.

    Tani ju po thoni qe ne policia paska punuar me vrases te tjere,diku ku ne nuk e shohim dhe ka ul vrasjet. Vari lesht

  6. Troja says:

    Nga ka ardhur ky lajm idiot, nga zyra e kryemistrit?! Bravo gazetaria, shume profesionale!

  7. daku says:

    o gazekare shkruani shqip

  8. petrit zela says:

    Policia e shtetit i ka te mbeshtetura mire dy kembet ne tabanin kombetar..
    Dhe faktet po e tregojn,se po i shkelmojn fuqishem,kriminelet politk,dhe ata ordiner..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje